Shoku i Obama-s në Shqipëri

8 Tetor 2013, 19:57Politika TEMA

Nga Peter Lucas

Sentinel& Enterprise

 

Barack Obama e ka një shok në Ballkan.

Ai është Edi Rama, artisti i kthyer në politikan, që është kryeministri i ri i Shqipërisë. Ai madje mori edhe një mesazh dashamirës nga Obama javën e shkuar, ku e uronte për zgjedhjen.

Rama, një socialist, mendon shumë për Presidentin, me të cilin realizoi edhe një foto gjatë një aktiviteti për mbledhje fondesh në San Françisko në tetor, dhe e përdori këtë foto për fushatë.

Shqipëria është një vend që jo vetëm e dashuron Amerikën, por i do edhe Presidentët e saj, nuk ka rëndësi se kush janë ata. Prandaj ata kanë edhe rrugë dhe kafene që mbajnë emrat e Presidentëve amerikanë, si dhe statujat e George W. Bush dhe Woodrow Wilson. Në Kosovën fqinje ka gjithashtu një statujë të Presidentit Bill Clinton në qendër të Prishtinës.

Mund t’i ketë kushtuar Ramës, ose dikujt tjetër, rreth 10 mijë dollarë si kontribut fushate që të realizonte një foto me presidentin Obama, por ia vlente. Rama largoi nga pushteti kryeministrin autoritar, Sali Berisha, në pushtet prej shumë kohësh, në një palë zgjedhje- për habi- të qeta.

Nuk është akoma e qartë nëse Obama e dinte se kush ishte Rama në momentin që u bë fotoja. Por, nëse dikush dëshiron që të japë 10 mijë dollarë për një foto me ty, pse të pyesësh?

Përveç kësaj, Rama, një ish- kryebashkiak reformator i Tiranës, pastroi një qytet të pistë, të rrezikshëm dhe të plakur. Ai është një tifoz i Obama-s, që kopjoi fushatën e suksesshme të vitit 2012 për rizgjedhjen e tij.

Rama, që flet rrjedhshëm anglisht, si dhe frëngjisht e italisht, pati thënë: “Obama fitoi pasi mobilizoi njerëzit si askush më parë. Nuk ishte politikë nga lart- poshtë, por nga poshtë- lart”.

Rama, dikur student arti në Paris, e postoi foton e tij në Facebook, kurse në Twitter shkroi një mesazh, ku e quante takimin ‘të paharrueshëm’.

“Fat dhe nder që shqiptarët kanë një mik të tillë të madh në Shtëpinë e Bardhë,” tha Rama.

Ndoshta nuk do jetë e largët dita kur edhe Obama ta ketë një statujë në Tiranë.

Përpara kësaj, megjithatë, Rama i ka duart e zëna pasi i duhet t’ia dalë që të anëtarësojë vendin e tij në Bashkimin Europian, një nga qëllimet kryesore të tij, pavarësisht refuzimeve të mëparshme. “Shqipëria është atdheu ynë dhe Europa është e ardhmja jonë,” tha ai gjatë një interviste për një agjenci franceze.

Të qënit mik me Shtetet e Bashkuara ka pasur frytet e saj për Shqipërinë, e cila ka qenë një ndër pak vendet që ka marrë të burgosurit e liruar nga Gitmo. Në këmbim, SHBA e ndihmoi Shqipërinë që të anëtarësohet në NATO. Shqipëria po ashtu ka ndihmuar me një numër modest ushtarësh koalicionin amerikan në Irak dhe Afganistan.

Tani ajo kërkon ndihmë që të hyjë në BE. Dhe një nga pengesat kryesore në rrugën e tij është korrupsioni politik, që është bërë thuajse një mënyrë jetese nën regjimin e Berishës, të cilin Rama ka premtuar se do e luftojë.

Transparency International e ka renditur Shqipërinë në vendin e 113-të nga 174 vende në listën e vitit 2012.

Në rastin e Shqipërisë, Rama duhet të përballet edhe me problemin e miliona dollarëve që janë hedhur për ndërtime të paligjshme në Tiranë, por edhe në bregdetin dikur të pacenuar të Shqipërisë.

Si kryebashkiak nga viti 2000 deri në vitin 2011, Rama fitoi famë pasi prishi rreth 5 mijë kioska të paligjshme, bare dhe ndërtesa, që kishin lulëzuar falë ryshfeteve dhe përqindjeve. Ishte si një mallkim mbi qytetin.

Pasi u pastruan mbeturinat, ai mbolli rreth 55 mijë pemë, hektarë bar dhe e ktheu qytetin nga gri në të gjelbër. Ai i ktheu pronat publike tek publiku.

Përveç kësaj, falë edhe syrit të tij prej artisti, ai leu me ngjyra të ndezura godinat në gri depresive të betonit, të ndërtuara nga komunistët.

Arti, pati deklaruar ai, është pjesë e përgjigjes për problemet me të cilat u përballa.

Nëse është kështu, Rama do ketë nevojë për të gjithë artin e mundshëm për të bërë që vendi i tij të anëtarësohet me pjesën tjetër të komunitetit evropian.

Deri më tani, ai është i njëjti agjent ndryshimi për vendin e tij siç ishte për qytetin. Të gjithë ata që janë emëruar nga ai deri më tani janë ose të rinj, ose femra, ose të dyja. Gjashtë nga ministrat e rinj të kabinetit të tij janë femra, një arritje e padëgjuar në një vend të vjetër të Ballkanit, dhe njëra prej tyre është ministre e Mbrojtjes. Ministri i Brendshëm është 33 vjeç. Ministri i Jashtëm është 35 vjeç.

Rama është 49 vjeç dhe është shoku i Obama-s në Ballkan.

49 komente në “Shoku i Obama-s në Shqipëri”

  1. DASHAMIRESI I FUTBOLLIT says:

    Rama nuk duhet te shperdoroje rastin per te lene nje emer te mire ne vendin e vet!

    Eshte ne vendin e duhur dhe ne kohen e duhur!

    R I L I N D J E

    1. Ripjellje says:

      Po baxhanaku i Obamës kush është?

      1. Auron says:

        Pyet tet EME,se ajo e di me mire!!!

        1. sa mir me qen shqiptar says:

          hahahaahahahhah

        2. ALMA says:

          EDI RAMA ESHTE KRYEMINISTRI I SHQIPTAREVE

          1. Open your mind says:

            Kisha besim qe Rama mund ta ndryshonte rrenjesisht Shqiperine,deri ne momentin kur ai beri koalicion me kryehajdutin dhe horrin Meta.Nga ky moment,besimi mu zbeh dhe venit.Shkaterrimi i Shqiperise gjate qeverisjes se kuçedres Sali,u be fale dhe kontributit te pakursyer te Metes me horrat e tij,prandaj dhe nuk besoj se nje qeveri qe ka brenda nje bandit te kalibrit te Metes,mund te rilinde kete vend te vuajtur.Gjithsesi do rojme e do shohim.Koha do ta tregoje nese Shqiperia do te mund te ngrihet nga fundi i humneres qe e çoi psikopati Sali&Co.

      2. cendurimmadhi says:

        O ripordha,ti po don me dite si shume moj naqe.A e harrove qe deri dje kryeministri qe mender patem nuk njihte baxhanakun e vet.

    2. plaki i dine says:

      Edi nese nuk e fute ne burg…,Sali Sllobodanken dhe Luli pedafilin, E vellezer te bejet me Obamon, Edi Rames i flakerin karikja jo nga dera, por nga penxherja,aty ku Sala vrau kater veta, me bark boshe…

      1. Ramy says:

        Shkrim skandaloz qe vetem 1 tru shkulur mund a shkruante. Ky Lucasiii thote ia vlejti qe e bleu Rama 10 mij Dollar 1 Foto me Obamen sepse largoi nga pushteti kryeministrin autoritar, prej shume kohesh?????
        Ky shkrim iu pershtatet shamikuqve te teme’s , sepse keta besojen cdo gje qe shruhet kunder berishes.

        1. Open your mind says:

          O shamibluja e Sali Pashait,largpamesia dhe mprehtesia jote eshte per tu vleresuar,por jo nga keta komunistet e Temes,se nuk te kuptojne,por andej nga 55 e Fahri Paçe Balliut.Je me te vertete shume i mprehte ne analizimin e temave te caktuara.Më sjell ne mendje dy persona te mprehte si ty qe kam njohur ne jeten time.I pari ishte nje shok klase,qe meqenese ishte i mprehte keshtu si ty,ne e perdornim per te mprehre lapsat,kurse te dytin e kishim shok çete kur luftuam me gjermanin,dhe e perdornim si brisk per tu rruajtur lart e poshte.Fatkeqesisht njerez te tille te mprehte si ty,nuk ekzistojne ne mase tani ne vitin 2013.Jane specie ne zhdukje e siper.

          1. edi rama says:

            HAHAHAHAHAHAHAHAHA!

    3. GOJART BRECANI says:

      KA VETEM 1 EMER;

      SALI BERISHA, LIDERI HISTORIK I SHQIPTAREVE (MBAS SKENDERBEUT)

      http://goo.gl/06iT8K

    4. saluia says:

      ku ma krahasojne me obamen ket zhulsin

  2. Nga Amerika duam ndihme ,dhe Rames i urojme Suksese !

  3. SHEME SHAPKA2 says:

    Cna cuditet! e cka per lajm ketu?Nje artikulli porositur dhe pa asgje kurioze,.Eshte shkruajtur vetem per te perfocuar akuzen se Rama ka paguar perpte dale ne ate foto….

  4. ooo says:

    po plas sala nga zilia

    1. paradox says:

      Ore nuk e di ju, por mua ky shkrim me duket ironik. Qartesisht ky tipi qe e ka shkruar nuk ka besim se Rama do t’ia dale ta ndryshoje Shqiperine por do te ngelet i zhgenjyer.

      1. Petrit says:

        Rama e provoi me Tiranen qe di te menaxhoje dhe te udheheqe,shume njerez pas ndryshimeve qe ai realizoi ne Tirane thane po shqiperia mund te behet.arriti te fitoje zgjedhjet kur shume skeptike mendonin te kunderten ,u prit me entusiazem ne Bruksel brenda nje dite nga pese lideret kryesore te Evropes, kreu vizite te suksesshme ne SHBA,gezon miqesine dhe besimin e lidereve kryesore te botes dhe po vazhdon te drejtoje me dinjitet, optimizem e vizion te qarte. Urime per suksesese te metejshme.

  5. liri a vdekje says:

    brravo urojme me te miren per zotin RAMA ,zoti e bekofte shqiperin dhe shqiptaret

  6. beso says:

    kane lozur bashke basketboll me Dinamon

  7. Scandal says:

    Bravo,zotri kryminister vetem ate xhami mos e le te ndertohet te lutem …….shumeeeeeee aman

  8. KADAFFI says:

    HAJDE GALLATË HAJDE PASKA DHËNË LEKË ME DAL NË FOTOGRAFI ME OBAMIN,ATËHERE SKA NEVOJË TË THEMI MË GJË PËR TONIN E BLERTË,
    SA PËR KIOSKAT E NDËRTIMET ATO I KA PRISH POLICIA E NDËRTIMIT,QË TË BINDENI KUJTOJENI SE POLICIA E NDËRTIMIT JO VETËM PRISHI NDËRTIMET PA LEJE NË TIRANË E ANEMBANË VENDIT PO I PRISHI DHE ATO ME LEJE TË KUNDRALIGJSHME TË BASHKISË TIRANË SI PSH LOKALI I FIDELIT TE AKADEMIA QË I KISHTE DHËNË LEJE NDËRTIMI TË PËRKOHSHME SHUMËVJEÇARE KY EDI EDHE ZOGUN E ZI.
    PRA AI VETËM E ASFALTOI DHE E GJELBËROI ME TENDERA ME LEKËT TONË, DHE DHA LEJE PËR PALLATE KU MUNDI E KU SMUNDI, MBI RRUGËN URANI PANO PAS 15 KATËSHIT TE SHESHI ITALIA TE STADIUMI QEMAL STAFA,MBI TERRITORIN E GARDËS PËRBALLË TRIANGOLOS,NË SHESHIN E UNIVERSITETIT TE FASTFUDI I QELBUR SI ÇADËR, NË OBORRIN E SHKOLLËËS 10 KORRIKU, NË TERRITORIN E QSUT,TE EKONOMIKU NGA KU MINISTRES SË TANISHME NIKOLLA I SHKAU GOJA DHE THA DO TA SHEMBIM

    1. durrsak kudo qe te jete says:

      dua ti shtoj komentit tend o Kadaf qe jo vetem ato qe beri i beri me leket e popullit por dhe i shperdoroj leket e popullit dhe ne fund ne shqiptaret i japim edhe voten si i “ndershem” dhe i “suksesshem”,harrojm qe per sa kohe ishte bashkiak nuk aprovoj asnje bilanc bashkie,nuk lejoj kontrollin e shtetit te kontrollonte dhe e bllokoj bashkin me polici bashkiake,un qe po shkruaj jam nje nga ato qe edi rama i kerkoi 20% te vleres se ndertimit mbi pronen time ne cash perpara se te fillonte ndertimi i pallatit per te nxjerre lejen e ndertimit mbi pronen time,me kete nuk dua te them qe sala eshte i ndershem,dua te them qe jane te dy te felliqur,hapni syte o popull mos i shkoni politikaneve mbrapa si delet,po nuk ndryshuam klasen politike rrenjesisht Shqiperia kurre nuk do te marri rrugen e duhur

  9. plaku says:

    Ja ke fute pordhes o pjeter luka!!

  10. homeri says:

    –shok , dmth. komunist — per Berluskonin dhe pd. tone te gjithe te majtet jane komunsit.

  11. Ermal says:

    Ky eshte ai gazetari shqiptaro amerikan qe shkruan kto budalliqe

  12. ylli rks says:

    Sot e mora lajmin se si qeveria e Turqis heku ndalesen e shamive, pa kaluar as edhe nje dite, qeveria shqiptare vendosi tia heq te gjitha rrobat Bleona Qerretit . Urime Edi Rama, Urime Bleona!

  13. sali says:

    jam me omerin,i ka rene pikes.kush ka kater kembe ecen[tavolina ka 4 kembe po nuk ecen]po per berishen cdo i majt eshte komunist.edhe suedezet.

  14. LORA says:

    Sa shume qenka lodhur ky Peter Lucas per te na treguar cinizmin dhe arrogancen,qe ka te ngjare te jete e importuar nga nahija e podestave,patton-boggsave,,,,,,,e pordhi kali.
    Te paska cuditur zotrote qe shqiptaret bene zgjedhje te qeta.Do te kishe dashur me mire te na merrje si top me kembe;ashtu si ato kodoshat e podestes qe gjuajne fatet e njerezve,me kepucet e tyre te kuqe.
    Edhe njehere dua te nenvizoj shenjterine e verdiktit te 23 qershorit,qe na i paska perveluar bythen e ketij Lucas-it.Sic duket qarte,ky po bluan dhembet per ndonje kocke;se keshtu i ka mesuar keta dr.mortja.
    Ik o Lucas,ik e gjej ndonje sport tjeter.
    “SHQIPTARET,ME KETO ZGJEDHJE,TREGUAN SE ME NE FUND E KUPTUAN FUQINE E TYRE”,ka thene Arvizuja ne “Top Story” para dhjete ditesh.Sic duket ky pohim,tejet sinjifikativ, nuk paska arritur ne veshet e Lucasit.Ka te ngjare,atehere,te jete shurdh.

  15. england says:

    Per disa si ky Kar-daffi,Rama beri “keq” qe pastroi Tironen,dhe zhduku kioskat,pasi keta lloje speciesh nuk donin prishjen e tyre,pasi ju hoq mundesia per shurrim ne ajer te paster.

  16. bentirona says:

    SHQIPERIA me ne fund ka nje LIDER POLITIKAN EDI RAMEN.Por mos harrojme qe ne kete gjendje te mjerushme qe e kane lene SHQIPERINE metastazat BERISHJANE,kjo eshte sfide e madhe per EDI RAMEN. RILINDJE……FORCA EDI

  17. ermali says:

    artikull ne vendin dhe ne kohen e duhur nga njeriu i duhur.

  18. Ado Leshenti says:

    Mos kemi mbetur keq per shkrime adoleshentesh?

  19. shkodra says:

    Edi Rma duhet te kuroj politiken shqiptare

  20. antishpellari says:

    Ed Rama i beri shqiptaret e kosovaret edhe edhe edhe shpellaret e Vicidolit, te Kuksit e te Toopojes me KRYEQYTET – le mos ja dine per nder nuk ka problem, ka rendesi qe cunat e gocat e shpellareve gezohen rrugeve te Tiranes dhe duke u genjyer nga shpellaret qe kane ne shtepi.

    Shpellarja e re e birishes del ne FB dhe harron qe gezohet ne kryeqytet – ta mendoje njehere se mund te ishte atje tek frengjia e kulles se gurte te Vicidolit dhe te “frymezohej” ne FB e Twitter.

  21. peter says:

    Peter

    eshte turp te besh shok te Obames qe ka mbaruar ne Harward nje piktor apo mesues vizatimi sic thote ngjela.

    Peter, nuk ka studiuar ne paris por ka bere skica rrugeve te parisit dhe ka qene anetar i shoqates se pinkve.

    ka qene ne shba kur ka bere foton me obamen me nje person qe ambasada ne tirane e ka ne listen e zeze dhe ai shqiptari qe ka paguar 80 mije dollare dyhsohet per pastrim parash

    ka bere minister te jashtem djalin e sekretarit te pare te partise se punes sulejman bushati ne qytetin antikomunist te shkodres qe firmoste internimet e debimet

    ka bere minister te brendshme nje person media ka shkruar se per shkak depresioni ka dashur te vetevritet.

    prandaj peter mos e krahaso ramen me obamen se eshte turp per ty qe je amerikan

    mero po nuk e botove komentin do ta nis neser ne nje gazete me shenimin per censure nga mero baze

  22. lili says:

    Ahahah…cfare niveli!obortar deri ne palç….
    Edhe na shitet arritje ajo qe tregon mbrapambetesine tone-sic eshte emerimi i grave ne ministri me rendesi…

  23. KADAFFI says:

    O PLEHRË ME NOFKËN ENGLAND LEXOJE SE ÇFARË KAM SHKRUAR,NUK I KA PRISHUR AI O PLEHRË PO POLICIA E NDËRTIMIT!LEXO O ANALFABET!
    IDJOT ME TESER NË XHEP!
    LËR NJË NUMËR CELULARI DHE SQAROHEMI QË MOS TË LODHEM QË TË GJEJ MBETJE E SHOQËRISË NJERËZORE!

  24. KADAFFI says:

    KY EDVIN HOMOJA PËR NDËRTIMIN E FIDELIT TE WEST 2 NË LANË KËRKONTE SHKRESË NGA POLICIA E NDËRTIMIT SIKUR ISHTE NDËRTIM ME LEJE QË TA DËMSHPËRBLENTE PËR LEJEN QË NA PASKËSH MARRË KY BODIGARDI I MEKSIT ME NDËRTU 4 KATE NË LANË.
    KA DHËNË LEJE NDËRTIMI PAFUND TË KUNDRALIGJSHME QË I KAM PËRMENDUR O ENGLAND INJORANTI,LEXO ÇFARË KAM SHKRUAR, DHE LAVAZH BRUNON 4 KATËSH NË LANË DONTE TA MBRONTE SE AI E SHANTAZHONTE ME FOTO QË I DISPONONTE.
    O PLEHRË KA DHËNË LEJE TË PALIGJSHME NË SHESHIN ITALIA, EKONOMIKU,AKADEMIA,SHKOLLA 10 KORRIKU E SHUMË E SHUMË TË TJERA O PLEHRË!

    1. Reynald de Chatillon says:

      Mos u lodh, Kadaif, me do njerez qe e shofin Edi Ramen, si shpetimtarin e Tiranes, ashtu si e priten Obamen ne 2008 nji pjese e mire e amerikaneve si kur te ishte Krishti, bile edhe me mire se Krishtin Mesi. Rames ja ka “fale” nji pjese e zgjedhesve te majte “mekatet”, se eshte Mesia i tyne. Mos u lodh me ta, se nuk arsyetojne.

  25. © says:

    Epo tamam
    Me mir me obamen si edi sesa me osamen si bin sala

  26. Ilir Arberi says:

    Kam filluar te besoj se zoti e do Shqiperine.Rama eshte nje njeri qe do kishte zili ta kishin si kryeminister shume vende edhe me te zhvilluara se Shqiperia.Zoti bekofte Shqiperine dhe ata qe e duan ate.I cofte ne ferr gjtihe bastardet qe e vodhen dhe e raskapiten.Nuk e meritonte.

    1. edi rama says:

      Ata Salistet e mesiperm, duhet te mesohen me Edin se do jete mbi 8-vjet ne pushtet, deri sa ekzistojne specie te tilla. Suksese Edi Rama dhe kujt nuk i pelqen te vazhdoje si Baca me .arlliqe.

  27. e verteta says:

    O njerez cdo njeri ka te mirat dhe te keqijat e tij ,por le ta provojme edhe Ramen nja kater vjet pastaj te flasim.P.sh per spitalet Rama ka te drejte se po vdesin njerezit se skan lek me u sheru .Sala i beri skandal spitalet edhe pse eshte vete doktor

  28. Adi says:

    Mendoj se ka nje gabim kur flitet per foton e Rames me Obamen.
    Nese nuk gabohem ne kandidaturen e pare te Barack Obama ne shtepine e bardhe , Edi Rama se bashku me Erion Veliajn kane qene mbeshtetes te hapur te Obamas , madje jane takuar ne U.S.A , te dokumentuar me nje foto. Pra nuk eshte hera e pare qe Rama fotografohet me Obamen … Nuk dua ti hyj muhabetit te 10 mije dollareve sepse asnjeri nuk mund ta faktoje.

  29. geri says:

    VETM EDI RAMA MUND TA BEJE KETE VEND SHTET DHE ASKUSH TJETER PER MOMENTIN.

  30. Tosi says:

    – Vetem Edi Rama mund tja ndryshoje faqen ketij vendi. Regjimi qe kaloje e futi vendin ne nje kolap te madh ekonomik, politik, kulture, etj, duke e lene arken e shtetit bosh, ku pasi u pasuruan dhe vrane nuk pyesin me per popullin.
    – Eshte shpresa me e madhe e Shqiptarve tek kjo qeveri, sa ajo e fillimit te demokracise ne vitet 90-te, ku populli kerkonte te beheshim si gjithe europa.
    – Suksese qeverise se Shqiptarve, me ne krye z. Edi Rama.
    – Mirqenie, Rend , Siguri dhe Drejtesi.

  31. gjon says:

    ME OBAMEN E EDI RAMEN DO RILINDE SHQIPERA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje