Goditet grupi që trafikonte vepra arti/ Rama përgëzon policinë

9 Tetor 2013, 09:31Politika TEMA

Një sasi e konsiderueshme afreskesh dhe veprash arti u bllokuan mbrëmë në Tiranë, ndërsa ishin në pritje për t’u trafikuar jashtë Shqipërisë.

Policia arrestoi dy persona të akuzuar për vjedhje e trafikim të objekteve me vlerë që u gjetën në tre banesa në Kamzë, Bathore dhe Tiranë.

Aksioni i shtrirë në tre qytete, zbuloi bazën ku “magazinoheshin” objektet e vjedhura në zona të ndryshme të vendit, kryesisht afreske, të cilat do të shiteshin dhe trafikoheshin jashtë Shqipërisë, në Greqi, Serbi dhe Kroaci.

Në pranga përfunduan dy persona, Arben Spaho, 42 vjeç, dhe Gjergji Thimi, 51 vjeç, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Veprat e artit të sekuestruara janë të llojeve të ndryshme, kryesisht afreske fetare të punuara në dru, të përmasave të ndryshme.

Menjëherë pasi u informua për këtë operacion, kryeministri Edi Rama shkoi në zyrën e Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për t’u njohur me detajet. Në takim ka qenë edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, si edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Bernard Çaushaj.

Kryeministri përgëzoi të gjithë efektivët e policisë të përfshira në hetimin dhe finalizimin e këtij operacioni.

8 komente në “Goditet grupi që trafikonte vepra arti/ Rama përgëzon policinë”

  1. meti says:

    Policia mendoj per vepra te mira jo vetem te falenderohet por dhe te shperblehet nga k.ministri.Ashtu dhe te ndeshkohet ne rastet e mos kryerjes detyrave.Kontrollet duhet te jene te vazhdushme diten e naten ne veri e ne juge,jo me fushata z.Burgaj e di mir si te punoj po te doj.psh.mehmet ymeraj.

  2. Anton Nepravishta says:

    Bravo Tahiri. E ke goditur rende mafien. Pas ketij operacioni te jashtezakonshem e te veshtire, te ka mbetur vetem Lazarati.

  3. troll says:

    Kamza,bathorja yyyyyyyt shpellari hajdut dhe kriminel!

  4. Stef Staku says:

    ANALIZE : Urime, urime, urime. Po ai i treti ne kerkim si quhet ???
    Shpresojme qe pikturat e Mios te gjenden e te vendosen ne vendin qe meritojne.

  5. alban4eva says:

    ..”që u gjetën në tre banesa në Kamzë, Bathore dhe Tiranë”…

    po llogjike, kush tjeter pervec talebaneve qe ka sjelle S-haleja ne Tirane mund te bente krime te tilla ndaj artit?? ku dine bathorsit apo kamzalinjte cfare eshte arti, kultura, ata jane rritur neper shpella..!!

  6. OPINION. says:

    me te vertet qeveria BERISHA dhe presidentat TOPI-NISHANI do shenohen ne librate,arkivate DOSJEVE te ZEZA HISTORIKE per SHQIPTARET.presidenta te kujna jane kta qe kurre nje FJALE e VENDIM presidenciale smunde ta MARRINE e VENDOSIN per nje MIKRO-PROBLEM.presidenti francez SARKOZI shkarkoi BERNARD KUSHNERIN minister i punve te jashtme edhe meqense shume afikas,por per nje gabime diplamatik.ITALIA edhe e gjykoje kryeministrin BERLUSKONI dhe e largoje nga posti kryeministrore.qfare presidenta FANTOM jane shifet se vetem marrin PAGA e RROGA si individe te vet IZOLUAR,bilite ma shume kane PUSHTETE kryetaret e BASHKIVE sesa PRESIDENTAT ne 20 vitet e fundit ne SHQIPRI.lejohen grupe e organizata islamike ARABO-TURKE qe te veprojne e bejne rregulla shterore ne SHQIPRI,po kta te mjere se edhe ma KEQ kure thoje se SHQIPRIJA do merre MESIME e EKSPERIANCE nga KOSOVA,HA-HA-HA sa mire i ka punet kosova qe ase KUFIRIN se ka te DEFINUAR,e presidente e kosoves eshte CATHERIN ASHTON,prova qe menjeher ja u ANULOJE e PESHURRI vendimin e qeverise FANTOME te kosove qe ti ndalohet HYRJA per FJALIM POLITIK te VOTIMEVE DACICIT ne kosove dhe DACICI mbane fjalime politike ne zgjedhjet e KOSOVES si ne zgjedhjet e SERBISE.kta vllezrit tane ne SHQIPTERI kane HARRUAR se SHQIPRIJA si vende i PAMVARUR SOVERANE duhet ndjekur politika e parametra SHTETRORE te SHTETEVE EVROPIANE qe jane te PAMVARURU q

  7. Gjysh Lomi Demokrati says:

    Shi shi e dini kush osht ky arben spaho? po ky eshte kusheriri i pare i deputetit demokrat Edmond Spaho, ky bandill hajdut i ka pas krahet e ngrohta deri dje se kishte kushon deputet e livadhiste simbas qefit edepsezi.

  8. elinor says:

    “Menjëherë pasi u informua për këtë operacion, kryeministri Edi Rama shkoi në zyrën e Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për t’u njohur me detajet.”
    Do na duhen disa Rama te tjere shtese qe t’i dergojme neper zyrat e Ministrave sa here kapet nje hajdut xhepash apo ndonje tregtar me mall ilegal.
    Po fotografin e mori me vehte Rama?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje