Ku është Fatmir Sejdiu?

8 Tetor 2013, 19:06Rajoni TEMA

Ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu nuk është parë në asnjë tubim elektoral të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kështu, Kryetari i Nderit të LDK-së duke se ka vendosur të ndjekë nga shtëpia të gjitha aktivitetet elektorale të Partisë që ka udhëhequr dikur.

Sejdiu nuk mori pjesë as në inaugurimin e shtatores së Rugovës pasi ishte në udhëtim zyrtar në Amerikë.

Zëdhënësja e Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë se nuk kanë informacione se pse ish-Presidenti nuk po merr pjesë nëpër fushatat e partisë.

Sidoqoftë, Osmani ka thënë se nuk kanë pasur ndonjë kontakt përveç asaj që para disa ditësh Zyra e ish-Presidentit njoftoi se Sejdiu nuk ndodhet në Kosovë.

Ish-këshilltarja e Sejdiut, Vjosa Osmani ka thënë se e mirëpresin kontributin e Kryetarit të Nderit në fushatën e LDK-së.

“Çdo anëtar i LDK-së është i mirëseardhur që të jetë prezent dhe të kontribuojë në fushatën e LDK-së. E vlerësojmë kontributin e secilit, sidomos të një Presidenti Nderi. Ky nuk do të ishte vetëm kontribut, por edhe përgjegjësi,” ka thënë Osmani.  Sidoqoftë, Express ka shkruar ditë më parë se Fatmir Sejdiu po përgatit terrenin për t’u rikthyer në krye të LDK’së.

Në korrik të këtij viti, Sejdiu kishte deklaruar se është i gatshëm të kthehet në krye të partisë për të kthyer LDK përsëri në pushtet.

Ai lëshoi akuza në drejtim të udhëheqjes aktuale, duke thënë se ata e duan LDK si trampolinë për të përmbushur ambiciet e tyre personale.

Për Isa Mustafën, Sejdiu tha se është një lider kalimtar i LDK-së.

Përkrahësit e Fatmir Sejdiut kanë hapur edhe një profil në Facebook, “Përkrahim Dr.Fatmir Sejdiun për kryetar të LDK-së”, i cili ka marrë afër 2 mijë përkrahës./EXPRESS

6 komente në “Ku është Fatmir Sejdiu?”

  1. ILLYRICUM says:

    Duket se ka shkua te bisedoj me Rugoven. Ose u mori vash me Thacin.

  2. Shkembi says:

    Dr.Fatmir Sejdiu per ne intelektualet e vertete te Shqiprise aktualisht mbetet figura me e spikatur ne kete periudhe vitesh aktuale ne Kosoven tone shqiptare.Profesor dinjitoz i cili artikulon e mendon shqip kur flet shqip(per sqarim:kemi vene re se shume politikane te Kosoves flasin shqip duke perkthyer me mend fjalet nga sebokroatishtja ne shqip).Sjelljet e tij jane te kompletuara ne te gjitha drejtimet e duhura e shumedimensionale(ne sjellje,etike,politke,drejtim,moral,etj…)Mbetet qe me keto pak fjale nderkohe t’i urojme liderit Prof.Fatmir Sejdiut shendet te plote,si dhe i urojme e desherojme qe populli i Kosoves te vleresoje e shfrytezoje personalitete te ketij dimensioni politikisht e t’u besoje fatet e Kosoves politikaneve te ketij rangu! R….. S……..Ph.D.

    1. Kosovari says:

      Shkembi,

      Nese iu mungone, po ua falim!

      1. Aleksander says:

        Nuk e keni luksin ne Kosove te falni figura te vyera si Fatmir Sejdiu e pakkush tjeter atje!-Sa per te falur, (meqe ju e doni fort)urdheroni e merrni bacen pensionist ,e jua dhurojme qenin me gjithe kelyshe ç’i mban pragu.

  3. meti says:

    Mendoj se intelektualet(idealiste) ne kosove nuk kuptohen nga masa e gjere dhe se manipulohen nga te tjere”intelektuale”,”patriote,nacionaliste”.

  4. Meno says:

    Fatmir Sajdiu per mendimin tim ishte presidenti me elokuent, me intelektual dhe me nje intergitet te spikatur. Figura te tilla i duhen jo vetem Kosoves, por ne radhe te pare Kombit. Ata qe duan ta menjanojne mendoj se e kane shume gabim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje