Publikohet progres- raporti/ Kërkohen hetime të shpejta për korrupsion, ‘shfryhet’ opozita për aktin normativ

16 Tetor 2013, 12:13Politika TEMA

Komisioni Europian vlerëson zgjedhjet në Shqipëri dhe tranzicionin e qetë të pushtetit. Por kërkohet më shumë për të luftuar korrupsionin, ndërsa theksohet se trafiku i kanabisit mbetet një kërcënim serioz për vendin

 

Komisioni Europian publikoi progres- raportin për Shqipërinë, duke vlerësuar se Shqipëria vazhdoi përpjekjet për reforma në të gjitha fushat.

Në fillim të raportit vlerësohen zgjedhjet në Shqipëri.

“Mbajtja e zgjedhjeve të 23 qershorit, që rezultuan në fitoren e qartë të koalicionit opozitar të drejtuar nga Partia Socialiste, u vlerësua në mënyrë pozitive nga misioni vëzhgues ndërkombëtar. Më pas ish- kryeministri pranoi humbjen, duke hapur rrugën për një ndryshim të qetë të qeverisë,” thuhet në raport.

“Në përgjithësi, zgjedhjet shënuan progres të prekshëm në lidhje me praktikat e mëparshme, duke plotësuar në këtë mënyrë prioritetet kyçe për mbajtjen e zgjedhjeve,” thekson raporti.

Por duke qenë se situata politike në vend është tensionuar pas një akti normativ të qeverisë për shtyrjen e hyrjes në fuqi të ligjit për nëpunësin civil, në raport ka vlerësim për qeverinë në këtë drejtim, duke i dhënë një shuplakë opozitës së re.

“Reforma e administratës publike është një prioritet kyç i Opinionit. Miratimi në maj i ligjit të shërbimit civil, një nga masat e kërkuara për marrjen e statusit të vendit kandidat, ishte një hap i madh drejt depolitizimit të administratës publike.

Por ligji shfuqizonte legjislacionin ekzistues pa ofruar dispozitat e nevojshme kalimtare deri sa legjislacioni i implementuar të hyjë në fuqi. Qeveria miratoi në shtator amendimet teknike për të shmangur vakumin ligjor. Miratimi në kohë i legjislacionit sekondar, në përputhje me parimet e zbatimit të ligjit, është thelbësor,” thuhet në raport.

Në pjesën për parlamentin, theksohet se transparenca e procesit legjislativ është rritur.

Në raport vlerësohet miratimi i tre ligjeve që mbetën pezull si shkak i përplasjeve mes partive kryesore.

Në raport thuhet edhe se mazhoranca e kaluar miratoi drejtuesit e ILDKP-së dhe Prokurorisë së Përgjithshme me votat e saj, kurse opozita u ankua se mandati i kryeprokurorit po ndërpritej në mënyrë të paligjshme. Në progres raporti theksohet se Prokurorja e Përgjithshme, e shkarkuar në vitin 2012, nuk është rikthyer akoma në postin e saj të mëparshëm si gjykatëse.

Në progres- raport theksohet se “kryeministri i ri është angazhuar për të bashkëpunuar ngushtësisht me opozitën në procesin e integrimit evropian”.

Sa i përket qeverisë, në raport thuhet se ajo ka vazhduar përpjekjet për integrimin në BE.

KE i rekomandon qeverisë së re të fokusohet menjëherë në forcimin e planifikimit strategjik dhe buxhetimit dhe në përmirësimin e koordinimit në nivel lokal dhe qendror.

Sa i përket shoqërisë civile, në raport thuhet se ajo mbetet e fragmentuar dhe e varur përgjithësisht tek fondet e donatorëve të huaj.

Në raport theksohet se bashkëpunimi mes institucioneve të shtetit dhe shoqërisë civile mbetet i dobët.

Në pjesën e gjyqësorit thuhet se heqja e imunitetit për gjyqtarët në kuadër të luftës kundër korrupsionit, nuk ka sjellë ndonjë rast specifik hetimi.

Sa i përket politikave kundër korrupsionit, në raport thuhet se korrupsioni mbetet një problem veçanërisht serioz dhe prevalues në shumë fusha, përfshi institucionet e zbatimit të ligjit.

“Sfida afatshkurtër është që të nisin hetime proaktive bazuar në vlerësime sistematike të rrezikut, si një parakusht për ndërtimin e një regjistri me hetime efektive në të gjitha nivelet, veçanërisht në ato zona ku ekziston një perceptim i fortë publik për korrupsion”.

Sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, në raport theksohet se ka pasur progres.

Por në raport thuhet se krimi i organizuar mbetet një shqetësim serioz ndaj duhen bërë përpjekje të mëtejshme domethënëse.

“Numri i konfiskimeve të pasurive kriminale dhe dënimet për pastrim parash janë të ulëta. Duhet të shtohen hetimet proaktive për pasurinë e fituar përmes aktivitetit kriminal jashtë vendit dhe të riinvestuara në vend. Kultivimi dhe trafikimi i kanabisit mbetet një kërcënim serioz”./ep

8 komente në “Publikohet progres- raporti/ Kërkohen hetime të shpejta për korrupsion, ‘shfryhet’ opozita për aktin normativ”

  1. Arben says:

    lajm do te perbente nese propozohet statusi kandidat me ose pa kushte. kte na thoni o Tema po varja administrates se njesoj jan te gjith.

    1. Maksim Tare says:

      Une them,
      qe ta hetimet te fillojne nga kjo VIDEO:

      http://goo.gl/hNPlDM

  2. Statusi do ti jepet popllit qe qeroi me fshese te celikte shpellaret e kombit ata qe demtuan shtetin shqiptar me:

    1) marreveshjen e tradhtise kombtare te Detit Shqiptar me grekt e peshtire dhe te mutosur deri ne gryke
    2) Gerdecin famkeq dhe viktimat e tij te shumta
    3) Vrasjen e 21 Janarit nga shpellari i perjetshem Salli Sllabodanka Birisha
    4) Vjedhjen e rruges se Kuksit nga Lulzime Aurrela Bitha
    5) Nga turmat e vicidolsve dhe kuskianve ne administarte
    6) Shnderrimin e Lazaratit ne qendren e droges ne Europe

  3. Rexhepi says:

    Te gjithe shqiptaret kudo si ndodhen jane super te lumtur per kete lajm. Te gjithe qytetare, fshatare bile bile dhe ata qe jetojne ne zona informale, do perfitojne bile bile plot, me shume nga sa qe kemi tani.
    Gjynah qe nuk ra dite Bajrami.
    Hajde me fat kandidatura e ishalla o perendi na shikon zoti dhe neve.

  4. Taulant/Tirane says:

    Jam nje anti-berishe i thekur por nuk me pelqen termi shpellar per te sepse mund te stereotipizoj te gjithe “verioret” ,gje qe eshte fyese per mua si shqiptar(qe jam dhe “jugor” biles).

    1. Miri says:

      Shpellar eshte pak per birishen.
      Veriorioret Jane malesore, shpellare Jane maloket, ka ndryshim.

  5. Stef Staku says:

    ANALIZE : Urime qeverise se re e popullit Shqiptare. Duhet te falenderojme edhe ate X person qe i dha ne kohen e duhur ilaçet doktorit per ta leshu pushtetin pa dhune.

  6. LEO ENGLAND says:

    Pika e pare per Qeverin e Re duhet te jete Fshati i Azemit e Berishes LAZARATI qe po na behet me i famshem se PARISI. Uroj ne nje operacion te mireorganizuar per ta zhdukur nga lista e keqbersve kete fshat me ndyresin e tij. Te mobilizohet i tere shteti per te pastruar kete plage. Uroj nje pastrim te shpejte e te gjithanshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje