Vranicki: Si e kujtoj Nanon e Berishën. Një shqiptar më dhuroi një kallashnikov!

15 Tetor 2013, 10:56Politika TEMA

Franc Vranicki, ish– i dërguari i OSBE-së në Shqipëri në vitin e vështirë 1997, rikthehet në kujtesë për ngjarjet asokohe.

“Ishte një situatë historike në të cilën Europa, pak a shumë u përqendrua në problemet e Jugosllavisë. Në këtë kontekst Shqipëria ishte në hijen e këtyre zhvillimeve. Megjithatë OSBE u përqendrua në Shqipëri, sepse një vit më parë, pra në 1996, OSBE hartoi një raport nën kryesimin e Zvicrës. Ky raport vuri re një shkelje të qartë të parimeve të OSBE në Shqipëri, sidomos sa i përket zhvillimit të zgjedhjeve të fundit dhe fakti se si njerëzit e politikës trajtoheshin nga qeveria. Kjo ishte arsyeja e parë pse Danimarka u fokusua të Shqipëria. Së dyti, ashtu siç edhe ndodhi, lufta shpërtheu në Shqipëri midis partive të ndryshme. Ju mund të spekuloni se cilat ishin këto parti. Disa njerëz thanë se ajo që ndodhi ishte Veriu kundër Jugut, disa të tjerë thanë se ishte partia e Sali Berishës, e të tjerë thanë se ishte partia e Fatos Nanos. Ose disa të tjerë thanë se ishte luftë midis bandash. Pavarësisht nga kjo, situata u konsiderua plotësisht e pakënaqshme. Ministri i Jashtëm danez, z.Petersen, më pyeti nëse isha gati dhe i përgatitur të kujdesesha për situatën në Shqipëri në emër të tij. Kjo ndodhi në mars të 1997-ës. Dy muaj më parë kisha lënë postin e Kancelarit Federal të Austrisë. Kështu, shkova në Tiranë si edhe në vende të tjera të Shqipërisë. Fillova të punoj për të gjetur mjetet se si të ulja në një tavolinë fraksionet dhe partitë e ndryshme për të arritur një zgjidhje për të ardhmen e Shqipërisë”, tregon Vranicki për GSH.

Vranicki shprehet se Sali Berisha nuk ishte entuziast për praninë e OSBE-së.

“E njihja Sali Berishën nga takime të ndryshme të mbajtura në Vjenë apo në vende të tjera, pra e njihja atë që më parë. Edhe ai më njihte mua. Megjithatë ai nuk ishte shumë entuziast për OSBE-në, sepse raporti i kësaj të fundit, i hartuar nga zviceranët, e kritikoi reagimin e tij dhe mënyrën e qeverisjes së vendit. Kështu, përtej mirësjelljes, dashamirësisë dhe miqësisë, ishte shumë e qartë se ai nuk e pëlqeu praninë time  në Tiranë dhe misionin tim nën përgjegjësinë e OSBE-së, ndërsa shprehu pikëpamjen e tij se ai e konsideronte iniciativën e OSBE-së si të padrejtë dhe si diçka që minimizonte pozicionin e tij si President i Shqipërisë”, tregon ish- kancelari, tashmë 76- vjeçar.

Për sa i përket Fatos Nanos, ai tregon: “E takova atë në Tiranë për herë të parë. Natyrisht ai u përpoq më shumë të kuptonte misionin e OSBE-së. Ishte e rëndësishme për mua, dhe për njerëzit që punonin për mua, që të ishim sa më shumë objektivë dhe të drejtë që të mundnim midis të dy fraksioneve”.

Vranicki i kujton kështu shqiptarët në atë kohë: “Takova shumë shqiptarë në rrugë dhe bisedova me ta pikësëpari, ishte e rëndësishme t’u shpjegoja përse kisha ardhur në Shqipëri dhe  cili ishte qëllimi i misionit tim. U përpoqa t’u shpjegoja se vija nga një vend ku standardi i jetesës ishte i lartë, kështu që nuk kishte arsye përse të mos ishte e njëjta gjë edhe për Shqipërinë. Pata mundësinë të komunikoja me publikun shqiptar nëpërmjet televizionit dy herë në javë. Ishte e rëndësishme të kuptonin detyrën time. Një nga aspektet më të tmerrshme ishte  fakti se një numër i madh armësh ishin lirshëm në duart e shqiptarëve. Kështu u thashë se në vendin tim, një numër i kufizuar njerëzish zotërojnë armë. Duhej shumë për t’ua shpjeguar. Mbaj mend një eksperiencë. Një ditë një burrë m’u afrua në rrugë dhe më pyeti pse isha kundër armëve. Iu përgjigja: “Jam kundër armëve sepse nuk është gjë e mirë që në një vend të civilizuar, njerëzit të zotërojnë armë privatisht”. Kjo bisedë ndodhi në mëngjesin e asaj dite. Në mbrëmje, i njëjti person erdhi në hotelin ku qëndroja dhe më solli një pako brenda së cilës ndodhej një kallashnikov. Ma dha mua. Kurrë nuk kisha mbajtur në duar një të tillë më parë. Ia kalova personelit të sigurimit. Më pas i thashë se ishte gjë shumë e mirë që erdhët dhe ma dorëzuat kallashnikovin. Dhe më pas e pyeta: “A të binda?” M’u përgjigj aty për aty: “Jo dhe aq, sepse ky është një nga tre kallashnikovët që kam në shtëpi”.”

Vranicki shprehet se ishte e nevojshme që çështja e Shqipërisë të tejçohej në nivelin ndërkombëtar europian.

“Duhej të flisja shumë për këtë çështje sepse jo shumë nga këto ministra e dinin ekzaktësisht situatën në këtë vend. Atë çfarë ata dinin ishte se Shqipëria ishte një vend i mbyllur komunist. Ata ishin në dijeni edhe për Enver Hoxhën dhe e ngatërronin situatën në Shqipëri me atë në Jugosllavi. Duhej shumë punë për të bërë, por qëllimi final ishte mbajtja e zgjedhjeve të lira e të drejta, sepse pritshmëria ishte një parlament i sapozgjedhur, baza e të cilit të ishte komunikimi midis partive të Berishës  dhe Nanos”, pohon ai.

Sipas tij: “Askush nuk mund të përjashtojë plotësisht ndikimin  politik nga jashtë. Në rastin e Shqipërisë, mendoj se arsyeja kryesore në shpërthimin e trazirave dhe dhunës ishin protestat e njerëzve për shkak të akuzave të përhapura kundër politikanëve, të cilët dyshoheshin se ishin të korruptuar”.

Vranicki shprehet se edhe 16 vite më vonë, konflikti politik në Shqipëri është ende i fortë, e megjithatë thekson se për herë të parë vendi ia doli të mbajë zgjedhje të ndershme.

“Të dyja partitë kryesore kanë deklaruar integrimin europian si objektivin e tyre kryesor, por ato ende po “luftojnë” kundër njëra-tjetrës. Më 1997, komuniteti ndërkombëtar i ofroi fonde të konsiderueshme qeverisë shqiptare për përmirësimin e infrastrukturës, shtimin e investimeve dhe modernizimin e vendit. Por kam frikë se shqiptarët në atë kohë nuk i shfrytëzuan sa duhet fondet ndërkombëtare. Kështu pasi u arrit progresi politik, nuk pati progres të konsiderueshëm ekonomik. Nuk u arrit progres ekonomik dhe politika pësoi një ngërç. Jam i lumtur që situata është përmirësuar tani në Shqipëri. Pa dyshim ka debate politike dhe konkurrencë, por kjo është normale në demokraci moderne, përse nuk duhet të jetë normale në Shqipëri?”, nënvizon ai./GSH

16 komente në “Vranicki: Si e kujtoj Nanon e Berishën. Një shqiptar më dhuroi një kallashnikov!”

  1. sadiku says:

    NJERZIT E NDERSHEM NUK I KA DASHUR BERISHA ASNJIHERE.AI KA DASHUR VETEM ATA QE KANE VEPRUAR ASHTU SI KA DASHTE SALA TE TJERET JANE SHPALLUR ARMIQ.

  2. georges says:

    Po djalli kush eshte- zoti Vranicki???????Pas kaq viteve e vlen ta thoni.

  3. anonim says:

    Epo ky m.q. ka harruar ca pjese te vogla. Per shembull i kane shpetuar ato detajet se si toleruan vlonjatet te pajiseshin me arme per te luftuar te djathten! Se si Misioni Alba (te cilit as emrin sic duket nuk i mban mend) nuk vrau asnje kriminel edhe kur qelluan perballe. Se si u fuqizua tregtia e seksit ne Sauk, prane shkolles se policise. Se si ne Elbasan vrane te vetmin qytetar pothuajse pa lidhje. Se si fuqizuan nje klan pushtetar te armatosur qe shkaterroi Shqiperine deri nga 2002. Ka harruar dhe dietat/rrogat e majme qe ushtaret e Alba-s merrnin per te mbrojtur ne te shkretet. Qe jemi aq te marre sa qe perfunduam ne duart e ketyre.

  4. shqiptari says:

    Vranicko! paske taku Is Boletinin ke Rogneri?? Menove se e carmatose firaunin? nji kshu kujtoi ene ai ingllezi kur i mur koburen Ises, T’carmatosa i tha, kur fap i tja qit i tjeter Isa pri potureve ene i tha: “RRI SI MUT NASHTI”

    1. ziggu says:

      hahahha hera pare qe qesh me lot nga nje koment ne kete faqe.

    2. durrsak i perhershem says:

      i modh shqiptaro me lot kom qesh plako ene un

  5. Kosta says:

    Si shume te tjere e kam pare nga afer kete te derguar nga Europa per vendosjen apo ndihmesen ne vendosjen e rregullit ne vendin tone…..ne perfundim kuptove se ky njeri, diplomat apo ku di une se cfar ishte atje ne Austri, erdhi ketu, e beri gjithe ate sakrifice vetem e vetem per te perfituar 20% te ndihmes qe dha Europa gje qe shprehur ne shifra ishte
    20 000000$, qe shkoi ne llogarine e tije bankare…….as qe e cau menderen se cfar do te behej me popullin tone…..

  6. Pilo Lala says:

    Shqiperine e kane ndihmuar Burra te cmuar si Vranicki, ne kohe te veshtira.
    Te njejten gje beri Amb Arvizu ne vitin 2013, qe i vuri shpatullat dhe e mbajti Shqiperine, qe kishte shkuar pertej Diktatures. Familja e Berishes nuk ndryshonte nga Assadi, Gaddafi, ai trapi Korese Veriut.

    Ne i falenderojme per kontributin qe kane dhene per Shqiperine.

  7. Pellazg says:

    Shqiperia deri me sot pervec Enver Hoxhes qe ndertoi nje shtet.Kishte vertetem shume shume te keqija por i dha nje emer Shqiperise qe ishte nje bajge qe vinte ere,Asnje politikan qe atere nuk ka menduar te punoje ose te mundohet per kete popull pervec se te vjedhi.Ne nje vend kaq te vogel behen akoma krahasime me Gege dhe Toske kur Geget dhe Tosket jane nje gjak qajne halle punojne martohen trashegohen jane evoluar se bashku.Enveri kreu nje pune qe asnje nuk ka per ta bere me zhduku nga ky shtet kishat dhe xhamiat duke e ditur se Shqiptaret jane nje popull i trashe dhe u vene shume nga mbas sic po ndodh dhe sot.,Ku nuk shohin si te ushqehen por disa mendojne se jane Turq te tjere Greke.Jemi popull budalla dhe nuk kemi per te ecur para jane shume faktore qe ndikojne ne ecurine tone.Shqiperia ka per te ngele historikisht vendi me i varfer ne europe kjo eshte e sigurt.

    1. eshte shume evertete ajo qe thoni z/ pellazgu kjo injoranze qe kemi, na ka mare po na mer dhe dote vazhdoje te na mare ne qafe..

  8. qytetari says:

    Jam dakort me”pellazgun”

  9. halim halimi says:

    Vranicki harron te thoy nje fjale Sa ishte hisja e tij ne kete tragje-komedi komuniste Se vet Vranicki e pranon se erdhen ndihma por ato u zhduken Kush e kishte pushtetin deri me 2005,Ha harrova ekishte PD

  10. tik says:

    Edhe sot akoma shumica e ministrave në Europë dinë fare pak për Shqipërinë.
    Këtij bravo i qoftë sepse la rehatinë e pensionit dhe erdhi në mes të luftës në Shqipëri.

  11. katnari gangsta says:

    po cfare dinte sali gomari nga europa ,, na ka bo gazi i botes te gjithe te kerkuarit ne europe bejne komnde ne shqiperi,, dhe pastaj thote shtet

  12. LORA says:

    Nuk kam lexuar ndonjehere nje interviste me boshe se kjo.
    As nuk lexohet se kush eshte intervistuesi.

  13. ali says:

    Z. Vranicki ! Berisha me banden e tij, e kam fjalen per kupolen e tij lokaliste, asnjehere nuk ka fituar ne
    Shqiperi qe nga viti 1992. Bile sipas te dhenave te investiguara nga perfaqesite diplomatike ne Shqiperi
    kane derguar listat ne vendet e tyre per verifikim doli se as ne vitin 1992 klani berishian nuk i.ka fituar
    zgjedhjet !! Por diplomacia perendimore ne ate kohe nuk interesonte fare se kush do te vinte ne fuqi ne
    Shqiperi, mjaftonte te permbysej komunizmi !!! Prandaj dhe heshten perballe faktit qe berishianet i vodhen
    votat diten per diell , ndersa ne 8 vjetet e fundit dhe ne 1997 ishin zgjedhjet me skandaloze !!! Pasi u vodhen
    votat u dogjen edhe kutite e votimit me brutalitetin e nje diktatori dhe nje bajraktari primitiv, fodull, prepo-
    tent e tribalist primitiv !!! Kjo ka qene historia shqiptare ,zoti Vranicki , gjate ketyre 23 vjeteve !
    BERISHA DHE NANO ,i kane shkatuar shume deme Shperise dhe popullit shqiptar . 2013 shenon fillimin e
    demokracise ne Shqiperi ! Deri tani nuk ka patur , tranzicion ne Shqiperi sic duan ta perkufizojne disa ne
    Shqiperi, por thjeshte nje neodiktature me maske ”demokratike,, !!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje