Ilir Xhakja
I akuzuari për vrasjen e kryekomisar Adem Tahirajt do e kalojë pjesën e mbetur të jetës në burg.
Ilir Xhakja është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Krimi i rëndë ndodhi më 13 shtator të vitit 2012 pas një konflikti mes të dënuarit dhe ish- shefit të komisariatit në Shijak.
Vendimi është marrë në seancën e sotme në ngarkim të tij, pasi u dëgjuan edhe pretendimet e palës së mbrojtjes.
Sipas avokatit mbrojtës, Xhakja kishte vepruar në gjaknxehtësi, në kushtet e tronditjes së fortë psikike.
Në pretencë, akuza kërkoi deklarimin e fajshëm të të pandehurit për “vrasje në rrethana cilësuese” dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Aksioni që çoi në ekzekutimin e komisarit
Rreth orës 17.00 të datës 13.09.2012, me urdhër të Shefit të Komisariatit të Policisë, të ndjerit Adem Tahiraj, forcat e policisë të Komisariatit të Shijakut u urdhëruan të kryejnë patrullime në qytetin Shijak dhe rrethinat e tij, deri tek lapidari në Katundin e Ri.
Fillimisht në operacion u përdorën tre automjete policie dhe pesë efektiva nën drejtimin e Shefit të Komisariatit.
Qëllimi i patrullimit ishte verifikimi i dokumentacionit dhe titullit të pronësisë së automjeteve me targa të huaja, pa targa dhe me xhama të errët.
Në automjetin tip Chevrolet, me targë “Policia 2085” patrullonin Shefi i Komisariatit dhe punonjësi i policisë F. H.
Patrulla e përgjithshme e policisë, e përbërë nga punonjësit e policisë dhe H. SH. dhe K. SH. patrullonin me automjetin tip Chevrolet me targë “Policia 2084”, kurse punonjësit e policisë V. Xh dhe A. T. patrullonin me një automjet tip fuoristradë, edhe ai me mbishkrimet dhe të gjitha shenjat dalluese të policisë.
Në vijim të patrullimit u shoqërua një automjet i tipit VW Golf pa targa, që i përkiste shtetasit S.G.
Nga ky çast, automjetet në patrullim rreshtohen si vijon: autokolonën e printe automjeti me targë “Policia 2085”, i drejtuar nga punonjësi i policisë F.H.
Në sediljen e parë të tij ndodhej Shefi i Komisariatit. Pas tij vinte automjeti tip VW Golf, në kabinën e të cilit ndodheshin S.G dhe J.G (babë e bir), kurse pas tij vinte automjeti me targë “Policia 2084”, i drejtuar nga oficeri K.G.
Shefi i Komisariatit urdhëroi shoferin F.H të zhvendosej majtas për t’i bllokuar rrugën një automjeti tip Opel, me ngjyrë të zezë, me targë të huaj, i cili po vinte në drejtim të kundërt me automjetet e policisë.
Në kabinën e tij ndodhej vetëm një person, i cili u identifikua më pas si L. Krasni, 17 vjeç, banues në Katund Sukth.
Drejtuesi i mjetit iu bind urdhrit duke ndaluar mjetin me të cilin udhëtonte.
Shefi i Komisariatit dhe dy punonjësit që e shoqëronin zbritën nga automjetet për të verifikuar rastin.
U urdhërua shoqërimi i automjetit për në Komisariatin e Shijakut, pasi rezultoi pa dokumente regjistrimi sipas ligjit. L. Krasni nuk kundërshtoi, F.H u urdhërua të hipte në kabinë për të siguruar shoqërimin dhe drejtuesi filloi manovrën për kthimin e automjetit mbrapsht, me drejtimin për Shijak.
Si u vra kryekomisari
Teksa automjeti VW Golf lëviz, në vendngjarje afrohet një automjet Mercedes, tip Regina 320, i pajisur vetëm me një targë të huaj në pjesën e pasme, i cili ndaloi përbri automjeteve të policisë.
Prej tij zbriti një person, i identifikuar më pas si Ilir Xhakja, person me precedentë të shumtë kriminalë.
Ky person u drejtua tek automjeti tip Opel, hapi derën e pasagjerit dhe nxori përjashta me dhunë policin F.H, duke iu drejtuar me fjalët: “Ç’punë ke ti me nipin tim?”
Polici F.H. u prezantua menjëherë dhe personi që sulmoi ndërpreu për një çast veprimet ndaj tij.
Pikërisht ky është dhe çasti fatal kur në këtë konflikt u përfshi Shefi i Komisariatit, i cili, në ushtrim të detyrës, e pyeti personin kush ishte dhe çfarë kërkonte.
Sipas dëshmisë së bashkë të pandehurit F.H, Xhakja reagoi menjëherë në mënyrë të dhunshme, duke u shprehur “Unë jam ai që të q… motrën” dhe nxori pistoletën nga brezi.
U provua gjatë gjykimit se në këtë moment Shefi i Komisariatit bëri prapa duke i bërë thirrje Ilir Xhakjes që të mos afrohej, kurse polici F.H ndërhyri duke i dalë para autorit dhe duke bërtitur disa herë me zë të lartë: “Është shefi i komisariatit…!”
I pandehuri Ilir Xhakja, duke shtyrë me trup policin F.H, mundi të vendosë dorën mbi supin e tij dhe qëlloi gjashtë herë rresht mbi trupin e kryekomisarit.
Polici F.H u mundua të mbante në krahë Shefin e Komisariatit teksa po rrëzohej dhe menjëherë pas kësaj njoftoi Komisariatin e Policisë për ngjarjen.
shyqyr qenka bere e gjalle gjykata.
Shume lajm i mire. Tani le ti q… motra ketij ne bur
Per nje moment mu duk si Ben Chikago ky qerosi.
Me tha nje shok qe e kan kap duke perdhunu nje minorene, dhi ne Bathore aty ku punon coban.
me ne fund, nje lajm i mire. sikur po fillon te bjere ere drejtesi..!!
E mè Lir “trimi” tani e kuptove ç’fare i ke berè vetes,e kuptove jeta e
t’jetrit, s’merret per njè fjale te tepert jeta e t’jetrit,pse nuk e degjove te ndje.. komisare, çdo gjè duhet te ketè rruge zgjidhje me
fjale dhe jo me arme,apo e kam gabim oo “trim” fshati.
Me ne fund,po bie era e funksionimit te shtetit te se drejtes.
Pas i vafshin,sa me shpejt,ata qe qurrsin xhakja e bene trimosh.
tani e ka rradhen Alpini… do e marre ky nga prapa ti beje shoqeri se e don fort.
Po!
Njw vendim i drejtw, pwr deri sa edhe gjykata e ka konsideruar tw drejtw dwnimin me burgim tw pwrjetshwm.
Njw pyetje (tw cilws do i jap vetw njw pwrgjigje dhe pres qw tw marr edhe pwrgjigje tw tjera):
Po kjo gjykata (nw pwrgjithsi flas) qw ishte wshtw pwrswri.
Pyetje tjetwr: A ka mundwsi qw ato gjykatws tw cilwt e kanw ndotur ndwrgjegjen mw pwrpara t’a pastrojnw atw tani? Nuk ma merr mendja.
Pra ato janw me njollw dhe tw tillw do ta mbajnw edhe 20 30 vjetwt nw vijim, aq gjatw sa do tw jenw nw atw detyrw.
Pyetja e fundit: Si do t’i shkojw halli drejtwsisw nw Shqipwri?
Ajo gjykate qe ka qene eshte, por edhe ato bij nene jane. Ne nje vend ku nuk te mbron njeri dhe ku krimineli eshte ne krye te shtetit, si mund te punoje i qete dhe te zbatoje ligjin ky gjygjtar i gjore.
Tani qe po shikohet se, nga drejtuesit e ri te Qeverise, ka nje vendosmeri per te luftuar krimin dhe per tia dale deri ne fund zbatimit te ligjit, edhe keto gjygjtaret marrin nje motiv dhe kurajo per te zbatuar ligjin sic eshte shkruar.
Kurajo dhe falenderime per gjykaten.
ishalla ketu e tutje vepron ligji keshtu.ka shume ne shqiperi si ky gangsteri,le ta q…..kte tani atje ne burg.kriminelat e mutit,mori jet njeriu pa faj.jane mesuar me shtetin e sali leshit kta lloj….
Mos i beni komplimente gjykates spo ben gje.,Ka shume si ky ne liri qe nuk gjykohen fare dosjet e tyre.,Ky ishte nje cub fshati.
a me njeh mua kush jam.tani te njohim kush je ti hodhen celsat ne lum.o I forti I tiranes na trego tani kush je
rrofte drejtesia,
Ky gangsterrri do kete mendu se eshte legjende, se do t’i kendojne kenge trimerie!! Kalbu ne burg o fytyra e pIste e degradimit nen pushtetin e Saliut! Sa keq qe nuk ka ndonje Xhamal aty qe te te jape te pish ndonje pina colada!
Nuk eshte hic lajm i mire. Ky duhet derguar ne karrige elektrike, jo burgim i perjetshem.
D.m.th ky plehra do hajde e do pije ne burg gjithe jeten me taksat qe paguaj une….
Ishalla po e vret ndonje “i burgosur” tjeter aty ne burg e te shpetojne ca leke
Shikoni si ka dale dhe ne foto si legen koken poshte,ndersa policet me fytyre te keqe sikur i kane dhene dy tre dacka dhe e kane nxjerre per te bere foto.
Ky lajm te rrit shpresen per formimin e nje Shteti Ligjor. Ne qofte se kerkon nje shoqeri te qetee demokratike, duhet qe qytetaret e saje te trajtohen te gjithe njelloje para drejtesise.
shyqyre!!!