Misioni i ODIHR ka publikuar më shumë se tre muaj pas përfundimit të zgjedhjeve raportin për zgjedhjet e 23 qershorit.
Raporti pritet me interes, pavarësisht faktit se vendi pati një rotacion paqësor të pushtetit.
Në raport vlerësohet se zgjedhjet ishin konkurruese dhe respektuan liritë themelore.
Por në raport vlerësohet se mjedisi zgjedhor u njollos nga atmosfera e mosbesimit mes forcave politike.
“Zgjedhjet e 23 qershorit ishin konkurruese me pjesëmarrjen aktive të qytetarëve përgjatë fushatës dhe në respekt të mirëfilltë për liritë themelore. Megjithatë, atmosfera e mosbesimit mes dy forcave kryesore politike njollosi atmosferën elektorale dhe sfidoi administrimin e të gjithë procesit zgjedhor,” thuhet në raport.
“Kodi Zgjedhor u amendua gjerësisht në korrik të vitit 2012, duke përmirësuar kuadrin ligjor në përgjithësi. Këto ndryshime adresuan një numër rekomandimesh të mëparshme të OSB/ODIHR dhe të Komisionit të Venecias pranë Këshillit të Europës. Kuadri ligjor që rregullon zgjedhjet parlamentare në përgjithësi siguron një bazë të shëndoshë për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike. Disa aspekte të rëndësishme të ligjit do të përfitojnë nga përmirësimi i mëtejshëm. Megjithatë, besimi i publikut në procesin zgjedhor vuajti për shkak se zbatimi nga aktorët kryesorë pati probleme në disa aspekte,” vijon më tej raporti.
ODIHR kritikon edhe vendimin e KQZ për shpërndarjen e mandateve.
“Në mungesë të një vendimi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për shpërndarjen e mandateve në katër qarqe të vendit, vendimin e mori parlamenti, duke sfiduar parimin e procesit të duhur dhe barazisë së votës për shkak se u përdorën statistikat e vjetra për shpërndarjen e popullsisë. Gjykata Kushtetuese mohoi që të kishte juridiksion për të shqyrtuar një ankesë në lidhje me vendimin e Kuvendit”.
KQZ-ja
“Partitë e opozitës bojkotuan KQZ-në pas një vendimi të debatueshëm për shkarkimin e një prej anëtarëve të saj, kështu që KQZ e kreu punën e mbetur pa kuorumin e nevojshëm për të miratuar rregullat dhe për të ndërmarrë vendime kyçe”.
Lista e votuesve
“Në përgjithësi pati besim tek cilësia e listës së votuesve, ndërkohë që disa shqetësime u shprehën nga parti të vogla. Rreth 139 drejtues vendorë u gjobitën pasi nuk plotësuan detyrimet ligjore për të informuar KQZ-në për numrin e votuesve dhe vendndodhjen e qendrave të votimit”.
Fushata
“Ambienti i fushatës në përgjithësi ishte paqësor me vetëm disa incidente dhune të izoluara. Kandidatët u angazhuan në një fushatë të gjallë, edhe pse numri i debateve direkte ishte i kufizuar. Akuzat e ndërsjella mes dy partive kryesore e tërhoqën vëmendjen nga thelbi i fushatës.
Dy partitë e mëdha, me raste, përdorën mjetet dhe godinat zyrtare për qëllime elektorale, çka ndalohet me ligj. Një numër aktivitetesh të qeverisë u shoqëruan nga fushata publicitare të partisë në pushtet, çka fshiu kufijtë mes institucioneve të shtetit dhe interesave të partisë. Presioni mbi punonjësit e administratës për të marrë pjesë në fushatë ose për të votuar në një mënyrë të caktuar njollosi fushatën. Akuzat për blerje votash u intensifikuan pranë ditës së zgjedhjeve dhe pati disa arrestime nga zyrtarët e rendit”.
“Mediat afruan në përgjithësi mbulim të mjaftueshëm për partitë kryesore politike. Megjithatë, pavarësia editoriale dëmtohet nga influenca politike. KQZ miratoi një vendim të debatueshëm që u kërkonte transmetuesve transmetimin e kasetave të përgatitura nga garuesit, duke goditur lirinë editoriale. Transmetuesi publikoi ofroi më shumë mbulim për partitë e mëdha, por ishte më pozitive në tone ndaj partisë në pushtet”.
Dita e votimit
“Dita e zgjedhjeve në përgjithësi ishte e qetë dhe shkoi në mënyrë të rregullt, edhe pse një incident fatal në Laç ndikoi negativisht në nisjen e zgjedhjeve. Një numër domethënës qendrash votimi u hap me vonesë, kryesisht për shkak të organizimit. Votimet në grup ose në familje dhe implementimi i paplotë i disa procedurave ndikoi negativisht në vlerësimin e përgjithshëm të votimit. Procedurat e mbylljes së votimit dhe transporti i kutive të votimit është vlerësuar me terma më pozitivë”.
Dhe kur vidhte Saliu te njejten gje thonin. Organizate qe i bem elozhe atij qe fiton
Po pse kaq vone e japin vleresimin keta. Ndoshta e kane me afatin kur bie thoi i ngjyrosur, se eshte tek fundi. Rofshin zgjedhjet se mesova qe thoi ritet per 4 muaj dhe mund te llogarisim shpejtesine e ritjes se thoit: 13mm eshte gjatesia e thoit ( e mata vete)/4muaj. Keto te evropes ecin me shpejtesine thoit. Me mire vone se kurre,
aaa, po pse kaq vone, delegatet iken.
-Media te ndryshme e japin ndryshe kete lajm.
-po ne si ta kuptojme?
Nje raport qe po te flasim me gjuhen e Berishes, do te thonim qe eshte nje leter higjenike. Nje raport shume i dobet dhe shume i paqarte. Eshte folur ne menyre te pergjithshme, por pa u thelluar ne pikat e vecanta. Eshte folur per pune e KQZ-se qe u be ne kushte jo te plota per te marre vendime, por nuk u fol fare per tere ate perpjekje te KQZ-se per te ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve. Ishte fati i madh qe vota e shqiptareve ishte ne mase kundra Berishes, se perndryshe KQZ-ja do ta kishte permbysur rezultatin.
Ne raport flitet per listat e zgjedhjeve duke e quajtur ate ne pergjithesi te besueshem, POR nuk flet fare per tere ate manipulim te listave te zgjedhesve dhe te lenit jashte te nje shumice qe partia ne pushtet(para zgjedhjeve) u mundua qe ti linte jashte listes, per te minimizuar votat kundra. Ne raport nuk flitet fare per manipulimin e listave te zgjedhesve te qarkut te Kukesit dhe qe me vone u pa qe ato bene te mundur qe PD-ja te merrte vota fiktive dhe ne kete menyre te siguronte deputet ne Parlament.
Ne raport thuhet qe te dy partite e medha perdoren me raste mjete dhe godina zyrtare.Per PD-ne, ajo eshte shume e qarte qe e gjitha aparatura shteterore u vendos ne funksion te sajen, ne kundershtim te plote me ligjin. Por per PS-ne, per cfare mjetesh apo godinash zyrtare e ka fjalen ky raport?!
U deshen 4 muaj per te shkruajtur nje raport te tille gjysmak dhe te pavertete? Nga kush ka frike ODIHR qe te shkruaje te verteten, per ate qe ndodhi para dhe pas zgjedhjeve? Jane keta qelbesira qe i ngaterrojne njerezit me raportet e tyre plot genjeshtra, qe bene te mundur nje opinion jo real te deritanishem ne arenen nderkombetare. Jane keto raporte te genjeshterta qe nuk pasqyruan ashtu sic ishte situaten si me 2009 ashtu edhe me 2011. Dhe tere faji, i gjoja mosfunksionimit te bashkepunimit pozite dhe opozite, i ngeli PS-se. Zgjedhjet skandaloze te 2009 dhe te 2011 u mbuluan nga te tilla raporte gjysmake dhe PS-ja u denua. Por me ne fund erdhi dita qe e verteta te dali ne shesh dhe kush ka intelektin e duhur, e kupton se ku kemi qene deri tani.
PD-ja partia me antishqiptare qe kemi perjetuar deri tani duhet nxjerre e jashteligjshme, per sa kohe ajo ka akoma ne gjirin e saj, njerez qe punojne kundra interesave kombetare!