KE do rekomandojë dhënien pa kusht të statusit kandidat për Shqipërinë

15 Tetor 2013, 17:52Politika TEMA
KE do rekomandojë dhënien pa kusht të statusit kandidat për

Komisioni Evropian (KE) pritet të rekomandojë për Shqipërinë  dhënien pa kusht të statusit kandidat, ndërsa për Kosovën –  dritën jeshile të fillimit të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA).

Negociatat pritet të fillojnë brenda këtij muaji dhe të përmbyllen në fund të verës së vitit 2014.

Rasti i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit për Kosovën është i pari që nuk do të kërkojë ratifikim nga parlamentet e shteteve anëtare të BE-së, raporton Alsat-M.

Serbia nga ana tjetër do të marrë rekomandimin për fillimin e bisedimeve, dhe pritet që në dhjetor Këshilli i Ministrave të BE-së të vendosë që bisedimet me Serbinë të nisin në janar të vitit të ardhshëm.

Mali i Zi, i cili po vijon procesin e negociatave të anëtarësimit, duhet të bëjë përpjekje më të mëdha në luftën kundër krimit dhe korrupsionit si dhe një qasje të re në politikëbërje.

Për sa i përket Bosnjës, Komisioni do të kërkojë kompromis politik dhe qasje serioze në përmbushjen e disa kritereve; siç janë zgjidhja e çështjes së diskriminimit të minoriteteve kombëtare në procesin zgjedhor si dhe krijimi i një mekanizmi të vetëm për të koordinuar marrëdhëniet me BE-në.

 

Strategjia e zgjerimit e BE-së

Një ditë para publikimit të Raporteve të Progresit, Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle sqaron nëpërmjet një deklarate katër pikat ku përqendrohet Strategjia e Zgjerimit e këtij viti.

“Së pari do të bëhet fjalë për Kroacinë dhe për Kroacinë që është bërë vendi i 28-të anëtar, do të bëhet fjalë për pushtetin transformues të zgjerimit, nuk është se e morëm kot Çmimin Nobel të Paqes”.

“Së dyti: do të bëhet fjalë për faktin që zgjerimi vazhdon me gjithë krizën financiare, por vazhdon jo se është me autopilot, por është se është një politikë e besueshme”.

“Elementi i tretë do të jetë motori i ri i raporteve të progresit të këtij viti; në fillim gjërat thelbësore. Çfarë është thelbësore? Shteti i së drejtës, lufta kundër korrupsionit, por edhe çështjet ekonomike, konkurrueshmëria. Ne duam që vendet kandidate t’i bashkohen BE-së edhe në termat ekonomikë”.

“Dhe pika e fundit do të jetë një çështje e nënvizuar edhe vitin e shkuar, Komisioni Europian mbetet miku dhe mbështetësi më i mirë i vendeve kandidate dhe atyre aspirante, në rrugën e tyre për t’u bërë anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Europian”, thuhet në deklaratën e Komisionerit për Zgjerim, Stefan Fyle.

23 komente në “KE do rekomandojë dhënien pa kusht të statusit kandidat për Shqipërinë”

  1. Berluskoni says:

    KE, don ta bej salen me infrakt ne 69-she.

  2. akull says:

    TE FALA I BOJ MAJLINDA BREGUT

    I THUAJ ME KUJDES SHPENZIMET

    SE EDHE NANO KESHTU BENTE DHE

    TANI I VAREN JARGET …….

  3. galaktika says:

    Ku jeni PD-ista.Ja pra qe u beka kjo pune dhe pa ju pyet juve!

    1. Andon says:

      “Merite” e kujt eshte kjo?
      Se ne disa komente ketu tek TEMA, dikush thoshte qe qeveria e re nuk po e ndal krimin/vrasjet. Te tjere I pergjigjeshin se gjendja aktuale eshte trasheguar, e rrjedhimisht, nuk mund te kerkosh nje ndryshim “te prekshem” ne kaq pak kohe.
      Atehere, meqenese eshte shume pak kohe per te bere ndryshime, do te thote qe ndryshime nuk kane ndodhur.
      Rrjedhimisht… nuk edhte merite e qeverise se re, ajo qe pritet te ndodhe. Por as e qeverise qe sapo u largua, pasi nuk bene gje per 8 vjet.
      Atehere…?

      1. Atehere ? Po ta them une ! Duket koha e mire qe ne mengjez !Atehere ?

      2. adi_köln says:

        O Andon o spiridhon..po kur hyri Shqiperia ne NATO ju Salistet sa erdhet ne pushtet dhe e moret ju meriten—

      3. Altini says:

        Problemet e brendshme do te duan kohe te zgjidhen, jo vetem nga kjo por cdo qeveri qe do te vinte. Kjo per shkak te qeverisjes se keqe por mbase edhe e te gjithe neve qe ja lejuam vetes te qeverisemi keq per nje kohe kaq te gjat.
        Reagimi i BE nuk vjen si pasoje e ndonje ‘mbrekullije qe ka bere qeverija e re, por ngaqe deri tani ka dhene shenjat e duhura se nuk do te bej te njejtat gabime si paraardhesit.

  4. albano says:

    jam i sigurt se qeveria do te beje pune te mira dhe me mend perpara rilindje vazhdoni reformat nuk kini kohe europa do ju ndimoj luli drejte burgut cfare po beni ne arsim dhe bujqesi nuk po degjojme ministerat e ketyreve ika zene gjumi/

  5. Fanolist says:

    Dhenia e statusit te kantidatit , pa kushte , shqiperise nga ana e K E , do te jete nje shuplake per disa politikane tane shpirtezinj dhe fqinjet faqezinje , qe nuk do t’u jepet mundesia te nxjerrin ndonje perfitim e te krekosen si ky lopa qe qe ne Shqiperi .

  6. studenti says:

    dardha e ka bishtin
    mbrapa
    i jep apo si jep
    komunizmin as e do as e ka dsash dhe cfare do te jap i jepet jo vetem per ata 1 miljon shuplaka por edhe per ata 700 mij shuplaka
    se nuk jane injorant ata
    deri tanime ishte rama gangsteri dhe shurra e tij komuniste qe e vonoj
    tani ai eshte ne krye te gangstereve dhe nuk ka me pengese
    hapi deri ne dhjetor do eci me duar lidhur dhe sa te jete ne ate karrige leke nuk ka
    vetem furcen dhe pompen e gelqeres i kan dhane ne dore
    se harrova gelqere ka plot ne kruje te shkoje atje dhe te blej

  7. liri a vdekje says:

    CTHOTE SALA SE POS U PYET AI SMERRET GJE ,ATE SHPERLAFTE MORTJA MORE SALI DHIJA SA MBRAPA NA LE

  8. Qytetari says:

    A mund te ma spjegoje njeri QARTE se cfar perfitimi kemi ne si individer nga marrja e statutit? psh a mundet te punojme ne legalisht ose me qarte,ne te bardhe ne nje vend Europjan,kur ke nje kontrate te regullt pune,me pune dhenesin dhe sigurisht paguan taksat ne shtetin ku punesohesh,mora nje shembull qe eshte ne interesin tone si qytetare,pervec te mirave te tjera qe mund te kemi si shtet,flm e ne pritje

  9. neanderthal vucidoli says:

    kjo tregon se nderkombetaret e dinin cfare plehu qe berisha dhe ceta e tij..tani qe iku shqiperia merr vendin qe meritonte shume vjet me pare..

  10. iliriTirane says:

    Ky eshte lajmi qe e fut SRB dhe banden e tij ne protesta, pra do te filloj futja e shpopinjve ne rrotat e Qeverise. Ky eshte misioni i ketij krimineli sllav.

  11. askushi says:

    Per mendimin tim, ata e shohin qe Rama do te bej shtet.

    Ne cdo veprim te tij po bind Evropen se kerkon te bej Shqiprine sic beri Tiranen, pra nuk ka nevoje per kushte.

    Opozita do kushte , Evropa nuk do kushte. E kuptoni kete.

    Atehere a mund ti vihen kushte komshinjve grek, italian, serb, maqedonas. Un them se jo. Reciprociteti, diniteti, dialogu, ta degjosh tjetrin, te futet problemi ne ruget edrejtesis, kjo duhet ta karakterizoje shtetin tone.

    Jo si Sala na futi si antar te shtetve islamike. Ne nuk jemi te gjith mysliman dhe nuk kemi as lidhje gjeografike.

    Menje fjale mos te bej gafa nderkombetare

  12. rudi says:

    europa na do tani per te ndare borxhin e krizes me fukarenjte e shkrete.dale-dale, thoshte xhahxi ramizi se nuk i dini te gjitha.

  13. edmond says:

    kan dy dit ne pushtet dhe socialistet krenohen me kete arritje

  14. tanino says:

    kush ka pare mire nga be qe te shofim ne.qe te na fusin akoma ne borxh.hic nuk e duam le te shporen

  15. ARUSHA says:

    Anxhela Merkel qe kur erdhi ne pushtet para 8 vitesh tha qe Shqiperia do futet ne EUROPE NE VITIN 2020 (po qe se kjo EU do egzistoje deri atehere) !
    KE NUK PO SJELLL ASGJE TE RE PER SHQIPERINE

  16. ARUSHA says:

    Anxhela Merkel qe kur erdhi ne pushtet para 8 vitesh tha qe Shqiperia do futet ne EUROPE NE VITIN 2020 (po qe se kjo EU do egzistoje deri atehere) !
    “KE ” NUK PO SJELLL ASGJE TE RE PER SHQIPERINE

  17. Keike says:

    [email protected] pa viza sala e futi,keto kucka qa kan ber per 4 vite…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje