Qeveria ka zbardhur vendimet e marra gjatë mbledhjes së radhës.
Në mbledhjen e të mërkurës është vendosur që të lirohet nga detyra Saimir Kodra, që mbante detyrën e Inspektorit të Përgjithshëm të Shërbimit Informativ të Shtetit.
Po ashtu në mbledhje u vendos që të përgjysmohen drejtoritë e ALUIZNI-t.
VENDIMET
1. Lirimin nga detyra të z. Saimir Kodra dhe emërimin në detyrën e Inspektorit të Përgjithshëm të Shërbimit Informativ të Shtetit të znj. Suela Bedeni.
2. Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës.
3. Për disa ndryshime në vendimin nr.289, datë 17.5.2006, të Këshillit të Ministrave, ”Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale”, me qëllim shkurtimin e numrit të drejtorive të ALUIZNI-t në qarkun e Tiranës nga shtatë në tre drejtori, ndërsa në qarqet e tjera nga dy në një drejtori.
PSE ORE EDHE SAJMIR KODRA I EMISIONIT F I K S F A R E PASKA QEN ZYRTAR ILART?
Po pse mer ti kujton ae Qife thumbi ka vetem 1?
hahahahaaaaa. bravo Korabi!
ky Saimir Kodra (Jo i Fix Fare) te vetmen pune qe ka bere si inspektor i sherbimeve sekrete, ka punesuar te birin tek SHIU.
Te me falni per shqipen: Saimir Bytha e ka ai