Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë qenë në gjendje të japin nga 100 euro për të blerë aparatin e mamografisë, iniciativë kjo e nisur para një viti nga grupi i grave deputete të Kosovës.
Vetëm 17 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë kontribuar në blerjen e aparatit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, dikush me nga 100 euro e dikush edhe me nga 50 euro.
Të tjerët, ndonëse marrin të ardhura të mira si deputetë, shumat mujore të cilat kalojnë 1500 euro, nuk kanë dhënë asnjë cent për këtë iniciativë.
Kësaj iniciative nuk i ka kontribuar as deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila ditë më parë u pa tek nënshkruante pas përfundimit të seancës edhe pse nuk ishte e pranishme, vetëm për të marrë mëditjen.
Edhe pse me pagë të majme prej deputeti, shumica prej të cilëve paguhen edhe për pjesëmarrje nëpër komisione, ende nuk e kanë parë të udhës që nga xhepi i tyre të nxjerrin këtë shumë simbolike, e cila do të shërbente për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit për gratë që nuk kanë mundësi të paguajnë privat.
“Ne jemi në rrugëtim e sipër të këtij projekti dhe projekti ende nuk ka përfunduar. Në momentin që unë e shoh të arsyeshme unë i jap ato të holla”, thotë deputetja Ganimete Musliu. Ajo shtoi duke thënë se ka kohë që të kontribuohet derisa mamografia të futet në funksion./ZERI
Ju dalte kanceri mu ne gryk ju dalte per deputet qe jeni ju!
I kan pas katrmonedha te medha 200 ose 500-neshe per kete arsye deshtoi nisma
Ministrat analfabetë nga Prishtina as që nuk e dinë se çka është ai send i quajtur “mamogram”, e le më ta hapin kuletën e tyre për të ndihmuar.
Horrat kane por nuk kane zemer, shpirte!!??
SHQIPTARE JANE,POR JANE BURRA MUTI,DHE GRA QELBANIKE!
Mos pretendoni valle qe dhe serbet e Kosives te rrine nen kete lloj qeverie? Apo po deshen le te ikin nga Kosova se keto lloj politikanesh i meritojne vetem shqiptaret?!