INTERVISTA/ Shkëlqim Cani: Ata që kanë shkelur ligjin me tatim-taksat, do të përgjigjen

12 Tetor 2013, 19:01Politika TEMA

Ministri shqiptar i Financave Shkëlqim Cani tha se punonjësit e administratës së tatim-taksave dhe doganave që do të rezultojnë se kanë shkelur ligjin, do t’i përgjigjen ligjit. Në një intervistë për Zërin e Amerikës zoti Cani komentoi dhe mbi nivelin e borxhit të qeverisë ndaj biznesit, duke thënë se shifrat që zotërohen janë vetëm të përafërta dhe se për të dhëna të sakta do të përdoret ndihma e një kompanie ndërkombëtare.

 

Një nga shqetësimet kryesore është borxhi ndaj ndërmarrjeve private. Ju thoni që ky borxh është në shifrat 570 milionë dollarë. Ndërkohë opozita thotë se kjo është një fryrje e qëllimshme e shifrës, për të rritur tavanin e borxhit. Si i përgjigjeni këtyre akuzave dhe pse kjo përplasje në shifra?

 

 

Çështja e shifrave nuk është një çështje që nuk po e dëgjoni për herë të parë, edhe ju edhe publiku. Ne vazhdimisht kemi pasur mosrakordim shifrash, kur kemi qenë në opozitë me qeverinë. Tani jemi ne jemi në qeveri dhe përsëri kemi mosrakordim shifrash. Ndërsa në fazën e parë mund ta mirëkuptoja qeverinë pasi opozita me ato mundësi të pakta për gjetjen e shifrave që kishte, natyrish edhe mund të gabonte, mund edhe ti ekzagjeronte. Ndërsa tani që jemi në qeveri dhe kemi burime të dhënash, natyrisht që është pak më e vështirë dhe do ti kërkoja kujtdo që flet për çështjen e borxhit të jetë më i vëmendshëm, të jetë më i kujdesshëm, për arsye se duhet të kuptojnë që diçka nuk shkon në anën e tyre. Së pari, unë si ministër Financash nuk është se kisha një borxh të shtëpisë time dhe unë po e përfshij në borxhin e qeverisë sepse do të marr diçka në shtëpi. Së dyti ne nuk kemi folur për shifër të saktë, për arsye se ne themi që po bëjmë vlersime të përafërta të shifrave të borxhit që qeveria i ka biznesit. Së treti, ne nuk kemi hezituar të themi se një tjetër kompani private e njohur  në tregun ndërkombëtar – një nga katër të mëdhatë – do të bëjë rivlerësimin dhe matjen e borxhit që qeveria i ka biznesit dhe atëherë do të kemi shifrën e saktë të këtij borxhi. Por një vlerësim i përafërt ekziston, për arsye se institucionet shtetërore – që në kohën që në qeveri ishin këta që sot komentojnë shifrat – kanë patur shifra të përafërta. Sa do të jetë saktësisht, kjo do të verifikohet nga kompania ndërkombëtare, pasi pikërisht ishim të shqetësuar që në fillim se do të na akuzonin që po manipulojmë shifrat.

Madje, meqënëse më jepet mundësia, unë e ftoj vetë ish ministrin e Financave Bode, si edhe ish zv. ministrin e Financave Sherefedin Shehu, të jenë pjesëtarë të grupit që po bën verifikimin. Le të jenë ata atje në atë grup, dhe të nxjerrim shifrën e vërtetë. Unë nuk kam ndërmend si ministër i Financës të paguaj për gjëra që nuk i ka borxh shteti ndaj biznesit.

 

 

Ju parashikoni të rrisni huamarrjen dhe të shlyeni detyrimet ndaj biznesit privat siç e thatë, dhe parashikoni që kjo ta çojë borxhin publik deri në fund të vitit, në nivelin 73 për qind. Sa shqetësuese është kjo shifër për qeverinë, për ekonominë shqiptare, në një kohë që kur ju ishit në opozitë, kritikonit qeverinë e atëhershme për tavanin e borxhit që kaloi kufijtë e 60 përqindshit.

 

Ka dy interpretime. Një interpretim është teknik, dhe një tjetër është më popullor do të thoja. Në interpretimin teknik, unë përsëri do të doja që të mos flasim vetëm ne, teknikët shqiptarë, por le të fusim në lojë përsëri interpretimin e teknikëve, ekspertëve të huaj. Janë dy grupe ekspertësh që janë të Bankës Botërore dhe të FMN-së që përgjithësisht në Shqipëri kanë gjetur pajtim, në publik apo edhe në institucionet publike shqiptare. Të dy këto ekspertë bien dakord se shifra e borxhit optimale, më e mira për Shqipërinë, është diku tek 40 përqindshi, dikush e çon edhe 45, po asnjë nuk e çon mbi 50 për qind. Ndërkohë ju përmendët shifrën 60 për qind. Kuptohet që shifra 60 për qind e cila është pjesë e realitetit dhe ne nuk mund t’i shmangeshim. Jo se është optimale, jo se është e dëshiruar, përkundrazi, qeveria që iku, kishte detyrimin që ta çonte 50 për qind dhe nuk e realizoi dot. Kështu që shifra 60 përqind nuk është e dëshiruar por është e imponuar. Ndërkohë, të kërcesh nga 60 për qind në 72 për qind, kuptohet që shifra bëhet shqetësuese, sepse prek raporte të rritjes së ekonomisë, të punësimit, prek raporte të mundësisë së balancimit të buxhetit, të deficitit buxhetor, dhe të mundësisë së shlyerjes. Përveç faktit që kthehet në problem edhe ndaj kredi dhënësve, për arsye se duhet të kesh një raport të caktuar. Kjo është ajo që na shqetëson ne. Ne nuk duam ta lëmë Shqipërinë që të shkojë në këtë fazë, kur të gjithë na jepnin buzëqeshjen dhe të mos na jepnin më hua. Ne duam ta çojmë vendin drejt disa kufijve normalë, të quhemi një vend që kemi kredi-marrje, në një nivel – nuk po them dot optimalin se nuk guxoj më të artikuloj optimalin – por jo tej kufijve shqetësues.

 

 

 

Ju keni deklaruar se do të bashkëpunoni me FMN-në, se do të kërkoni hua nga FMN-ja dhe nga Banka Botërore. Gjatë takimeve këtu në Uashington, keni filluar tratativat për këto hua?

 

 

Qeveria shqiptare, kryeministri, më kanë ngarkuar që të hulumtoj të gjithë tregjet, në mënyrë që të marr huanë me kushtet më të mira të mundshme. Kështu që, opsioni i FMN-së dhe i Bankës Botërore është ndër opsionet e para, para se të dalim në tregun ndërkombëtar, tek të tjerë aktorë huadhënës. Natyrisht që ne do të shohim për FMN-në dhe Bankën Botërore. Por në qoftë se ne shohim hapësira më të mira dhe në tregun e brendshëm apo nga huadhënës të tjerë ndërkombëtarë, natyrisht që ne do t’i marrim atje. Kështu që pjesë e bisedimeve këtu me FMN-në, në rradhë të parë është gjendja e ekonomisë shqiptare në tërësi, dhe çfarë masash mund të marrim për ta sistemuar ekonominë shqiptare.

 

 

 

Ju pra flisni për një keq-administrim të tatimeve dhe të doganave dhe keni kritikuar 8 muajt e qeverisjes së mëparshme. Megjithatë, edhe parashikimi për pjesën tjetër të vitit është me rënie të këtyre të ardhurave. Sa do të zgjasë reformimi i sistemit fiskal?

 

 

Të them të drejtën, nuk është se nuk e kam marrë parasysh edhe këtë lloj indirekt kritike që i bëhet Ministrisë së Financave për një vazhdimësi të ritmit të ulët të mbledhjes së të ardhurave. Njëherë duhet të ndajmë një mendim shumë të qartë. Në tetë vjet rresht, nuk ka qenë opozita që ka kritikuar tatim-taksat dhe doganat. Kanë qenë institucione ndëkombëtare që kanë bërë vlerësime apo intervista të ndryshme në publik për perceptimin e tyre për këto institucione. Ka qenë biznesi i cili i ka quajtur marrëdhëniet me tatim-taksat, me institucionin e drejtorisë së përgjithshme të tatim-taksave dhe të doganave, marrëdhënie thuajse brutale kundër tyre. Pra, nuk është vetëm një mendim i hedhur nga një individ apo një grup individësh apo nga opozita për të fituar terren. Këto janë vlerësime që janë të shpallura. Nuk është që lind nevoja që ne t’i ridimensionojmë. Kush i ka bërë këto veprime? Njerëzit, se nuk besoj që të kenë qenë robotët që i kanë bërë. Këta njerëz janë aty. Pavarësisht nga britmat e opozitës, ata janë përsëri në punë. Ata janë ata që i kanë krijuar këto marrëdhënie. Ne do t’i japim shansin atyre për të ndërruar mentalitetin, për të ndërruar mënyrën e të vepruarit, që, më shumë shohin xhepin e tyre, se sa kanë parë xhepin e shtetit, se sa kanë parë interesat e atyre njerëzve që quhen “popull” në fund fare. Dhe disa nga ata janë majmur kaq shumë. Natyrisht që do të përballen me ligjin dhe unë nuk hezitoj të them se kushdo që do të dalë në shkelje të ligjit, natyrisht që do t’i përgjigjet ligjit. Ne kemi në një projekt për të thirrur në ndihmë të doganave shqiptare, një kompani të njohur në botë, në mënyrë që t’i japim një pjesë, “outsourcing,” jo të gjithë doganat shqiptare. Doganat shqiptare do të bëhen nga shqiptarët. Atë që pak a shumë do të bëjë kjo kompani është që një firmë, një biznes privat që do të kalojë mallra pa doganë, ose në mashtrim të doganës, ku doganieri bie dakort me të, ku anti-kontrabanda apo kontrollori i doganierit bie dakort me të, këto të jenë në një pjesë fundore të gjithë këtij cikli.

 

 

Zoti ministër gjatë fushatës Partia Socialiste premtoi të zbatojë taksën e sheshtë, një prej premtimeve më të debatueshme në atë kohë. A do të zbatohet kjo taksë në Shqipëri dhe kur?  

 

Ne jemi përpara një fakti që jemi në pushtet, është një qeveri koalicioni që ka deklaruar taksën progresive. Pra, kjo pyetje nuk mund të bëhët më. Tani, pyetja bëhet ndryshe: cili do të jëtë niveli i taksës ose i progresivitetit. Natyrisht që nuk është kënaqësi as për biznesin ose atë që e paguan taksën, as për atë që e vendos taksën të rrisë taksat. Sepse taksat janë të dhimbshme për atë që e paguan. Besoj edhe ju, sa më pak taksa të paguani nga paga, aq më e kënaqur do të ishit.

Por ndërkohë, ju merni edhe një mori shërbimesh për taksën që paguani. Në qoftë se taksat shkojnë si në Shqipëri, jo në drejtimin e duhur, dhe populli nuk sheh ndonjë gjë të prekshme nga shpenzimet që bën qeveria, është e natyrshme që të qenit kundër taksës do të jetë më i fuqishëm se sa kur shohin shërbimet. Në qoftë se ju ka rastisur kur keni ardhur në Tiranë të shihni gjendjen e spitaleve, nuk po flas për rrethet, natyrisht që ju do të ishit kundër rritjes së taksave. Në qoftë se do të shihnit gjendjen e shkollave, natyrisht që do të ishit kundër taksave. Po kështu janë një varg shërbimesh, cilësi rrugësh që riparohen, e të tjera, për të mos thënë pastaj rrugë që rregjistrohen si të riparuara, por thjeshtë janë në xhepin e dikujt. Natyrisht që njerëzit do të jenë kundër. Po nuk ndërruam këtë filozofi, ne, si qeveri e re, nuk kemi fituar gjë në raport me publikun. Ka një akuzë të përditshme për shembull në media që qeveria socialiste u zmadhua. Është e kundërta. Do t’i shihni shifrat shumë shpejt, që, sapo të miratohen strukturat nëpër ministri, do të jetë me një ulje, një ulje që unë do ta quaja edhe të nivelit drastik të shpenzimeve nga këto institucione, edhe të uljes së numrit të punonjësve duke e bërë edhe më mirë punën. Natyrisht një administratë e fryrë, e bën më keq punën, se sa një administratë në numrin e kërkuar në optimumin e vet, nuk po flas për optimumin që në goditjen e parë, se ndoshta do të ketë nevojë edhe për një rishqyrtim, por kjo le t’i lihet kohës. Le të shohim njëherë se çfarë do të ndodhë me kohë. Kështu që, taksa progresive do të jetë e sigurtë që do të vendoset. Është po aq e sigurtë që biznesi i vogël, njerëzit më në nevojë, do të paguajnë më pak nga ç’kan paguar deri më sot. Ç’ka flet për një shifër që është dhënë dikur, që flitet për 95/90 për qind të popullsisë, pra që do të paguajë më pak, dhe natyrisht një shtresë tjetër, do të shihet për të mbajtur një barrë më të rëndë.

 

32 komente në “INTERVISTA/ Shkëlqim Cani: Ata që kanë shkelur ligjin me tatim-taksat, do të përgjigjen”

  1. Armando says:

    Z. Cani, te gjitha qeverite po u marrin borxh bankave te tyre qendrore. Komsiderojeni dhe ju kete skenar. Por nqs e keni ndare mendjen te merrni borxh te huaj, merreni ne dollare US. Keshtu si i po printon US, ne afatmesem do te dilni I fituar.

    1. Xhepisti says:

      Keni 23 vjet qe thoni te njejten gje, pyetja eshte se KUR?

    2. rrupaqe says:

      pershendetje Armando qeveria turke kishte akorduar nje kredi te bute per qeverin e Egjyptit “Vllazaerin muslimane” e cila mori vetem 1 miliard dollar kestin e pare pasi ushtarket e rrezuan nga pushteti . keshtu qe i ngelen 3.8 miliard ne dispozicion dhe keto para sic thuhet sa te verteta jane koha do ta tregoj. nje pjese do ti jepet qeveris shqiptare ne forme kredi ma do mendja me perqindje te ulet le te shpresojme se kur ke borxhe ste jep njeri borxh te shikojme.

      1. metallica says:

        ju socialistet i hani shume patatet

  2. safeti says:

    Boll derdellise, mos haro te firmosesh borderot ne fund mujit.

    1. armand says:

      Eh Safet s’te paskan hequr nga puna.Me siguri do me jesh bere anetare i PS.

    2. Ilir Gruda says:

      Safet Zhulali …kukull mu kujtua.Me vjen keq nqs dikush lendohet……

    3. nona says:

      Ene tim shoq safet e qunin, RROT K… ishte ene ai…kishe edhe nji dashnor,ene ai safet e kishte, me rrot k…nuk kishte, por une ashtu i desha te jeshin, rrota k…

  3. ali says:

    O Safetuc ! Sa i gatshem je bre burre ! E paske idhull Bacen e. ”Gjetajve ,,.! Pika qe sju bie juve dhe Vicidolit !!!

  4. Kendveshtrim tjeter says:

    Shqiptaret i paguajne taksat,qeveritaret i humbasin ne “drejtim te paditur”,duke na futur ne borxhe,por per çudi pasurohen per vete.
    Te gjithe qytetaret i kane paguar taksat.
    Kush do pergjigjet per borxhin?
    Pse jemi ne borxh z.Bode,ku kane shkuar taksat tona?

  5. Besart says:

    Ligjin e kan shkel drejtoresha e buxhetit dhe drejtoresha e borxhit z. Cani, prandaj vepro! te pakten mos vazhdo te punosh me te till punonjes qe jan dakord me te gjith. Pastroje ate ministri se kur erdhen ne 2005 ata hoqen vetem brenda 3 muajve gjysmen e punonjesve. Keni nje liste te atyre emrave qe i hodhen ne rruge Ju z.Cani apo s’ju intereson fare. Sic duken bathet asnje nga ata qe kane hequr nuk keni ftuar. E keni shum gabim.

  6. myzeqari says:

    O Cimo leri keto dengla ore do beheni njerez ju apo jo? Ore nese ke probleme te ketij lloji ku dikush ka shkelur ligjin urgjentisht tu behen letrat per ne prokurori. Nese vazhdoni te punoni me kulturen e mosndeshkueshmerise atehere nuk behet me ky vend o Cimo.

    Ndoshta ju keni frike dhe mendoni se nje dite dhe ju mund te futeni ne burg kur te bini nga pushteti keshtu qe nuk denoni njeri atehere me mire jep doreheqjen dhe shko ruaj patat o Cimo.

    Llogjika ketu te con ne nuk po shohim ndonje reagim nga zonja e hekurt qe te pergatit dosjen per Arben Imamin ne nje kohe qe e dim fare mire se cfare ka bere Imami ne MM.

    Po qe se ju i kishit ato pordhe sa per fushate atehere ik me mire Cimo se ne qe ta dhame ne ta marim prape voten.

  7. Andi says:

    Shume fjale per nje minister financash Mezi kupton ku do dalesh Sa do shkoj borxhi sa do ulet ose do rritet etj

  8. ormir rusi says:

    Z.Minister,kur do te hiqen cmimet e referencave doganore,perndryshe,kur do te zbatohet neni 34 i Kodit Doganor te Rep.Shqiperise…..??
    Personalisht punoj ne shkoder dhe ketu aplikohen arbitrarisht referencat,perndryshe,nuk njihet dokumentacioni shoqerues i mallit
    …Deri kur keshtu…??!

  9. Kujtimi says:

    Nje pyetje kam per ministrin Cani. Vlera e borxhit ndaj kompanive private, qe kryesisht eshte per punet publike te tilla si rruget sistemet e ujesjellsave e kanalizimeve etj, a do te rakordohet me cilesine e punimeve te kryera prej tyre? Si mendohet ky rakordim?

  10. salo says:

    ketei nga vlora, te githe ne galere tatiomret, Cimi. bisneseve te PD i kane fshire ne Zero, ndersa te PS, te githe me gioba. kemi bere ankesa edhe tek PS qendrore. kane fallsifikar te dhenat dhe kane fshire kopiterat.

  11. salo says:

    ketei nga vlora, te githe ne galere tatimoret, Cimi. bisneseve te PD i kane fshire ne Zero, ndersa te PS, te githe me gioba. kemi bere ankesa edhe tek PS qendrore. kane fallsifikar te dhenat dhe kane fshire kopiterat.

  12. Haxhiu nga Selita says:

    O Cim! Dhe ne keto momente qe ti po jep intervisten, ne zyrat e tua po punohet ne menyre te ethshme para kompjuterave per te hequr, per te fshire, per te ulur, per te manipuluar te dhenat, te gjitha keto per shperblime te majme keshtu qe kur te te dale e pira e festes se fitores do ta shikosh arken e shtetit me tartabiqe brenda. Njeriu i mencur siguron njehere leket qe ka ne xhep pastaj del te lype borxh. Reforme radikale duhet te kishe filluar qysh diten e dyte te marjes se detyres. Si e ke zene, pas pak do te hikin vete me doreheqje se nuk do te kene cfare te vjedhin me. Mos prit o Cim vellai te te thone te huajt se kush ti ka vjedhur leket tende se nuk e bejne dot. Keshtu Cim vellai.

  13. anonim says:

    Zoti Minister fillo gjobat dhe taksat nga Zamiri, apo drejtoresha e re e Tatimeve nuk eshte e lire ta beje kete?

  14. kel ukaj says:

    Eshte per te qare, e eshte per te qeshur. Eshte per te qare se nuk dihet borgji, atehere nuk ka kontabilitet? Si ne kohen e Turqise, biles edhe atehere ka pasur deftere, Perendimi ka pas kontabilitet prej gjashte shekujsh. Z. Minister me duket (me vjen keq) si ata drejtuesit e PPSH e te Sali QENIT qe nuk kane njohurite konkrete te fushes dhe flasin ne hava. Ja thjeshtesoj komentuesve e lexuesve te “Tema” si qendron çeshtja. Une jam veçse nje punetor e nuk jam aspak i rendesishem. Marrim nje shembull. Ndermarrja e Rrugeve ben nje investim, rruge 12000 km. Me pare jane bere projektet, me pas jane gjetur fondet e financimeve, jane bere tenderat dhe ne fund firma fituese ka bere punen. Pasi eshte bere puna objekti eshte marre ne dorezim nga nga nje komision. Te gjitha levizjeve monetare e materiale duhet te pasqyrohen ne kontabilitet. Ne momentin qe kredia xhirohet, psh. 10.000 dollare, debitohet llogaria likujduese e ndermarrjes X dhe ne Bilanc ka zerin e vet ne Pasiv. Ne momentin qe rruga merret ne dorezim nga komisioni Zyra e Kontabilitetit ben kontabilizimin (te tilla dokumeta i dorezohen kontabilitetit) me vleren e plote te objektit. Edhe se nuk eshte paguar asnje dollare objekti rregjistrohet ne kontabilitet. Se eshte paguar firma detyrimi rezulton zero pasi debi e kredi jane mbyllur. Ne rastet kur jane paguar pjeserisht kemi diferencen e vleres se objektit me shumen e paguar e qe eshte borgji. Per kete duhe vetem pese pese minuta? E Sali QENI si e dinte qe ka bere 12.000 km rruge? Pune shqiptaresh, pune te marresh, pune budallash. E si mund te mbahet nje KM si Sali QENI pa qene nje popull idiot. E se keto gjera nuk jane respektuar ka shperdorim detyre e pamundshme te vertetohet demi efektiv. Nqs. nuk ka kontabilitet qeveria e opozites duhet te beje te kunderten. Ministria e Finances te kerkoje nga debitoret te paraqesin dokumentat ne zyrat e rajoneve te MF. Edhe kjo menyre duhet te çoje pas verifikimeve ne kontabilizimin e veprave.
    Eshte per te qare kur MF thote se do kerkojne firma te huaja qe te vertetojne keto gjera. E çfare bejne keto firma? Me magji nxjerrkan debitin ndaj firmave. Se jeni kaq te paafte perse na keni hedhur rrugeve te botes. Une personalisht me 28 Maj 1996 jam zevendesuar nga nje karrocier. Me te vertete nga nje karrocier mos ju duket habi

  15. Gezimi says:

    Zoti Cani, ju nuk po beni gje tjeter, vetem po thoni ata gjera qe populli i di shume mire. Ngelet me premtime. Mendoj se ka ardhur koha e veprimeve. Kete e kam sigurisht ne radhe te pare per Kryeministrin e vendit.

  16. elife sykadife says:

    Ata qe kane shkel ligjin do te pergjigjen po aq sa u pergjigj dhe ky Cimi para ligjit per tenderin e shtypjes se kartemonedhave. Ia kane marre mire doren abuzuesit e cdo krahu, bejne skena e shfaqje per TV dhe punet e shtetit i zhysin me thelle ne humnere.

  17. Kankun says:

    O karrabusha komentatore e rendesishme eshte fakti qe partizani fitoi derbin e kryeqytetit, sa per te tjerat truzhavorre keni qene e do te mbesni. Mos u merini me politike te madhe se na gajaset.

  18. qerim basha shalengjituri says:

    Bravo cimi.
    Je nder yjet e kombinatit. Lagjes me te bukur e me te civiluzuar ne bote. La gje qe ka nxjere yje si puna jote. Edhe bota nuk ka njerez si ty
    Respekte nga kombinati

  19. qerim basha shalengjituri says:

    Per ju komentusat me lart me koke poshte.
    Po te kemi nje qeveri ku te gjithe ministrat te jene si cimi, shqiperia per pese vjet behet e dyta mbas gjermanise. Ate qe thoshte sali gomari.
    Cimi eshte nje njeri super I ndershem dhe super I,afte.
    Prandaj mos folni me bythe. Uroni te keni me shume cima qe te shpetoje shqiperia.
    Urime cimi

  20. Taxidari says:

    Z . minister !! Çfare shansi ju jepni ju drejtuesve te tatimeve kur ata , jo vetem per abuzime por per mosrealizim te te ardhurave duhej te shkarkoheshin ne vend ?! Si ka mundesi qe Gjena shefja e vleresimit , adjutantja e Gjergj Lezhjes nje hajdute ordinere dhe me nje sjellje skandaloze keto vite me biznesin eshte ende ne detyre ! Si ka mundesi qe shefja e personelit te Tiranes Djana , e njohur per aktivitetin e saj famekeq partiak jo vetem qe nuk auditohet per diplomat dhe menyren e rekrutimit te punonjesve por dhe per aktivitetin e saj te ethshem ne fushate…dhe ceshte me skandalozja ju e ngrini ne detyre duke e bere shefe personeli ne dpttv ! Keto nuk jane turpe , por skandale ! Ose pranoni qe ju nuk kishit njerez apo skuader te gatshme per te qeverisur, ose ketu funxionon nje mekanizem i peshtire !!

    1. Raimondi says:

      Cimi po u jep shans edhe farefisit te tij dhe miqve familjare te tij ne drejtimin e drejtorive qe mbulojne bizneset VIP dhe bizneset e Tiranes.

      Pse keshtu o shoku Cimi, Rilindja sikur e urrente nepotizmin.

  21. Sume Gruda says:

    Eshte nje Ironi qe “Qeveria e Re” duhet te tregoje e te paguaj “faturat” e fryra te shokeve te bandes se Berishes.
    Te gjithe ato borxhe qe i kerkojne kjo “bande’ e mallkuar gangsterim i pa shoqe nuk duhet paguar por te shkojne ne gjygj si cdo gje tjeter, keta nuk jane me te mire dhe nuk duhej te kene preferenca speciale keto
    fatura ijshin te fryra se ijshin bandat e Berishes dhe Shkelzenit dhe Zhozefines e Argites qe i kerkuan me sherbimin diplomatik. Qeveria duhet ti clyejn pas qe te behet nje hetim i mire dhe ti tregohet edhe Europianeve se jane mashtrime me Berishen per te vjdhur Shqiperine!

  22. valter says:

    Ore z. minister, qe te them idiot apo injorant smund ta them se jam i sigurt qe e njeh mire ate pune, por qe te pergjigjesh ne ket far feje per mua je nje maskara, nje hajdut si gjithe ata qe kane qen edhe me perpara dhe nje plehre e ndyre! Po si ka mundesi qe nje minister finance flet ne kete lloj forme? Po pse çfare filozofie ka te besh nje llogari te thjesht kontabilitieti, ashtu siç thot edhe nje komentues “kel ukaj”. Akoma ju tek FMN dhe BB i mbani shpresat? Po pse ashtu do ta ulni borxhin ju me borxhe ? Mallkuar qofshi vampira qe sngopeni kurre me gjake shqiptari!

  23. Financieri n says:

    Z. Minister ju lutem bollu qate , i kini te gjitha shanset per te bere me te miren per kete popull.Ju flisni per punonjes te korruptuar ne tatime dhe dogane , po ka shume se merren vetem me menaxhimin e tyre per llogari te vet.U mbajne edhe kontabilitetin edhe te gjitha veprimet financiare.. DIsa kioskave u moren shpirtin kurse shume biznese supermarkete, markete,oficina etj nuk jane te regjistruara fare kete ekam vertetetuar se pari kam kerkuar kuponim tatimor se dyti kam dashur tu mbaj edhe llogarite , pergjigja ka qene qe ose nuk kane licence ose ua mban dikush ne tatime.
    Ju thoni qe jane keqperdorur taksat:eshte shume e lehte ti kapesh dhe ti ndeshkosh dhe jo me burg ,por ti kthejne te gjitha parate e perfituara padrejtesisht nje e nga nje. Shteti ka plot instrumenta per te kapur hajdutet. Dikur ne kohen e xhaxhit futeshin per 201 leke ne burg, kete e dime mire ne te dy se jemi te asaj kohe.Ju uroj pune te mbare dhe nje keshille nga ne me pervoje duhen aktivizuar se jane thesar.

  24. ulvi stambolliu says:

    Shkelqi Cani,si specialist qe je mos dil jashte formatit tend,po döle me mire dorzo çelsat.
    Shkelqim Cani,para se te marresh “Deloitte&Touche” per kontroll financiar,ne fillim na sqaro se çberi ajo me “Firmat Piramidale”,ku eshte raporti i perfundimtare i tyre,sa u paguan,me cilat para te deklaruara nga shteti.Ku vajten parate e firmave piramidale,sa u shiten asetet e tyre,a kane dore ne vjedhjen e ketyre firmave Partia Socialiste dhe Partia Demokratike dhe cilet jene personat pergjegjes.A nuk po kerkon Ti qe te japin llogari ata qe kane abuzuar me tatim-taksat?
    Shkelqim Cani,çdo veprim qe do te besh nuk ka te beje me buxhetin e familjes tende,por ka te beje edhe me buxhetin e familjes time.Kujdes!

  25. arbeni says:

    pjerdhni pjerdhni se lirohemi ore popull.
    Po akoma besojme tek politikanet tane ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje