Në Evropë janë 66 mijë azilkërkues kosovarë

7 Tetor 2013, 12:11Rajoni TEMA

Mbi 66 mijë kosovarë kanë ikur nga Kosova në kërkim të një jete më të mirë.

Që nga viti 2009 e deri në fund të gushtit të vitit 2013, mijëra azilkërkues kanë ikur ilegalisht në vende të ndryshme të Evropës.

Ky është vetëm numri i atyre që zyrtarisht janë paraqitur si azilkërkues, ndërsa me mijëra të tjerë nga frika se mos do të kthehen, bredhin rrugëve të Evropës në mënyrë ilegale.

Ky numër është rritur sidomos në tetë muajt e parë të vitit 2013, madje sipas të dhënave zyrtare, numri i azilkërkuesve është dyfishuar krahasuar me periudhën e njëjtë të viteve paraprake.

Eurostat, mekanizëm ky i cili vepron në kuadër të Komisionit Evropian, ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” se numri i kosovarëve që kanë kërkuar azil që nga 1 janari i vitit 2009 e deri më 31 gusht të këtij viti është 66 mijë e 85 persona.

Këta kosovarë kanë kërkuar azil në 28 shtetet që janë anëtare të Bashkimit Evropian, por edhe në Zvicër, Islandë, Lihtenshtejn e Norvegji që janë pjesë e Evropës, por nuk janë në kuadër të 28 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian./ZERI

9 komente në “Në Evropë janë 66 mijë azilkërkues kosovarë”

  1. Ripjellje says:

    Kan Ripjellje shum te mdha, mandej kan me vershue neper bote

    http://goo.gl/fwUBqa

  2. hi... says:

    mire kane bere..Europa rrospe iu ka dhene letra marokeneve,turqve e afrikaneve e lloj lloj jo-europiani ,pse jo shqiptareve te kosoves qe jane europiane denbabaden..kush me teper e meriton ..ajo ta kete per nder begenisjen..

  3. Pijaneci says:

    Po dale mo…tani që Kosova është shtet i pavarur, ikin kështu këta…??? Nuk po kuptoj asgjë…

  4. alban4eva says:

    projekti famekeq i Memorandumit serb per zbrasjen e Kosoves, fatkeqsisht po ecen perpara..!! nje nga ndihmesit me te zellshem te ketij prjekti eshte Hashim Thaci dora vete..!!

  5. balzac says:

    Turp popull azildashes.

  6. WEB says:

    Po dalin fjalet e fatos lubonjes ,edhe pse nje sharlatan i rakomanduar kosoven e qelloi ne shenje, kur tha qe lufta ne kosove ishte thjesht per pushtet ,pushtet per pakicen dhe emigrim per pjesen me te madhe te popullesise

  7. kotsikoti says:

    asnjeri nuk e braktis vendin e vet ne kete fare soji. kemi kaq vjet qe duam pavarsin e kosoves dhe shih cfar ndodh.
    Edhe ne kohen e Titos iknin dhe ketej nga ne thuhej qe serbet po zbrazin kosoven.
    Po tani qe erdhi ora e shumpritur. Ikin ne evrop, ikin ne siri

  8. WILHELM says:

    nuk e dine te shkretet kosovare se Europa eshte ne krize ne France nuk ka pune per francezet ::: cdo dite mbyllen uzina dhe ceshtja eshte kritike ka 4 million pa pune prandaj qeveria e kosoves dhe e shqiperise duhet te bejne ndryshime te hapin vende pune dhe shqiptaret te mos lejne vendin u;une dua me u kthye ne shqiperi se me ka ardhur ne maje te hundes me pederaset f bonne chance a tous

    1. po says:

      Mos e vrit mendjen. Nga shiu ne bresher do biesh. Edhe ne Shqiperi jane shtuar pederastet si kerpudha. Madje i gjen ne lokale me emra franceze hahahah

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje