Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, doli në një konferencë për shtyp në përfundim të mbledhjes së qeverisë për të konfirmuar se në mbledhjen e radhës është vendosur që të ngrihet një task- force për mbrojtjen e territorit.
Tahiri tha se task- forca do drejtohet nga ministri i Brendshëm dhe do ketë në përbërje disa ministra dhe drejtues institucionesh të kësaj linje.
“Kjo task- forcë do analizojë problematikën e ndërtimeve dhe do shqyrtojë mundësitë e ndërhyrjes. Do bëjë evidentimin e zonave me interes kombëtar dhe miratimin e projekt- planit të ndërhyrjeve. Po ashtu do bëjë bashkërendimin me organet e qeverisjes vendore,” tha Tahiri.
Më pas ministri i Brendshëm foli edhe për reformën në Policinë e Shtetit.
Ai tha se Këshilli i Ministrave ka vendosur largimin e Hysni Burgajt dhe emërimin e zotit Artan Didi si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
“Dëshiroj të theksoj se sot përtej emrave, është përmbyllur faza e parë e reformës në Policinë e Shtetit.
Unë sapo kam firmosur strukturën e re të Policisë së Shtetit.
Në vlerësimin tonë, struktura e re i përgjigjet domosdoshmërisë për të afruar shërbimin policor me qytetarët, i shërben demokratizimit dhe transparencës së Policisë së Shtetit.
Në fazën e parë të reformës, ne kemi rregulluar piramidën e Policisë së Shtetit,” tha Tahiri.
“Me strukturën e re kemi fuqizuar komisariatet,” tha Tahiri.
“Gjithashtu kemi vendosur shkrirjen e Policisë Rrugore si komisariat më vete në kuadër të programit tonë për një polici të vetme,” vijoi Tahiri.
“Kemi parashikuar edhe ngritjen e një stacioni të unifikuar të shërbimit ndaj qytetarëve,” theksoi Tahiri.
“Në emërimet e larta kemi zhvilluar një proces me rregulla shumë të forta sa i përket integritetit moral dhe profesional.
Kemi synuar që të promovojmë njerëz që nuk janë të korruptuar dhe të kompromentuar. Kemi bërë një hap në krijimin e gjeneratës së re të drejtuesve të Policisë së Shtetit,” tha ministri i Brendshëm./ep
Burgaj ka thyer urdherin e Prokurorise per arrestimin e krimineleve te Gardes – Minister Tahiri a keni ndermend me e trajtu kete ceshtje – ka lidhje me te nesermen tende Tahir – shteti duhet te operoje ne cdo rrethane – ne ate rast shteti ra – Prokuroja duhet te jepte doreheqjen dhe katuanri Burgaj duhet te jete ne Burg tani O Tahir Ministri.
Z. Tahiri!
Qe te afrohet policia me popullin, duhet qe ne radhe te pare Komisaret dhe Inspektoret e Zones duhet te japin llogari cdo 100 dite para popullit.
Sallat e kinemave, operas, Pallati Kongreseve duhet te behen vatra ku te zjeje debati dhe populli te njihet me rezultatet dhe detyrat qe dalin ne cdo kohe.
Policia duhet tia heqe friken njerzve te thjeshte qe te DENONCOJNE GJITHCKA qe duket se eshte e KUNDRALIGJESHME
shume e vertete… jam plotesisht dakort me opinionin tend.
Ti je tu kerku kohen e Dulles.idiot 24 karatesh
Qenke o arse-n.si nuk po nxani mend o te mjere.
Ej se mos harron fleterrufet.lol
Mire po veproni. Por desha t’ju pyes: C’jane disa njerez me uniforma policie ngjyre gri, qe rrine ne rruge dhe ndalojne vetem makinat e tregetise se lopeve?
Keta te ashtuquajtur, policia e shfrytezimit te automjeteve, jane reminishenca nga koha e socializmit dhe i kane harruar te gjitha qeverite. Kane mbetur si puna e atij ushtarit japonez ne nje ishull qe, edhe pas 50 vjetesh, nuk e dinte se kishte mbaruar lufta.
Me duket se edhe ju z. Tahiri, po i harroni.
quhen kontrolli rrugor, dreqi e di pse ekzistojne akoma. rregullisht duhej te ishin shkrire.
Çfare flet mor trangull, ne te gjithe boten ekziston Policia Rrugore, por keto jane vetem marifete per te hequr ata qe nuk jane te tyret dhe per te vene kockalepiresit e vjeter. Çete profanesh!
varen hga drejtoria e transportit rrugor dhe jo nga ministria e brendshme
Deri me sot vetem Tahiri po punon, te tjereve me duket se nuk u ka kaluar akoma shastisja e posteve qe moren, perfshi Ramen qe ngeli sa ne nje interviste ne tjetren me keq se Saliu.
Ata te LSI e di se c’po bejne ne keto momente–po shqyrtojne pikat e caktuara ku mund te hapin rubinetin.
Kupola e Re e policise se Shtetit, eshte nga me te goditurat. Ata jane njerez te perkushtuar dhe te afte per te kryewr detyrat e medha qe ka perpara Policia e Shtetit ne vendosien e rendit dhe te qetesise ne Shqiperi. kjo eshte edhe nje nga premtimet qe ka bere kjo Qeveri dhe po e ve ne jete, duke plotesuar dhe vullnetin e 100.000 shqipetareve qe e votuan. urime dhe suksese ne detyre gjithe atyre djeme te popullit qe u ngarkuan me ato fuksione te larta.
po fryn nje ere e re
Ne presim me shume deshir arestmin dhe gjykimin Sali Berishes.Ai eshte e keqja e madhe e Shqiperis.
Forca zoti minister, kurajo dhe pune. Diten qe do te zhduken “te fortet”, do te filloje seriozisht rilindja. Vetem ngjarja me kryekomisarin e vrare, do te mjaftonte qe ishkryeministri te jepte doreheqjen. Si mund te imagjinohet nje bandit qe del perpara shtetit dhe i thote: Une jam ai qe te… pastaj shkreh armen dhe e vret. Cfare vendi eshte ky? Kush investitor apo turist serioz mund te shkele ne nje vend si ky? Si ndjehet nje qytetar i huaj kur sheh ne rruget tona makina pa targa, me targa te skaduara prej vitesh, me xhama te erreta?
Si mund te vijne te tjere te huaj te blejen banesa e te jetojne ne Shqiperi(ku duhet thene kosto e jeteses eshte e lire), kur “te fortet” zaptojne e ndertojne pa leje apo me leje te blera jashte ligjit taracat e oborret e pallateve private,zene rruget e fyejne shqiptaret pa ju hyre gjemb ne kembe.
Edhe nje here kurajo zoti minister, barra eshte e rende, por jo e pamundur. Qytetaret e ketij vendi jane me ju.
Tani po na duket se po vjen era shtet,ehh or Zot i madh paska dite te baedhe edhe per ne.
Shpresojme dhe besojme qe shqiperia nen drejtimin e Edi Rames dhe difave te tij do te behet pa tjeter.
Bravo Tahiri.Jeni vertete nje skuader shume simpatike,por kurre mos flini ne dafina,kurre mos u kenaqeni me ate qe kini arritur se pune kini shume per kete popull dhe per kete komb qe edhe per pak i humbi vula fare nga kreminelet dhe antishqiptaret.
Ata te LSI-se, thjesht po bejne rakordimet e fundit per grumbullim parash. Lefteri leshoi nje bombe drejt Fushe Krujes, para disa ditesh, por fushkrujssit trima nuk pyeten per kercenime alla leseiste… vazhduan punen me me intensitet duke djegur edhe 15% goma mbi planin….
Urime për punën e mire që ka nisur të bëjë qeveria e re por kjo është detyra e saj dhe Edi po e justifikon mandatin e mare nga një milion shqiptar. Këto ne lexuesit e gazetës Tema i shikojmë në të gjitha televizionet shqip nga ty zoti Mero presim ndonjë lajm që më duket se të kanë mbaruar.
Jam nje person qe ka votuar historikisht te djathten ( jo PD-ne 2009 , 2013 ). Megjithese bindjet e mija jane te kundeta me ato te Z.Tahiri i uroj pune te mbare ne te miren e ketij vendi !
se c’ka shperthyer nje ngazellim i madh qe me ben te qesh! i kam pare qyshkur policet, jane njelloj dhe te tille do vazhdojne.Shkurt u rikthyen ata qe ishin plus disa te tjere…dhe Shqiperia do vazhdoje te zvarritet ne fatin e vet, meritokracia do zevendesohet nga sherdhatokracia… zoti na dhente shendet!
Jo vetem kjo qe the eshte mese e vertete, por e gjitha shpresa qe kishim te Rama na zuri syte!
1 Drejtori i ri kesaj policie paska qene dhe pronar firme e cila paska marre nje llokem te mire te rruga Durres-Kukes (presim te hapen dosjet e Lulzim Bashes ne gjoja..)
2 Nuk ka kryer asnje shkolle policie
3 Nuk ka dijeni per sjelljen me qytetarin se vetem komandant RENEA ka qene (presim menaxhim gjoja)
4 Operacioni vetem paska rezultuar ne vrasje te nje greku dhe fshehje te provave
Kto jane pa marre detyren se neser e merr fatlumi…
Kryerja e reformes ne MB eshte nje pune qe jep efektet e veta menjehere dhe bie ne sy vullneti i shtetit per te luftuar korrupsionin dhe krimin. Ka akoma police qe marrin rryshfet,sidomos kur shikojne punime pa leje apo ndonje te policise rrugore qe kur shikon ndonje person qe ben shkelje ia vjel 500-1000 leke te reja si me qene taksidar e jo polic.
Nje fenomen tjeter qe ia vlen per te theksuar eshte dalja neper rruget e Tiranes vend e pa vend e lypsave.Ka prej tyre qe i shoqerojne tutoret e tyre dhe te tmerrojne kur i shikon ulur ne mes te rruges duke lypur,qe jane me gjymtime te tilla qe te ngjallin menjehere jo vetem meshire,por pyes vehten : “kur tutori ia di vleren ketyre te gjymtuarve pa duar,pa kembe,trungje mishi,qe zvarriten per nje perfitim me qindarka,pse shteti nuk i trajton me kujdesin e duhur keta persona qe pervec hallexhinj jane edhet te shfrytezuar e neperkembur”? I gjen para ministrive,para Kuvendit,para Kryeministrise,e ku nuk i gjen!! C’ben policia e shtetit,apo nuk i ka objektin e punes se vet ne territorin m’u para institucioneve te larta qe ajo me ligj i siguron dhe i ka ne ruajtje fizike?!!
Tjeter shqetesim jane shitesat ambulante qe i gjen tek dera e MB dhe duke shitur te pashqetesuar nga kerkush?!!
Po lejme nam per turistet qe vizitojne Tiranen dhe shikojne jo vetem shkaterrim total tek ish-hotel “Dajti”,por edhe tek “Piramida”?!! E mbi te gjitha gjithfare shitesish e lypsash qe u drejtohen duke lypur duke kerkuar te ngjallin jo vetem meshire por edhe ndjenjen e solidaritetit per t’iu gjendur prane ketyre fatkeqeve qe s’dijne se si te zgjidhin hallet e tyre,megjithese qendrojne e zvarriten dite per dite para dyerve te instritucioneve me te larta te vendit dhe kerkush nuk iu gjendet per t’i ndihmuar?!!
Sajmir,bindu vete per çdo person qe vendos,se gjersa gjerat te zene vend,policia je ti
Zoti Tahiri. Keni krijuar gjeneraten e re me drejtues te vjeter. Po jua kujtoj. Ilir Mustafaraj, Bajram Yzeiri, Besnik Shehu, Nikoll Rica, Artan Didi, Sokol Bizhga, Niko Brahimaj, etj.
Je per te qare hallin.
Lere demagogjine dhe na thuaj çfare kriteresh ndoqe per keto emerime.
me ne fund e dhe ky burgaj iku,mir zoti Tahiri po vepron,vetem keshtu do ti kthehet besimi ne popull
Ju lumte djema,mos i lini banditet te marrin fryme, jane ca ndertime pa leje ne Elbasan,Dem Perlepi i ka zaptuar token nje plake te shkrete me ndihmen e Partise Demokratike dhe ka ngritur pallat 12 kat duke bllokuar hapesiren midis pallateve.PD e quan pishtar te demokracise,por ky eshte nje hajdut trenash i denuar per vjedhje qe ne kohe te diktatures.
Duhet te largohet sa me pare nga policia Mithat Havari qe eshte komosar policie ne Permet. Ky I ashtuquajtur shef policie nuk mundet te sherbeje me ne polici per figuren e tij te ulet morale e per punet e ndyra qe ka bere keto 20 vjet.Ai rrahu e ofendoi gazetaret e
Nuk duhet te qendroje ne polici shefi I qarkullimit rrugor te Elbasanit Avdi Halluca qe njihet si rryshvetci i poshter ndaj drejtuesve te automjeteve.Eshte bere njeri I urryer.. Shpresa
Tahiri me 21 janarin e famshem ka kaluar perpara pallateve te shallvareve me nje makine me shkopinjte qe protestuesit e asaj dite godisnin gardistet qe ruanin kryeministrine. Do perendia ka nderruar tabiat.
PO ME ATA POLICE QE DALIN SA KALON KAKAVIJEN PER TE NXJERR NDONJE KAFE CDO BEHET
Emerimi me perfekt qe kam degjuar deri me sot ne administraten e kesaj qeverie.
Artan Didi, njeri teper serioz, inteligjent,energjik dhe me mjaft eksperience ne fushen perkatese,njeri qe nuk e njeh abuzimin ne pune por perkundrazi ka kulture te larte pune,nje familjar teper i rregullt dhe i perkushtuar.
Shume shpejt do t’i prekim resultatet e punes se tij.
Te largohen policet barkderra dhe kokelope…
Ju faleminderit Saimir Tahiri per perkushtimin dhe angazhimet serioze. Me njerez si ju, kabineti Rama jo vetem qe do te garantoje 1 milion perkrahes por do te shtohen shume me shume. Kujdes mos rreshqisni. I gjithe populli i ka kthyer syte tek ju per t’ju perkrahur por edhe per te vezhguar e denoncuar gabimet rruges.Sa do te doja te ishin ja 2-3 si puna jote dhe asnje si Arben Ahmetaj ku Edi ka gabuar me kete zgjedhje. Pune te mbare.
qe ti sherbehet qytetarit duhen forcuar lidhjet me te .kam nje vit qe kam ardhur nga greqia dhe nuk di cfar numuri tel ka policia .duhet te kete nje numur te thjeshte me 3 shifra falas dhe i njejte per gjithe republiken.une jetoj ne fier dhe policine e kane cuar ne mbyet. si mund ti zgjidh une problemet duke ber 20 minuta rruge per te vajtur po mendo edhe ardhjen ???
Mendoj se ndryshimet jane teper te nevojshme, por jo deri tek polici me i fundit.Ka disa shefa komisariatesh ne Tirane, si psh ai i 1 dhe 4, qe jane teper profesionale, te perkushtuar, apolitike dhe qe i kane bere zap te fortet e lagjes. Te tille mund te kete kudo, por eshte gjynah ne se ata nderrohen dhe nuk mbeshteten per te kryer punen.
-Nje emerim perfekt.Urime Tanit.