Topi: Basha si Berisha, sulmet ndaj FRD-së dhe Tony Blair e tregojnë këtë

12 Tetor 2013, 12:50Politika TEMA

Vendimi i KQZ-së për të përjashtuar Brikena Zenelin, kandidaten e FRD-së nga gara në Korçë, ka irrituar drejtuesit e kësaj partie.

Kryetari i saj, Bamir Topi, thotë se pas këtij vendimi është Sali Berisha dhe Lulzim Basha, që po sillet njësoj si ai.

“Fakti i sjelljes armiqësore ndaj znj. Zeneli, tregon qartë sjelljen e njëjtë të lidershipit të ri. Kjo mënyrë sjelljeje ndaj pluralizmit politik apo sulmet që organi zyrtar i asaj partie i bënë z. Tony Blair, lider botëror me kontribute konkrete për çështjen shqiptare, natyrisht nuk dëshiroj të besoj se janë vepër e z. Basha, por e psikologjisë së atij që ne e kemi etiketuar si komunisti i fundit në pushtetin që iku. Në këto kushte, FRD, jo vetëm që nuk shikon asnjë arsye të jetë disponibël për bashkëpunim, por vazhdojmë t’i qëndrojmë tezave të artikuluara në garën elektorale të zgjedhjeve politike se e djathta shqiptare është e përçarë nga “Kali i Trojës” dhe se misioni historik për konsolidimin e shtetit, e demokracisë, çështjen e pronës, të përndjekurve politikë, praktikisht konsiderohet i dështuar,” tha Topi në një intervistë për Mapon.

Topi tha se Berisha qante kur dha dorëheqjen, por tani qesh kur sheh gjëmën që i ka bërë ekonomisë.

“Më vijnë të freskëta imazhet televizive të ish– kreut të ekzekutivit shqiptar, i cili në një akt të thellë dëshpërimi, iku duke mos i mbajtur lotët, që një “burrë shteti” do të dinte t’i gëlltiste. Një miku im në të njëjtin profesion me ish – kryeministrin do të më thoshte që është shfaqje e një depresioni të thellë që i njëjti njeri në tribunën e pushtetit sillej me gjestikulacionet e një njeriu me simptoma diktatori, ndërsa i mundur, duke qarë.

Ai iku duke qarë, por ai është aty si arkitekti i gjithçkaje që ndodh në formacionin e tij politik për të cilin testamenti politik i ngjan atij familjar. A nuk ishte ai arkitekti i dhunimit tek të parat zgjedhje në parti pa atë në krye, në partinë ku kanë kontributin e tyre qindra e mijëra qytetarë dhe intelektualë, pa të cilët memoria do të ishte shumë e varfër?

Ai vërtetë iku duke qarë, por është prezent me frymën dhe me psikologjinë e sundimit të jetës së tjetrit, të vesit të tij kongjenital për të futur sherrin midis njerëzve, midis miqve të përbashkët, midis familjarëve etj. etj.

Ai iku duke qarë, por sot shfaqet me një gëzim të fshehur për gjëmën që i ka bërë ekonomisë kombëtare e financave të shtetit, si dhe ekonomive familjare të shqiptarëve”./ep

23 komente në “Topi: Basha si Berisha, sulmet ndaj FRD-së dhe Tony Blair e tregojnë këtë”

  1. Hajriu says:

    Bravo per thenien Z Flamur Topi. Ju i duheni Shqiperise si nje politikan i pa perlyer me veglat e komunizmit.Uroj qe ju Z Flamur dhe partia juaj ti qendroni besnik misionit tuaj per reformimin e te djathtes shqiptare

    Pershendetja nga Kosova

    1. cicolino says:

      Ore Hajri, je ngaterru me dashje apo pa dashje ti, sa nuk po e marrim vesh!? Quhet Bamir ky I FRD qe ka qene President! Flamuri merret çeshtje shendetesore se eshte mjek. Po pate ndonje problem merre ne telefon tek TVSh-ja!!! Hajt shendet……

    2. tom says:

      Jo Flamuri, Flamuri eshte i vellai, doktor….

  2. Zeçir says:

    Zoti Topi,kam respekt për gjkftohtësinë tuaj,
    Por, nuk mundem ta kapërdis faktin tuaj kur ishit përkrah Berishes. Me përkrahjen e tij keni arritur majen e pushtetit kombëtar. Sigurisht, se për të arritur deri këtu, Juve, iu është dashur të bëni “ca” sherbime malokut. Se sa ishin ato “ca”, shërbime, i dini ju dhe maloku, por edhe opinioni i gjerë që me syrin “vigjilent”, i ka parë një-nga-një! Madje, so sot, në ditën me diell, më kujtohet zgjedhja e juaj, atbotë, kur dhe madje njëri nga protagonistët e tragjedisë së Gërdecit, ish-ministri i mbrojtjes z. Mejdiu, pas shpalljes suaj President, me votat e trafikuara të shqiptarëve, kundër vullnetit të tyre, në shenjë kënaqësie, si vetëtima, e hudhi përtoke telefonin celular. Për shumëkë, por edhe për mua, ishte e çartë, se në kurriz të shqiptarëve po bëheshin gati për zbatim maskarallëqet në vijim të pushtetit të malokut të Vuçidolit, që ju, nga pozita, tashmë krejt tjetër, u distancuet. Dhe, vetëm nga pozita e të parit e shtetit, Juve, zotëri, e patë se kush ishte Sali Maloku. Në të kundërtën, ne populli, i papërfillshëm, e kemi parë qëmoti se kush dhe çfarë është Sali Maloku! Pra, zoti ish-kryetar, kësaj radhe të përshëndes me dëshirën që të kesh shëndet dhe mend në kokë, para së gjithash të kthjellesh dhe më tutje…!

  3. Elvis says:

    Ik ore tradhetar spiuni i radhes,Ku ke bese ti-Tema pse e ndyni gazeten tuaj me pisa

  4. Kapter Ramiu says:

    Dakort, por nje ish keshilltari ( L.S. ) jot ka mbush dynjane neper internet qe kjo kandidatja e Korces eshte e dashura e nje eksponenti te larte te FRD-se.
    Ku ti kete ngelur qejfi?

  5. Sar Kazma says:

    Veshtire te perseritet nje sarkazme kaq e forte therrese per nje diktator qaraman, qe s’mund te gelltise dot as lotet e tij pas disfates spektakulare. Keto shprehje kaq kuptimplote mund te dalin vetem nga goja e mencurise popullore.

  6. Pershendetje z Topi.Ke bere mire qe je ndare nga nje kope ,qe kur mos kene c’te hane do hane njeri tjetrin

  7. ylli rks says:

    Je shpresa, e ardhmja dhe shpetimi i Shqipnis!!!

  8. Xhepisti says:

    Tap Topi ngele o Bamir. Kujdes balluket po vari trapin politikes se smerr vesh

  9. SHQIP says:

    E tha nje llaf dhe Bomi,Ik o Bomi bej nonje shtepi pa leje ne Dajt.

  10. Vasil says:

    Ylli ky jo vetem shprese dhe e ardhme e Shqiperise por e gjithe ballkanit e gjithe Europes,Bamiri o Ylli do jete si Skenderbeu do mbroje popullin e tij dhe popujt e Europes.Ik o ylli futi nonje qull qensh andej Kosoves se smer vesh nga gjella me presh.

  11. tironci vjeter says:

    bamiro qe na e boni peshqesh ramizi plakun mere per kete asnje nga ne te gjithe nuk kemi faj perfshire edhe ju ,un te pergezoj qe te pakten nga fundi i presidences gjete kurajon ta frenoje me disa dekrete dhe me politiken sa mund te lejonte ligji shkaterrimin e atij soj njeriu.te shpresojme qe frd te behet faktor ne zgjedhjet e ardhshme qe te na perfaqesoje denjesisht ne pronaret eligjshem.

  12. BILLY says:

    ZOTI TOPI JENI POLITIKANI ME I KUJDESSHEM QE KAME PARE NE KETO 23 VJET (DEMOKRACI) PRANDAJ KAM ZGJEDHUR TI BASHKOHEM KESAJ FORCE POLITIKE, NUK JAM MILITANT POR JAM I AFTE TE KUPTOJ NGA NA VJEN E KEQJA…..VAZHDONI KESHTU DUKE RESPEKTUAR TE DREJTAT E KETIJ POPULLI DHE TE ELEKTORATIT TUAJ……..TE PERSHENDES DHE UROJ FITORE ZGJEDHJET E ARDHSHME…..!

  13. Isko says:

    Hallall ta boft zoti o Bamir Topi, jam bo pishman qe nuk e votova FRD se sma lane vendin kto komunistat e PD, qe shume shpejt kane per ta shkatarru partine. Ti ishe i pari qe denoncove katovicen disa muaj para fushates elektorale, dhe ka dy dite qe po qarkullon dhe nje falsimile origjinale se si komunistat Nano- Berisha, paskan qene kelyshet e Ramizit.Sot jam me FRD

  14. Shqiperia moderne says:

    Z Topi ju jeni njeri me integritet dhe te jeni i sigurte se ne zgjedhjet e ardhshme do te FRD do te perfaqesohet bindshem ne parlament.Nuk voton me njeri per PD per sa kohe te jete gjalle kryekomunisti monstruoz SB se as emrin nuk dua tja permend,dhe per sa kohe ne PD nuk jane bere zgjedhje te ndrershme.Lulieshtekarte katerciperisht e edjegur. E ka vendin ne burg per vjedhje e vrasje. Do ti besh nje dem te jashtezakonshem FRD nese do te bes ndonje marreveshje apo aleance me PD per aq kohe c’ka permenda me siper do te jene prezent ne ate parti. Urime perseri z.Topi.

  15. NjeQytetarOptimist says:

    “që është shfaqje e një depresioni të thellë që i njëjti njeri në tribunën e pushtetit sillej me gjestikulacionet e një njeriu me simptoma diktatori, ndërsa i mundur, duke qarë.” – e bukur kjo…

  16. Shqiponja says:

    Zoti Topi, me vemendje lexoj shkrimet e tua dhe me vjen mire per analizat qe beni. Por do tu thosha jeni shume vone tani. Ju ishit perkrah asaj qeverie dhe kur sundonit sebashku ju nuk kishit nje gjuhe te tille. Ishe nje frikacak nuk ka fjale tjeter ne shqip dhe shikoje vetem afaret e tua si te merrje tokat dhe te perfitoje nga pozite qe kishe ne dore dhe qe e arrite nepermjet te qenit dhe sherbimit qe i bete atij pushteti qe sot ju per aresyet e tuaja e analizoni. dhe kritikoni.Nje pyeteje kam cfare bete ju si president qe i sherbeu popullit dhe vendit ne kohen qe qendruat ne pushtet.Ne populli ju themi ASGJE. nuk late avione e shtete ne bote pa bredhur.Te veshur e pispillosur kur populli fukara nuk mbyllte dot muajin ne shtepi. Ju krekosesisht me borsalino kur kembet i kishit zbathur si ne poezite e Migjenit.Varferia e tejskajshme dhe mjerimi ku ju dhe qeveria juaj e late shqiperine eshte therese. NUK JU VINTE TURP JUVE KUR SHKONIT NE VENDET E ZHVILLUARA QE FJALA E PARE QE MEDIAT THONIN PER VENDIN TUAJ ISHTE VENDI ME I VARFER NE EUROPE. CFARE BETE JU ??? ASGJE….Ju mund te benit shume,por fatkeqesisht ju nuk bete , por gezuat vetem te mirat qe te dha ai post qe morre. Ju politikanet shqipetare nuk keni kuptuar dhe nuk keni edukate qe kur pranoni te qeverisni duhet te jeni ne sherbim te vendit dhe popullit qe ju dha besimin,jo ne sherbim te familjeve tuaja dhe zhavtjes sa me te madhe brenda kohes qe qeverisni. Populli nuk eshte budalla ju ka kuptuar dhe prandaj ju jeni ne ate pozite qe jeni.Fatkeqesisht je i pabesushem ne syrin publik.Ju ishit ne poziten ku mund te flisnit dhe kritikonit ashper gjithcka qe ndodhi ne kohen tuaj. Por ju vendoset te qendroni ne heshtje . Pra sot nuk ka vlere fare ajo qe juve po mundohet te beni.Dhe e perseris perseri po ben sepse keron rehatine personale tuajen se e pe se cfare te dha fuqia e te qenurit ku ishit, e jo se te vjen keq per popullin ku eshte katandisur.Turp per te gjithe ju dhe veprat tuaja. Turp qe na katandiset ku jemi. Shqiperia eshte nje vend i bukur dhe i bekuar por fatkeqesisht dhehistorikisht ka vuajtur per udheheqje te drejte dhe kjo na ka lene mbrapa.Jemi te lodhur me politikane te kalibrit tuaj. Mund te jesh njeri i mire por je politikan i dobet.Nuk je per ate pune prandaj ben mire tja lesh vendit dikujt qe i dhemb per Shqiperine dhe shqipetaret.Te uroj ta shohesh kete shkrim me sy konstruktiv dhe te kuptosh ku je.

  17. gaqo says:

    urraaaa,topi u be i gjalle.frd i duhet nje lider i gjalle .

  18. Nini says:

    O Bamir …. Burri di te derdhe lot per shkak te pergjegjesise qe ndjen dhe jo prej frikes apo pikellimit … por nje tradhetar bukeshkale dhe mosmirenjohes si ty nuk ja ka idene se cfare eshte burreria qe ta pame ne 97 kur dhe doreheqjen si kr i PD se Tiranes sepse te shkuan shtate. Ta pame burrerine kur votove edi ramen , ta pame serisht kur nga president nuk vlejte as sa paulin sterkaj apo mehill fufi qe arriten te futeshin ne parlament. Ty o Bamir nuk te ka ngel gje tjeter vecse te perdoresh ashtu sic perdoret nje lavire te ciles cdo vit i bie vlera e asaj qe shet .

  19. Lucianoooo says:

    Sali Berishes duhet me shkerdhyyy robt e fisinn e familjennn duhet me ja perdhunuar ne sy te Ketij te funditt ,perndryshee do e kemi perseriii ne pushtet Vdekj S.B

  20. Mentari says:

    I nipi i Esat Pashe Toptanit akuzon Berishen per Kale Troje ne PD ,por ne te vertet ishte dhe prap eshte i nipi i Esat Toptanit Kali i vertet i Trojes.po si nuk ke turp ore qelbesire qe ty personalisht PD dhe Berisha te beri president te shqiperise dhe ti nga ana tjeter i hengre ne mbese,u bashkepunoje me armiqte e Berishes dhe te PD.zoti te vrafte ty o tradhetar,o njeri i pabese dhe origjina e familjes tuaj eshte nje origjine e pabese dhe antishqiptare.

  21. Z Bamir eshte djale tirone dhe e nderon tironen,por ne jemi vete fajtor qe i gjemojme mbrapa atyre qe skane fare era qytetar.Cfare e keqe na erdhi ne prej tironsit tone ,prandaj na takon ne qe ta perkrahim si bojne skraparlijte,lab,maloket per njoni tjetrin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje