INTERVISTA/ Meta: Pakti me Ramën do zgjasë 8 vite, aq sa Shqipëria të futet në BE

15 Tetor 2013, 08:54Politika TEMA

Kreu i LSI-së, njëherësh kryetar i Kuvendit, Ilir Meta ka deklaruar në emisionin “Tonight” të Ilva Tares se do të bëhet çdo përpjekje për të gjetur konsensusin deri të mërkurën, kohë kur publikohet edhe progres-raporti për Shqipërinë.

Meta tha se një bojkot i opozitës do ishte me pasoja jo vetëm për vendin, por do t’i sillte kosto dhe vetë PD-së. Ndërsa janë vetëm ditët e para të bashkëqeverisjes me kryeministrin Rama, ai shprehet për një jetëgjatësi të muajit të mjaltit mes tyre, të paktën për dy mandate.

Sa do zgjasë muaji i mjaltit me Ramën?

Ju e dini që marrëveshja e Shkodrës është një marrëveshje strategjike, i ka të gjitha mundësitë për të zgjatur për të paktën aq kohë sa Shqipëria të bëhet anëtare e BE, brenda dy mandateve. Kemi një marrëveshje të qartë, publike, që është votuar edhe në 23 qershor. Ky koalicion e ka një kryeministër që gëzon dhe mbështetjen e plotë të LSI.

Jeni shfaqur në këtë sezon të ri të politikës shqiptare më elegant, një gjuhë lutëse, i keni dhënë zonjës Topalli një zyrë në parlament, mbani dy fotografitë në zyrën tuaj në parlament të Presidentit Nishani dhe Ismail Qemalit, kujt i flisni në këtë gjuhë?

Unë u flas shqiptarëve në radhë të parë. Besoj se kemi ardhur në një moment për t’i ngritur institucionet tona në një stad të ri. Këto të gjitha fillojnë nga parlamenti dhe unë jam i angazhuar që parlamenti të kthehet në një model të një funksionimi demokratik në interes të publikut. Kjo duhet të jetë produkt i të gjithëve, duhet të mësojmë nga gabimet që kemi bërë dhe të sjellim një standard më të qytetëruar dhe racional. Parlamenti nuk duhet të jetë një arenë e sforcuar politike, por institucioni që mbështet qeverinë dhe e kontrollon atë, e këtu rol të padiskutueshëm ka dhe opozita.

Po investoni një kapital të ri politik, a e kanë politikanët e tjerë këtë reflektim, po e bëni se doni të jeni lider i së majtës?

Ky pozicion nuk ka të bëjë me faktin se çfarë dua të jem unë, por me profilin që përfaqëson LSI, që e ka treguar edhe në të kaluarën. Edhe marrja e votave në 23 qershor erdhi pikërisht nga përçimi i këtij mesazhi, arritja më e madhe e kësaj mazhorance do jetë vendosja e një normaliteti. Unë do ta ftoja zotin Berisha të merrte disa merita për të kontribuar për një opozitë sa më konstruktive, që vjen me propozime, reflekton për disa çështje dhe të kontribuojë për të pasuruar këtë trashëgimi pozitive në procesin e integrimit.

Sa ndikues jeni në qeverisjen e Ramës?

LSI përfaqësohet me emra të spikatur në qeveri dhe ka angazhimin e plotë për të ndikuar në mënyrën sa më pozitive për arritjen e përbashkët të suksesit së kësaj qeverie.

Pse të gjithë duan të jenë me LSI?

Të gjithë duhet të jenë sa më pozitivë me njeri-tjetrin, shoqëria jonë është e lodhur nga një konfliktualiteti pa fund. Kjo mazhorancë ka të gjitha mundësitë për të mos bërë gabimet e mazhorancave të mëparshme, por të bëj të mundur bashkimin e energjive pozitive, madje edhe të opozitës.

Pse nuk po u kritikojnë për emërimet tuaja?

Për mua është e rëndësishme që qeverisë t’i japim mundësinë në emrat e rinj, nuk duhet të nxitohemi për të paragjykuar. Është koha që do të konfirmojë aftësitë e gjithsecilit dhe kapacitetet për të justifikuar besimin e dhënë. Kjo është një qeveri me shumë energji, ka një dinamikë mjaft domethënëse, shumë prej drejtorëve kanë vetëm pak ditë që janë emëruar dhe ka lëvizje.

Kriteret, a u ndoqën në pranim?

Nuk mendoj që këto emërime janë bërë jashtë kritereve.

Jeni kurioz se çfarë mendojnë të tjerët për ju?

Më me rëndësi për mua është ajo që bëj dhe ajo që do të mendojnë njerëzit të nesërmen pas asaj që unë bëj. Fituesi duhet të jetë më tolerant, zemërgjerë. Fuqia e vërtetë qëndron tek qetësia, durimi, toleranca.

Ku e keni fituar këtë qetësi?

Unë e kam bindje tashmë se qetësia dhe toleranca janë forca e vërtetë e një politikani. PD nuk do të kishte humbur kaq thellë nëse do të ishte sjellë në një mënyrë më të qetë dhe të përmbajtur. Mazhoranca është treguar tepër e qetë, ka treguar vullnet për të respektuar opozitën, për ti dhënë kohën e duhur për të shprehur maksimalisht mendimet e saj, tek programi dhe ligji për statusin e nëpunësit civil, u ftua për dialog përpara se qeveria të merrte vendimin. Edhe miratimin e aktit normativ e shtymë me idenë e mirë për një bashkëpunim.

Zëdhënësja e PD reagoi 2 orë më parë, si e lexoni mesazhin e saj?

Zoti Basha do të ishte mirë të kishte pranuar ftesën e kryeministrit Rama për t’u takuar, ku të shprehte dhe mendimet e tij. PD do ta ketë mundësinë t’i shprehë mendimet e saj edhe në komisione në ditët në vijim.

A e dëmton zotin Basha fakti i të qënit jashtë parlamentit?

PD nuk ka një mesazh të qartë për të ardhmen, thjesht mesazhe kontestuese dhe refuzuese.

Pse e quajtët zotin Berisha bashkëkryetar?

I bëra një kompliment zotit Berisha, pasi më konsideroi bashkëkryeministër.

Si janë marrëdhëniet tuaja me zotin Basha, ka miqësi në politikë?

Zoti Basha është mjaft i respektuar nga ana ime, edhe si kryetar i PD dhe Bashkisë së Tiranës. Lidhur me aludimet, që nga 1 prilli nuk kemi pasur kontakt të veçantë. Këto aludime nuk qëndrojnë, me Bashën s’kam pasur ndonjë raport të veçantë, por një marrëveshje politike me kreun e PD asokohe, Sali Berishën.

A po shkon PD drejt një bojkoti, cila do jetë kostoja?

Do jetë me kosto për vendin, por dhe vetë PD. Nuk ka arsye serioze për të bojkotuar parlamentin. Unë jam i hapur për të krijuar të gjitha hapësirat që bashkëpunimi të shtohet, qeveri ka qenë e hapur për të kërkuar mirëkuptim dhe bashkëpunim, por PD është sovrane në vendimmarrjen e saj.

Të mërkurën do jepet progres-raporti nga Brukseli, ka gjasa të zgjidhet ngërçi deri të mërkurën?

Ne do të shpresojmë deri në minutën e fundit për reflektim dhe mirëkuptim. Vendi do vazhdojë të jetë i qëndrueshëm dhe të ecë përpara edhe në rrugën e integrimit. Nga mënyra sesa ndihmojmë edhe në këtë proces do të gjykohemi nga qytetarët tanë.

A ishte rasti i SHQUP një provokim për mazhorancën dhe ju e shmangët?

Marrja e vendimit të qeverisë së zotit Berisha ishte jashtë çdo lloj normaleje, për të shndërruar të vetmin institucion që i kishte mbetur ushtrisë në seli partie. Kjo solli kontestime të ndryshme nga politika, mediat, ushtarakët, por sigurisht kjo nuk është çështja prioritare e kësaj qeverie. Qëllimi nuk është për të krijuar konflikt me PD, apo për ti krijuar probleme në punën e saj. Qeveria që iku ka marrë shumë vendime të gabuara dhe të papërgjegjshme. Në tre muaj ka marrë vendime më shumë sesa në 8 vjet dhe këto do të vlerësohen rast pas rasti me objektivitet. Është koha që PD të mos bëjë ato gjëra që ka kritikuar përgjatë këtyre viteve.

Cilat janë vendet që kanë më shumë hezitim për t’i dhënë statusin Shqipërisë?

Nuk bëhet debati për një raport të BE me Shqipërinë. Do të gënjenim veten nëse mendojmë se ata mezi po presin që të na pranojnë sapo ne të bëjmë dy apo tre gjëra. Kjo është një e vërtetë. Ka një skepticizëm sa i takon çdo vendimi në favor të zgjerimit, për ne me rëndësi është të bëjmë detyrat tona si vend, si mazhorancë dhe opozitë dhe secili duhet të bëjë më të mirën. Çfarë do ndodh? Shpresojmë që për më të mirën, padyshim që Shqipëria do marrë statusin, është çështje muajsh.

Kryetar i një parlamenti ndër më problematikët?

Me rëndësi për mua është mbarëvajtja e parlamentit, etika në funksionimin e tij, frymë sa më konstruktive në funksionim e Kuvendit, një administratë sa më profesionale në Kuvend. Sjelljen e çdo deputeti e gjykon qytetari me votën e tij.

Cili është vizioni juaj për drejtësinë?

Besoj shumë që vizioni ynë është rritja e besimit tek drejtësia. Ku roli i kryeministrit, Ministrit të Drejtësisë, Kuvendit dhe Presidentit është shumë i rëndësishëm për ndërmarrjen e një sërë reformash për të vendosur sundimin e ligjit.

21 janari, cili është mendimi juaj?

Drejtësia duhet të thotë fjalën e saj dhe duhet të mbështetet nga të gjithë për të thënë fjalën e saj. Është një gjykim që vazhdon.

Taksa progresive, cili është mendimi juaj?

Nuk do të vendoset në asnjë rast apriori, qeveria është në hetim të gjendjes ekzistuese të financave të vendit, pas kësaj do diskutohet dhe do ndërmerren vendimet e duhura. Çdo vendim do merret në interes të rritjes ekonomike të vendit dhe për një klimë sa më të shëndetshme për biznesin dhe sipërmarrjen. Mazhoranca do jetë e kujdesshme në çdo vendim, kemi të bëjmë me fatin jo vetëm të biznesit por qytetarëve dhe vetë buxhetit të shtetit.

22 komente në “INTERVISTA/ Meta: Pakti me Ramën do zgjasë 8 vite, aq sa Shqipëria të futet në BE”

  1. Kap hajdutin says:

    Zoti meta
    Per sa kohe ata bojkotojne parlamentin shpresoj te mos u jepet rroga
    Ne te kundert ne qofte se po paskeni qene paralamenti me I degjeneruar ne bote
    Ishalla jo nuk ndodh

    1. Albi says:

      “Zoti Meta”

      hahahahaha, keni fillu me e respektu Meten tani

      1. sahanlepirje says:

        Pse mos ta respektojne kur kryetari eunuk edi rama po ia merr ne goje ilirit duke i dhene me shume sesa 40 te pushtetit,pra jo vetem qe llafet e fushates paskan qene pazare te verteta per te cilat edi plehra nuk ndihej,por madje po i jep me shume se sa pazari,

      2. tiger says:

        Me mire Meta. Sa me shpejt ta kuptojme aq me mire per te gjithe

        1. elinor says:

          Ne jemi te gjithe fucked-up si popull! Vetem pse qenka Meta 1% me pak i keq se Berisha dhe duhet ta pranojme! Ky s’eshte tjeter vecse nje deshtim total!

        2. kunji says:

          shume pak e kuptojne politiken…

    2. Dritan Dajti says:

      I sigurt je zoti Meta-Mund dhe te zhgenjehet ky popull dhe te votoje dike tjeter-Edhe ti miku i Sales je.

  2. Ustai says:

    Perseri i duket vetja ketij sikur vjen nga Brukseli? Si nuk mbaj mend prej 2005 te kete mbajtur nje linje politike,por gjithnje vetem personale..si i deleguar nga Brukseli. Ishalla te ishte ,por te pakten te mos kishte ndikuar negativisht gjate kohes qe punonte per Berishen.

  3. aron says:

    Per nje fjale do 70 mije euro po per nje interviste?????

  4. Toni says:

    Per momentin Meta dhe organitata e tij Mafioze “LSI” luajne nje rol vendimtar ne Ndryshimin politik dhe rrugen e Shqiperse drejt BE-s…

  5. Centauri says:

    Kalifi Meta te tjera ben te tjera thote. Pike e zeze ne duart e kujt bie kjo Shqiperi e shkrete! Ky ciban (kleptoman) duhej te ishte tjeterkund e jo atje ku e vune shqiptaret truthare. Pika ne shqiptareve sa qorra qe jemi!

  6. analist says:

    Zoti Baze, si ishte ajo puna e Metes me 21 Janar, apo vari leshin, merren gjykatat e pavarura me ate pune?
    Jo per noj gjo po sikur kam lexuar te gazeta Tema se ka pas qene hajdut i madh ky burri atehere, para se te behej politikan i mire dhe i respektuar.
    Eh mor Baze pa bazë e pa taban!

  7. Gezimi says:

    Me nje fjale, pas 8 vjetesh do i bashkohet serish Berishes. Dridhe Like, se kesaj pune i a ke marre mire doren. Per te mos ndodhur keto felliqesi, te ndryshoje urgjent Kodi zgjedhor, dhe ky pratagonist negativ i politikes shqiptare, te gjeje vendin, megjithse tani, po te ishim nje shtet normal demokratik, duhej te ishte ne biruce.

  8. Sallakja says:

    Ali Babai kerkon te ri edhe 8 vjet te tjera ne pushtet.
    Qellimi im, – thote Ali Babai – eshte qe ta coje Shqiperine ne
    grope. Pastaj partia e Aliut do ndahet nga partia e Tutkunit III-te.

    E mbani mend ate batuten tek nje film i vjeter Shqiptar:
    Ku po vete o Adnand ? Po, rri o Adnand, rri.
    Rri te shohesh gallate.

  9. Pusyface says:

    Z.Like eshte pa dyshim politikani me I zgjuar ne Shqiperi .

  10. tollumi says:

    qenka burre i mire zoti meta? cpyetje qe po i beni per 21 janarin po 21 janari nga meta erdhi dhe u vrane kater vete. popull qorr nuk i jepej vote ketij hajduti

  11. bbb says:

    Sa do zgjasë muaji i mjaltit me Ramën zoti Meta?

    Ju e dini që marrëveshja e Shkodrës është një marrëveshje strategjike,qe pason aktin historik te Gjirit te Lalzit i ka të gjitha mundësitë për të zgjatur për të paktën aq kohë sa LSI te dyfishoje pasurite ose numrine ministrave ne qeveri. Kemi një marrëveshje të qartë, te fshehte, ne Gjirine Lalzit ku ka qene prezent edhe Kuco Kokdhima. Ky koalicion e ka një kryeministër që gëzon dhe mbështetjen e plotë të LSI sakaq qe PS nuk fut hundet ne punet tona…

    Jeni shfaqur në këtë sezon të ri të politikës shqiptare më elegant, një gjuhë lutëse, i keni dhënë zonjës Topalli një zyrë në parlament, mbani dy fotografitë në zyrën tuaj në parlament të Presidentit Nishani dhe Ismail Qemalit, kujt i flisni në këtë gjuhë?

    Unë u flas bute shqiptarëve në radhë të parë se e kam faqene nxire pas videosjkandalit ku me filmoi Tan Prifti… Besoj se kemi ardhur në një momentku une skam sy e faqe te flas me popullin gjera politike. E thene ndryshe une rri si i dhjere dhe rthem ca gjera me mend gjoja sikur une jam njeri babaxhan, por une jam i njejti Ilir hajduti i videos…

    Po investoni një kapital të ri politik, a e kanë politikanët e tjerë këtë reflektim, po e bëni se doni të jeni lider i së majtës?

    Ky pozicion nuk ka të bëjë me faktin se çfarë dua të jem unë, se une dihet qe kam synim ti ze vendin Rames ne PS. Edhe marrja e votave në 23 qershor erdhi pikërisht nga përçimi i këtij mesazhi, arritja e nje rezultati te madh qe vjen duke u rritut…Sot 16 deputete, neser 26, e pasneser 76… derisa Rama te dale ne hije dhe une te marr kreun e PSse. Unë do ta ftoja zotin Berisha të merrte disa merita përkontributin qe ka ne mos lejimin e rritjes se Rames si politika sepse nje pjese e arritjeve te LSIse eshte edhe merite e shokut Sali.

    Sa ndikues jeni në qeverisjen e Ramës?

    LSI përfaqësohet me 17 deputete dhe Rama ska 51% te Kuvendit e keshtu qe ai ska bythe ti beje ligjin LSIse…Pekundrazi nqs Rama hedh vickla ai e di se une shkoj ne aleance me PDne dhe Edi mbetet perseri shef opozite…Pra cdo gje qe kerkon LSIja PSja do e zbatoje. Psh i thashe Rames ne Gji te Lalzit se Mnistrine e Drejtesise e dua une, dhe ai tha “si Urdehton!” Dmth ska nga ma drehd bithin PSja

    Pse të gjithë duan të jenë me LSI?

    Të gjithë duhet të jenë me LSIne se kjo parti e gjen pune. Kjo mazhorancë ka të gjitha mundësitë qe te fuse te gjithe militantet ne pune…Kush i qan hallet e mija? Like Floriri LSIja…thote nje kenge nga grupi polifonik i Gjirit te Lalzit…

    Pse nuk po u kritikojnë për emërimet tuaja?

    Kush te na kritikoje? Kujt ja mban?? Kemi 17 deputete ne mij cupe…E hedhim Edi Ramen nga karrigia me nje seance mosbesimi..
    Kriteret, a u ndoqën në pranim? Mendoj që ka emërime janë bërë jashtë kritereve per te punesuar persona qe i rreh zemra per LSIne…Khjo e ka llogjken brenda.

    Jeni kurioz se çfarë mendojnë të tjerët për ju?

    Per popullin nuk me duhet se cfare mendon se ai eshte bishti i kavallit…Populli eshte gje pa vlere pasi i ke marre votat. Më me rëndësi për mua është ajo që bëj dhe ajo që do të mendojnë njerëzit e Edi Rames dhe vete shoku EDI. Fituesi i zjgejdhjeve jam une, sepse Edi nuk mori 51% e parlamentit…PSja duhet të jetë më tolerante, zemërgjerë. Fuqia e vërtetë qëndron tek qetësia, durimi, toleranca e PSse ne raport me LSIne.

    Ku e keni fituar këtë qetësi?

    Unë e kam bindje tashmë se qetësia erdhi pasi une dola i “pafajshem” edhe pse jam nje hajdut me cimze. Tashme jam kryeparlamentar ne vend qe te isha ne burg, dhe kjo sjell qetesi…

    Zëdhënësja e PD reagoi 2 orë më parë, si e lexoni mesazhin e saj?

    Zoti Basha eshte djale i ri nxitohet ndonjehere… nuk ka ekspereincen time si mafioz ne poltike…i duhet kohe te arrije aty ku ka shkuar shoku Ilir Floriri

    A e dëmton zotin Basha fakti i të qënit jashtë parlamentit?

    PD nuk ka ASNJE RENDESI PER MUA pas 1 Prillit. Para 1 Prillit PDja ishte aleat im strategjik, pasi kishim vjedhur 4 vite bashke…Kurse 23 qershori na detyroi te ktheja pllaken…

    Pse e quajtët zotin Berisha bashkëkryetar?

    I bëra një kompliment zotit Berisha, pasi e kam mik…Ai eshte nxenesi besnik i shokut Ramiz dhe kam respekt.

    Si janë marrëdhëniet tuaja me zotin Basha, ka miqësi në politikë?

    Zoti Basha është mjaft i respektuar nga ana ime, nqs ai do me jam leje ndertimi ne Bashkinë së Tiranës. Lidhur me aludimet, që nga 1 prilli nuk kemi pasur kontakt të veçantë. Këto aludime nuk qëndrojnë, sepse une bashkpunoj me te nen rrogoz me Bashën pasi kam nje marrveshje te fshehte politike me Sali Berishën nqs Edi hedh vickla.

    A po shkon PD drejt një bojkoti, cila do jetë kostoja?

    Te bejne cte duan…

    Të mërkurën do jepet progres-raporti nga Brukseli, ka gjasa të zgjidhet ngërçi deri të mërkurën?

    Ne do të shpresojmë deri në minutën e funditpor edhe shume sna behet vone…

    A ishte rasti i SHQUP një provokim për mazhorancën dhe ju e shmangët?

    Marrja e vendimit të qeverisë së zotit Berisha ishte jashtë çdo lloj normaleje, për të shndërruar të vetmin institucion që i kishte mbetur ushtrisë në seli partie. Kjo solli kontestime të ndryshme nga politika, mediat, ushtarakët, por sigurisht kjo nuk është çështja prioritare e kësaj qeverie. Qëllimi nuk është për të krijuar konflikt me PD, apo për ti krijuar probleme në punën e saj. Mirepo Saliun e kam mik dhe ushtaraket tani e rrine urte…te lozin domino ne lulishte…

    Cilat janë vendet që kanë më shumë hezitim për t’i dhënë statusin Shqipërisë?

    Jane ato vende qe jane shokuar nga videoja Meta-Prifti. Ka disa shtete qe thone se pa u futur hajduti Meta ne burg, Shqiperia nuk futet ne Evrope…

    Kryetar i një parlamenti ndër më problematikët?

    Me rëndësi për mua është te marr rrogen,me një administratë sa më profesionale LSIste në Kuvend kur 2 nder 3 te punesuar te jene nga Skrapari.

    Cili është vizioni juaj për drejtësinë?

    Besoj shumë që eshte rritur se tepermi besimi tek drejtësia sidomos pas gjykimit te videos Meta Prifiti, 21 janarit dhe Gerdecit. Ku roli i kryeministrit, Ministrit të Drejtësisë, Kuvendit dhe Presidentit është shumë i rëndësishëm për marrjen e vendimeve te gjykatave. Sepse gjykatsit jane vegla ne duart tone…

    21 janari, cili është mendimi juaj?

    Drejtësia duhet të thotë fjalën e saj dhe duhet të mbështetet nga të gjithë për të thënë fjalën e saj. Dihet qe vrsajet u bene per mua…Dhe qe Prendi e Llupo jane te pafajshem…Është një gjykim që vazhdon dhe kurre smbaron…

    Taksa progresive, cili është mendimi juaj?

    Ekonomist jam por kam mbaruar shkollen me pesa…Sja kam idene shkolles. Une s’marr vesh fare nga taksat por i dal kundra Rames se ashtu e do puna…

  12. Ramon says:

    ME pelqen thenja e KAMELEONIT SHQIPTAR nga fakti qe do varosin dhe shpellarin pastaj do prishin paktin.

  13. ramy says:

    Kur do hyje ne burg ky mut

  14. Albanian EAGLE says:

    Koalicioni i gjere PD PS nuk eshte tabu, mjaft te shohim Gjermanine apo Austrine, ky koalicion mund te krijoje premisa per detante politike , per moderacion, per ndarje te drejte proporcionale te pushtetit mes shqiptareve,brenda NJE PERUDHE TE NDERMJETME DERI NE INTEGRIMIN E VENDIT NE EUROPE .Kjo do te coje ne menyre te pashmangshme zhdukje nga skena politike e LSI e cila po e gangrenizon jeten ne vend.Kete shans e kish dikur Sali Berisha por e shkelmoi..te shpresojme se Edi Rama te mos e shkelmoje brenda nje nje perspektive optimale, e cila varet edhe nga zhdukja e emrit te Berishes dhe trashegimise se tij ne PD, dhe predominimi i elementit moderator ne ate parti do ta lehtesonte dialogun mes 2 partive

  15. elinor says:

    8 vite, aq sa te harrohen perfundimisht “bemat” e mija!!

  16. dulla says:

    Po mbas tete vitesh perseri ma saliun,me mire te ja beni keti populli tut kun felliqesira,por nje dite do te paguhen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje