Zyrtarë të lartë të Bazës Ajrore të Farkës denoncojnë se një nga helikopterët e kontratës me “Eurocopter”, edhe pse është paguar i plotë nuk ka mbërritur i pajisur me paketën mjekësore, që veç dëmit ekonomik, e bën atë jofunksional. Oficerët që nuk firmosën kontratën me shkelje, u transferuan, ndërsa drejtues të Ushtrisë dhe të operacionit të blerjes mohojnë të kenë dijeni.
Nga investigim.al
Një paketë me vlerë mbi 758 mijë euro mungon në helikopterin “Cougar” që Shqipëria bleu me bujë nga kompania franceze “Eurocopter”. Në mënyrë të çuditshme paratë janë paguar edhe për këtë pjesë, pa të cilën, specialistët thonë se helikopteri nuk është funksional. Skandali ka “ngrënë” disa koka oficerësh në bazën e helikopterëve në Farkë, dhe sipas një denoncimi dërguar nga major Agim Manaj për ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, arsyeja për largimet nga detyra ishte mospranimi i tyre për të firmosur si të përmbushur kontratën, të cilës i mungonte paketa 758 mijë euro. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Xhemal Gjunkshi dhe drejtori i Modernizimit në Ministrinë e Mbrojtjes, Baki Bala, që ka vepruar në këtë rast si përfaqësues i palës blerëse, mohojnë të kenë dijeni rreth kësaj çështje, edhe pse sipas Manajt, i pari është njoftuar me letër, ndërsa i dyti rezulton personi që ka firmosur kontratën si të përmbushur.
Sipas dokumenteve që zotëron investigim.al dhe informacioneve nga një ushtarak që kërkoi të mbetej anonim, mungesa e paketës ishte arsyeja pse pranimi i helikopterit u vonua më shumë se 2 muaj (nga prilli në korrik 2013). Të paktën dy oficerë të lartë që refuzuan të firmosin pranimin e helikopterit u larguan nga detyrat që mbanin dhe u zëvendësuan me personat, që sipas burimit, morën në dorëzim paketën mjekësore “Kit for Medevac”, e cila nuk ekziston. Manaj, në letrën dërguar ministres Kodheli, të cilën e disponojmë flet për dëme deri në 1.7 milionë euro që i janë shkaktuar Shqipërisë në ekzekutimin e kontratës për helikopterët nga ish-drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes.
Helikopteri “Cougar AS 532 Medevac” mbërriti në Tiranë pasditen e 25 prillit, ku u prit në një ceremoni zyrtare nga krerët më të lartë të Ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së kohës. Por ndryshe nga sa u tha publikisht, helikopteri me vlerë 14 milionë e 479 mijë e 897 euro nuk mund ta përmbushë misionin e tij në rast se nuk ka në bord pajisjen “Kit for Medevac” (komplet mjekësor). Debati për këtë kuti pajisjesh, i përcaktuar edhe në një dokument me qarkullim të kufizuar të NATO-s ka nisur menjëherë pas mbërritjes së helikopterit në Shqipëri. Një grup ushtarakësh, pjesë e komisionit të ngritur për pritjen e mallit (helikopter dhe komplet pajisjesh) ka firmosur një procesverbal sipas të cilit merr në dorëzim “Kitin Medevac”, vlera e saktë e të cilit është758 mijë e 25 euro. Por investigim.al mësoi se ish-drejtuesit e Bazës Ajrore të Farkës informuan eprorët e tyre se ky komplet pajisjesh nuk ekziston dhe për këtë arsye helikopteri nuk mund të merret në dorëzim.
Nga ana tjetër, një dokument zyrtar me emërtimin “Procesverbal për pritje malli” tregon se një komision i përbërë nga gjashtë ushtarakë, më 25 prill 2013 ka marrë në dorëzim kompletin e pajisjeve “Kit for Medevac” të helikopterit “Cougar AS 532 Medevac”.
“Komisioni prezent kontrolloi Kit Medevac (kompleti i pajisjeve) për pamjen e jashtme dhe gjendjes faktike, dhe konstatojmë se nuk ka dëmtime dhe se është i rregullt, i cili merret në dorëzim me fletë-hyrjen …..”, thuhet në procesverbal. Komisioni kryesohet nga kolonel Frederik Beltoja (tashmë gjeneral) dhe përbëhet edhe nga pesë ushtarakë të tjerë: nënkolonel Kuto Hasani, nënkolonel Pëllumb Sevdari, major Skerdilajd Zavalani dhe kapiten Çlirim Plaku, ky i fundit është i vetmi që nuk e ka firmosur procesverbalin. Në këtë dokument bie në sy mungesa e numrit të fletë-hyrjes për kompletin mjekësor, i cili është pse është marrë në dorëzim, nuk ka një numër të përcaktuar në fletë-hyrjen për magazinimin e pajisjeve mjekësore.
Investigim.al ka hulumtuar mbi këtë çështje duke siguruar një sërë provash shkresore dhe dëshmi, të cilat pavarësisht se ndryshojnë nga njëra-tjetra tregojnë se kompleti i pajisjeve mjekësore nuk ka mbërritur asnjëherë në Shqipëri. Një dokument që investigim.al disponon tregon se helikopteri “Cougar AS 532 Medevac” edhe pse ka mbërritur në Aeroportin e Rinasit pasditen e 25 prillit të vitit 2013, dhe po atë ditë është marrë në dorëzim, ai është magazinuar në Bazën e Helikopterëve Farkë vetëm më 10 korrik të këtij viti.
Sipas dokumentit, rezulton se procesverbali për pritje malli është firmosur nga nënkoloneli Altin Lamaj dhe shefi i Logjistikës, Agim Manaj, i cili më pas do të denonconte në Ministrinë e Mbrojtjes mungesën e kompletit të pajisjeve mjekësore. Procesverbali nuk është firmosur nga shefi i shëndetësisë, major Astrit Mezuraj për arsye ende të panjohura. Por, duke iu referuar të njëjtit procesverbal rezulton se nga kontrolli i mallrave të ardhura në dokumentacionin shoqërues u konstatua mungesa e një artikulli.
“Gjatë kontrollit të mallrave të ardhura në dokumentacionin shoqërues “Airborne Kit lot de bord Aircraft” u konstatua se artikulli “MCP KIT FOR TRAINING”, 1 copë mungon. Nuk ka ardhur me helikopterin, ndërsa një copë tjetër është vendosur në helikopterin AS532”, thuhet në dokumentin e firmosur nga dy prej tre anëtarëve të komisionit që bënë magazinimin e helikopterit “Cougar AS 532 Medevac”.
Por në këtë dokument nuk thuhet asgjë për pajisjet mjekësore të cilat bëjnë funksional helikopterin, i cili sipas specialistëve të kontaktuar, vihet në përdorim vetëm në rastet e emergjencave mjekësore e natyrore.
“Gjatë kësaj kohe, nga 25 prilli deri më 10 korrik, pra disa ditë pas zgjedhjeve të 23 qershorit në Repartin Ushtarak të Farkës ka patur një luftë të brendshme për marrjen në dorëzim të helikopterit dhe kompletit të pajisjeve mjekësore”, thotë oficeri i lartë që u kontaktua nga investigim.al.
Ish-zyrtari i kësaj baze ushtarake tha për investigim.al, se refuzimi i tij për të marrë në dorëzim helikopterin për shkak të mungesës së “Kitit Medevac” solli edhe transferimin e tij dhe të disa oficerëve.
Ai akuzon drejtues të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, të cilët urdhëruan disa lëvizje në radhët e drejtuesve të kësaj baze ushtarake për të mundësuar pranimin e helikopterit pavarësisht problemeve. Një tjetër ushtarak, ish-shefi i Logjistikës në Bazën Ajrore Farkë, major Agim Manaj, i cili ka firmosur në procesverbalin për magazinimin e helikopterit, gjithashtu është transferuar, pasi kishte denoncuar skandalin tek eprorët e tij.
“…Si shpërblim për këtë mora largimin nga pozicioni i punës”, shkruan majori Manaj, në një letër që i ka bërë ministres aktuale së Mbrojtjes.
Në të njëjtën letër, të datës 23 shtator 2013, majori Manaj informon ministren lidhur me problematikën që shfaqet në kontratën për blerjen e pesë helikopterëve nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Një prej çështjeve të prekura në letër është edhe mungesa e kompletit mjekësor të helikopterit “Cougar AS 532 Medevac”.
“Helikopteri ‘Cougar AS 532’ me numër anësor 632, i dyti i mbërritur në Shqipëri, është marrë në hyrje jo në mënyrë të rregullt sipas dokumentacionit shoqërues”, thotë ndër të tjera majori i larguar nga detyra.
Sipas tij, ky helikopter me vlerë rreth 15 milionë euro është në versionin “Medevac”, por që në fakt nuk ka lidhje me këtë version.
“Në faturën shoqëruese është shënuar “KIT FOR MEDEVAC”, por këto pajisje nuk kanë mbërritur asnjëherë edhe pse kërkohet të tejkalohet si veprim, të cilin e kundërshtova sërish në mënyrë përfundimtare, pasi mungojnë 758 mijë e 25 euro, duke mos dhënë informacion për vendndodhjen e “Kit For Medevac”, thuhet në denoncimin e major Agim Manaj.
Më tej ai shkruan se ky komplet pajisjesh është faturuar nga pala kontraktore, këmbëngulje që me detyrim të merret hyrje nga ana jonë.
“Për këtë arsye janë hartuar një sërë dokumentesh për t’iu kërkuar se nuk mund të merrej hyrje helikopteri sipas faturës së vënë në dispozicion, pasi mungon tërësisht “Kit For Medevac” me vlerë 758 mijë e 25 euro”, thotë majori.
Sipas tij, për këtë problematikë është vënë në dijeni në fillim të muajit qershor sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, komandanti dhe zv.komandanti i Forcës Ajrore, si dhe komandanti i Bazës Ajrore për shkeljet flagrante.
Pas këtij denoncimi që ka mbërritur në zyrën e ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, investigim.al kontaktoi shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Xhemal Gjunkshin, i cili i pyetur për këtë çështje, tha se nuk mund të fliste për diçka që nuk kishte informacion.
“Nuk mund të prononcohem dhe të jap informacion për një çështje për të cilën nuk kam dijeni. Unë ju falënderoj për interesimin tuaj, por për këtë çështje mund të kontaktoni me drejtorin e Modernizmit në Ministrinë e Mbrojtjes”, tha z.Gjunkshi, duke iu përgjigjur interesimit të investigim.al.
Gjithashtu u kontaktua edhe me drejtorin e Modernizmit në Ministrinë e Mbrojtjes, Baki Bala, i akuzuar nga Manaj në letrën për Kodhelin.
Bala ka firmosur faturën (një kopje të së cilës ne e zotërojmë) për marrjen në dorëzim të Helikopterit “Cougar AS 532 Medevac” në cilësinë e blerësit, por ai mohoi të kishte informacion për mungesën e kompletit të pajisjeve mjekësore.
“Nuk jam unë personi i duhur për këtë çështje. Ju e keni gabim informacionin. Ju lutem, por nuk duhet të më kontaktoni mua për këtë çështje”, tha drejtori i Modernizmit në Ministrinë e Mbrojtjes, Baki Bala.
Një foto e brendisë së helikopterit, që iu vu në dispozicion investigim.al nga një prej burimeve, tregon se në bordin e helikopterit me vlerë 15 milionë euro janë vetëm disa barela dhe asgjë tjetër. Personat që na kanë vënë në dispozicion këtë fotografi thonë se helikopteri “Cougar” nuk disponon asnjë nga pajisjet mjekësore për të cilat janë paguar mbi 758 mijë euro nga ana e shtetit shqiptar.
Për këtë çështje investigim.al kontaktoi edhe me ministren e Mbrojtjes, znj.Mimi Kodheli, të cilës i kërkoi informacion lidhur me denoncimet zyrtare për mungesën e kompletit të pajisjeve mjekësore, por nuk mori përgjigje prej saj. Në një e-mail dërguar zyrës së shtypit të Partisë Socialiste (pasi na u tha se ministrja e Mbrojtjes nuk ka ende një zyrë shtypi), investigim.al kërkoi informacione lidhur me rastin, por nuk mori përgjigje edhe pse u njoftua se ministres i ishin dorëzuar pyetjet.
Pajisjet që i mungojnë helikopterit janë ndërkohë një kërkesë e Agjencisë së Standardizimit në NATO, e cila u referohet atyre me përshkrimin “Pajisje mjekësore të rekomanduara për evakuimet aeromjekësore”. Në këtë dokument përcaktohen një sërë mjetesh dhe aparaturash të cilat duhet të jenë pjesë e çdo mjeti fluturues që ka si funksion evakuimin aeromjekësor. Duke qenë se Shqipëria është pjesë e Atlantikut të Veriut që prej vitit 2008, helikopteri i blerë për qëllime mjekësore duhet të kishte pjesë të tijën: respiratorin, ventilatorin manual, burimin e oksigjenit, sistemin e shpërndarjes së oksigjenit, pajisje për injeksione, si dhe një sërë pajisjesh, aparaturash dhe medikamentesh që duhet të ishin pjesë e kompletit mjekësor me vlerë mbi 758 mijë euro. Ndër to, pajisjet më të rëndësishme janë: defribrilator-kardioskop, monitori shumëparametërsh (ECG, okzimetër, presioni i gjakut jo invaziv, rrahjet e zemrës, temperature) si dhe respiratori pneumatik ose elektrik.
Por këto pajisje, përveçse në dokumentin e NATO-s nuk përmenden askund tjetër, madje edhe në procesverbalin për pritjen e kompletit mjekësor që drejtuesit e Bazës Ushtarake të Farkës kanë mbajtur në Aeroportin e Rinasit më 25 prill 2013. Madje, këto aparatura nuk u përmenden aspak as në ceremoninë e zhvilluar me rastin e mbërritjes së helikopterit “Cougar AS 532 Medevac”, ku morën pjesë ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Xhemal Gjunkshi, si dhe një sërë zyrtarësh e ushtarakësh të tjerë të lartë.
Sipas faqes zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, referuar ceremonisë së pritjes së helikopterit, ndër të tjera thuhet se helikopterët “Cougar” janë nga më modernët dhe operojnë në të gjitha kushtet meteorologjike, ditën dhe natën, në misione të vështira, operacione luftarake, si dhe në mbështetje të Forcave Tokësore apo Detare.
“Cougar, AS 532 AL” është i pajisur me një sërë pajisjesh të veçanta të cilat bëjnë të mundur që ky helikopter të përdoret më së miri për transportim të plagosurish. Ekuipazhi minimal: VFR: 1 pilot; IFR: 2 pilotë. Evakuimi i të plagosurve: 6 barrela dhe 11 ndenjëse për pacientët ose stafin mjekësor”, thuhet në përshkrimin e helikopterit, por pa përmendur asnjë prej pajisjeve mjekësore që ky helikopter duhet të kishte. Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes, helikopteri “Cougar”, “Medevac” i Forcës Ajrore Shqiptare me numër anësor FA632, është helikopter i tipit shumërolësh.
“Në variantin e prokuruar nga Ministria e Mbrojtjes, “Medevac” do të përdoret kryesisht për transport të plagosurish, 6 pacientë të sistemuar në barela, por mund të përdoret në rast nevoje edhe për transport trupash (deri në 24 trupa pa pajime), transport ngarkesash (CARGO) deri në 3000 kg, (ngarkesë të brendshme), etj.”, thuhet në njoftim.
Pyesini pak Meten mos di gje per ate veglen qe i mungon shetitjes qeveritare.
E di Meta me mire se gazeta tema.
O Tema po ca i keni keto pyetje si u zhduken 758 mije euro,Po u duheshin o Tema u hynin ne pune.,Sa me thashe theme qe mereni dhe ju te Temes-Ja na e thate e morem vesh edhe ca u be tani???-Une them asgje..Pastaj ju te Temes pse se merni ne pyetje dhe Ilirin ndoshta u jep nje shpjegim me te qarte.,Por e pyesni tani se do filloje te harroje Iliri ngaqe eshte shume i zene me llogari dhe sdo ta kuptoje se per ke shume 758 mije euroshe po i kerkoni………..
KOT BENI LLAFE DHE INVESTIGIME.
PAISJET MJHEKSORE I DUHEN DOKTORIT. AI E DI KU JANE.
Futini ne burg te ter ushtaraket qe kan firmosur marjen ne dorzim, bashk me ministrin ne qoftese ka gisht ne kte mashtrim,kta ushtarak qe firmosin ne menyr abuzive jan teper te rrezikshem per ushtrin shqiptare,se ne qoftese njeri nga kta do te ishte pilot i avjonit luftarak kur dha urdher Saliu te bombardonin VLOREN, VLORA sot nuk do te egzistonte me,ministria e mbrojties duhet ti xhveshi urgjentisht ushtarak te till nga ushtria dhe tja dorzoj gjyqit ushtarak.
kane mare mbeturina te hedhura ne ruge per te futur ne xhep parate.ne burg qafirat pergjegjes
Edi mos ki meshire per keto batakxhinj. Kap shtrengo keta peshqit e vegjel se do dalin dhe te medhenjt.
SnOm thuaje prape mase te degjon Edi..
I pari qe duhet te shkoje ne burg eshte shefi i shtabit i cili nuk eshte e mundur qe nuk ka pasur dijeni. Administrata i ka letrat te protokolluara dhe nese ai eshte vene ne dijeni nga ushtaraket e tjere dhe nuk ka reaguar vetem per te ruajtur pozicionin qe e ka pa te drejte dhe vetem sepse eshte militant i pd-se ai njeri duhet pergjigjur penalisht sic u penalizua edhe ish shefi i gerdecit.
Gjithe marrezite e ketyre ushtarakeve (Ministri i Mbrojtjes kryesisht), dhe pergjegjes te tjere (qe kane emer e mbiemer, ciletdo qofshin) e kane hak burgun, por, sic ndodh ne Shqiperi, vetem fjale, fjale, fjale, fjale, e asgje me shume!
Nuk kane shku shume larg keto paisje nese kane mberrit ne Shqiperi. Ato jane tek Sali Berisha bashk me jelekun antiplumb. Nese nuk kane arrit ne Shqiperi keto paisje qe mungojne, atehere paret jane tek Sali Berisha e Sarkozi i Frances. Investigimi al duhet te kontaktoje dhe firmen prodhuse e gjithecka do dali ne drite. perpara Sali Krimineli, nuk do jete e larget dita kur do te shikojme mbas hekurave.
helikopteri “Cougar AS 532 Medevac” edhe pse ka mbërritur në Aeroportin e Rinasit pasditen e 25 prillit të vitit 2013, dhe po atë ditë është marrë në dorëzim, ai është magazinuar në Bazën e Helikopterëve Farkë vetëm më 10 korrik të këtij viti.
Procesverbali nuk është firmosur nga shefi i shëndetësisë, major Astrit Mezuraj për arsye ende të panjohura.
Mjaftojne keto fakte per te nxjerre te verteten e skandalit.
Mire bejne keta investiguesit e Zonjushes Fidhi, qe shkruajne te tille artikuj se do justifikojne parate e dhena nga Arvizu dhe konkurenti Sikorsky aircraft Corp. nepermjet USAID-it. Problemi eshte qe ke Dikasteri Ballajdia(Imami) mungon edhe nje paisje me dy fishin e vleres, qe perdoret per pune shume me speciale se sa ky helikopteri ambulance. Ajo paisja dje perdorej kundra deputeteve socialiste tip Brace, Gjoni,Cuko etj, perdorej kundra gazetareve investigative, por perdorej ndonje here edhe kunder ambasadoreve perendimore si psh. Saba D’elia apo Arvizu. Sot kjo paisja ka “fluturuar” ne nje vend fqinj me Arnautllekun tone, se per cfare perdoret pyesni gjen. Bucpapen dhe kol Ylli Zeherrin(Zelen)!
Z.Ministre, ske çfar te beshe ,tani kete kembore duhet ta tundesh ti dhe bile shume mire.Ty kjo pjese te takoj qe per nje femer te pakten konsiderohet e veshtire por ne kemi shume besim se ti do triumfoshe mbi ata plerat qe ke gjetur aty ne ministri dhe jashte saj.
Kam qene ofcer i mirfillte dhe kur kam mbaruare ne vitin 80-te akademine e shtabit te pergjthshem kam kryere edhe detyra me jo pak peshe,por kjo tani nuk ka rendesi,çqe iku dhe nuk kthehet me por:Me keqardhe dhe nje indinjate te thelle ne shpirt kam pare dhe me kane treguare se mbas vitit 90-te oficerave te ushtrise ju vu druri dhe i hodhen ne rruge,mbeten ne ushtri vetem b.lepisit e Saliut direkt qe perkisnin edhe me zonen e vete.
Une mendoj se detyra juaj dhe deshira jone eshte qe ushtria jone te kapi parametrat me te nevojshem dhe qe ne veteranet e saj te krenohemi me te.
Qe te arrihet kjo duhet qe pa meshire,pa tu dridhe fare qerpiku,pa pare majtas dhe djathta pa pyetur i kujt dhe kush eshte te permbildhen dhe te hidhen ne rruge ata oficera qe i kane sherbyere familjes dhe jo popullit,por jo me mire seç na hodhen neve.
Nuk e di kur do vij dita qe te marr veshe qe nje oficer qe ka marre nje qindarke pa te drejte te shkoj mbas hekurave,ndryshje lumi do na marre perseri.
nqse te gjithe qe jane ne ministri jane plehra, ti i bie te jesh edhe pleher edhe kriminel nisur nga regjimi ku na paske qene me “peshe” sic thua. veteran i napave te kembeve!
Ku eshte “DREJTESIA” e premtuar.
Krimineli Shpellar Veriori Sali Bisha duhet te burgoset.
Informacioni nuk eshte I sakte; jane blere 5 helikopter te tille de jo 1.
Sipa marreveshjes, per te cilin une nuk po jua jap numrin dhe daten e saj jane blere jo 1 helikopter por 5.
Humbja e paisjes eshte gjeja me e pakte’ kan humbur helikopteret.
mos ndoshta eshte akoma nen regjim doganor helikopteri dhe keta “investiguesit” rishkruajne letrat anonime? pyesni nje here… apo mos ndoshta eshte varianti shumerolesh dhe nuk eshte parashikuar nje kit i tille pasi perndryshe nuk do perdorej dot EDHE per transport trupash? kot them se nisur nga keta komentuesit qe shyqyr s’kane gje ne dore, nuk e vret mendjen njeri per hollesira po thjesht duan gjak e njerez prapa hekurave. keshtu kenaqen keta militanto-vampiret qe nuk ndalojne te pyesin se c’kane qene ministrat e rinj apo c’histori te erreta kane (e sigurt qe kane dhe shume) po i marrin automatikisht si te ndershem qelibar ndersa pjesen tjeter si pjellat e saliut qe duhen vrare.
villni pis-milet villni vrer… vetem qe me c’duket e vjella shume shpejt do ju bjere siper!
ZEKTHI militanto-vampiret QE THY PER TJERET E KE PER VETEN TATE KET SHPREHJE SE TE PERSHTATET TAMAM QE OFENDON T GJITH KTU TI S KE TE DREJT TE OFENDOSH ASNJE >
KUSH JE TI I HER QE OFENDON E KUJT I THUA VAMPIRE TI? PO NE C DUHET TE THEMI PER TY A E MENDON POR DHE TI VET JE ME SHUME SE NJE MILITANT VAMPIRE PERDERISA MENDON KESHTU PER TE TJERET
SHKRUAJ MENDIMIN TEND DHE KAQ STE JEP NJERI TY TE PARAGJYKOSH ME QINDRA VETA C THONE E MENDOJNE KJO ESHTE DEMOKRACIA E JO KUSH TE SHAN SHEFIN TEND TI HIDHESH PERPJET.KU TE DJEG TY KA AVOKAT KA PROKURORE ETJ QE I GJYKON KETA NJEREZ JO TI DHE UNE ne thjesht japim mendime dhe ska asgje te keqe as po shajm as po ofendoj njeri ketu ne forum
PO U KAPEN QE JANE TE VERTETA SE KETU KA PAS ME MIJRA VJEDHJE DHE KETE E DI ME BUDALLAI NE SHQIPERI QE KA PAS DHE KA KORRUPSION KUDO PSE U HABITE TI ME KET RAST SIKUR ESHT RASTI I PAR KY I KORRUPSIONIT DHE TI U HABITE ?ky biles esht rast i vogel fare as maja e aisbergut por ti e di mir sa jane vjedh ketu si cdo shqiptar qe e di por puna jote esht mos te denohet askush ate qe ke qejf ti kush esht i zoti le t vjedhi e t vrasi e t boj c te dush ligji xhungles kete do ti?po ja dolen qe keto qe shkruhen per helikopterin te dalin te verteta c do thush ti komentusve vampire ? apo vampiri te ngeli ty me hajdutet e tu qe 99 per qind keshtu esht
ky agim manaj esht i hajdut e servil i papam!
E vertet eshte, transferimi i tij eshte bere sepse ka bere shume abuzime atje ku ka qene, dhe jo pse nuk ka firmosur apo brockulla te tjera.
qeverria Rama po na shkerdhen njesoj si Sala ,a jeni ne metro apo jo , ne themi ja ujku ju po na tregoni gjurmet
Vazhdon akoma Baki Bala te drejtoje ate drejtori turp per Ministrine e Mbrojtjes Megjithese ka edhe mbeshtetjen e Gjunkshit si kryemafioz qe eshte Ka ardhur koha te prisni keto fije te zhvatjes se ketij dikasteri
I nderuar Aldo!
Baki Bala e ka privatizuar Ministrine e Mbrojtjes. Ate vend qe ka sot Bakiu e ka patur dhe kur ka qene me grade kolonel. Dhe pasi doli ne pension per graden, kaloj civil po perseri tek ai vend. Bakiu eshte 99-sh, spiuin servil, hajdut, pederast, po te germojne per bemat e Bakiut tek MM do te gjejne xhevahire te tjera. Sa per fjalen qe thua ti qe nuk ka tjeter MM pervec Bakuit, po te tregoj nje kuriozitet.
Ne nje takim qe Bakiu pati me disa oficer te NATOS ne Gjermani, me nje mburrje Bakiu u tregoje atyre qe ka 8 vjet Drejtor Nderlidhje tek MM.
I habitur njeri prej oficereve e pyeti. Po pse nuk ka njerez te tjere Shqiperia vetem ti qenke me i zoti?
Tung dhe respekte nga Zybua
Keta qefire duhet te ijshin ne burge prej atje mune te flisnin.
Xheneral Gjiknushi nese e thom mire emrin e tij duhej te ishte i pari me Imamin (hamamin) qe shume u levdruen ne zbritjen e helikoptereve.
Nje mashtrim Shqiperise duhet qe Znj. Ministre te ngrej padi dhe tu vihen “prangat”.
Pse kriminelet Lulzim Basha dhe sali Berisha bejne zhurme te madhe per ligjin e administrates? Te mos zevendesohen militantet se dalin komplet te zbuluar nga bemat si ky rast dhe do degjoni shume e me shume ngjarje si kjo ku flitet me miljona euro.
Per deri sa Ministrja Mimi dhe PS nuk japin pergjigje, ka gjasa qe ne kete mega vjedhje te kete dore edhe aleati “besnik” i PS, Ilir Mta, gje qe i ka vene ne siklet keta socialistet, pasi po e deklaruan se ka dore edhe Ilir meta, ai i kercenon, duke u thene: Kalova me PD-ne dhe kaloj madje edhe Kryeminister. Prandaj Rama i rri gatitu Ilir Metes. Nese eshte Ilir Meta pjestar ne kete vjedhje, dijeni se PS-ja ka per te deshtuar. Por perderi sa Fred Baltoja eshte graduar Gjeneral dhe emeruar Komandant i Forcave Ajrore, patjeter qe ka gisht ne kete vjedhje, pasi ne ate kohe ai ka qene Komandant i Brigades se Helikopterave ne Farke. Por per kete skandal duhet pyetur edhe ish komandanti i Forcave Ajrore, Dhori Spirollari, i cili ishte ne kete detyre kur ka srdhur helikopteri ne fjale dhe ka qene prezent kur ai eshte ulur ne Rinas. Ministria Kodheli duhet te tregohet sa e kujdeseshme, aq edhe e rrepte, ndryshe te jape doreheqjen.
Kot qe flisni o njerez. Zullumet e Imamit, Gjunkshit jane aqe te medha sa nuk mund te imagjinohen. Po jam dakort qe te gjithe sanlepiresit dhe servilet qe kane firmosur te ndeshkohen. atehere do te dalin dhe do te thone te vertetat se cfare dhe si ka ndodhur gjithcka. Oficeret e shkrete jane pabuksa dhe nga frika kane firmosur per te ruajtur vendet e punes. Ai majori thote se ka humbur vendin e punes dhe te tjeret jane trasferuar, ja kete bente gjunkshi dhe imami, teror mbi oficeret. Ata nxoren ne rezerve Gjeneral Zaimin, Qirjazin e Admiral Celen se nuk ju bindeshin per ato qe ata kerkonin te benin ne kundeshtim me ligjin, siceshte rasti i shitjes se klubit Partizani apo edhe i Bishtit te Palles. Me von nxoren edhe gjenerale te tjere te cilet si jane bindur. MinistrjaKodheli le ti therase dhe ti pyese keta njerez te ndeshkuar nga persekutoret e regjimit Berishian dhe le te hedhe drite mbi te vertetat nese duan qe te ndodhe keshtu. Nuk mund tezbulohet e verteta duke pyetur dhe u konsultuar me Gjunkshin, te paaftin, shkateruesin dhe ajdut ordiner. Turp qe ai vazhdon te jete akoma ne krye te ushterise. Ushteria duhet te promovoje njerzit qekane teguar integritet dhe qe jane te afte profesionalisht. I lumte Ministrit Tahiri per ate cka eshte duke bere ne polici. i njoh shume nga drejtuesit e rinj qe ka vene dhe e them me bindje se do te bejne gjera shume te mira per vendin. do te ndeshkojne hajdutet dhe do ti kthejne nderin e munguar policise se shtetit.Le te mare shembull dhe MM apo ministrat e tjere. Lufte hajduteve por jo me hajdutet akoma ne pushtet
Rofte Shqiperia
ketu u zhduken 99% te mjeteve te ushtrise, i cuan per skrap pa u zevendesuar. kjo pajisja e ‘zhdukur’ eshte vetem maja e ajsbergut.
Hajt mos keni gajle se po e katid prokurori i Sals keto gjona, ai me emrin Llallaallaa. Q’ai kshu ka thone, qe e nis hetimin qofte edhe nga noj njofitm mediatiak, tik tak tik, hala pa u fik.
Zj. Ministre,
keni struktuar qe paguhen per cdo gje ne MM, fillo menjehere nga puna ose ngrij personelin e ribeje. Ne presim qe demtuesi te cdemtoj e denohet si hajdut e sabotues. Imomi me disa nga kokat komanduese kane vepruar ne unison per vjedhjet. Prokurori i emruar nuk te mbeshtet.
Mos i jep kohe Xhumol katunarit te tjereve te mbulojne pislleqet.
Tung !
RRofshin Hajdutet,suksese ne punet dhe ne detyrat e reja.E vjedheshin kete popull sa me shume.Me e rendesishmja eshte qe keta hajdute te kene shendetin sa me te mire. Ne populli do i lutemi zotit qe ata te na sundojne dhe te na hipin ne qafe .Ne gezohemi kur ata vjedhin djeresen e popullit.
Shqiperia ka blere 5 helikopter nga eurokopteri dhe tashme 2 helikopter jane ne gadishmeri,per tu perdorur ne interes te popullates dhe jane ne proces prodhimi dhe 3 helikopteret e tjere
Per sa i perkete shkrimit ne gazete,behet fjale per mos ardhjen e nje kopleti shendetesore,qe duhet te kete helikopteri per te dhene ndihmen te semurit.Eshte probleme qe duhet te zgjidhet me diskutim midis specialisteve qe ndjekin kontraten ne Ministrin e Mbrojtjes dhekompanise prodhuese.Munde te jete probleme keq interpretimi te dekumentave,mund te jete nje veprime abuzues i kompanise duke perfituar nga pervoja e madhe qe ka ne marrveshjet me shtetet e tjera me me pak pervoje.Duhet ta dine komentuesit se diskurimee te tilla behen sa here vijne paketa ne dogane nga kompanit e huaja.Jane dhe probleme kodesh,terminologjie.Por mund te kete dhe abuzim,por ne sanje menyre vjedhje nga personeli ushtarak shqiptare ne grupe.Po qe se ka abuzim ajo eshte bere ne bashkpunim me kompanine eurokopter.dhe nje ose dy persona shqiptare.Eshte probleme qe zgjidhet vetem nga specialistet dhe jo problem ggazetash dhe komentuesish.
Ju beje me dije se shqiptaret nuk jane me te korruptuar se te tjeret ne europe,perkundrazi,korrupsioni eshte me i madhe ne vendet e tjera,behet me shifra me te medha,por eshte ne pak duar.Nuk duhet te sulmoni vetem disa njerez te dhjeshte ushtarak,njerez shume te perkushtuar qe kane marr ne dorzim qofte dhe duke gabuar.Ne vetem kemi lexuar c’fare thote nje Major ne letren drejtuar Ministres se Mbrojtjes,por nuk njohim fakte te tjera,a eshte bere informacion nga personat pergjegjes per ministrin e Mbrojtjes,po kopania a eshte lajmeruar per kete problem,etj etj.Dhe ka dhe nje problem te vogel per tu diskutuar,pse majori paska firmosur si koleget e tij dhe me pas bene leter per ministren,pse nuk refuzoj ta firmoste.Mos ka ndodhur ndonje prishje me koleget apo eproret dhe per tu mbrojtur per ato qe mund te kete bere bene nje sulme.Nuk dihet kush eshte me shume fajtor.MOs ky majori ka dhe kusure te tjera?.Ne c’do raste qe mund te ndodh,ligji ka percaktuar rruget qe ndiqen,merret informacioni dhe behet verifikimi,duke perdorur auditimin e institucionit,dhe me pase kalon ne prokurori ne qofte se ka fakte te mjaftushme.
Dhe se fundi shkrimi mund te jete dhe i porositur,per te mbuluar ndonje vjedhje me permasa dhe me te medha sic jane skrapet,municionet,apo ndonje skandal tjetre dhe heronjte kerkojne shperblim ose te rebilitohet dikush.
Ne cdo raste kush gabon duhet te mbaje pergjegjesi sipas peshes se fajit
Nuk jane vetem 758 mije Euro te kesaj kontrate por ka edhe kontrata te tjera per riparimin e helikoptereve per te cilat nuk dihet ku kane perfunduar. Por nje gje eshte e vertete qe koka e ketyre vjedhjeve eshte treshja Bala-Spirollari-Beltoja.Le te shpresojme ne vendosjen e drejtesise dhe zhdukjen njehere e pergjithmone nga ushtria te kesaj sage te paskrupullt hajdutesh.
Ti qytetar prej fshati dhe thashethemexhi duhet te jeshe me i matur kur permend emrat e njerezve.Ne qofte se ke vertet fakte dhe argumenta jepi,nxiri ne drite dhe mos u fshi pas pseudonimeve.Spirollari sot eshte ne lirim,pra nuk eshte ne detyre keshtu qe mund te flasesh me hapur dhe mos ki frike.Por me duket se je njeri me vese dhe karakter i dobet ,ose dhe me keq ,je pjese e abuzuesve te Forcave te Armatosura,qe shume shpejte do te dale emri.Tikerkon te perlyesh te gjithe njerezit pa dallim.Me mendjen tende te kufizuar ,nuk mund ta kuptoshe qe ne kete bote te mbushur me korrupsion,me padrejtesira ,mund te kete dhe njerez qe kane drejtuar me drejtesi dhe ndershmeri maksimale.Nuk e di a mund te kete njeri te dyte pervec teje qe mund te permendi Spirollarin,ne qofte se ka le te shkruaj me emer dhe mbiemer.Meqe merre persiper te shkruash per procedurat e tenderimeve dhe per abuzime per helikopteret,duhet te njihesh se pari me menyren si jane zhvilluar tenderat dhe si jane ndjekur ato.Ne asnje raste Forca Ajrore nuk ka zhvilluar ndonje tender per mirmbajtjen e helikoptereve,apo per helikopteret e rinj.Ato jane zhvilluar nga drejtoria e prokurimeve ne Ministrine mbrojtjes ose dhe nga komisione te vecanta,po ne ministrine e mbrojtjes.Forcat ajrore kane patur dhe kane pergjegjesin te ndjekin kontratat e lidhura nga ministri i mbrojtjes.Ne qofte se ka njerez qe ne kete proces jane ngaterruar sigurisht qe nuk eshte e veshtire qe te gjendet.Le te auditohen te gjithe kontratat e lidhura dhe zbatimi i tyre dhe personat pergjegjes do te mbajne pergjegjesi.Per sa i perket paisjeve mjeksore,per pritjen e tyre ka nje komision me njerez te afte dhe te specializuar te kompania eurokopter.Ata jane plotesisht ne gjendje te sqarojne si eshte zhvilluar ngjarja,i kane marre apo jo ne dorezim.Po kompania a eshte pyetur per keto paisje?.Po ekipi qe vajti ne France dhe mori ne dorezim helikopterin c’fare thote.Pra nuk te mbetet ty qytetar qe te marresh ne goje njerezit,por njerezve kompetent per te dhene pergjigjen e duhur.
Perfundimisht gazetat shqiptare jane per tu ardhur keq, por me shume me vjen keq per injorancen e shtetasve shqiptare, te cilet jane aq te paafte sa per te gjykuar nje shkrim te sajuar, dhe te pabaze.
Diskutohet kaq gjate per nje “MEDEVAC” i cili ne kete artikull eshte trajtuar here si “paketë mjekësore” here si “kompleti i pajisjeve”, dhe ne asnje moment nuk kane denjuar te japin shpjegimin e vertete te ketij termi.
Per nje njeri/lexues sadopak intelektual, minimumi qe mund te beje eshte te kerkoje ne google kuptimin e terminologjise se perdorur.
MEDEVAC: Medical Evacuation – This term covers the transfer of patients from the battlefield to a treatment facility or from one treatment facility to another by medical personnel, such as from a local hospital to a trauma center.
Per ata qe nuk dine anglisht,
MEDEVAC: Evakuim Mjekesor – ky term mbulon transferimin e pacienteve nga fushebeteja per ne ambiente trajtimi ose nga ambientet e trajtimit ne nje mjedis me staf mjekesor, si psh spital ose qendra te traumes.
PRA ME PAK FJALE MEDEVAC nenkupton pikerisht ato BARRELAT qe sic jane shprehur dhe nga “investiguesit e larte dhe gazetaret e ndritur te kesaj gazete”: “””Një foto e brendisë së helikopterit,…… tregon se në bordin e helikopterit me vlerë 15 milionë euro janë vetëm disa barela dhe asgjë tjetër.””””
Ne kete pike, me lind natyrshem pyetja: E gjetet ate qe kishte humbur mo??? ahahahahahah apo as vete se dini se ckerkoni tani???
Keto jane shkrime te turpshme, dhe ju “GAZETARE” talleni me keto shkrime me kete popull injornat.
KY PO QE ESHTE SKANDAL!!!!!
Injoranca ka te drejte qe thote se ne bordin e helikopterit ndodhen vetem 6 barela por, nuk na bind dot qe ky komplet prej 6 barelash kushton 758000 Euro.Meqe dika dhe anglisht, te futet ne Google dhe te shohe sa kushton nje e tille.