Festa e kancerit!

14 Tetor 2013, 20:35Politika TEMA

Nga Bledi Mane- Public Enemy

 

1./Është gjallë?

Nata e vakët e atij prilli të butë mundohej të më rrinte pranë. I shtruar në Spitalin Ushtarak të Tiranës lëngoja nga dhembje të tmerrshme. Qetësuesit nuk më kishin bërë derman më shumë se tre orë e i mbytur nga djersët dhe lëngata që çlironte dhembja, rënkoja herë me zë e herë me gulç. Infermierja e turnit u shfaq në dhomën ku vuaja e pa ndezur dritën m’u afrua. I shtrirë, kundroja fytyrën e saj tek i përplasej edhe hëna edhe dritat e oborrit të spitalit.

-Qetësohu e bëhu pak burrë, më foli me zë të shtruar. Pak durim deri nesër sa të hysh në sallën e operacionit dhe gjithçka pushon. Pushon edhe dhembja, edhe vuajtja.

Kjo lloj terapie e cekët që shpesh duket sikur lajnë gojën njerëzit e shëndetësisë, më tepër të acaron sesa të qetëson. Shtrembërova fytyrën time dyfish për t’i treguar infermieres se isha më rehat tek ndjeja si më depërtonte nga indet deri thellë në shpirt tortura e dhembjes, sesa të dëgjoja broçkullat e saj.

-Eh, ta dish ti çfarë meraku kam unë, pyeti veten pa e pyetur askush infermieren.

Mendova se puna gjatë natës i dalldiste njerëzit, ndaj nuk ia vura shumë veshin ndërsa ajo ngulmonte.

-Dhe i them burrit tim gjej një nuse të mirë që të m’i dojë të dy çunat. Nuse për shtëpi e nuse të bukur!

Lëviza nga vendi për t’i dhënë ultimatumin bezdisjes së saj. E ndërsa iu afrova fytyrës që kisha përballë, diçka që rënkonte brenda syve të saj më bëri të stepem. Infermierja e kuptoi reagimin tim të rrufeshëm dhe filloi bisedën më shtruar.

-Ti je me fat të keqen motra, nesër çlirohesh, ndërsa unë kam merak tjetër. M’u përsërit kanceri në gji dhe kësaj here m’i prenë shpresat. Vetëm 5 muaj afat më kanë taksur. Kam merak dy çunat kush do m’i rrisë ndaj i them burrit shpesh që gjej një grua që të m’i dojë sa të rriten. Janë vetëm 8 dhe 10 vjeç e do më lenë në varr pa u tretur. Edhe ato pak lekë që kisha kursyer, m’i hëngri terapia… Je me fat ti, pëshpëriti ajo dhe iku nga dhoma. Mori me vete dhembjet e mia, ndërsa ngela i shtangur deri në zbardhjen e mëngjesit në pritje të shkërmoqjes së dilemës time.

Vonë nga fundi i ditës, pasi kisha mbaruar edhe me operacionin tim munda të pyes dikë në pavijon. Ma konfirmoi që infermieria Beti kishte jo 5, por vetëm 2 muaj jetë e vinte të punonte në spital të humbte mendjen e t’u jepte të tjerëve shpresë. Kanë kaluar 30 muaj nga ai prill i vitit 2011 dhe kurrë nuk munda të pyes askënd nëse rron apo jo infermieria që më shtangu atë pranverë.

Teksa m’u kujtua kjo histori e dhimbshme dyfish, nuk heq dot nga mendja dhjetëra e qindra femra të politikës dhe administratës. Biznesmene dhe sipërmarrëse, edukatore apo ish- kryeparlamentare, të cilat sa për tangërllëk shfaqen një herë në vit ekraneve dhe më tepër sesa sensibilizim drekojnë apo argëtohen për kancerin e gjirit e të qafës së mitrës. Indiferenca e lyrosur e seksit mashkull në këtë vend nuk duhet t’ju lyrosë edhe ju o gra, por ushtroni presion privat e publik dhe bëhuni më të gjalla. Shumë prej jush kanë portofol të dhjamosur e nuk përtoni të shkoni të vizitoheni te spitalet private në oborrin e Spitalit Ushtarak, por mos harroni mijëra të tjera në qytete e bathore anë e mbanë vendit. Mblidhuni o gra, bashkohuni o gra, gjeni para o gra dhe blini të paktën 2 mamografi lëvizëse të shëtisin qoshkat e humbura të Jugut apo Veriut atdheut e t’u vinë në ndihmë grave të harruara.

Tetori është muaji i sensibilizimit të luftës kundër kancerit në gji, por mos ia lini në dorë fatin spontanitetit ndaj u bëj thirrje të dashura femra.

Odeta, Mimi, Klajda, Eglantina, Lindita, Milena, Mirela, Linda, Monika, Liri, Aurela bëjani një herë fora dhe kësaj here mos i lini ata burrat tuaj të kenë në dorë sinorin e jetës të grave të këtij vendi. Sensibilizoni veten si fillim pastaj të tjera femra do u ndjekin pas.

 

2./Shënim i rëndësishëm.

Ty Jozefina nuk po të bëj thirrje sensibilizues. Sikur 8 vitet që qeverisje të kurseje pak para nga ato udhëtimet e tua nëpër botë do e kishe blerë një mamografi lëvizëse e do shpëtoje qindra jetë. Ose më mirë ta kishe mbyllur gojën e mos përdorje atë fjalor të kancerosur. Kështu do ua zbusje pak dhembjet femrave që vuanin edhe nga kanceri i gjirit, edhe nga turpi sesi një tjetër femër sëmurte parlamentarizmin!

Meqë ra fjala, nga bëhesh, ku humbe? We miss you!

fb.com/bledi.mane

twitter.com/blediMANE

31 komente në “Festa e kancerit!”

  1. QANI MUSLIMONI says:

    Aman o shejtan aman,o te lumte ajo mendje o djale. Po sa merak ma ke ate zhele zhelen mo qerrata, ja keshtu me lezet nga pak e nga pak e ben ti ngrihet leshi qe i mbulon trupin, avash avash perpjet.

    1. Gopisti i NSHRAK-ut says:

      Me sa kuptova une, Bled 20cm-shi i ben thirrje gopit te ngrihet te protestoje?

  2. gazi says:

    Pse servilosesh dhe i faktorizon dhe promovon askushet, kur permend dhe Monika alabaken, me mire shko mbytu ne halet.

    1. kot-fare says:

      @ gazi:

      nuk behet fjale per gra ne funksion politike. Bledi i ben thirrje si force gjinore.

      Gazi mundohu te kuptosh situatat. Nje gjeneral eshte i tille ne detyre, por ne shtepi eshte thjesht bashkeshorti i gruas se vet, dhe prindi i femijeve.
      Keshtu dhe grate, mund te jene politikane, mund te kene bere dhe korrupsion, por ne fund te fudnit jane gra!

    2. bimbashi says:

      S’e ke kapur fare muhabetin! Bledi nuk po promovon askend, po u ben thirrje atyre qe kane pushtetin sot dhe qe e kuptojne problemin me mire, pasi jane dhe femra. Ilustrim i qarte i kesaj eshte qe permend dhe Jozefinen qe pati shume pushtet per 8 vjet dhe nuk beri asgje per kete problem.

  3. tOnuzi says:

    Te lumte! Ndyresira nuk ndihet me.

  4. homeri says:

    —po tjerr lesh

  5. Lulip says:

    Po ti cu bere ore Bledi Mane se na mori malli,presim me padurim artikujt problemore edhe ky i sotmi eshte plote kuptim,eshte njerezor,eshte jetesor.Na dil shpeshe.

  6. Besa says:

    o Bledi o flori me knaqe. bravo.

  7. liri says:

    Miresi te buron nga cdo shkronje. Pac fat e mbaresi ne familje e jete , miku yne Bledi.

  8. Treviso says:

    Zoti Bledi, na preke ne shpirte dhe per gjithe artikullin na semure.
    Kur arritem ne perfundim te artikullit sikur na e hoqe me magji ankthin qe na kish zene gjate leximit te artikullit. Shpresojme qe keto zonja qe kan diçka ne dore sot,te mendojne sikur kanceri i gjirit apoi mitres do ti bije dhe atyre, larg-azot. Per Jozefinen kam ndigju qe ka kerkuar azil politik.!!!!!

  9. Arber says:

    Urime per shkrimin shume njerzor.
    2 kurse per Jozin me pak flitet aq me te relaksuar jemi nga ajo plake e keqe qe ka hyr ne menopauz e sdi ca flet sdi ca ben e si te sillet.

  10. Skeptiku says:

    Brilant Mane si gjithmone.Te pershendes miku yne e me prezent te duam,shendet e cdo te mire te uroj!

  11. Banija01 says:

    QANI…

    Me pelqeu shume komenti yt.

    Nje njeri i shkolluar i shkruante nje leter nje mikut te tij dhe i thote se po te shkruaj gjate se nuk kam kohe te te shkruaj shkurte.

    QANI i shtrydhe fjalit e gjata dhe me esencen e tyre shkruajte vetem tre rradhe po te goditura.

    Edhe Bledi ne pjesen e pare ka shkrire talentin ,po ne te dyten me tre rradhe e gjysem e beri zhele zhelen per uje te ftohte.

    Do kisha deshire qe leshi qe do ti ngrihet zheles ti mbuloje gjithe trupin dhe u befte si majmunke!!!

  12. Gelondi says:

    Bled ne me lejon te drejtohem me ti. Ke nje pene dhe nje stil te vecante shume te thjeshte.dhe e thjeshta eshte fisnike dhe e kuptueshme. Me vjen keq qe kesaj dhuntie dhe talenti i shton gjithmone nje doze mllefi dhe pse jo urrejtje. Mire e the, e ke harruar znj.Topalli por te njejten harrese perdore edhe ndaj infermieres apo jo. Nuk pyete njehere per te dhe hallin qe e ndrydhte perbrenda,aq sa gjeti kurajo te fliste me ty. Si ta quaj? Shenje barazimi! Lexoje mire ate infermiere. Mendonte per te ardhmen, per shpresen, per jeten qe do te vazhdonte te femijet e saj. Nuk kishte mllefe, nuk mallkonte, shikonte perpara. Lere erresiren,mllefin,urrejtjen, leremendimin tend te drejtohet drejt drites.

    1. bimbashi says:

      Gelondo!Duhet te tregohesh me i mprehte kur drejtohesh me ti :). Infermierja i tregoi hallin e saj nje pacienti, ndersa Bledi Mane, publicist, tregon hallin e shume grave shqiptare, ne menyre te vecante te infermjeres qe permend ne kete shkrim. Nese dhe ajo infermiere do te kishte mundesine dhe talentin te shkruante, ndoshta do te kishte shkruar te njejtat gjera si Bledi. Ketu qendron njerzilleku dhe ndershmeria e gazetarit: te flase per ate qe shqetson njeriun e thjeshte,per ate qe shqetson nje shtrese te shoqerise te ciles ai nuk i perket. Valle nese thoshte qe vajti dhe u interesua per ate infermiere problemi qe ai ngre do behej me i rendesishem?

  13. shkodrani says:

    Popull injorant. Ky shkrim nuk ishte as per zhelefinen e as per politikanet e sotme. Popull I pashkolluar qe sdi te kuptoje ate qe lexon.
    Gjithcka e lidhni me politiken. Ju ka bere saliu me fiksime

  14. jackone says:

    i madh blendi mane , si gjithmone…

  15. doktori says:

    O blendi qe ne shqip do te thote kancer.

    ti je turpi i shqiperise.
    kur shkruan edhe ti more trafikant nuk ka kancer qe nuk i shpifet lexuesve te tu.

  16. beso says:

    Bledi,me mjaftoi historia.Qe tregon se je i vemendshem atje ku duhet te jesh njerezor.Ne fakt,jo per muajin e sensibilizimit,por per gjithe muajt e vitit duhet ti kerkojme strukturave shendetesore qe te veprojne pa pagese dhe njerezisht ndaj semundjeve te tilla.Tumoret jane shtuar me ritem galopant,quaje per ambientin,ushqimin,stresin qe sjell mizerja.Jane qenie njerezore,te cileve nese nuk u jepet dot shprese te mbijetojne,te pakten nje sherbim njerezor ne kohen e tyre te fundit.Po te ishte per mua,ai shenimi i rendesishem nuk do ia vlente mundimin.Sikur e faktorizon.Personi te cilit i drejtohesh eshte personifikim e asaj semundjes se pasherueshme,prej te ciles ti evokon shpetimin.Ashtu e zeze dhe ashtu vulgare,e pangopur dhe histerike,tamam si semunja e pasherueshme.E kushtueshme per ta luftuar,njelloj si semundja.

  17. Ema says:

    faleminderit !!! Pak njerez guxojne te thone te verteton lakuriq, shumica parapelqen ti vije rrotull plages pa e prekur.
    Kush ka veshe te degjoje, te tjeret le te mos lehin si langonj me banalitete .

  18. mali says:

    Te lumte Blendi. ke trajtuar nje teme aktuale e shume domethenese ne Shqiperi.Ne ShBA grate te cilat nuk kane sigurime shendetsore, u krijohen kushte free per te bere mamografi. Nuk bej fjale per grate qe kane sigurime shendetsore, ku sherbimet mjeksore jane maksimale per grate me kancer gjiri etj.Madje kane dhe shume benefite te tjera…Edhe njehere te pergezoj Blendi. I lexoj me shume kenaqsi shkrimet e tua. Urime

  19. Auloniat says:

    Kur t’i qante hallin infermieres? Kur po vuante vet nga dhembje tè padurueshme?. …. ngela i shtangur, deri né zbardhjen e mèngjesit…?!. Ku èshtè urrèjtja e Bledit??!!. Bledi, siç ke zèmrèn,
    ashtu e paç jetèn. Gjithè tè mirat.

  20. psy says:

    Bledi,more djall,te dua fort!

  21. lesharapi says:

    Gezuar bajramin JUVE gra inatçore, qe ju del edhe ne gjume Jozefina! Çfare zgjyre ka gruaja brenda!

  22. çadra-Pistolet says:

    Nje ese shume e goditur. Mbyllja akoma me e shkelqyer.

  23. QANI MUSLIMONI says:

    Doktorit ne komentin e ores 10.50pm! O doktor po kaq Gomar qenke mo dite zi, o mavriu ti? te dhjevsha mu ne diplome e ne shkolle qe paske bere,ndofta per ty emri Blendi ne shqip mund te jete kancer. Po pse je ti kaq HAJVAN seshte faji i atij qe ka bere artikullin, te nderuarit BLEDI MANE. E shikon qe se ka emrin Blendi? se qe ta maresh vesh ti doktor adhamudhi, nje germe te ben gjemen ose te nderon, per rastin konkret ti e ke nderuar z.Bledi, hajde tungjatjeta doktor e veri gishtin kokes.

  24. Claus says:

    Ndonjehere me kete tip qesh me vetveten. Ka nje fantazi te shfrenuar qe eshte me te vertete per tu patur “nen vezhgim psikologu”. Nuk e di se si nje mendje e ketille tjerr dhe thurr lemshenj kaq kaotike dhe plot hije vdekjesh dhe varresh si ne ato dialogje qe zhvillohen ne qoshet plot erresire dhe lageshtire te ndonje keshtjelle skoceze te lene ne harrese.
    Skenare tipike te serive “Inspektor Barnaby”!

    Qe ne fillim te ketij shkrimi shtangem duke e vene veten ne rolin e nje te semuri me kancer shtruar ne dhomat plot myk dhe lageshtire te ushtarakut.
    E cuditshme se si ky njeri shkruan ne veten e pare. Ka qene vete pacient apo e ve veten te tille? (Nuk ja uroj me gjithe zemer.)
    Apo me kete stil kerkon te dale aty ku do ai, ne kerkim te Jozefina Topallit, me te famshmin fund ” we miss you!”?

    Sa “ideale” do te ishte qe personazhi, infermiere, pas recidivit tumoral ne gji do te ishte ne gjendje te punonte neteve, turneve te treta, neper spitale per ti dhene zemer pacienteve te tjere po me kete diagnoze!
    Ndoshta Bledi nuk e di, por recidivat tumorale (metestazat)kthehen me nje agresivitet te tille qe te shkaktojne devijime ne gjak dhe crregullime ne organe te tjera qe te bejne te mos qendrosh dot ne kembe dhe jo me te japesh gajret per te tjeret.
    Jo i gjetur mire ky skenar.

    Ndersa sa per ate thirrjen, “Mblidhuni o gra dhe bleni nja dy aparate levizese mammografie dhe shkoni fshatrave te Shqiperise nga Veriu ne Jug”, me beri qe kjo dite e zymte tetori te me kthehet ne humor, packa se ne kete dite Kurbani gjaku i deleve dhe desheve do te shkoje lume.

    Hajdeni merrni ca rreze te mira Röntgen o gra, i thone ketij muhabeti. Kontrolloni veten per kancer gjiri dhe merrni nje doze te mire röntgeni per te patur me te vertete nje tumor ne gji.
    Hajdeni se merrni tumore falas!
    Po kanceri i qafes se mitres a mund te kapet me mammografi?

    Pra rrini o gra rehat dhe mos merrni mendt e Blendit. Kqyrni veten, trupin tuaj cdo dite dhe periodikisht tek mjeku. Beni analiza te sakta citologjike me qetesi, pa ankthe dhe tmerre, beni jete normale dhe pa abuzime. Keto jane paresore.
    Bledin e ka marre malli per Jozefinen. Ky eshte epilogu i ketij shkrimi paranojak, por te pakten te mos me fute dhe mua ne vorbullen e e tij duke shkruar “We miss you”.
    Jo, mua nuk me ka marre malli per Jozefinen dhe besoj dhe shume komentues te tjere ketu tek ky blog.
    “I miss you” do te ishte me e sakte. Dhe e ndjej atij i mungon.
    Tipave te tille ajo i mungon.
    Dhe kete e kuptoj, por kjo eshte teme tjeter dhe me e thelle.

    1. beso says:

      Claus,tani qe te lexova e kuptoj situaten dhe eshte ashtu si thua ti.Ne nje situate te tille nuk punon dot.Sidoqofte,Bledi ka kapur nje problem.Tregonte njehere Heminguej mbi miqesine me F.Scott Fitzgerald,ishin te dy ne hotel dhe Scott kishte temperature 37 grade e i thoshte Heminguejit qe kjo ishte shenje e keqe.Ky ia kthente qe 37 ishte normale,pastaj debatuan,Scott i thoshte qe ti nuk e di,por une kam lexuar kete e ate reviste mbi shendetin,Heminguej ia kthen qe babain e kishte mjek dhe e dinte mire kete pune.Nje tjeter midis tyre ishte me spektakel mbi ate plaçken qe Bledi ia nxjerr centimetrat ne pazar,por do ta tregoj here tjeter.Pershendetje dhe ia kalofsh mire!

  25. tania says:

    King je te lumte dora te pershendes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje