Zv/ministri i Mbrojtjes: Imami i katandisi makinat e ushtrisë në rrangalla pa asnjë litër naftë

12 Tetor 2013, 09:21Politika TEMA

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Dritan Hila, shprehet se puna që e pret ministren e Mbrojtjes, dhe ata si drejtues të rinj, fillon që nga gjetja e parave “pasi arka është lënë trokë”.

“E kujtoni kur Berisha, me entuziazëm koreano-verior privatizoi makinat e ministrive për llogari të mbajtësve të tyre me çmime qesharake? A thua se këta do të ishin qeveritarët e fundit të Shqipërisë! Ishte koha që sokëllinte ekraneve për vaskat e florinjta, ishte koha kur thoshte se montoi kompjuterë në sallën e qeverisë që të kursente letrën, kur çdo punonjës administrate e di se materialet qeveritare duhet të jenë patjetër edhe në letër. Ndërkohë, i biri i tij përgatiste pjekjen në barut të 26 shqiptarëve. Sot që bisedojmë, aparati i Ministrisë së Mbrojtjes ka disa makina rrangalle nga koha kur z.Majko ishte kryeministër dhe nja dy të telendisura në ditë të hallit nga Arben Imami në fushatën e fundit. Në serbatorët e ushtrisë nuk ka një litër benzinë, në kuptimin jo figurativ të fjalës, pasi u bë tym në fushatë elektorale. Kaq mjafton për të krijuar një perceptim se në çfarë derexheje e ka lënë shtetin Berisha. Sa i takon punës që ka përpara ministrja Kodheli, fillon që nga gjetja e parave, pasi arka është lënë trokë; pastaj te rikonceptimi i strukturave, të cilat u frynë tre muaj para zgjedhjeve dhe tre më pas, për efekte elektorale dhe klienteliste. Ajo t’iu japë dinjitetin dhe krijojë besimin ushtarakëve se në korridoret e ministrisë nuk do të vërdallisen fëmijët e kryeministrave për t’i terrorizuar të hedhin firma që mbjellin vdekjen dhe këta ushtarakë të përfundojnë më pas syrgjyn. Siç edhe e përmenda më lart, objektivi i punës sime, pak ka të bëjë me çështjet e administrimit të përditshëm të armatës shqiptare. Por di se znj.Kodheli ka një punë titanike përpara, që fillon nga vogëlsirat e përditshme, deri në ato strategjike. Ajo vetë është një ekonomiste e aftë dhe stafi që ka përzgjedhur nuk ka të sharë. Kanë vizionin dhe përkushtimin. U duhet mund, para dhe pak fat që të arrijnë objektivat që qeveria i ka vënë vetes në sektorin e mbrojtjes,” thotë Hila për GSH.

Sa i përket pranisë së femrave në kabinetin Rama, ai shprehet: “Përtej ekzotizmit të këtij fakti statistikor, prania e femrave në qeverisjen “Rama” është një shenjë e europianizmit të saj. Nuk hyj te personat që besojnë në lëvizjet feministe, duke caktuar kuota fiktive, apo promovimin e tyre për faktin e një ngatërrese kromozomesh. Që femrat të promovohen, duhet ta meritojnë dhe pastaj vjen pjesa kur ne burrat shfaqim xhelozinë tonë për pozicionin e privilegjuar, që kemi në hierarkinë shoqërore dhe bëhemi pengesë dhe është pikërisht kjo pjesë që duhet luftuar si një paragjykim. Në rastin e kësaj qeverie, mendoj se kryeministri u ka dhënë shans shumë grave të zonja që të tregojnë veten. Sa i takon pranisë së ministres Kodheli në dikasterin e Mbrojtjes, doja të përshtatja frazën e Klauzevitcit se “lufta është vazhdim i politikës me mjete të tjera”, në “ushtria është vazhdim i ekonomisë, por me uniformë”. Ushtria shqiptare, që të jetë e mirëstërvitur, mirarmatosur, mirëdislokuar, mirëpërfaqësuar, e shumë performanca të tjera, duhet të jetë në duart e një ekonomisti të mirë dhe politikani institucional. Znj.Kodheli është e tillë. Punët e luftës pastaj janë të Shtabit të Përgjithshëm dhe NATO-s”.

26 komente në “Zv/ministri i Mbrojtjes: Imami i katandisi makinat e ushtrisë në rrangalla pa asnjë litër naftë”

  1. albans says:

    Na cate trapin ju duke konstatuar krimin a thua se ne i kishim syte ne byth he burre? Nqs paska krim, pse nuk e denonconi po rrini e derrdellisnin aty me njeri-tjetrin? Ju duhet te ishit te paret qe duhet ti denonconit fajtoret!

    1. Argita_B says:

      Fillohet nga konstatimi, kalohet te denoncimi, te hetimi e me pas nese ka shkelje ligji, te denimi. Kane vetem nje muaj ne pushtet, le tu leme kohen e duhur e me pas gjykimet.
      Vjedhja e korrupsioni nuk do te zhduket si fenomen, po urojme te reduktohet, te “normalieohet”.

  2. zambaku says:

    Pushti dhe homofobi Arben Imami duhet te dale para drejtesise per vjedhjet dhe abuzimet skandaloze! S’ka me vend per tolerance me abuzuesit e fondeve publike/shteterore!! BURG !!

  3. qytetari theshte says:

    Nuk e vem ne dyshim si e kini gjetur.Merakosemi si do e rregulloni,ne detaje. kapia e problematikes dhe trajtimi me mobilizim e perkushtim nga ana juaj na jep besim dhe shpres.Suksese .

  4. feniks says:

    Te pershendes zoti Hila per llogjiken dhe besimin tek udheqja e re e ministrise me zonjen e nderuar Mimi Kodheli ne krye!!!
    Ju thoni se “ARKA ESHTE TROKE”!!!
    Pikerisht ketu duhet ta filloni:
    -KALONI NE VRIME TE GJILPERES TE GJITHE FINANCAT DHE TREGETINE,qe eshte bere ne keto 23 vjet!!!
    Auditimi duhet te filloje,qe nga SAKTESIMI I SASISE DHE CILESISE SE ARMATIMIT,MUNICIONEVE etj te USHTRISE,ne vitin 1990-te,pastaj te gjitha SHITJET,BLERJET etj,qe jane bere nder vite dhe ku kane SHKUAR PARATE!!!
    ARMATIMI DHE MUNICIONET E SHITURA KANE PATUR NJE VLERE ME MILIARDA DOLLARE,ndaj te gjenden se KU KANE SHKUAR KETO PARA TE POPULLIT!!!
    KY ESHTE KRIMI ME I MADH,QE I ESHTE SHKAKTUAR SHQIPERISE KETO 23 VJET,NGA KLIKA MAFIOZE E SALI BERISHES!!!
    FTONI ish ushtaraket,specialiste te ARMATIMIT E MUNICIONEVE,TE FINANCES etj,se do t’u nevojiten me shume se ata,qe keni aty e qe kane HESHTUR kur Berisha bente KERDINE ATJE!!!
    NE MINISTRINE E MBROJTJES DUHET TE BJERE TERMET 15 BALLESH PER TE GJETUR VJEDHJET KOLOSALE djhe pastaj do gjeni jo vetem PARATE per vete,por edhe per GJITHE POPULLIN!!!
    T’U SEKUESTROHEN PASURITE SHKAKTAREVE KRIMINELE DHE T’I KTHEHEN POPULLIT!!!
    Mos u merakosni shume per STERVITJEN E USHTRISE!
    Le te merren USHTARAKET ME ATE,se nje BATALION KA NGELUR!!!
    Vetem nje KAPITEN u DEL MBANE e jo gjithe ata GJENERALE qe keni ju!!!
    Pra ,te NISET PUNA NGA GJENDJA E PASURISE USHTARAKE NE 1990-ten dhe te saktesohet se CFARE ESHTE BERE ME TE GJITHE KETE PASURI,NJE NGA NJE!!!
    TERMET FINANCIAR!!!
    CUNAM POLITIK!!!
    KRIMINELET TE GJENDEN E TE DALIN PARA DREJTESISE!!!
    FTONI ISH USHTARAKET,se atyre u DHIMBSET USHTRIA,QE E KANE NGRITUR E RUAJTUR ME GJAK TERE ATE PASURI,QE E BENE RRUSH E KUMBULLA HAJDUTET E BERISHES!!!

  5. Samiu says:

    Cojini ne gjyq…Atehere do te beheni te besueshem. Po s’u gjykuan dhe denuan ata, kot qe “lehni” edhe ju Te njeten gje bene edhe ata me ju, shanin, akuzonin por asgje nuk doli ne drite..

    1. LORA says:

      Po Samiu,vetem nese i denoncojne,sekustrojne dhe denojne do te behen te besueshem.U neverita duke degjuar gjera,qe ne thelb,i di shume mire.
      Sa per levdatat,per njeri tjetrin,e kane te kote.Jane njerzit qe kane ekskluzivitetin e vleresimit,dhe vetem ata.

  6. unknown says:

    Ah more djale, nuk te doli keq jo. Bere nje shkrim per punen e ‘veshit’ per Edi Ramen, dhe te beri zv/minister. Tani pa pike turpi dhe etike, duke qene zv/Minister lavderon dhe I servilosesh neper gazeta Ministres tende. Me sa duket edhe te si shume palaco te tjere e paske gjetur menyren se si mund t’i afrohesh pushtetit dhe mund te perfitosh prej tij.

    1. sali birisha says:

      Bravo,”unknown”!!!
      Keshtu te do baca Sali ty:LLAPAQEN,SHPIFARAK,DIVERSIONIST,PROVOKATOR dhe lepires BYTHE!!!
      PS-Kete te fundit ta kesh vetem per mua!!!

  7. liri a vdekje says:

    hepra cprisni filloni ti dokumentoni e o burra ne drejtim te prokuroris

  8. Arturi says:

    Jam shume dakort. Edhe une mendoj se Znj. Kodheli do te dije te administroje me se miri burimet tona ekonomiko-ushtarake. Suksese!

  9. genci says:

    O Tan Hila mos rri duke bere gam gam kot por hyjini punes shpejt e shpejt, hapni nje adrese per te komunikuar me publiku dhe do te merrni informacione falas se cfare kane bere ata paraardhesit tuaj, nuk keni nevoje te beni shpikje.
    Sa i perket stafit lere mos e pyet jeni i mrekullueshem, sidomos ai keshilltari ushtarak (gjeneraluc zaimi)qe keni marre dhe po ju keshillon ne menyren me te “mire”. Ai ka qene turpi perfaqesimit te ushtarakeve ne NATO, aq sa dhe homologet vetem e tallnin, epo kuptohet te shkosh nje here ne tre jave ne pune……e pse??? sepse ke filluar pune private atje ku vendi te ka derguar per tu perfaqesuar….e cfare punesh …..te lante pishinat e boseve….verifikojeni se eshte e vertete…..
    Dhe per me teper kursejini disa para nga struktuar qe ka ngritur Imami ne SHAPE per ish-shefen e kabinetit te tij (zj. DOnika capi) ajo punon ne staf nderkombetar nderkohe qe vendi yne i ka vene ne dispozicion sekretare dhe shofer per postin e saj ne staf nderkombetar ……eshte e patolerueshme se nuk lejohet…..nese posti i saj kerkon sekretare ate ja ofron stafi nderkombetar dhe jo vendi saj…..shihe se nje kursim rreth 60-70 mije euro ne vit nuk do ju beje keq

  10. ali says:

    Poshtersite e Imamit njihen pergjate ketyre 23vjeteve,prandaj burgun e perjetshem e ka hak !!!!!

  11. SHEME SHAPKA2 says:

    Reformoni drejtesine dhe cojini ne gjyq,mos beni gam-gam kot.Nuk kemi nevoje te degjojme se cfar eshrew bere,por Filani vajti ne prokurori per kete shkelje.Kjo eshte pune jo llafet.Hajt turqeta.

  12. Demokrati says:

    PS ne qofte se nuk fut ne burg cfare denoncon,kot derdellis nuk ben dot shtet.

  13. Liridon says:

    Ne Europe,denimi eshte i kufizuar jo vetem me heqjen e lirise,por edhe me fature financiare,e barabarte me damin e shkaktuar plus shpenzimet hetimore,gjygjsore etj.

  14. arber says:

    Dritan Hila meriton respektin e te gjithe shqiptareve,sepse qe i vetmi

    punonjes ne Ministrine e Jashtme qe denoncoi faljen e detit nga

    Berisha e Basha.

    Dhe ata per tu hakmare e flaken menjehere nga puna.

    Respekte z.Hila. Z.Edi po ve ne drejtimin e puneve njerez te afte e

    patriote.

  15. gjon says:

    Boll me konstatime se na llodhet.Na thoni cfare do beni per te permiresuar situaten.Respekte Zoti HILA.

  16. pordha me rigon says:

    ketyre u themi pordha me rigon ne,or ti zv.minister leshi.keni kaq kohe qe derdellisni:jo eshte vedhur kjo,jo ka vjedhur kaq,por nga ana tjeter te akuzuarit tallin bythen plazheve te botes dhe duke bere karshillek para kamerave.po qete te zot,o ti,se ti nuk je askushi,filloni qysh nga vjedhjet e pandeliut,qe rrin si skuth,tek mediu e me rradhe.po qete te zot gejini paret e vjedhura dhe kthejani popullit.po ju nuk e beni dot kete,se ne hambaret e mmbrojtjes I keni shpresat edhe ju te babeziturit e rinj.per fjale paskeni qene te paarritshem,por edhe ne qe merremi me ju emi ca bole te paarritshem.se c’keni arrestuar nja 2 kopana ande nga spiro ksera dhe mendoni se keni bere naming duke luftuar korrupsionin.lexoni ju se c’behet neper evrope?ne rumani jane arrestuar ish funksionare per vepra qe I kane kryer para 15 vjeteve.po ne kroaci,keni lexuar gje?po ne france,itali keni lexuar gje?te pakten heshtni,se na vjen per te vjelle.

  17. mesuesi says:

    LERINI TEORIT DHE FILLONI NE PRAKTIKE per rregullimin e puneve. DREJTESIA (PROKURORIA) TE FILLOI NGA HETIMI DHE KUSH E MERITON TE SHKOI NE BURG,NDRYSHE NUK KA SHTET E ZBATIM TE LIGJEVE.
    Teorikisht dhe praktikisht i dime se c’kane bere maiozet e PD me lekure demokrati.

  18. Asnjanes says:

    O Tan Hila! Pse e quan veten kot diplomat? Ti ishte staf teknik ne MPJ. Ti ishe financier tek drejtoria ekonomike (me drejtor Kol Krajen), qe s’kishte asgje te perbashket me diplomacine, pervecse nderteses. Ti rrije me duart ne xhepa e me barkuan si kacek tek zyrat e erreta te katit te pare te MPJ-se e tregoje barcaleta me shoferat te cileve u ndaje litrat e benzines. Pastaj te cuan ne Itali (me mik e me nderhyrje pasi ti ishe personel teknik dmth njesoj si elektricit, magazinier, shofer,pastrues, centralist, etj) ku u preje faturat emigranteve qe kryenin veprime konsullore. Kur nuk te cuan perseri aty ku doje, atehere u bere me orientim ‘te majte’ e fillove te mbaje qendrim ‘opozitar’.

  19. LILOLABJA says:

    Zoti Hila ky nuk eshte lajm per ne,lajm do te ishte ,qe njerezit qe katandisen ne kete derexhe ushtrine shqiptare do te japin llogari para gjyqit .Voten, populli shqiptar ua dha ,qe asnje bir kurve nga keta qe katandisen ushtirine shqiptare ne kete dite, te mos i shpetoje dot drejtesis.Demet i dime se kemi dhene shpirtin ne ate ministri ,por duam te shohim prapa hekurave pergjegjesit politike dhe ata ushtarake qe ne emer te “ristrukturimit te ushtrise” ,nxirnin miliarda dollare duke u tallur e neperkembur popullin ,qe me aq shume sakrifica e mundime mundi te ngrere kete pasuri qe keta kriminele e bene hi vetem per 20 vjet.

  20. A LESHI says:

    Birishi e k-kishte obligim qe dajte ti furnizoj me karburant.

  21. vlonjati says:

    hila vendin e punes ja ka borxh rudines

  22. myzeqari says:

    O Tan Hila ore do na thuash ndonje gje te vertet se keto i dime ne. Ore pse akoma me ate plehren Imam do merreni ju? Ju lutem nese ai ka bere keto shkelje ca prisni ju me pse nuk beni kallezim ne prokurori.

    Kur do te hiqet Xhemal Gjunkshi qe ka bere lloj lloj aferash korruptive?
    Kur do te rishikohen gradimet e sivjetme ku u shkel ligji dhe u nxorren nga puna oficera qe mbaruan sivjet akademin?
    Kur do te jepen leket e ushqimit te ushtarakeve?
    Cfare negociatash po beni ju me ministri te ndryshme per te punesuar ushtaraket e liruar ne moshe 44-45 vjec qe kane nje CV me te pasur se ty dhe se presidenti Nishani qe vetem me kursin themelor eshte?
    Pergjimi i opozites nga Ylli Zyla?
    Etj etj etj qe po deshe ti ti them une prandaj hapni nje adrese on line qe te gjithe ushtaraket te shprehin mendimet e tyre per ushtrine dhe padrejtesit qe u jane bere kaq vjete.

    Ja keto jane ato qe ju duhet te beni zoti Hila se bashku me Mimin. Mimi ne qofte se ka njohje te vjetra me te jemen e Imamit dhe vete Imamin ti lere per ne shtepi se deri tani Mimi eshte ministrja me plogesht e kesaj qeverrie qe gjasme do te ishte zonja e hekurt.

  23. qytetar says:

    Kur konstatoni qe arka eshte bosh kaq e veshtire eshte te merret vesh kur dhe si jane shpenzuar parate dhe asetet e ushtrise dhe nese ka shkeles te ligjit vendosini para drejtesise sepse nuk eshte e drejte qe ju te beni nje konstatim sa per tu justifikuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje