INTERVISTA/ Tahiri: Po verifikojmë evazionin fiskal

14 Tetor 2013, 21:29Politika TEMA
INTERVISTA/ Tahiri: Po verifikojmë evazionin fiskal

Në një intervistë telefonike për Top Channel, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri theksoi se deri më tani janë bllokuar mbi 350 subjekte në të gjithë Shqipërinë, që me llogari kompjuterësh janë shumë më shumë.  “Ky aksion do të vazhdojë deri në verifikimin e pikës së fundit, kudo që të jetë, në çdo cep të Shqipërisë,” tha Tahiri.

 

Përshëndetje! Cila ishte zanafilla dhe mbi ç‘bazë nisi operacioni masiv i efektivëve të policisë dhe inspektorëve tatimorë në 12 qarqet e vendit?

Besoj që nuk është e re për askënd nga ne dhe për çdo shqiptar që lojërat e fatit u kthyen nga një bazë paligjshmërie në një plagë sociale dhe ekonomike për buxhetin e çdo familje shqiptare dhe në një çerdhe kriminaliteti, e cila krijonte probleme edhe për rendin publik edhe qetësinë e qytetarëve. E kemi premtuar, dhe unë jam shumë krenar për këtë, e ka premtuar publikisht Kryeministri Rama, qeveria në programin e saj, kemi premtuar mbylljen e lojërave të paligjshme të fatit. Unë jam mjaft krenar që ne sot realizuam  këtë aksion, me të gjitha forcat e policisë në dispozicion, me 6 mijë forca policie në çdo cep të Republikës së Shqipërisë, me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe me Drejtorinë e Lojërave të Fatit në Ministrinë e Financave. Është një aksion që, sigurisht, nga njëra anën na tregoi forcën e Policisë së Shtetit dhe vullnetin e saj, por nga ana tjetër edhe pikat e dobëta dhe për këtë ne jemi ende duke punuar. Aksioni ka nisur rreth orës 17:00 dhe deri më tani janë bllokuar mbi 350 subjekte në të gjithë Shqipërinë, që me llogari kompjuterësh janë shumë më shumë. Ky aksion do të vazhdojë deri në verifikimin e pikës së fundit, kudo që të jetë, në çdo cep të Shqipërisë.

A është kryer një hetim i mëparshëm për këtë. A mendoni se mund të ketë pasur interesa që është lënë të lulëzojë ky lloj informalitet kaq masiv?

Ky është vetëm fillimi i operacionit. Pra për evidentimin dhe mënjanimin e shfaqjes më sipërfaqësore të paligjshmërisë në lidhje me këtë biznes. Pas kësaj Policia e Shtetit do të fillojë një hetim më të thelluar lidhur me njerëzit që e kanë organizuar, që e kanë favorizuar dhe lejuar këtë biznes të paligjshëm, në kurriz të qytetarëve shqiptarë. Nuk mund të them më shumë detaje lidhur me këtë, pasi ka të bëjë menjë operacion policor në vazhdim. Jemi të fokusuar në zgjidhjen një herë e mirë të këtij problemi.

A është produktiv ky aksion. Po goditen të gjithë bizneset e pa licencuara, sipas një planoi masash, apo nuk mund të shmangen dhe goditje selektive.

Jo, nuk besoj se është tashmë e mundur të shpëtojnë nga ky operacion, për vetë përmasat e operacionit, për përfshirjen institucionale dhe bashkëpunimin e Policisë së Shtetit me Drejtorinë e Tatimeve dhe Drejtorinë e Lojërave të Fatit dhe, gjithashtu, për opinionin publik, i cili tashmë është përfshirë në këtë proces. Dhe unë kam shumë shpresë që do përfshirë akoma më shumë në çdo denoncim që mund të na mundësojë ne zhvillimin e këtij aksioni në Republikën e Shqipërisë. Ne jemi të vendosur që ta implementojmë premtimin tonë elektoral, premtimin e Kryeministrit dhe të qeverisë për mbylljen e lojërave të paligjshme të fatit. Jemi në fillim të këtij procesi.

A ka të dhëna se sa mund të jetë evazioni? Nëse jo, kur mund të ketë një bilanc të dëmit që i është shkaktuar shtetit gjatë kësaj periudhe?

Nuk e kam këtë të dhënë, sepse kërkon një shqyrtim më të hollësishëm dhe analiza financiare, të cilat nuk jemi në gjendje t’i bëjmë tani. E përsëris, operacioni sapo ka filluar dhe tashme jemi në fazat e para të raportimeve lidhur me nivelin e goditjes së bizneseve të paligjshme në të gjithë Republikën. Me siguri do të kemi komunikim të vazhdueshëm dhe do t’ju bëj me dije çfarë ndodh. Me lejoni të shfrytëzoj rastin dhe të falënderoj të gjithë efektivët e policisë, inspektorët e tatimeve dhe të lojërave të fatit, sepse është një aksion që me të vërtetë shënon një pikë kthese në historinë e bashkëpunimit institucional në Republikën e Shqipërisë.

20 komente në “INTERVISTA/ Tahiri: Po verifikojmë evazionin fiskal”

  1. besnik says:

    Brovo Z. Tahiri. Pergezimet me te sinqerta per kete pune qe po ben. Mbeshtetja per ty eshte maksimale. Bravo….

    1. alan says:

      Me ne fund policia po ben detyren.

    2. sync says:

      Evazion fiskal ,thote tahiri ,,,a ka njeri qe mund ta shqiperoje kete shprehje te breshkaxhinjve ?????

  2. nena says:

    ti dhe qeveria tende do keni bekimin e

    familjeve shqipetare pa dallim politik.

    urime/

  3. mark says:

    Shpresojme qe te jete rrenjesore dhe e vertet. Ky eshte ‘biznesi’ qe na qeveria te tarallakeve me ne krye imbecilin Sali Baba & 40 hajdutet.

  4. Tiransi says:

    Ju lumte ,cdo gje te futet ne ligjshmeri.Institucioni qe po vepron fuqishem

  5. nasi says:

    Ne vendin ku banoj, per aresye te fitimeve te larta e konstante, te gjitha lojrat e fatit, llotarite (ashtu si dhe alkoli dhe duhani)…jane monopole shteti. Me keto fitime shteti mbulon nje pjese te shpenzimeve per systemin social perfshi sherbimin shendetesor, arsimin, kopshtet e femijeve, azilet e pleqe etj.

  6. pelo says:

    Bravo saimir nga italia do vijme te te votojme!!

  7. Doni says:

    Verifikono pasurine dhe te ish drejtoreve te lojrave te fatit. Te gjithe milliardere. Ish ministri Ridvan bode dhe sot leviz me nje benz 120 mije eurosh te nje ish drejtori lojrash fati.

  8. bastexhiu says:

    Ne korce dhe tirane eshte nje lloj loto kajot dhe xhoi llpto zoti minister mos i prek ato se jane te Ilir metes

  9. Leo says:

    Mire goditja Z Tahiri po a mendoni se sa eshte impakti mbi te punesuarit ne kete sektor, pse nuk beni fillimisht ndryshimet ne ligj sespe eshte e papranueshme qe nje pike basti ne nje fshat apo ne nje qoshe rruge ne qytet te paguje 480000 leke te vjetra ne muaj kur ben apo sben xhiro mujore 1000000 ose 1500000 leke te vjetra ne muaj ndryshoni ligjin abuziv te Ridvan Bodes dhe pastaj vazhdoni goditjet tuaja ju a garantoj qe asnje kompani bastesh nuk do linte pike te palicensuar dhe do mbyllte pikat abuzive dhe do kishit nje impakt shume te vogel social te kjo industri qe numeron gati12000 te punesuar nuk po flas ketu per kazinote

  10. nendetesja 105 says:

    I nderuar z. Tahiri a mund te na thoni nese firmes Joy Lloto i eshte bllokuar ndonje pike bastesh gjate gjithe ketij operacioni? Ju lutem beni transparence per kete pyetje publike, sepse njerezit e Sales te kane spiunuar te ai ish parashutistri i ambasades amerikane-Zhardineja sikur ju z. minister jeni aksioner te Joy lloto. Ju lutem transparence, qe spiunimi i ish policeve te Mul Nokes mos zene vend ne kabllogramet e Rruges se Elbasanit

  11. nuri says:

    Fillimisht kete detyre duhej ta kryente Drejtoresha e re e tatimeve se bashku me stafin e saj te ri sepse eshte detyre specifike e tatimeve. Ashtu si me ndertimet pa leje duhet te merret drejtori i ri i INUK-ut dhe stafi i tij i ri. Te perdoresh Policine e Shtetin vend e pa vend eshte ta keqperdoresh ate. Pse institucioni i policise qenka me i besueshmi dhe me i afte te kryeka gjithcka ndersa institucionet e tjera jo ? Kjo eshte te pranosh deshtimin e ketyre institucioneve qe do te thote deshtimi i vete qeverise. Vendi nuk mund te jete nen nje regjim policor, qofte ky i Rames apo Tahirit. Ne duam shtet ligjor ku cdo institucion te kryeje detyren e tij kushtetuese.

  12. Ga Zepi says:

    Edhe evazion fiskal ne polici – eshte bere gjeja “AlPazar” fare.

    1. Ga Zepi says:

      O Ti, që njerëzit me Balt’ i tore
      Dhe në Parajsë Gjarpërin na nxore,
      Për çdo mëkat që faqen po na nxin
      Ep-na – e merr-na ndjesë njerëzore!

      Rubairat (F.S.Noli)

  13. Tatimori says:

    Eshte tax forca qe retalizon kete verifikim, se nuk quhet aksion ! Sa per falenderimin qe i ben tatimoreve Saimia ben mire se jane ata qe i lane ne kete fare feje ..te palicensuara. ! Por ate te 21 beri gabim qe e mbylli se aty luan nje pianec qe e ka emeruar drejtor Auditi ..pika kush do auditoje ! Rama e hoqi nga bashkia se rrinte tape..tani auditon tapat e tjere !

  14. funerali says:

    evazion fiskal. do te thote biznes i pa ligjshem qe nuk paguan taksa. po ashtu biznes i pa regjistruar.
    shteti ka pak prona si rjedhim sasia me e madhe e te ardhurave ne buxhet vjen nga taksat doganore dhe te biznesit, ne baze te ardhurave.
    me keto para mbahen shkollat publike, spitalet, administrata, punimet publike si ruge, ujesjellesa, nje mori shpenzimesh te domosdoshme per te hecur me trupin drejt.
    keta mor byrazer jo vetem qe nuk punesojne njeri, punojne si familje apo si klane, por me e keqja eshte se me mashtrim te paskrupullt zbrazin xhepat e familjeve te varfera qe shpresojne tek fati ” gropa” qe i ka hapur saliu me sallat e bixhozit te pa regjistruara dhe jo pak por plot 400.

  15. NURI KETA NJEREZ VETEM KESHTU MARIN VESH.

    SUKSESE Z.TAHIRI JU JENI NDRYSHIMI PERPARA ME KURAJO SE VETEM KESHTU BEHET SHQIPERIA.

  16. i drejti says:

    urime dhe sa me shume verifikime te tilla,por kujdes se mesa shikuam dje disa nga keta te famshit e mbyllen para se juve te vinit per kontroll dhe keshtu juve sikapet dot.por vashdoni te kontrollot akoma mete hollesishme se jane lulezuar shume ngaqe nuk paguajne asgje ne shtet.bravo keshtu gjithmone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje