Rama: Parlamenti është aty përkohësisht, vendin e ka tek kryesia e Kuvendit

15 Tetor 2013, 10:20Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për A1Report, tha se parlamenti është përkohësisht aty.

I pyetur nëse shkon që të kemi një parlament pranë xhamisë, Rama tha: “Mos hyjmë në biseda më të vështira se një intervistë, se nuk besoj se xhamia me shtetin europian janë të papërputhshme me njëri-tjetrin. Besoj krejt të kundërtën. Parlamenti aty është përkohësisht. Do jetë ku e ka vendin. Dhe vendin e ka në hapësirën ku sot janë zyrat e parlamentit”.

I pyetur nëse ky do të thotë rikthim tek projekti francez, Rama tha: “Është i vetmi vend që ka sens logjik për Kuvendin e demokracisë. Por duhet vendi i duhur. Jam besimplotë se do zgjidhet. Por nuk premtoj stadium dhe parlamente thjesht nga dëshira. Në planin logjik atje duhet të ishte Teatri Kombëtar. Por kanë ndryshuar disa gjëra për keq, mbetet për t’u parë”./ep

8 komente në “Rama: Parlamenti është aty përkohësisht, vendin e ka tek kryesia e Kuvendit”

  1. Agroni, Detroit, MI says:

    V I Z I O N A R !

  2. Iku! Ku iku! says:

    Mos u merrni ju, se ku duhet te jete Parlamenti apo Teatri Kombetar. As ju e as gazetaret qe ju pyesin, se e kane me te lehete kete lloj pyetje. Le ta zgjidhin profesionistet kete gje.
    Populli ju ka votuar per te na treguar dhe çuar ne vendin qe i takon, ata qe e grabiten kete vend, ata qe vrane ne rruget e kryeqytetit e hodhen ne ere periferine e Tiranes.
    Pune te mbare!

  3. Sefedin Aga. says:

    Dmth vendimet me te rendesishme te vendit do te merren aty ku ka qene KQ I PPSH . Mir mir ju kuptova juve.

    1. ja ke fut kot says:

      Ja ke fut kot Sefedin Aga, o shoku Pallosh!

      Je per te ardhur keq nga frustrimi qe te ka lene komunizmi.
      Per dijenine tende, ajo godine ka qene ndertuar prej italianeve, ka qene e perdorur nga Gjermanet ne luften e dyte boterore, dhe pastaj nga E.Hoxha(dhe Salih Berisha anetar…)per komitet qendror rreth 35 vjet, dhe tani ka 23 vjet qe perdoret ne Demokraci.

      Ja perse je shume gjynah ti, se ne gjithe kete histori te asaj godine, ty te eshte fiksuar vetem Komiteti Qendror.

      Te paska ka tredhur keq komunizmi o i shkrete!

  4. iliri says:

    Sefedin Aga apo pordha e Saliut cila?

  5. alalum says:

    edi je strateg . shqiperia po nxjere gjergje kastriotin e diteve tona.

  6. albania eagle says:

    Mire e ke Parlementi ne te vertete ne Teater eshte kthyer me kohe ku luhet komedi dhe ne fund perfundon ne tragjedi.

  7. Si u shkon mendja per Parlament te ri?
    Shperia eshte e varfer dhe mjaft papunesi.

    A nuk jane vetem $75o dollare te ngelura nga Sali
    psikopat? Per bukuri eshte parlamenti ekzistues.
    Jane shume 140 deputete, mendoni si t’i shkurtoni
    sa me pak, te jene efektive. rreth 40 deputete
    jane te mjaftushem. New York me 20 milione popullsi
    ka 4 deputete. Parlamenti i ri eshte nje luks I
    pavlere ne keto kushte qe ndodhet Shqiperia. Me mire nje
    stadium, spital modern apo nje project per ndonje
    ndertim infrasture per bregdetin se sjell fitime
    dhe punesim, modernizimin informatik te instuticioneve
    shteterore dhe universiteteve shteterore etj.
    Pra te investosh dicka qe ka vlere direkte dhe vlen
    per te ardhmen. Cfare impulse do japi nje Parlament i ri?
    Beni gjera qe ja vlejne. Mos harxhoni parate kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje