Deputetja e Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, mendon se lënia e mandatit nga ana e ministrave nuk i bën ato më të fortë apo të pavarur.
“Mund t’i lërë shumë kohë fizike qeverisë, por nuk mendoj se e bën më të fortë e më të pavarur. Problemi nuk është te pavarësia e ministrave, por te eficienca e qeverisjes, nëse kjo do të forcojë kontrollin parlamentar mbi qeverisjen dhe do t’u lërë edhe më shumë kohë për t’u marrë me punët e qeverisë, natyrisht që e rrit eficiencën. Gjithsesi, kjo mbetet për t’u provuar”, shprehet ajo për Panoramën.
Në krye të delegacionit të Parlamentit të Shqipërisë në Këshillin e Europës, Leskaj shprehet se përsa i takon çështjes së Kosovës, në Komitetin e Politikave ka kërkuar tre gjëra: “Së pari rritjen e mbështetjes së KiE-së ndaj Kosovës për njohjet; së dyti mbështetje për përmbushjen e standardeve në rrugën integruese dhe së treti, po jo nga rëndësia, çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, të cilët meritojnë të njëjtat të drejta me qytetarët e tjerë të vendeve europiane”.
Për sa i përket braktisjes së seancave dhe komisioneve parlamentare nga opozita, Leskaj shprehet se: “Në kushtet e rënda të situatës financiare dhe problemeve të tjera madhore, nuk ka kohë për të humbur, duhet avancuar me reformat. Reforma e territorit është një sfidë e madhe, ndërkohë afrimi i zgjedhjeve vendore nuk lë shumë kohë për vonesa”.
Për sa i përket kabinetit, Leskaj shprehet se “Natyrisht që Kryeministri ka jo vetëm atributin e përzgjedhjes, po edhe përgjegjësinë e qeverisjes dhe besoj se ka ushtruar të drejtën dhe përgjegjësinë me përzgjedhjen që ka bërë. Sa i takon përvojës, nuk është tërësisht kështu, pasi një pjesë e ministrave kanë përvojë të punës në administratë, jo domosdoshmërisht në pozicion ministri, gjithsesi në qeverisje, të tjerë sjellin përvoja nga sektorë të tjerë. Do të ketë gjithmonë një ditë të parë, njerëzit nuk lindin ministra”.
Leskaj nënvizon se politikanët me eksperiencë janë garanci për ekzekutivin.
“Natyrisht që një parlament me politikanë me eksperiencë, profesionistë është një garanci për cilësi e qëndrueshmëri në procesin legjislativ dhe për një kontroll më të mirë parlamentar mbi ekzekutivin”.
asnjehere nuk me ka pelqyer kjo leska, pseudopolotikane me duket. Nuk ka as pak femilitet, si burre…
sshhhh mor merni kote ju cilimnjte e ps-se se nuk i dini te gjitha, se te jet per votat qe grumbulloni ju…shkon per lesh ajo si parti
Normal qe nuk te pelqen Vali. Sepse shijet e tua pelqejne Zhozin, Majlinden, Albanen, Ciljeten, Greten.
zonja leskaj nuk ka kuptuar qellimin e ketij kufizimi :
1. sa i perket fortesise behet per Kuvendin qe te mos zbuten votat ndaj nje deputeti minister sikurse ndodh me urdher te Kryeministrit ndaj ministrave te tjere deputete per te mbrojtur ministrin e tij
2. ministrat forcohen sepse u hiqet barra e pjesmarrjes ne seancat e stergjata parlamentare pra jane me produktive si ministra, Kjo ka velere sidomos me rregulin qe ne seanca marrin pjese vetem ministrat e fushes per te cilen t zhvillohet seanca Viktor Hoti
Kam pershtypjen qe disa kane filluar te flasin me vehte.
Me vjen keq qe, per nje politikane kaq vizionare dhe me kaq kulture, per kete grua kaq te thjeshte e komunikuese, per kete zonje plot nur e dinjitet femeror, te gjendet njeri normal t’a perbalte.Kete gje mund ta bejne vetem vulgaret dhe dashakeqet.
Nuk e kuptojne lehte piktorin keto gazetat e vjetra,flasin me nostalgji.
Viktor Hoti e ka kuptuar Valentina Leskaj por po i djeg ajo e bekuara dhe sdi si ta shprehi.
Largimi i Ministrave nga Parlamenti eshte thjesht largim i qeverise nga Llogaridhenia perpara parlamentit,eshte shkeputja e sdaj nga Demokracia,eshte nje Arogance dhe despotizem dhe e padrejte per nje vend gjwesem te zhvilluar dhe me korrupsin te madh sishqiperi.Ne qoftese duam te luftojme Korrupsionin dhe Neopotizmin atehere e gjith qeveria duhet te bej jete Parlamentare si kusht i dopje kontrollit.Edvin Aventurjeri ishte dhe eshte shum i njohur si indvit Arrogant dhe tani qe ai ka ne dore qeverine e vendit tone arroganca e tij eshte shum e rrezikshem dhe kete pak demokraci qe Berisha vendosi ne shqiperi ai Edvini po e shkaterron komplet.
Lerini te rinjte te punojne se ju te vjeterve ju pame kur e kishit pushtetin me Nanon, korupsion gjalle ishte, prandaj i fitoi PD-ja zgjedhjet e 2005-es.
Kjo puna e pushtetit eshte si puna e nuses qe nje here i vjen rasti per te nuseruar.Nuk ka me tani qe :-Te behem edhe nje here nuse pa di une se si nuseroj.Ti nuserove njehere ne kohen tende.
TANI TI JE BERE NENE:- LERE CUPEN TE NUSEROJE SI DI VETE AJO, DHE SI JA DIKTON KOHA E VET.