Didi: Iku koha e gjobave, Ka ardhur koha që policët të shihen me respekt

11 Tetor 2013, 09:07Politika TEMA

“Ka ardhur koha të marrë fund policia e kohës së Tanzimatit, kur policia vetëm vilte gjobat”.

Kreu i ri i Policisë së Shtetit, Artan Didi ka dashur ta cilësojë në këtë formë kthimin e tij, kësaj radhe në krye të Policisë së Shtetit.

Didi ka treguar objektivat e policisë, ndryshimet që do të prekin policinë si dhe arsyen se pse ai vendosi të rikthehej në këtë detyrë të mohuar prej kohësh.

“Objektivat për veprimet policore dhe shërbimin policor, do të jenë të tilla që policia të jetë pranë komunitetit, në mbrojtje të të drejtave dhe lirive themelore të shoqërisë, pranë shoqërisë, sepse kështu duket sikur është një kaos, do të jetë një polici që e ka partnere dhe do të bashkëpunojë me shoqërinë civile. Do të kemi një model të ri të policisë, që do ta zbatojë vetë ligjin, vetëm duke qenë një polici që e njeh ligjin dhe që e zbaton vetë atë, do të jetë një polici që më së miri dhe me përgjegjshmëri do të kërkojë edhe zbatimin e ligjit nga qytetari. Neve si objektiv kryesor, duke pasur parasysh që ky nuk është vetëm objektivi ynë, por edhe i partnerëve tanë ndërkombëtarë, kemi një luftë të ashpër dhe të papajtueshme kundër krimit të organizuar, trafiqeve të lëndëve narkotike, trafiqeve të qenieve njerëzore, pastrimit të parave, korrupsionit, krimit ekonomik, sepse lufta ndaj këtyre fenomeneve do të jetë çelësi që do të çojë në përmirësimin e policisë sonë, do të jetë çelësi që do të afrojë policinë tonë drejt dyerve të botës,” tha Didi për GSH.

Sipas kreut të Policisë së Shtetit “ka ardhur koha që qytetari të mos e shohë punonjësin e policisë me mospërfillje, por me respekt. Tashmë policia do t’i ketë sytë jashtë xhepave dhe dyerve të bizneseve”.

Ai pohon se kishte vite që e kërkonte rikthimin e tij në krye të Policisë së Shtetit.

“Unë e kam bërë vetë propozimin për t’u rikthyer në krye të Policisë së Shtetit, që pas periudhës kur mua dhe shumë specialistë të tjerë na larguan pa të drejtë nga policia dhe na degdisën në zona dhe skuta shumë të largëta”, përfundon Didi.

37 komente në “Didi: Iku koha e gjobave, Ka ardhur koha që policët të shihen me respekt”

    1. ATDHE says:

      EKSKLUZIVE ARTAN DIDI NE AKSION ME FORCAT RENEA PER KAPJEN E TERRORISTEVE…..

      http://www.youtube.com/watch?v=mMYor1JO1Vs

      1. Wendy-B says:

        @ Atdhe
        Cift i perkryer … Te dy kane nishan ne faqen e djathte haahahahahaha
        Megjithate suksese, po e nisin me kembe te mbare.Me shume se kurre ka nevoje per shtet e zbatim ligjesh.

    2. Husni Hogja says:

      Kishte lezet policia shqiptare me zotin Noka:
      http://goo.gl/54yXm4

      1. Altini says:

        kishte apo nuk kishte lezet, Ilir Xhakja u denua me burgim te perjetshem! Nderkohe qe vellai i Frrokut eshte deputet me Ramen
        ja sheshi ja mejdani zoti Rama

    3. Roi says:

      Me qejf e besoj dhe une po llogjika me thote qe ky qenka kamikaz dhe me nivelin e idiotllikut te pasherushem
      Gjoba nuk ka paguar kush ka qene ne rregull, dhe jane politika ndergjegjsuese te cdo shteti! Ka patur dhe abuzime me lek nen dore? po ka patur, por gjoba nuk eshte vene kot dhe ne eshte vene ato leke i ka marre shteti!
      Si ish polic qarkullimi te na thote cfare do beje me djalin e Gramoz Rucit qe e kishin frike dhe shefat e Sales…
      Por me formimin 16 vjecar qe paska e 8 vjet ne polici prite kur neser te thote “Iku koha kur paguanit drita”

  1. Kritiku says:

    Suksese ne pune dhe mund te themi qe me ne fund po duken shenjat e para e nje formimi te nje shteti funksional. Iku koha e barbareve dhe po vjen koha e njerezimit qe do zhvillimin.

  2. kurveleshsi says:

    Te jesh 50 vjec dhe te njohesh policine per 8 vjet, do te thote te fitosh kampionin e notit duke qene invalid me krah te prera. Une nuk kam degjuar te kete ndonje kampionat noti per invalidet pa duar, por me siguri jam une i keqinformuar. Kur te kete nje kampionat te till do te kete shqiperia nje polici te shumepritur prej nesh.
    O Dildo u plagose gjate operacionit nga pervoja e gjate ne polici, u tregove zbulues i zoti apo plagosja ishte resultati i te dyjave te marra se bashku?!
    Ndihem keq kur mendoj se cfare profesioni mund te kesh bere ne 20-25 vitet e jetes tende, sepse performanca, fytyra dhe fiziku yt flasin me shume sesa nje moderator.
    Pra dikush thoshte se jemi vendi i dyte pas Gjermanis ne EU, keta te tjeret tregojne se policia po drejtohet nga ikona e trimerise dhe spo kuptoj se kush po i bie daulles ne kete mes?

    1. Albi says:

      Epo ja qe koha ka ardhur. Lojerat paralimpike jane per personat qe ti po percmon. Me kete rast do behemi edhe me polici. Suksese drejtorit te ri.

    2. Nikoja says:

      Ke te drejte o Kurva e leshit qe nuk kupton se ato qe te kane thane me e shkru nuk ta kane diktu taman hartimin ?

    3. Altini says:

      Ti je vetem MALOK e e ziliqar se DIDI e ka te shkruar ne CV qe ka marre medalje ne ushtri ne vitin 91.
      Dhe ne 91 ushtria jepte medalje per ata qe arratiseshin per nje jete me te mire

  3. askushi says:

    O Tan ti je njeri i ndershem. Mos e caj koken se ja ke pa hile te gjitheve. Je korekt dhe e ben punen me pasion.
    Sa me shpejt zbulo ngjarjet e renda te vrasjeve te deputeteve, te krimit te rende ekonomik dhe te pastrimit gjigand te parave.
    Qe te ri gjith populli me hallet qe i jep zoti dhe jo me ato qe i jep njeriu

  4. Kapter Ramiu says:

    Mire drejtor, por do me thuash si mund te besoj une ne polici kur Drejtor i Policise se Qarkut te Beratit eshte emeruar Lorenc Panganika?
    Urdhero SHKB-ne te te informoje se cfare lidhje ka ky njeri me vellezerit Kuci nga Elbasani qe akuzohen per disa vrasje.
    Keta djemte tanime kane ngritur dhe nje firme qe pastron nje pjese te Tiranes dhe Elbasanin.

    1. Miku nga Lura.... says:

      Ore kapter Lorenc Panganika,eshte nje nder specialistet me te mire te policise,nje njeri i devotshem,dhe bashke autor i strategjise se policise Shqiptare,sa po kuptoj ti duhet te kesh dicka personale me te….Uroj ta zgjidhesh balle per balle,e jo me anonime si dikur ne kohen e Hoxhes.

    2. donaldpanganika says:

      lorenc Panganika eshte bashke autori i strategjise se policise Shqiptare.nqs nuk e di Kapter Ramiu…

  5. pelo says:

    Njeri me vizion x policine e katandisur si mos me keq.

  6. LORA says:

    Te uroj zoti Artan Didi t’i besh shpejt te prekshme,nga njerzit, keto qe thua.Shumica derrmuese e popullit do rend,drejtesi dhe trajtim dinjitoz te njeriut;bile eshte e etur per nje standart te tille.Nje poplici shqiptare e shtetit,me vullnet te hekurt vetem ne zbatimin e ligjit eshte nje standrat eurpianian shume i deshiruar.
    Uroj qe policia jone t’i afrohet sadopak asaj britanike.

  7. beni says:

    urime ne kete detyre z.diti,ne komisariatin 6 ne kombinat sherben dhe po njollos figuren rendi nje n\ispektor bajatur pordhac injorat imoral qylanjos quhet Nebi me sa me kene thene njihet krenar qe eshte nga golloborda MK ok por ky nebiu kryen dhe detyren e MON Kukaleshit dhe na paska nje mik ne drejtoria tiranes aman se na eshte bere si ver llapa neper lokale e lagjes pa pik yndyre per punojse rendi,suksese policise shtetit

  8. arjanita says:

    A e keni degjuar ndonjehere ne keta 8 vjet
    te sundimit te Bishes emrin e Didit per
    korrupsion apo shkelje te ligjit?
    Asnjehere.
    Sido qe te jesh jam i bindur se do te luftosh
    ne ¢do dite te jetes tende te meritosh besimin
    dhe emrin e larte qe te besuan.
    SUKSESE.

  9. "BALASHI" says:

    Te uroj shendet e pune te suksesshme. Ne rast se drejtuesi nuk perlyhet vet ka force goditse, fjala i ze vend dhe e imitojne edhe vartsit. E kunderta po ishte lamash drejtor, shefi, komandanti, ashtu do jene edhe vartsit. Mos e harro kete. Eshte arma me e forte ne duart e nje drejtuesi.

  10. OFICERI says:

    SUKSESE TAN DIDIT NJE NJERI I NDERSHEM PUNETOR EDHE SHUME I KOMUNIKUSHEM. RESPEKTE

  11. Gjergji says:

    Zoti DIDI,

    Suksese ne detyre.

    Nje shenje qe policia do te punoje sipas ligjit, do te jete kur polici te mos telefonoje per te pyetur:

    “kujt I perket kjo makine me kete targe?”

    Kur makina eshte parkuar kunder tabelave, asaj t’i vendoset gjoba sipas targes, pavaresisht se kujt I perket. Ligji duhet te zbatohet njesoj per te gjithe!

    Edhe dje edhe sot u a kam bere verejtje dy policeve (ai sot e kishte numrin 12099, me sherbim prane qendres ABA, rreth ores 8:30 te mengjesit, dt. 10 tetor 2013) qe telefononin para se ta prisnin gjoben dhe me thane se u duhej emri per ta shenuar ne process verbal. Nuk ka pune polici me emrin. Ai ta prese gjoben sipas targes; emrin e vendos qendra kur t’i shkoje flete-gjoba.

    Po te vazhdoje praktika e telefonimit, Rilindja e ka humbur betejen me te fortet e me vendosjen e shtetit ligjor.

    Ju lutem mos na e prisni shpresen!

  12. shaban says:

    z didi un besoj ne aftesit tuaja profesionale dhe ket nuk e ve ne dyshim.por ceshtja asht ne njer pjes te stafit qe jan mesu me veprime te jasht ligjeshme,prandaj kalo ne sit te gjith personaqe do te punojn me ju per ligjin.largo te gjth ato punojes qe jane bark medhenj se nuk e kan mendjen te zhdukja e krimit por te mushja e barkut.faleminderit.

  13. Genci says:

    Nuk kam gje tjeter me i shpreh drejtorit te pergjithshem te policise Z. Didi, vetem zbato pike per pike ate qe shpreu kryeministri Z. Edi Rama ne takim me ju.
    Po zbatove ato i ke zbatur te gjitha dhe i ke bere sherbimin me te mire
    duke per perfshire veten dhe famijen tuaj por gjithe shoqerise dhe shqiperise, atdheut tone te dashur.
    Ne kete vend duhet te mbizotroj vetem ligji dhe drejtesia dhe asgje tjeter. Suksese.

  14. Mazrrek says:

    Sa komentues te zgjuar qe jeni-Policia e shtetit nuk varet direkt nga Didi por nga instancat me larte Didit.Nese Edi Rama po kerkon te beje shtet gje qe nuk ka per te ndodhur,Atehere Didi nuk do korruptohet.Edi Rama eshte i lidhur ngushte me hakmarrjen per drejtesi se bashku me Gramoz Rucin Arta Dade dhe akoma nje pjese te shendetshme te njerezve qe kane pozite akoma ne duar.Nese Rama ka vendosur qe Shqiperia te behet shtet ne polici nuk do kete me korrupsion eshte e sigurt dhe nuk do tregohen me histori grupesh dhe te fortesh.Pune te mbare Rames shpresojme qe po kerkon nje shtet te drejte-Shqiperia eshte e vogel problemet njihen dhe eshte e thjeshte tu vesh kapak njeher e pergjithmone krimit dhe korrupsionit.Nje gje qe Berisha nuk e beri aspak.

  15. roland says:

    ky eshte nxire ne surrat sikur i kane qire gruan ,e s”ka cu ben……….

  16. Eshte nxire se punonte hekur lidhes ne Amerike.

  17. Qeveria Rama akoma me e paafte se Berisha.

  18. Altin Xhepa says:

    Pershendetje,
    kam patur rastin ta njoh personalisht Zotin Didi ne vitin 2000 kur ai ishte Komandant i Forcave “Renea” ne nje takim, ku une isha ne fuksionin e perkthyesit, me disa oficere te njesise speciale gjermane “GSG9”, dhe mund te them se Zoti Didi eshte nje person shume i perkushtuar per te ngritur dhe trajnuar nje repart special policie sa me efikase ne sherbim te qytetarit.
    Ne kete takim ai tregonte nje interes te vecante dhe autentik ne lidhje me permiresimin e bashkepunimit ndermjet forcave speciale shqiptare dhe atyre gjermane (GSG9).
    Jam mese i bindur se nje njeri aq i perkushtuar ndaj detyres se policise i ka munguar ketij vendi!

    I uroj Zotit Didi pune te mbare!

  19. Niko karanxha says:

    Urime per detyren e re dhe suksese zoti Didi.Jam nga Korca dhe po iu informoj se me date 23 korrik rreth ores 10 te mengjezit me kane vjedhur nje sasi te madhe lekesh ne shtepi.I kam dhene policise dhe prokurorise nje piste te besueshme dhe gjithnje degjoj te njejten shprehje “Rast i veshtire”.Deri me sot nuk ka asnje perparim.Une jam i prirur t’iu besoj zoti Drejtor,por puna matet nga rezultatet.Suksese

  20. Kendra says:

    hahahhaa une per vete jam socialiste dhe e mbeshtes Edi Ramen me gjithe shpirt dhe zoteria nuk e ve ne dyshim qe nje profesionist i Zoti ( dmth do Zoti sepse eshte gjynah per vendin tone)por nga pamja me kujtoi direkt Mato Gruden hahaha

    1. buni says:

      Mos I shiko gunen , por punen..
      Suksese Z Didi

  21. Arian says:

    Ne radhe te pare Suksese ne detyre.
    Ne radhe te dyte, dukesh si Iraken,ose Afganistan, nuk e them per ofendim kete,mbase edhe per mua do te thone te njejten gje.Vetem se une nuk kam mustaqe, dhe mund te dukem me pak.
    E ritheksoj, nuk kam asgje per ofendim.

    1. kunji says:

      Per Kendra dhe Arian:
      populli i mencur thote: Mos i shikoni tjetrit gunen, por punen…

  22. Tirona says:

    z.Didi ka tiparet dhe perkushtimin ne pune tamom si ata drejtuesit e larte te sukseshem te policise Italiane.Nese z.Didi afron rreth vetes te tij kuadrot me te pergatitur, besoj se i ka , i ka tek ata police qe ka drejtuar kur ishte komandat i Renese dhe nje pjese te ketij satafi shume te pergatitur profesionalish ti afroje mbas vetes atehere do te shikojme qe krimi do te marri shume goditje te renda dhe suksesi i z.Didi do te jete i sigurte.E kom thone edhe nje here ne nje koment tjeter, nese politika largon duart nga punet e policise dhe te rendit do te kemi nje sukses te garantuar nga ana e policise. z. Tahiri mbasi te perfundoje reformen ne kete sektor ku drejton duhet te largohet dhe te vazhdoje punen si deputet dhe vendin e tij ta marri nje kuader i afte (pa bindje partiake) si nga ana profesionale ashtu dhe nga ana drejtuese , pra, nje lider i verte i cili do te dije te komunikoje jo vetem me stafin e tij por edhe me komunitetin.

  23. malush musai.... says:

    O njerez mos e kini manine te ngrini kulte kote,sic kemi bere rendomte,si me Kosenin e Pellumb Korfuzin,kur e verteta doli se kishin qene monstra ne pol te stetit.Artan Didi eshte mjeshter per te gjitha,nje zagar ordiner spiun e servil i politikes,me vyrtite komuniste,te trazhguara ne shkollen e oficerave te Enver Hoxhes.Nuk vihet rendi me kambale ushtari,siko per cudi ngjashmerine me presidentin,te dy topxhinje,dhe te dy me mustaqe.Policia nuk ka nevoje per njerez te forte me muskuj,por ka nevoje per profesioniste qe ne kete raste eshte zero,Te mos zgjatem por vetem ketu eshte bere e udhes qe te vihen gjasme njerez me emer si shembull per kete ka qene ne krye te F.N.SH-se ose dokra te tjera,dhe askush nuk flete per biznesin e tije,qe eshte i dyshimte……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje