Ylli i Hollywoodit, Tom Hanks ka bërë të ditur se vuan nga sëmundja e diabetit.
Fituesi i çmimit Oscar i ka thënë gazetarit David Letterman se mjekët e kanë diagnostifikuar me diabet të tipit 2, lloji më i shpeshtë i kësaj sëmundjeje, që godet dhjetra miliona njerëz në botë, transmeton REL.
Hanks, 57 vjeçar, ka thënë se sëmundja është e kontrollueshme, por ka bërë shaka duke thënë se të gjithë do të vdesin një ditë.
Hanks e dha intervistën në kuadër të promovimit të filmit të tij “Captain Phillips”, që bazohet në kidnapimin e një anije tregëtare amerikane nga piratët somalezë, në vitin 2009. P.K
SERIOZISHT:
E pashe mbreme tek ABC USA.
Dhe a e dini ngase i eshte shkaktuar diabeti 2?
Nga shendoshjet dhe dobesimet e detyruara per shkak te pershtatjes fizike me rolet e filmave!!!
Ore ju te temes se late nam o perkthejini tamam o lerini anglisht fjalet se i kuptojne vete njerezit, ceshte ajo kidnapimin thuajeni rrembim.
nuk e besoj…do kene gabuar mjeket.Por sa te sqarohet kjo pune o Tomke mos ha trahana me kripe,as buke me vaj dhe sheqer