Thaçi: Zyrtarët serbë mund të vijnë në Kosovë nëse respektojnë procedurat zyrtare

8 Tetor 2013, 10:33Rajoni TEMA

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç dhe zyrtarët e tjerë të Serbisë do të mund të udhëtojnë në Kosovë gjatë dhe pas zgjedhjeve.

Pas takimit me kryeministrin serb, Daçiç, në Bruksel, kryeministri kosovar, Hashim Thaçi, deklaroi se askush nuk mund të pengohet në lëvizjen e lirë.

Ai tha se gjithkujt do i lejohet të vijë në Kosovë nëse respekton procedurat zyrtare dhe bën një kërkesë pranë autoriteteve kosovare.

Kurse Ivica Daçiç tha se ai do e vizitojë Kosovën duke ndjekur ato procedura që ka ndjekur deri më tani.

Serbia e quan takimin e radhës në Bruksel si të suksesshëm.

Kurse mediat e Beogradit shkruajnë se lufta e ftohtë mes Serbisë dhe Kosovës ka përfunduar tashmë./ep

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje