Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, ishte edhe në Shkup ku shkoi me ftesë të një investitori indian në Maqedoni.
Duke folur mbrëmë në një festival, ai tha se termi Ballkan në të kaluarën ishte sinonim i konfliktit, ndërsa sot nuk është kështu.
Ai vuri në dukje përparimin që, sipas tij, është bërë në Maqedoni dhe tha se shpresat janë që, këtë vit vendi të marrë datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Vetëm para disa vitesh Maqedonisë iu desh të merrte vendime të vështira për t’u kthyer në rrugën e duhur”, tha Blair.
Ai foli për nevojën e një Evrope të bashkuar, të reformuar, me krijimin e një mbrojtjeje dhe energjetike të përbashkët. Zoti Blair theksoi edhe nevojën e një partneriteti të fuqishëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian./VOA
kjo duket pak dyshuese
nga takimi me Ramen e mban frymen tek Gruevski!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!1
cpo ndodh me memen shqiperi
Fte se nga investitor Indian,Jo nga Gruevski. I lexoni dhe lajmet me byth
Ky xhuxhi sllavo-maqedonas eshte nje psikopat, qe nuk te hap rrugen kollaj. Mjere ata njerez qe e kane kryeminister.
Ishalla shqiptaret behen bashke, qe te behen force. Se atje duhet ta gjejne zgjidhjen dhe jo t ja mbathin nga maqedonia.
Aty te rrine, te behen me shkolle, te arsimuar, te drejtojne ate vend se jane 40%
Kali i Trojes i variantit anglez ka shkuar ne Shkup per te qetesuar qeveritaret e atjeshem,qe harta ne syprinen e zyres te Rames,eshte e tille jo per te provokuar maqedonasit,por per te nxitur orekset e vjetra te Greqise.