Rama u shkruan krerëve të partive opozitare: Të takohemi për ligjin e nëpunësit civil

12 Tetor 2013, 11:15Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar një letër krerëve të partive opozitare, për t’u shprehur gatishmërinë për t’u takuar për të zgjidhur mosmarrëveshjen e lindur me shtyrjen e hyrjes në fuqi të ligjit për nëpunësin civil.

Letra i është dërguar Lulzim Bashës të PD, Shpëtim Idrizit të PDIU, Fatmir Mediut të PR dhe Leonard Ndokës të PDK.

Ne letër, Rama thekson se mazhoranca ka gjetur rrugën e aktit normativ për të bërë të zbatueshëm ligjin.

Ai kërkon që të mësojë se cila është alternativa e opozitës për të zgjidhur këtë ngërç, që është përcaktuar si i tillë edhe nga asistenca teknike evropiane.

Në fund të letrës, Rama zotohet se gjatë qeverisjes së tij, opozitës nuk do i mungojnë hapësirat për të luajtur rolin e saj.

“Shumica parlamentare dhe qeveria e Republikës së Shqipërisë kanë vetëm një synim: ta bëjnë të zbatueshëm ligjin në fjalë që jo vetëm sipas nesh, por edhe sipas asistencës teknike evropiane, është i pazbatueshëm në mungesë të akteve nënligjore të domosdoshme. Ne kemi zgjedhur rrugën e aktit normativ, si atë më të përshtatshmen. Nga ana Juaj s’kemi arritur të dëgjojmë ende asnjë alternativë tjetër që e zgjidh më mirë problemin e krijuar nga mungesa e akteve nënligjore, por jemi të hapur t’Ju dëgjojmë deri në fund për një zgjidhje përtej konsensusit kushtetues.

Ja pse, për të dëgjuar çdo argument të opozitës dhe ballafaquar me Ju qetësisht, arsyet e shumicës parlamentare për të shtyrë me një akt normativ efektet e ligjit “Për Nëpunësin Civil”, ua lë Ju të zgjidhni ditën e hënë, të martë apo të mërkurë për një takim mes nesh, natyrisht nëse kjo ftesë përputhet me dëshirat dhe interesat Tuaja.

Ne kemi marrë një zotim, të cilit do t’i qëndrojmë deri në fund: me ne në qeverisje, opozitës s’do t’i mungojë asnjë prej hapësirave për të luajtur rolin e vet dhe asnjë prej mundësive për dialog mes të barabartësh me qeverinë,” shkruan Rama në letrën e tij.

Një ditë më parë ishte edhe aleati në koalicionin qeverisës, LSI, që deklaroi se promovon një takim mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për të zgjidhur mosmarrëveshjen e krijuar për këtë ligj, por edhe për të shtruar rrugën për të tjera marrëveshje.

Kurse Rama nuk kërkon një takim vetëm me Bashën, por me të gjithë drejtuesit e partive parlamentare opozitare./ep

26 komente në “Rama u shkruan krerëve të partive opozitare: Të takohemi për ligjin e nëpunësit civil”

  1. safeti says:

    U terhoq i pashpresi. Shkon me vrap i bie murit pastaj thot oleleee koka.

    1. kledon says:

      ooooooo Safet? po ngele ter kohen SAFET or i uruar!

    2. Ripjellje says:

      Big like për këtë koment!

      1. BESIANA GUSHI says:

        DIALOG SHURDHESH NE HANIN PA DERE

        Eshte e qarte per te gjithe qe dialogu qe i afron Edi Rama opozites se shurdheve jo memece ngjason pak a shume me ate salmen e priftit: beni si them une e mos beni si bej une!
        Edi Rama me letren-oferte, ne stilin qe tashme u mesuam ta kaperdijme si kafene e hidhur, perpiqet te krijoje ne opinionin publik te brendeshem e ne veçanti ne ate nderkombetar, figuren e Mesias qe ndersa me njeren dore mbeshtetet ne bastonin nyje shumte, ne doren tjeter mban shporten e thupurte me peshkun e sapozene si dhurate pa shprese per tu pranuar.
        Qe ligji i Nepunesit Civil eshte i pa aplikueshem e dine edhe vete shurdhet jo memece te viçidolasve te djathte, sepse eshte çorba e tyre e pergatitur para darkes se humbjes ne zgjedhjet e fundit. I mungon ketij ligji e gjithe struktura kembe-mbajtese, i mungojne rregullat e skemat e nevojeshme per te qene i thjeshte ne aplikim dhe i drejte ne perzgjedhje te Nepunesve te Statuar Civile.
        Nje gje kane te drejte viçidolasit shurdhe jo memece, e gjithe baterdia e shpunesim-punesimeve te Edi Rames deri tani nuk ka as edhe me te voglen gjase ti shembelleje sado pak ligjit te Nepunesit Civil dhe anekseve te tij qe pritet te aprovohen perfundimisht.
        Nga ana tjeter, eshte jashte çdo llogjike te paster katapultimi i shume personave te njohur e jo, ne vende kyçe te administrates shteterore, pa bere qofte edhe formalisht, nje gare meritokracie qe aq shume rilindasi Edi Rama e trumbetoi ne para zgjedhje.
        Largimi pa motiv edhe i shume nepunesve te afte, edhe pse jane te mendimit te djathte, nuk mund te gjeje mbeshtetje ne asnje parim te te qenit shtet kandidat per te hyre ne BE.
        Megallomania eshte plaga me e urryer qe kercenon sot te qenurit vend modern, i rispektuar, kandidat per ne BE.
        Kjo leter-oferte per dialog e Edi Rames mbart me vete ate politiken e stervjetruar qe luftuam ta flakim pergjithnje, percjell mesazhin e mospajtimit e te mungeses se largpamesise qe aq shume i duhet vendit ne kete situate te veshtire me te cilen po perballohet.

        1. Ilir says:

          Besiana si e flaket ju te PD-se politiken e administrates se popullit duke pushuar nga puna te gjithe ata qe nuk ishin me ju apo ishin indiferente ndaj politikes suaj? Vendi eshte ne nje krize te papare administrative, ekonomike, ne kufijte e katastrofes ku kriminelet vjedhine e vrasin ne mes te dites dhe drejtesia e sheti nuk ben asgje. Si te vendose rregullin dhe punen ne shtet Edi Rama; me njerezit tuaj qe do ti fusin shkopa neper kembe qe te deshtoje? Sigurisht qe te vendoset rregulli dhe te luftohet korrrupsioni dhe te behet perparim ne ekonomi duhet te zgjedhe njerez te afte dhe jo vetem Tropojane koke-gdhe qe blene diplomat dhe sundojne te gjithe zyrat e shtetit. Ndryshimi i kabineteve shoqerohet edhe me ndryshimin e drejtoreve, apo njerezve qe drejtojne agjensite kryesore. Merr per shembull SHBA-ne. Cfare beri presidenti Obama? Vazhdoj te perdore administraten e presidentit qe zevendesoj? Jo nuk e beri ate. Vendosi drejtues te rinj ne krye te administrates se shtetit. Nje shembull i vogel i suksesit ne rendin publik ishte roli i policise ne rregullin ne stadiumin ‘Qemal Stafa’. Nuk u hodh as edhe nje tymuese ne fushe. Ne te shkuaren kjo ndodhte vazhdimisht dhe federate shqiptare ka qene denuar me gjoba te majme per incidente te tilla. Dje nuk ndodhi as edhe nje incident me shishe tymuese. A mendoni se tifozat nuk do t’a benin kete? Kjo nuk ndodhi sepse policia nuk lejoj qe njerezit te fusnin ne stadium shihse tymuese. Kjo eshte nje diference e vogel por qe do te ndihet gradualisht dhe me shume suksese te tjera ku te vendoset rregulli, respekti, qarkullimi i mire rrugr, perparimi i me te diturit dhe me te mirit, pasurimit te drejte, pagimit te taksave, sherbimit mjekesor baze per te gjithe, hapja e puneve dhe vendeve te reja qe njerezit te shohin shprese dhe te punojne ne vend. Ju te PD-se e braktiset popullin, e late te mjere, e shkaterruat administraten, e mbushet me partzane partiake, e degendiset popullin ne mergim dhe keni guxim te na dilni ketu e te na shisni dengla me pallavra nder kohe kur Edi po ju fton ne dialog per te bere nje ligj europian? Cfare propozoni, ne vend te bojkotit Kush eshte ajo qe propozoni pervec kundershtimit kokeforte dhe pa zgjidhje? Uluni ne tryeze. Kjo eshte zgjidhja. Bej pune atje ku je dhe mos fut shkopa nen kembe qe administrata te jete funksionale, e paster dhe eficiente.

          1. BESIANA GUSHI says:

            Sa keq me vjen Ilir qe me bashkerendon me PD-ne. Une skam qene e nuk do jem asnjehere fanse e politikave te djathta aq me keq te viçidolasve tropojane.
            Lexo mire ate qe kam shkruar para se te krijosh ide te turbullta rreth pastertise e sinqeritetit tim.
            Una thashe qe nese nje “punonjes civil” I administrates se djathte ka punuar me ndershmeri, nuk eshte korruptuar, nuk ka vjedhur dhe eshte I pergatitur ne mansionin qe permbush nuk ka pse Tahiret, Kodhelet, Pelesshet, Canet, Veliajt e Rames duhet di largojne nga puna pa motiv e ne vend te tyre te vendosin injorante (shiko datat qe mbajne faturat e pagesave te thesarit te ketyre diteve te fundit: 2017, 2023!!!).
            Besoj se je dakord me mua. Ndershmeria e aftesia duhen promovuar gjithnje, pavaresisht kush qendron ne krye te shtetit. Qofte edhe Edi Kristaq Anife Rama.

  2. Anton Nepravishta says:

    Ti ka futur Likja kembet ne nje kepuce.

  3. vlora.A.GJ says:

    po i shker —n me lezet palacot. BRAVO.

  4. Isko says:

    Thjesht per kuriozitet, Ky Nardi (Ndoka), ka nderruar gje emer qe e keni shkruajtur Leonard, jo per gje po me duket se keta qe kane qene me ish partine e Genc Pollos, sikur e paskan qejf k’te nderrimin e emrit. I referohem Eno Bozdos qe tashme eshte Enno Bozdo, gjithe ate perpjekje per nje ‘N’…

  5. Mario says:

    Ju dalte per mbare Z.kryeminister,por nuk ma merr mendja.Opozita nuk e ka hallin tek ligji por diku gjetke.Mos u mashtro Ed Rama.

    1. idriz molla says:

      @mario:po tu mashtrote Edi nuk do ishte aty ku eshte sot.
      GO EDO GO.

  6. Liridon says:

    Shume veprim i mencur.Perderisa ka nje diktaure kryetaresh te partive pjesmarrese ne kuvend dhe deputete te frikesuar,te korruptuar duhet qe votimi per kete ligj apo shtyrje te behet i fshehte.Nuk jane te gjithe deputetet e opozites te korruptuar moralisht dhe financiarisht.

  7. SHEME SHAPKA2 says:

    Safet,shife te “pa shpresin” kur tu a fuse sa krahu,atyre dhe ty bashke me ta…

  8. tomorri says:

    Rruga me e drejte duke u bazuare ne ligjet dhe kushtetuten e demokracise.Nuk ka pse Edi Rama te beje allishverishe me Lulezim Bashen se ai eshte njeshi dhe po qe nje edhe rendesi po pate je zero fyl.
    Bravo Edi qe me dy fjale ja u ke perplasur ne fytyre se ç eshte demokracia se derrat veshtire se marrin veshe,por ruga eshte kjo duane apo nuk duane ata te paudhe.

  9. korcari says:

    o Safet, Rama kas 84 deputet ne kuvend per ta votuar ligjin si dhe mbeshtetjen e nderkombetareve per kete problem por prap nuk ben si Saleja qe mezi keshte 71 dhe i aprovonte ligjet sipas qefit te familjes se tij.AiAi me kete veprim kerkon te tregoje se opozita nuk e ka problemin tek ligji por Lulka e ben per hallet e veta qe ka brenda PD

    1. Albi says:

      Korrigjim: Edi ka 65 deputet, e vete nuk kalon dot gje. Te tjerat i ka Like Floriri, dhe vallen e hedh si do ai e jo si duan te tjeret.

      Likja qartesisht do te haje sa te ngopet me Ramen, dhe kur te filloj te ndjej ndjenja pakenaqesie do kaloj prap me Bashen. Me kete rast i mban dyert e hapur me te dy.

  10. ali says:

    Edi nuk mashtrohet Z. Mario ,por ”mushka,, ashtu i do drute !! Kur e themi kete , e them me bindje sepse Edin
    kur nuk eshte mashtruar deri tani ,zor se mund te mashtrohet tash e tutje kur ka ne dore ”edhe gurin ,edhe
    arren.,, . Duhet patur besim te plote te Edi .!!! ”Lisi nk pritet me nje sopate ,, ! Do te vije radha per te gjitha !!!!
    Avash-avash. ……….”mishi te piqet dhe helli te mos digjet ,, !!!!

  11. shkodrani(Austri) says:

    Duhet ta dije mire Z Rama se opozitari me i mire eshte populli, veprimi i tij shume i drejt , koha do e tregoje se sa me serjozitet dhe sa bindeshem e ka thene ate fraze.Une do mbes ne histori si kryministri me i suksesshem.Po po u zhgenjye populi si 20 vite me pare qe te denohen per kafe e cokollata kriminelet ska gja ne vije .

  12. lali says:

    KJO ESHTE DEMOKACIA

  13. elinor says:

    Ahahah, sa njala paska pase ky ilir meta!! S’po marojne kurre. A t’kam thane Mero se ky ban te kunderten e asaj qe e kshillojne te tjeret……pervec Metes?!

  14. Dialogu Barazise says:

    A mund te behet dhe ndonje dialog i hapur dhe konstruktiv me disa nga perfaqesuesit e nje milion votuesve, per kete dhe ceshtje te tjera akoma me te rendesishme?

    Upsss, me falni se per pak me shkau gau. Me ta nuk mund te behet asgje, se ata nuk mund te konsiderohen si te afte per te bere nje “dialog mes të barabartësh me qeverinë…”

  15. antipod says:

    kjo nuk eshte aspak demokraci, eshte shfrytezim i nje pakice teper te vogel qe i ka te gjitha ndaj nje numri shume te madh qe mezi mbijeton ne mizerje papunesi .or ram mos u merr me lulet po merru me njerezit e thjeshte se ata jane me te drejtet nga te gjithe.

  16. astrit says:

    BRAVO RAMA ,KE BERE GJENE E DUHUR, NE KOHEN E DUHUR,KE POPULLIN ME VETE,EDHE OER KETO PROBLEME TE MEDHA, ZGJIDHJA QE KERKONI TI BENI JU KETIJ PROBLEMI ESHTE SHUME DEMOKRATIKE,NE QOFTE SE OPOZITA NUK PRANON
    KETE ZGJIDHJE BISEDO ME OPOZITEN PER TJU DREJTUAR POPULLIT ME REFERENDUM.

  17. E verteta says:

    Beji formalitet, por dhe shume mos ju lut se simpmpatizantet tend me zi po presin te punesohen. Antaresimi ne Europe le te shtyhet dhe ca por me kyresorja eshte qe haku te veje te i zoti.ashtu sic ke premtuar dhe ti vete.

  18. ira says:

    Bejeni te qarte publikut kriteret per nepunesin civil, per cdo institucion, drejtori etj, pastaj beni dialog, sepse ju qe dialogoni jeni dhe keni qene ne pune, si ne opozite gjithashtu edhe ne pozite. Ne votuesit jemi pa pune.

  19. Adrian Dhamo says:

    I nderuar Kryeminister Po ju shkruaj disa fjale megjithese mendoj se ti i ke ne memorje
    1- Ke thene ne fusheta se do nxjer dhe do te vendos drejtesi per 21 janarin Deri tani asgje
    2- ke thene se do ul TVSH e disa ushqimeve kryesore deri tani asgje .
    3- Ke thene se do te ul tvsh e ilaceve deri tani asgje.
    Ke thene se te gjithe abuzuesit do dalin para ligjit ketu hyjne
    a- Sali Berisha Si urdheruesi i vrasjeve te 21 janarit dhe akuza te tjera per abuzime dhe vjedhje
    b- Ke thene qe do te ndjek ne prokurori Lulzim Bashen per rrugen e kombit dhe te tjera
    c- ke thene se do ndjek penalisht Arben Imamin per vjedhje
    d- Ke thene se do coj dosjen per te birin dhe te bijen e Sali Berishes
    e- ke thene se do aplikosh konkurse per vendet e punes deri tani

    nuk jane mare parasysh performancat ( p.sh. ne Ministrine e shendetesise me drejtoreshen e farmacive etjera si keto)
    f- shume drejtore Rajonale qe i ka vendosur P.d kane kaluar me LSI per te qendruar perseri drejtore si ne drejtorine Rajonale te punes ku drejtori eshte vendosur nga Gjergj lezha.dhe Sali Berisha.
    Ke thene gjate fushates se do te likuidosh detyrimet e gjykates per punonjesit e larguar nga P.D deri tani asnje sinjal. e shume e shume te tjera si keto Ne se do te nderohesh mbaji premtimet populli qe ti dha votat edhe ti merr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje