Celibashi: Do ndryshohet formula për përbërjen e KQZ-së

12 Tetor 2013, 16:59Politika TEMA

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi, deklaroi në një intervistë për “News24”, se formula për përbërjen e KQZ-së do të ndryshojë dhe për këtë çështje do të kërkohet edhe bashkëpunimi i opozitës.
Cili është qëndrimi që mazhoranca ka për KQZ?
Qëndrimi ynë ndaj KQZ nuk ka ndryshuar, është i njëjti me atë që ne kemi mbajtur edhe kur ishim ne opozitë dhe tashmë në mazhorancë. Ky institucionin në mënyrën se si u operua në mënyrën e ndryshimin e përbërjes se tij, e ka humbur besimin e palëve si një arbitër i paanshëm. Ne e konsiderojmë institucion me legjitimitet të cunguar dhe munguar, prandaj gjykojmë se duhet të rikthehet legjitimiteti dhe te përcaktojmë bashkërisht se cila do te ishte formula për të patur një institucion larg ndikimeve politike dhe të karakterizohet nga paanësia dhe profesionalizmi.
Çfarë nënkuptoni me rikthim të legjitimitetit?
Legjitimitet i vendimmarrjes përcaktohet nga legjitimiteti i procedurave të emërimit dhe shkarkimit të një anëtari. Përsa kohë një anëtar u pushua në kundërshtim me ligjin dhe u emërua një anëtar në formë antiligjore, mendojmë dhe gjykojmë se legjitimiteti i këtij institucioni është i cunguar dhe prandaj vlerësoj se veprimtaria është e përligjur.
Por, në situatën aktuale që ndodhet KQZ-ja, cila mund të jetë zgjidhja? 
Zgjidhja varet nga ajo sesi palët, ne si shumicë, do bashkëpunojmë dhe është e domosdoshme të bashkëpunojmë, e të biem dakord që KQZ-së t’i rikthejmë legjitimitetin, që në mënyrë të drejtpërdrejtë, konsiston ne rikthimin e anëtarit të KQZ jo në mënyre nominale, pasi u largua në mënyrë të paligjshme . Pastaj ngelet për t’u parë nëse ky organizëm i KQZ e konsideron të paanshëm dhe te baraslarguar. Ky proces është i rëndësishëm të zhvillohet në bashkëpunim mes të gjitha palëve. Ka ardhur koha të gjejmë një zgjidhje të pranueshme për palët, mes opozitës dhe pozitës, dhe ti japim këtij institucioni besueshmëri. Të mos jetë një konsensus për hir të konsensus, por te jetë një institucion realisht i pavarur.
A mund të kemi realisht një KQZ të pavarur?
Ligji KQZ-në e përcakton si të pavarur, por mënyra si funksionon nuk e siguron këtë. Duhet ta rikonsiderojmë këtë formulë të rindërtimit të KQZ, që nga njëra anë të sigurojmë kontributet e partive politike, në procesin e ndërtimit të administratës zgjedhore, por te jemi te sigurt se nga niveli më i ulet deri te më i larti , te mos jete shprese e vetme e interesave të forcave politike. Partitë të heqin dorë nga tendenca për të pasur njerëzit e tyre, që vijnë nga lidershipet politike. Ky mekanizëm nuk e siguron pavarësinë, duhet të gjejmë një mekanizëm që ata që do jenë anëtar të KQZ të kenë besimin e gjithë anëtarëve, pavarësisht si kanë ardhur. Kjo konsiston në ndryshimin e kodit zgjedhor, dhe duhet si çështje të kthehet në axhendën e politikës dhe jo shumë vonë.
A do të jetë kusht mos-propozimi i emrave aktual të KQZ?
Anëtarët aktual të KQZ mund të jenë përsëri kandidat, qenia ose jo e anëtarëve aktuale nuk është thelbësore për këtë proces, thelbësore është pasja e një KQZ që të gëzojë besimin e palëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje