Thaçi dhe Daçiç do takohen të hënën në Bruksel

3 Tetor 2013, 12:31Rajoni TEMA

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë në nivel kryeministrash do të vazhdojë të hënën në Bruksel.

Lajmin e bën të ditur Koha Ditore.

Zyra e kryediplomates së BE, Catherine Ashton, që ka ndërmjetësuar këtë dialog, ka konfirmuar takimin, duke theksuar se temat që do të diskutohen në këtë takim lidhen me progresin e bërë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani.

Ashton njofton se do të diskutohen edhe përgatitjet e bëra për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë më 3 nëntor./ep

2 komente në “Thaçi dhe Daçiç do takohen të hënën në Bruksel”

  1. homo albanus says:

    Do dali nje telenovele e re me emrin “Daci luan me tas’

  2. Luani says:

    Kur politikanët e mëdhenj e vërejnë se duket dritë të vogël në fund të tunelit, i angazhojnë të gjithë zagarët e tyre që të gjejnë më shumë tunel diku tjetër për të arsyetuar rrogën e tyre.

    Kombi ynë shqiptar nuk e kupton se të gjithë udhëheqësit e partive politike shqiptare në pushtet sot janë në zingjir të padronit të tyre shkaku i historisë së tyre personale. Shiko rreth teje nëse nuk më beson.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje