Trafikanti i veprave të artit ishte një ‘hero’ për median, pretendonte të ngrinte një muze ikonografik

9 Tetor 2013, 19:38Politika TEMA

Është një nga aksionet që ka krijuar më shumë bujë në media. Policia thotë se ka arritur që të kthejë pranë shtetit mbi 1200 vepra arti, mes tyre 229 ikona kishtare, 4 piktura murale, 522 piktura bronzi dhe 322 objekte të ndryshme.

Në pranga kanë përfunduar Arben Spaho dhe Gjergji Thimo.

Por Thimo nuk është një personazh i panjohur për publikun.

Mediat kanë realizuar me dhjetëra shkrime e kronika për këtë njeri. Ai lavdërohej për koleksionin e tij gjigand me ikona dhe objekte të tjera me vlerë.

Madje deklaronte se i kishte rezistuar ofertave që i ishin bërë nga Greqia për të transferuar atje muzeun e tij.

Në vitin 1997, atij i sulmuan shtëpinë, por vetë arriti të shpëtonte koleksionin, duke e fshehur në bodrum, edhe pse shtëpia u dogj.

Televizioni ABC News kishte përgatitur një kronikë speciale për të si koleksionist, kurse TV Klan shkruante në një lajm që një ikonë e rrallë e Onufrit, pjesë e koleksionit të Gjergji Thimos, do restaurohet në Luvër.

“Fillimisht koleksionisti është duke plotësuar dokumentacionin përkatës që do ta dorëzojë në ministrinë e Kulturës dhe Qendrën e Inventarizimit, për lëvizjen e veprës sipas ligjit,” raportonte TV Klan.

Kurse Mapo shkruante se ikonat e Thimos janë në gjendje të mjerueshme, ndaj ai kërkon që të ngrihet një muze ikonografik.

“Në katin e dytë të një ndërtese në rrugën “Don Bosko” qëndrojnë bashkë në një shtëpi me qira mjeshtrit e mëdhenj të ikonografisë shqiptare, si Onufri, Kostandin Shpataraku, David Selenicasi, vëllezërit Zografi, Çetirët, e shumë autorë anonimë. Ata janë vendosur njëri mbi tjetrin në një dhomë të vogël jo më shumë se 5×6 metra katrorë. Prej disa viteve 150 ikona të koleksionistit Gjergji Thimo qëndrojnë në këto kushte, në pritje të ngritjes së të parit Muze privat të ikonografisë shqiptare. Një muze që në letra është krijuar qysh në vitin 1996, por që kurrë nuk u bë realitet. Muzeologu dhe koleksionisti Gjergji Thimo është dashur të kalojë shumë vështirësi në jetë për të mbrojtur këto 150 ikona, vlerë e patjetërsueshme e trashëgimisë sonë,” shkruante Mapo./ep

39 komente në “Trafikanti i veprave të artit ishte një ‘hero’ për median, pretendonte të ngrinte një muze ikonografik”

  1. baca says:

    ore çfarë bëhet policia thotë është trafikant ikonash, mediat e saliut thonë që është hero , kë të besojme ??????????

    1. vini says:

      Ore lere kete po shiko Sami Staroven, beratasin qe rropi muzeun e Beratit dhe ia ka shitur Kocos te gjitha veprat.

    2. bbb says:

      Pyesim Arvizun nje here them une….

    3. Shpresart Memia says:

      Ky asht shoku i PIKTORIT,
      ka me dal brenda 24 orve
      http://ow.ly/pF2xW

    4. Endrius says:

      Gjergji Thimo nuk kane qene hajdut dhe kete e dine te gjithe ne Korce.

      Gjergji Thimo eshte nje koleksionist i talentuar e i mirenjohur ne gjithe qytetin e Korces dhe ne Shqiperi.

      Ikonat i ka blere duke filluar qe ne 1991 apo edhe me pare dhe ne ate kohe nuk ka pasur fatura per kesi punesh. Asnje kishe nuk ka pretenduar kurre se Gjergji Thimo u kishte vjedhur ikonat e tyre.

      Asnjehere dhe kurre as Janullatosi, as gjithe prifterinjte korcare dhe gjithe korcaret nuk kane pretenduar as edhe nje gozhde qe ua kishte marre Gjergji Thimo.

      Koleksionin e tij Gjergji Thimo e ka treguar me qindra here korcareve, ne televizione, dhe ka rrezikuar jeten per ate koleksion qe ka mbledhur me aq shume mund ne vitin 1997.

      Pse Edi Rama nuk foli asnje rrokje te vetme per koleksionin privat 23-vjecar te Gjergji Thimos?

      Edi Rama ka pas mbajtur si thone ne bashki ikonen e Jesus Krishtit ne zyren e tij, dhe me siguri i pelqejne shume keto ikonat e koleksionit privat te Gjergji Thimos.

      Ku e gjen te drejten Edi Rama te quaje hajdut nje njeri qe te pakten nuk eshte gjykuar akoma? Per cfare qellimi i ben Edi Rama deklarata te tilla ne kundeshtim te hapur me ligjin?

      Gjergji Thimo nuk eshte marre kurre me politikane te djathte apo te majte, thjesht sepse per ta thuhej shpesh edhe nga nderkombetaret se ata jane hajdute e te korruptuar.

      1. tiger says:

        Mos ta njihnim edhe mund te na genjenit. Po ja qe e njohim, kemi punuar dhe ne shtet. Mashtrues ka shume. Po ky eshte tamam matrapaz arti.

        Dhe nuk po i futem jetes personale, se pastaj plotesohet tamam profili i ketij trafikanti.

        1. Alias says:

          Eshte shume e vertete,per jeten private te tij,sepse nje njeri qe nuk respekton familjen e vetrete te tij,gjakun e tij,si mund te respektoje IKONAT……
          ai eshte nje njeri pa parimet baze,si ndershmeria dhe nuk ka pasqyruar asnjehere traditen e tij familjare…….
          me cfare gucimi dhe kurajo del “gruaja” e tij dhe jep intervista duke na bere moral,kur s’ka moral ajo vete???????!!!!!!!!!!!!!!!
          pra te mare ate qe meriton,ca mbolle do do koresh,thote populli….

    5. E verteta? says:

      Mediat e Rames flasin per nje operacion te sukseshmem te policise, por policia nuk jep detaje se sa dhe cfare ikonash ka “gjetur”. Me siguri qe po ju jep mundesine Koco Kodhjerit, Rames dhe atyre arkitekteve te vet qe te zgjedhin nje here ata, pastaj cfare ngelet per muzeun e shtetit. Se me sa di une edhe ky Kodhjeri ka nje muze personal me sende antike.

  2. Adriatik says:

    I gjithe arti nga ikonat e kishave. Po ne xhami ka art?

    1. blerim says:

      jo jo, rri i qete. duhet te jesh shume i mencur qe ben kete pyetje

    2. disk says:

      Sigurisht qe ka mor skuth i Janullues, por ndyrshe nga ju, ne e kemi haram ti vjedhim e ti shesim.

    3. sensi says:

      jo nuk ka
      sepse myslimanet nuk besojne tek ikonat

    4. seven busy says:

      Ti falesh ikonave eshte paganizem, dhe gabimi me i rende. Feja Islame bazohet ne monoteizem d.m.th. besim ne nje Zot. Prandaj nuk ka asnje imazh te Profetit Muhamed p.b.u.h.

    5. Bazarhesap says:

      Pse do vini dhe ti vidhni edhe ato kaur bukeshkelur

    6. alfred says:

      adriatik o shoku xhamite nuk kane Art sepse nuk i perkasin Shqipetareve por vetem tuerkut dhe arabeve

  3. NjeQytetarOptimist says:

    I merr privati(se me c’fare vule ose autoriteti i kane marre ata e dine) qe “rrezikojne” jeten per ta mbrojtur pasurine kombetare..Hajde Mapo hajde..Nuk ka shtet..Kurse “KLANI” thote ta dorezoje ne Ministrine e Kultures dhe ne Qendren e Inventarizmit…Ore KLANI, kur lindi historia dje..?!?! A nuk duhet te ishte e kunderta qe Ministria e Kultures duhet ti kishte ne gjendje dhe te numuruara ne Qendren e Invitarizmit dhe duhet t’ja kishte dhene privatit me te drejte kthimi pas ekspozites qe ata do kishin kryer..Ore a ka ndonje njeri normal ne ate vend ?!?!

  4. sync says:

    Eshte e vertete kjo gje per gjergji thimon ,n.qs keto ikona deri tani kane mbijetuar kjo eshte edhe veper e gjergji thimos ,i shpetoi ikonat qe nga rremujat e 97 e deri me sot ,ku ka arritur ti mbaje te fshehura ne bodrumin e shtepise se tij ,ka arritur ti fshehe, por jo ti mirembaje per arsyet qe dihen

  5. Elio says:

    Tani, une keto kronikat ne televizion i kam pare.
    Ky person, Gjergji Thimo, akuzohet per trafik apo per faktin se ka ikona?
    Se ikonat, nga ajo qe tregonte ai vete, i kishte te inventarizuara, dhe te njohura nga ekspertet e rradhes. Me duket çudi.

  6. Yplala says:

    Do te shuhen edhe keto media rrumbpalle qe nuk bene as leket e qirase me merite mediatike por punuan vetem si autopolannd i plerave ne pushtet

  7. Billy says:

    Arti i xhamise eshte vetem minarja, ose oxhaku i fabrikes se qelqit ne Kavaje. Ta vjedhin oxhakun ta fusin ne bodrum?

  8. qerosi i perralles says:

    Frangaj dhe Naim Cili i kane bere reklame nje mashtruesi te rendomte. Keta te dy jane mashtruesat e kalibrit te rende. Perfundimisht, ketyre u ka ardhur dita sot!

  9. iliripermet says:

    Per 8 vjet shteti paska qene bande mafjoze nga k/min deri te medja…Ku paskemi jetuar?????Te gjtha pasurite kombetare jane vjedhur nga shteti(bande). Kujdes nga kjo mafje se eshte pasuruar shume dhe……

  10. Arber says:

    Pse nuk arrestojne dhe ate ersekarin Tan Lame, se dhe ne pronesine e tij, lloj, lloj turli pasurish kombetare gjen. Mund te gjesh me lehtesi ne revistat dhe periodiket shqiptare, mburrjet e Artan Lames per koleksionet e tij, qe mbartin po aq vlera historiko-etnografike sa ikonat e Thimiut… Nashi po me kujtohet ja Ligji na ne kurrizin e Thimiut dhe Maliqi na me ledhatim mbi Lame Islamin…..

    1. Arber says:

      Ha se mu kujtua dhe nje tip tjeter qe ka ngritur nje Muze privat ne Rrethin e Korces. Lenci Bejko, ja thone emrin, kopil i Muzafer, Elvana, Liri Korkutit, qe objektet e germuara nga nje tume historike i posedon ne inventar te vet. Mirepo ky hajdari nga skrapari se bashku me ate nga Erseka na qenkan anetare te Forumit te Trashegimise, qe merret direkt me problemet e trashegimise. Hipokrizi, qeneri, hale qe ska ku te veje me….

    2. daja says:

      Bashke me Koco Kokedhine kane bere nje muze tek shtepia e Koqos, e ruan Koqo me roje se ka frike se ia vjedhin. Shkoni dhe kerkoni se keni vepra te vjedhura nga muzete e te gjithe vendit

  11. qytetari says:

    C ´ka per tu habitur ketu?
    Ketu hajduti behet minister,drogmeni deputet,diplomati trafikant droge etj etj etj,gjera keto qe dihen nga te gjithe.Biles po s´qe i tille s´te bejne vend gjekundi.

  12. Myslimoni says:

    Ore ku igjeti ky bandilli keto ikona qe na u lavderoka per koleksionin e tij gjigant? Cosh mer ky nga edhi ky mer jahu nga planeti Mars e na solli ikonat? jo mer bab jo vecse i ka vjedh asgjo tjeter ska bo. Shteti duhet ti kerkoje llogari se ne cfare ruge i ka pervetesuar ketu vepra arti kur dihet fare mire se keto kane qene te inventarizuara nga shteti shume vite perpara. Posacerisht me inventarizimin dhe mirembajtjen e tyre ku shume prej tyre gjendeshin ne Kishat e vendit jane mare specialistet e institutit te historise,ku nje nder ta ka qene dhe resturuesi,mirembajtesi dhe inventarizuesi i nderuar Theofan Popa,nje specialist i rralle i kesaj fushe qe fatkeqesisht eshte lene ne harrese.

    1. Nardi says:

      i ka blere o mysliman, sepse Korca eshte qytet qindravjecar, kurse Rama eshte vete nga fshatrat dhe thone se eshte edhe Coban.

      Cam, Cifut , Coban thote populli,…, vazhdimin e di vete ti.

  13. qerim basha shalengjituri says:

    Fola me turkofagos.
    Muzulmanet I kane vjedh tha. I shesin te tezgat.

  14. Arjani says:

    Koleksionisti Thimio eshte nga nje familje e vjeter Korcare.Shtepia e tyre ndodhet vetem pak metra larg Kishes se Mitrpolise ne Korce. Kjo kishe ne vitin 71-72 u prish dhe u kthye ne muze mesjetar. Nuk eshte cudi qe nje pjese e koleksionit te jete e kesaj kishe qe ne momentin e shkaterimit kishte vite e mbyllur dhe askush nuk kujdesej.Por mund te jene te marra edhe nga kishat e tjera te cilat u mbyllen me nje fryme revolucionare e injorante duke u keqtrajtuar e shperdoruar fondi ikonografik i tyre.
    Sidoqofte, une mendoj se Thimio nuk ka bere asgje te kondraligjshme, pervec se ka grumbulluar e ruajtur famljarisht ato vlere qe ky shtet nuk i ka patur ne konsiderate deri ne vitin 90.
    E gjithe kjo do rezultoje nje flluske sapuni.

  15. Edmond says:

    po ti kishte vjedhur keto ikona do i kishte shitur me kohe e jo ti ruante. logjike e thjeshte.

  16. vllai hajriut says:

    Te pakten nuk jane camet tane se ne kemi nam te keq per hajdutlleqe

  17. aleko says:

    me duket se po akuzohet nje pewrson qe ka shpetuar nje p[asuri te madhe kulturore te vendit nga rremuja 20 vjecare post komuniste qe u demtuan u shiten apo u vodhen nga hajdutet dhe kontrabandistet..

  18. QANI MUSLIMONI says:

    Une per vete mor lale se kisha munsin me i vjedh, e do drejt? po ti kisha vjedh, gjo qi se boj dot, do ti kisha dorzu m’shtet, sinqerisht po ta them. Ore se desh harrova, si o puna e ketyne burrave, ca thon i kon vjedh ca thon i kon rujt, ta morim vesh i her, keta i dorzun vet apo kan deklaruar se do i dorezonin meqe i kon rujt nga vjedhjet apo ja u gjeti Policia? Po eshte e para, bravo u qofte, po qe e dyta, a dale icik, ke veni lale ke veni, ke cili ven the ti? atje pra ke burgu ke burgu.

  19. Elsa says:

    pergjigje per NjeQytetarOptimist

    Artikulli nuk eshte korrekt,pasi perfshin kronikat jane transmetuar vetem ne abc news dhe jo ne tv klan. Ok i perkasin te njejtit pronar, por kane drejtor informacioni te ndryshem. Kjo eshte nga Abc-ja e Franko Egros dhe Tur Zonjes. Pastaj nuk i takon nje ‘gaztoreje’ te beje ‘gjueti shtrigash’ me koleget, per te treguar aksionet bujemedha te qeverise ngjyrendezur te piktorit. Aq me teper kur personat normal gjykohen nga nje ‘qytetare optimiste’ apo nje GAZetare ‘topalle’ qe ‘vjell’ helm tere kohes ne rrjete sociale se si. Te pakten te prese hetimet e metejshme se per momentin po rishikojme versionin ‘alla rama’ te komedise shekspiriane ‘shume zhurme per asgje”. Sa per informacion,koleksionisti ‘hero’ ka mbi 8 vjet qe jep intervista, edhe ne kohen e te majteve dhe askush nuk eshte marre me te… Ka shume pikepyetje kjo histori…si psh te jete show ku ‘aksioni’ i ikonave apo behet fjale per nje rrjet trafikimi. Nese po pse vonoi kaq shume policia???

  20. ju says:

    kultura jone e lashte keto 23 vjet po shkaterohet dhe jo pa qellim se nje vend pa kulturen e vet te vjeter ska me komb vdes dhe ky eshte qellimi i vendeve pereth te na zhdukin si komb qe jemi kombi me i vjeter ne bote
    pellazget mos i haroni ne xare te sarandes njeriu 100 000 vjet perpara eshte gjendur dhe ka ber xhiron e botes DODONA AFER SARANDES KRYEQYTETI I PELLAZGEVE QE ME VONE U HAPEN NE GJITH MESDHEUN vendbanimi me i vjeter ne sarande pellazget mijra vjet para ilirve sa per kujtes dhe duen mbrojtur me ligje burgim te perjetshem kush vjedh dhe prish kulturen tone mesjetare te lashte PAK E KANE VJEDH E SHKATERUAR LUFTRAT POR DHE TANI NE PAQE DUAN TA VJEDHIN KULMIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIII

  21. Fatos says:

    Shihni se ka dhe të tjerë si një ish ambasador, kanakar i Nanos, V.TH. i cili për një kohë është marrë me tregtinë e ikonave, fitimprurëse, por tepër dëmtuese për Kombin.

  22. ilia says:

    Trafikojne, koleksionojne, arrestojne, mburren, etj, shteti, koleksionistet, trafikantet, ..etj, dhe e gjithe kjo mbi te SHENJTAT, qe duhet tì kete ne pronesi vetem Kisha Orthodhokse,..Zoti Rama as emrin nuk ja permendi Kishes Orthodhokse, por e quajti gjithe kete “thesar”, trashegimi e identitetit kombetar,..pra duke marre,(ose vjedhur) trashegimine materiale e morale te dikujt tjeter…. duke mos zbatuar ligjet e vendit qe e detyrojne Ramen t`ja ktheje KOASH-it, gjithe kete pasuri kulturore,… nuk meriton te quhet me “shtet” nese kap “hajdutin” dhe mban per vete mallin e “vjedhur”…

    1. Thika says:

      Kushtetuta e shtetit shqiptar mbron jo vetem qytetaret e kesaj republike por edhe vlerat kulturore te tyre. Me mire sesa shteti nuk mund ti mbroj dot kisha ortodokse materialet e shenjta te identiteit tone kombetar.
      Gjendja aktuale e nivelit te ulet te sigurise e zhvesh kishen nga kopetencat e saj per te qene e zonja per tu dale ne mbrjojtje ketyre lloj aseteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje