Kjo është tragjedia e një vendi që ka qenë më i pasur nga sa mund ta përballonte vetë.
Historiani Dan Snow sjell për BBC-në një vështrim mbi historinë e Republikës Demokratike të Kongos, potencialisht një nga vendet më të pasura në botë, por që është kthyer në vendin më të varfër për shkak të kolonializmit, skllavërisë dhe korrupsionit.
“Është një vend i bekuar me çdo lloj minerali që ekziston, por i renditur në fund të Indeksit të Zhvillimit Njerëzor të OKB-së, ku edhe ata që kanë më shumë fat janë sërish shumë të varfër”.
Por pse kjo histori tragjike?
Historiani shkruan se gjithçka ndodhi në pesë shekujt e shkuar.
“Në fund të shekullit të 15-të, një perandori e njohur si Mbretëria e Kongos dominonte pjesën perëndimore të Kongos dhe pjesë të disa shteteve të tjera si Angola.
Ishte një mbretëri e sofistikuar, kishte aristokracinë e saj dhe një shërbim civil befasues.
Kur tregtarët portugezë mbërritën nga Europa në vitet 1480, ata e kuptuan se kishin përballë një pasuri gjigande, e mbushur me burime, veçanërisht me mish njerëzor.
Kongo ishte një burim i pashtershëm me skllevër pa sëmundje.
Portugezët e kuptuan shumë shpejt se ky furnizim do ishte më i lehtë për t’u përdorur nëse vendi do ishte në gjendje anarkie.
Ata bënë maksimumin e tyre për të shkatërruar çdo forcë politike indigjene, të aftë për të kufizuar skllavërinë.
Para dhe armë moderne u dërguan për rebelët, ushtritë kongoleze u mposhtën, mbretërit u vranë, elitat u therën dhe u nxit secesioni”.
E kështu shumë shpejt vendi rrëshqiti në një luftë civile të pafundme.
Qytete të tëra në Europë pasuroheshin me burimet e Kongos.
Qeveritë ishin të dobëta, kurse zbatimi i ligjit nuk njihej.
Kështu, një vend i madh, thuajse sa Europa Perëndimore në sipërfaqe, ishte kthyer në plaçkë.
Ishte një vend me burime të pafundme uji, me një klimë të mrekullueshme, me një tokë pjellore dhe me minerale si bakër, ar, diamante, kobalt, uranium, por edhe me naftë.
Por thellë- thellë ishte vendi më i pashpresë në botë.
Në atë kohë vendi ra në duart e belgëve.
Ishte periudha kur aty u zbulua goma, që kërkohej shumë për biçikleta dhe për makinat e para.
Forcat e sigurisë belge ishin brutale. Miliona njerëz u vranë ose u zhdukën.
Regjimi barbar belg nuk kishte asnjë interes për të zhvilluar këtë vend.
Në Luftën e Parë Botërore, ishin mineralet nga Kongo që vrisnin njerëz. Thuhej se 75 përqind e predhave bëheshin nga mineralet e Kongos.
Në Luftën e Dytë Botërore, uraniumi që u përdor në bombat që u hodhën në Hiroshima dhe Nagasaki, vinte nga një minierë në Kongo.
Pavarësia në vitin 1960 ishte katastrofë me vete.
Pjesë të tëra të vendit donin të shkëputeshin, kurse largimi i beftë i elitës belge e la vendin pa asnjë njeri me aftësitë për të drejtuar qeverinë ose ekonominë.
Nga 5 mijë vende pune para pavarësisë, vetëm tre mbaheshin nga kongolezët. Nuk kishte asnjë avokat, inxhinier, mjek apo ekonomist kongolez.
Pasi nisën përplasjet e para, lideri kongolez Patrice Lumumba u rrah barbarisht dhe më pas u ekzekutua nga rebelët e mbështetur nga Perëndimi.
Në krye të shtetit erdhi Joseph- Desire Mobutu.
Mobutu u bë shpejt një tiran.
Ai e ndryshoi emrin në vitin 1972 në Mobutu Sese Seko Nkuku Ngbendu Wa Za Banga që do të thotë “luftëtari i plotfuqishëm, që nuk përkulet dhe vetëm shkon nga fitorja në fitore, duke lënë zjarr nga pas”.
Perëndimi e toleronte atë sa kohë që drejt tij vërshonin mineralet dhe sa kohë Kongo ishte jashtë orbitës sovjetike.
Miliarda dollarë pasuri doli nga vendi, kurse ai jetonte në një pallat 100 milion dollarësh, ndërtuar në mes të xhunglës. Pranë pallatit në xhungël kishte edhe një pistë ku mund të ulej avioni Concorde, që e çonte në udhëtime pazari në Paris.
Disidentët torturoheshin, ministrat vidhnin të gjithë buxhetin dhe qeveria nuk merrte frymë. Perëndimi e lejoi regjimin e tij të merrte borxh miliarda dollarë, që duhen paguar edhe sot e kësaj dite.
Në vitin 1997, Ruanda, e bindur se Mobutu fshihte njerëzit që kishin shkaktuar gjenocidin e vitit 1994, e pushtoi këtë vend me lehtësi.
Mobutu u largua duke futur në avion aq sa mundi nga pasuria e tij.
Në krye të shtetit erdhi Laurent Kabila, një kukull e Ruandës.
Por kur mori detyrën, ai refuzoi të bindej ndaj Ruandës.
Këtu nisi sërish një luftë tjetër, edhe më e tmerrshme.
Miliona njerëz vdiqën.
E kështu miliardat e pasurisë që ka toka e këtij vendi i kanë sjellë vetëm mizerje.
Askujt, as belgëve, as portugezëve, as drejtuesve kongolezë nuk u ka interesuar që të ndërtojnë një shtet të fortë, një ushtri, gjyqësor dhe sistem arsimor të mirë.
U ka interesuar më së pari të bëjnë para nga ajo që kishte ky vend./ep
-Kujtova se ishim ne..
Enver Hoxha paska qene me largapmesi nge te gjithe:
Ai e ka ndihmuar revolucinaret kongoleze te Lumbumbas.
Mjaft perj tyre jetojne end ne Shqiperi qe prej viteve ’60.
Heh… me nxjer mallin e shqiperise se 96es 97es 98es 2011es vec se pa piste concordi. Me nxjer mallin e gerdecit e te orikumit me nxjer mallin e tiranes se gjakosur here pas here me kucedren sali berisha duke uleritur ne krye te pervelimit te cdo rasti si ai luftetari qe le mbrapa vete hi.
e ke gabim,quhet Mobutu,kaposhi qe nuk le asnje pule t’i shpetoje.
shembulli me i sakte, eshte Shqiperia e S-halè talebanit. edhe vendi yne i ka te gjitha, per aq territor dhe popullsi sa kemi.
male me baker, me krom, me minerale kemi plot, por qe S-halè haleja ia ka dhene per nje cope buke vendeve mafioze ish-komuniste.
nafte sa per veten tone kemi, por qe S-halè kerma ia ka dhene disa kompanive fantazme dhe ne e blejme litrin e naftes me 1.70 euro, aq sa kushton ne perendim.
pyje madheshtore, per qe shumica nuk jane me se jane prere dhe djegur, sepse shpellaret e S-halese kane hapur gelqeroret dhe punishtet e cimentos, det sa te duash, por qe S-halè ariu ia dha grekut..
pasuri antike dhe kulturore, por qe jane vjedhur dhe shkaterruar sistematikisht nga bandat shpellaro-maloke te S-halè satrapit..
e sa e sa pasuri te tjera, qe nen regjimin vrastar te serbit te Shqiprise, jane vjedhur, plackitur, shkaterruar apo zhdukur..
ky njeri i erret dhe i ndyre ka patur mision historikisht ta shkaterroje kete vend. po nuk u fut S-halè shpella ne burg me jete, ky vend nuk do ndryshoje kurre, sepse te gjithe do mendojne se do kene te drejten te vjedhin dhe shkaterrojne..
Tamam si Perandoria Osmane kundrejt Shqipërisë edhe Shqipëtarve
Cfare perandorie osmane thua ti ? Ne jemi edhe sot e kesaj dite po njelloj si kongolezet ! Nuk kemi asnje ndryshim , pervec atyre pak gjerave qe kane mebtur nga ato qe beri monizimi dhe qe jemi te bardhe !
Me skandalozja ne Shqiperi eshte se nuk “dihet” kolonizatori dhe akoma me keq te drejta kolonizatori , mbi ne , kane edhe morracake si greku dhe serbi , ndoshta si “zagare gjahu” te Europes dhe Rusit ! Turqine nuk po e ze ne goje se eshte vet “zagar” dhe vete “gjahtar” !
Cfare koincidence te njejten histori kemi me ta.
……… u nxit secesioni”.
A nuk esht ky edhe qellimi i Kishes greke ne Shqiperi duke i fryre urrjetjes toske-gege per nje ndarje te mundeshme?
Kush me shume se sa filogreket dhe gomeret e kopese se Janullaposit e konsumon aq shume fjalen malok?Esh rastesi mosnjohja e Kosoves nga Greqia dhe Qipro?
Shqiptare te dashur,nuk duhen pergjithesuar rastet e koflikteve banale per te denigruar nje krahine te tere.Kongo ka qindra gjuh,kurse Shqiperia dy dialekte.Keshtu qe ne nuk duhet te kemi sherr kurre,por nese dikush e nxit gjoja duke e kthyer personale,gaboheni,ai esht i qellimshem.Ata qe fshihen pas ketyre nxitjeve kan pervoje.Urrejtja kultivohet pa e kuptuar edhe nga nje fjale e vetme.Himarjotet mnegjithese e kan te faktuar katerciperisht qe jan 100% gjak shqiptare,nuk duan ta besojn,kaq e zorshme esht te çrrenjsesh nga koka nje kultivim qofte edhe te rreme.
o i gjore,mer ndonje mjekim se je rende,ne cdo gje qe behet e lidh me ortodoksine,o idiot e koker idioti,thirri mendjes se po te iku nuk te kthehet me
Perderisa vetem ke ofenduar pa dhene ndonje argument,verteton qe un kam te drejet per sa kam thene me siper.
Qe je gomar i kopese qe pellasin ne kopene e Janullapost nuk diskutohet,kjo edhe per faktin qe anashkalon thelbin e komentit.
Ore kaush,ku e kam share un ortodoksine(ashtu beni vetem ju militantet me besimet tjera)???
Merr nje pasazh nga komenti im me siper qe ta vertetosh,ndryshe je komplet debil.
Po te jap nje rast te fresket nga komentet e mia per patriotizmin e ortodokseve shqiptare kundra Kishes greke dhe shtetit grek te Janullaposit tend te dashur.
Zigur Qarri — 3 Tetor, 2013 në 9:35 pm
Esht fakt qe pothuaj gati te gjith herojt e kultures(gjuhes) shqiptare vrare nga greket (Kisha greke)jan shqiptaret otodoks.
Kjo sepse ata ishin me afer shpirterisht(feja) dhe gjeografikisht me ta,prandaj edhe i dinin dhe i kuptonin me mire se kushdo qellimet e mbrapshta greke dhe kjo i bente ata automatikisht armiqt me te rrezikshem te qellimeve te tyre ne dem te kombit shqiptare.
17 Maj 1914 : Kryengritësit të udhëhequr nga Haxhi Qamili dhe Musa Qazimi me thirrjet “Dum Babën” shpartallojnë tek Ura e Limuthit në afërsi të Tiranës një grup vullnetarësh tiranas dhe kosovarë të cilët po shkonin në Shqipërinë e Jugut, për të luftuar kundër forcave vorio-epiriote që kishin pushtuar Shqipërinë e Jugut.
11 Korrik 1914 : Kryengritësit nënshkruajnë një marrëveshje antikombëtare me vorio-epirotët duke ju lënë atyre nën dorëzim Gjirokastrën dhe Korçën.
Zigur Qarri je i madh ? zoti te bekofte
o bashkim po te kesh nje te njojtur ne shik apo polici do te thote se sa agjente te grekut kishe dje te sala,
Bashkim qe vetem bashkim nuk e ke emrin. Zigur qori ne komentin e tij nuk permend ortodokset por filo grekerit me bajlozin e zi per shqiperin janullatosin, ti qellimisht do te implikosh ortodoket Po i ndjek zhvillimet ne greqi,deshmimtaret deshmojne se nje nga perkrahesit e financuesit kryesore te agimit te arte, eshte kisha greke. Me siguri apsolute janullatosi financon nga parat tona agimin e arte, cfar paradoksi ,e ketu u takon vetem ortodokseve ta zgjidhin.Jo thjesht a duhet te qendroj janullatosi ne shqiperi,por a duhet te perdoren parat e ortodokseve shqiptar kunder shqiperis,Jeton apo ka vdekur patriotizmi shqipetar.Mos valle ngaterojme fene me kombin e kombin me fene,Mos valle ngaterojme kombin me nenshtetesine,shume nga ata qe komentojne kane nenshtetesi shqiptare por jo kombesi shqiptare e as gjak shqiptari e per ta shqiperia eshte vetem mall tregu Tema duhet te kete kufizime ne botimin e komenteve e jo ne emer te demopkracis te lejoje filogreket te bejne propoganden e tyre te megaloidhes
Mire qe keta Portugezet dhe Belget nuk jane muslimane, se do kishin filluar nga carja e trapit debilat e zakonshem.
Edhe Shqiperia me potenciale te shkelqyera natyrore dhe klime te persosur mesdhetare, me minerale pa fund, i vetmi vend ne Europe ku ka nafte, nje bregdet per tu admiruar, alpe te shkelqyera, cfare do me teper shqiptari, do bore e ke, do plazh e ke, do uje e ke.
Por kjo eshte fatkeqsia jone, se pushteti ska menduar kurre per popullin, ka menduar vetem te mbushe xhepat e tij, prandaj eshte e domosdoshme te ata qe na premtuan mrte futen ne burg perjete, faktet jane, ti leme vjedhjet dhe vrasjet, vetem te merren premtimet e tyre ne fushata dhe te shifet sa i kane realizuar ato dhe aty do te shofim se ata genjyen nje popull, futini ne burg qenat.
Edhe Europa e djeshme dhe e sotme ishte dhe eshte kunder bashkimit natural te shqiptareve te Ballkanit ne nje Shqiperi Natyrale.
Edhe Europa e sotme do te na pranoje si anetar te saj vetem te fundit dhe vetem te perçare dhe te ndare ne shtete te ndryshme te Ballkanit.
Na duan te ndare dhe jo te bashkuar.
Na duan te jemi te fundit e Europes.
Na duan te jemi kongolezet e Europes.
po dhe sot lapaka e cila eshte e shqiperise…. me burim natyrore te shkelqyera , i jane nderprer dritat , pa arsye dhe pse paguajme
ky psikopati nazist i sapo ardhur nuk do harroj te hakmerret dhe me njerzit e thjeshte.
Zotrote “a” qenke aq idjot,sa nuk po gjejme njesi matese per ta shprehur!
Per KONGON, ne kemi punuar dhe punojme gjithnje,
Per KONGON, ne kemi punuar dhe punojme me çdo menyre,
Qe ta bashkojme e integrojme ne BASHKIMIN VORIOEPIREUROPIAN.
Ben mire Tema qe boton nje artikull te tille, qe ta studiojne idiotet tone qe kerkonin ndihme nga Evropa per te hequr Berishen.
Pse na cingeron nervat me keto marrezi qe flet o “Elinor” ?!
Artikull i sakte! Analogjine me Shqiperine e ben cilido.
si kongo eshte shqiperia sot .
KONGON E RROPI TE GJALLE BELGJIKA KETU E 15O vite ME PARE deri ne 1961 DHE SOT SHKOJNE DHE NXJERRIN MINERALE ME METODAT E MALLAKASTRES KANADA E SWICERA E ANGLI E SHUME TE TJERA KO ESHTE BERE NDOTJA E UJIT TE PISHEM NJE HERE E PERGJITHMONE DHE ASGJE NUK FUNKSIONON ME DHE QEVERRIA ESHTE E SHITUR :::::::