Samaras: Edhe kryeministri shqiptar e di që problemi është tek Shkupi, jo tek Athina

2 Tetor 2013, 13:01Rajoni TEMA

Kryeministri i Greqisë, Antonis Samaras, thotë se fajin për mosgjetjen e një zgjidhje për çështjen e emrit e ka Shkupi.

Lajmin e bën të ditur agjencia shtetërore MIA.

“Ka disa papajtueshmëri të skajshme nga kolegu im nga Shkupi. Unë besoj se Greqia është vendi i vetëm që ka bërë disa hapa drejt një zgjidhje. Por, kjo nuk është bërë nga Shkupi. Ne kërkojmë zgjidhje që do të ishte një emër ‘egra omnes’, siç njihet në gjuhën latine një emër si zgjidhje për çdo përdorim. Nuk shohim që zoti Gruevski është i hapur për zgjidhje të tillë”, theksoi Samaras.

Madje Samaras ka thënë se në rast se do pyeteshin edhe kryeministrat e Shqipërisë dhe të Bullgarisë, edhe ata do thoshin se problemi është tek Shkupi, jo tek Athina./ep

12 komente në “Samaras: Edhe kryeministri shqiptar e di që problemi është tek Shkupi, jo tek Athina”

  1. Drejtor Zerua, MPJ-PORTOKALLI says:

    POLITIKA E JASHTME SOCIALISTE:

    Shkojme ne fillim ne Maqedoni dhe deklarojme:
    “We are here in Scopje of Macedonia”

    Shkojme me pas ne Greqi dhe deklarojme:
    “We just arrive from Shkup of Scopje”

    Tani per sa i perket faktit qe ne histori nena e Aleksandrit te Madh ishte shqiptare,
    Tani per sa i perket faktit qe ne aktualitet 1/3 e popullsise se maqedonise eshte shqiptare,
    Une si Drejtor Drejtorie ne MPJ e Shqiperise nuk merrem fare 0(Zero).

    Eshte me Urdher mo nga shoku Edi, sa here doni t´ja u perseris:

    ZERO PROBLEME ME FQINJET.

    1. aldo says:

      Di ndonjeShqipetare me emerin Myrtali ose Olimbi,o hajvan.

      1. rising star says:

        po si jo mer karagjoz,zog korenti.ju zogjt e xhelit kujtoni se i dini te gjitha.

  2. Tironci Lugano says:

    Shqiperia duhet te ishte shteti i fundit qe njihte Maqedonine.E ne fakt ishte nga te paret ne mos i pari.Greket e Bullgaret u habiten nga kjo njohje shume shpejte e shtetit shqiptar.Dhurate nga ish Presidenti i kohes qe quhej Sali.

    1. Latif Dreqi says:

      TL, si te kam? ke bere mungesa..shendet e pare!

    2. itali says:

      ka shume arsyre dhe fyrom bashke me malin e zi kane njohur shum shpejt kosoven si shtet arsyja sepse te dyja kane reth 30 % te popullsise me shqiptare dhe nga frika e luftes pranuan . e dyta shqiperia e kate pa mundur ti bashkohet me gjithe shqiptaret kudo ne ballkan po ben rolin per te pate te drejta ne shtetet e tyre, dhe duke pas te drejten do vije koha kur shqiptaret do bashkohen, se me force se marim dote se sna lejojne as fqinjet e as te medhnjte.

  3. Liridon says:

    Maqedonia u krijua,sipas orekseve te Serbeve,ne dam te interesave te Shqiperise e Bullgare,por te mbeshtetura shume nga Rusia…etj.
    Aleksandri me nane shqiptare,babe maqedonas dhe arsim grek,nuk ka pse te merret si shkak per ngaterresat qe do te beje Greqia ne Ballkan.Greqia sipas porosise te Ruseve,ben nje politike te tille qe vendet e Ballkanit ti pengoje maksimalisht per tju afruar organizmave euro-atllantike.Lajm perben fakti qe KM,e Bullgarise dhe Shqiperise, mendojne si Samarasi.Se sa e vertete eshte kjo duhet ta pohojne ose mohojne KM e Bullgarise apo Shqiperise.Por duket qarte se sherrin Greqi-Maqedoni,Greqia nuk e mban dot e vetme dhe tani kerkon alete ku te mundet.Politikanet tane te cilet nuk e kane shume qef historine(shenje e servilizmit apo nenshtrimit para fqinjeve),nuk duhet te harrojne qe para disa shekujsh,bullgaret,shqiptare e maqedonasit kane luftuar bashkerisht per te frenuar helenizimin e trojeve te tyre.

    1. Aleksander says:

      Liridon, edhe te tjeret,Maqedonia nuk duhet pare sot per sot.Eshte e drejte te thuhet qe Greqia po kerkon aleate ne problemin qe ka me Maqedonine sepse e vetme s’ja del dot.Por problemet Greqia ja krijon vetes dhe fqinjeve,ndaj ne menyren me absolute ne shqiptaret nuk duhet te marim haptaz anen e askujt.Maqedonia eshte e destinuar (nese nuk do te nderhyet per ta ndare)te jete e shqiptareve, qe pas jo me shume se 20-30 vitesh DO TE JENE SHUMICE .Kete e thote fakti i rritjes demografike qe eshte FAKT e jo lloqe.Atehere me nje perspektive te tille,te nje shteti te trete shqiptar me kufij bashkangjitur Kosoves e Shqiperise ,pra me nje entitet gjitheshqiptar , me trashegimine historike qe Maqedonia e Aleksandrit te madh perfaqeson, nese ne shumice do te mund te vendosnin krijimin (me referendum)e nje konfederate gjitheshqiptare,CILI ESHTE INTERESI YNE SI SHQIPTARE ?-Keto “llogari” te thjeshta besoj i kane bere edhe SERBET qe duam s’duam jane nje hap(edhe me shume)perpara nesh ne politiken e tyre duke shtyre te tjeret(Malin e zi) te propozojne projekte te “reja” qe te reja s’jane,per nje confederate ballkanike !!! Duhet pra, qe ne shqiptaret te jemi shuuume te kujdesshem e syhapur kur na behen propozime e provokime si nga fqinjet e veriut edhe ata te jugut qe tashme qe e shohin davane e humbur ,per te na perfshire ne projekte e qendrime qe thjesht jane kunder kauzes e perspektives se ndritur gjitheshqiptare,jane thjesht kunder bashkimit te te gjithe shqiptareve ne Ballkan ne nje entitet te vetem,qe do te ishte perfundimisht fundi i gjithe padrejtesive ndaj kombit shqiptar.

  4. Pellazg says:

    Shteti Shqiptar nuk ka qene shtet dhe nuk ka per te qene.Cdo lloj veprimi i politikaneve Shqiptare eshte kunder interesave te shtetit dhe kombit.Te njejten politike po ndjek dhe Edi Rama TRADHETI NDAJ KOMBIT.

  5. John says:

    Maqedonia eshte shtet tampon midis Greqise dhe Serbise, duke mbyllur korridorin e Vardarit qe i lidh keto vende! Interesi i Shqiperise eshte qe te jete Maqedonia dhe jo e kunderta! Faktori shqiptar ben qe Maqedonia si shtet me shumice joshqiptare, te mos marre dot asnjehere vendime pro Serbise ose Greqise, duke qene se interesi i shqiptareve te Maqedonise nuk e lejon kete! Kurse interesi i shqipove te Maqedonise ne kontekstin maqedonas duhet te mbrohet fuqishme nga Shqiperia dhe Kosova!

  6. fatmir mehmeti says:

    john, megjithe problemet e medha qe ka politika e shqiptareve te maqedonise, fatmirsisht nuk jane bere akoma pengje e shtysave te forta islamike. islamizem qe nder shqiptaret e maqedonise eshte shum i theksuar. por jam i bindur qe islamizmi do ndikoje se shpejti dhe politiken e shkupit, dhe atehere tirana nuk mund ti mbeshtese dot me shqiptaret e maqedonise. e dime te gjithe qe shqiptaret e maqedonise per te kerkuar te drejtat e tyre nuk perdorin flamurin shqiptar, por perdorin flamurin e islamizmit dhe kuranin. deri tani politikanet e shqiptareve te maqedonise kane arritur qe te dalin te pa njollosur nga keto praktika mbare popullore, por kjo gjendje nuk mund te zgjase shum, sepse se shpejti do dalin politikane qe do mundohen te perfitojne vota me retorika islamike.

  7. beni says:

    atehere si duhet ti veje puna maqedonise? cfare eshte ne interesin tone? cfare i do ndihmoje me shume ceshtjen shqiptare?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje