(E PERDITESUAR)- Kjo shkresë, e cila mban datën 8/4/2012 i është dërguar për dijeni edhe kryeministrit të asaj kohe, Sali Berishës, ministrit Ridvan Bode, si dhe drejtorit të mbikëqyrjes së lojërave të fatit.
Përmbajtja e saj e vë theksin tek abuzimet që një sërë kompanish të lojërave te fatit po kryenin duke ushtruar aktivitetin, pa qenë të licencuara, ndërsa makineritë e tyre ishin të pacertifikuara duke i shkaktuar shtetit miliona lekë dëm.
Kjo shkresë është dërguar nga ish-drejtori i certifikimit të lojërave të fatit, Viron Bezhani, dhe tregon për amullinë në të cilën funksionon tregu i bixhozit në Shqipëri, por dhe heshtjen e autoriteteve shtetërore ndaj këtij fenomeni.
Në vitin 2012 kompanitë e këtij tregu kanë paguar rreth 4 miliard lekë taksa dhe tatime, por ekspertët që e njohin mirë këtë fushë thonë se informaliteti është minimalisht dy herë më i lartë, raporton “Vizion Plus”.
Kjo shpjegon edhe faktin se pse njësitë që ofrojnë lojëra fati gjenden në çdo cep të qytetit.
Për ekspertët, në luftën ndaj këtij fenomeni kanë dështuar një sërë institucionesh, së pari drejtoria e mbikëqyrjes së lojërave të fatit, administrata tatimore, pushteti lokal, drejtoria e pastrimit të parave, si dhe Policia e Shtetit.
Ndaj që aksioni i policisë të këtë rezultat, duhet që të gjitha këto hallka shtetërore të zbatojnë ligjin.
Çdo biznes duhet të paguajë në shtet 100 mijë lekë të reja në muaj, si taksë për një makineri të tillë, por ekspertët thonë se janë me mijëra makineritë që i shmangen këtij detyrimi.
Nis sekuestrimi i kazinove
Me urdhër të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri janë pezulluar nga detyra dy nga shefat kundër krimit ekonomik në Tiranë dhe Korçë.
Sipas TCH, rezultoi se në aksionin e një dite më parë për bllokimin e lojërave të fatit nuk kryen detyrën e tyre, ndërsa bashkëpunuan me vetë pronarët, për t’i fshehur policisë makineritë e lojërave të fatit.
Dy kryeinspektorët Olsi Muçi, shefi i Krimit Ekonomik Korçë dhe Ervin Dalipaj, shefi i Krimit Ekonomik Tiranë, u pezulluan dhe do të shkojnë për ndjekje penale të akuzuar për implikim me vetë bizneset e palicencuara të lojërave të fatit.
Sipas informacioneve të marra në rrugë operative nga policia, ata lajmëruan vetë disa nga pronarët e këtyre pikave që të mbyllnin lokalet përpara se të vinte aksioni i policisë. Burime të Ministrisë së Brendshme bëjnë të ditura se vetë policia krahas aksionit të madh, ishte duke kryer me anë të një rrjeti informativ edhe një tjetër aksion brenda radhëve të policisë së kush do ta dekonspironte atë.
Të gjithë shefat kryesorë të policisë dhe ata të krimit ekonomik ishin nën mbikëqyrje policore nëse do të dekonspironin apo jo. Rezultoi se dy prej 12 shefave të qarqeve dekonspiruan këtë aksion.
Ndërkohë që Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në ministri ka filluar një hetim të mëtejshëm për ta, për të dalë në përfundim se deri në çfarë pike ishin të përfshirë në biznesin e paligjshëm të lojërave të fatit.
Ndërkohë që aksioni i koduar “Fundi i Marrëzisë” ka vijuar edhe më tej me sekuestrimin e të gjitha makinerive, të cilat kanë qenë të palicencuara. Ky është hapi i dytë i këtij aksioni. Qindra makineri të subjekteve të palicencuara u sekuestruan që herët mëngjesin e së martës.
Sipas të dhënave policore, hapi i tretë i këtij aksioni do të jetë bllokimi i atyre lokaleve që kanë licencë, por nuk kanë paguar detyrime tatimore.
Për momentin ato do të qëndrojnë të mbyllura deri në verifikimin e plotë të dëmit që i kanë shkaktuar shtetit.
Në bashkëpunim edhe me Policinë Tatimore do të mendohet se cila do të jetë masa që do të ndërmerret ndaj tyre.
Por me urdhër edhe të ministrit të Brendshëm është kërkuar nisja e hetimeve për inspektorë dhe drejtues të Drejtorisë së Lojërave të Fatit apo edhe zyrtarë të tjerë të policisë, të cilët kanë lejuar lulëzimin e këtij biznesi të paligjshëm në vend.
Të dhënat zyrtare tregojnë për më shumë se 600 lokale të bllokuara deri me tani dhe një situatë tejet kaotike.
Un ju garantoj jue, me rastin e ktij 69 vjetori kaq madhshtor, qy nuk kam pas dijeni mbi ket shkres.sb
http://goo.gl/np86ek
Cfare eshte kjo takse prej 100 mije lekesh ne muaj per cdo MAKINERI???
Pse me kaq merr fund KONTROLLI I SHTETIT PER KETE BIZNES MAFIOZ???
A i kontrollon njeri se si funksionojne MAKINERITE E KRIMIT,qe ju i quani te FATIT???
Tere bota ka norma fikse fitimi dhe makinerite kontrollen se si funksionojne!!!
A e di shteti se FITUESIT e ketyre LOJRAVE mund te percaktohen nga MAGNETIZIMI I RULETAVE NE NUMRIN,QE U DUHET,QE SERITE FITUESE TE BINGOVE MUND TE CAKTOHEN NE KOMPJUTER,QE LOJRAT E GARANTUARA MUND T”I FITOJNE TE PUNESUARIT E PRONAREVE etj???
Po NUMURAT FITUES te LOTARISE KOMBETARE ,a jane te VERTETE apo te SAJUAR???
A i kontrollon shteti ne CDO LOJE, se DISA NGA GOGLAT E FUTURA PER LOJE nuk jane te mbushura me GAZE ME TE RENDE OSE TE LYERA ME BOJE TE PADUKESHME QE SHTOJNE PESHEN E TYRE NE KRAHASIM ME TE TJERAT???
Ka pune ZANATI,ndaj ne se duan te vene nen KONTROLL LOJRAT E FATIT,QE ATO TE JENE TAMAM TE FATIT E JO MASHTRUESE,duhet te caktojne RREGULLA TE FORTA E TE SAKTA dhe njerez te SAKTE per kontroll!!!
E di shteti lale e di shume mire, shko lexo ligjin ne detaje qe ta kuptosh qe te gjitha ato qe shkruan ti, jane te parashikuara me ligj. Tjeter pune eshte nese donin t’i kontrollonin vertete, apo kishte ardhur urdhri nga siper qe te mos preken bizneset e familjes.
O Edi nese ti nuk fute ne burg spiunin e devollit Bodon dhe agjentin e UDB Sali Sllobodanken…Ti se shpejti doti zvendesosh ata ne burg…
THESARI BLLOKON PUBLIKIMIN E TABELAVE
Menduat se gjerat ndryshuan me ardhjen e Edi Kristaq Anife Rames ne krye te qeverise rilindase?
Jo dhe jo !
Filloi qe sot fshehja apo bllokimi I berjes publike te pagesave te Thesarit per arsyen e thjeshte qe populli aq mire e ka simbolizuar:
“TE MOS I ZBULOHEN PETET LAKRORIT”
Fjalet boshe te Edi Rames nuk vonuan te dalin ne drite… vazhdoni keshtu!
Perse genjen kot. Thesari i ka publikuar cdo dite pagesat. Sot (15) eshte dite pushimi per sistemin bankar si dite Bajrami qe eshte.
Me keto “garancite” e tua jemi deri ne gryke,qe tu befte edhe ty mu ne gryke.Ti na shkaterrove dhe ke kurajon te jesh gjalle.
Ka qene i njoftuar edhe ish Presidenti i Republikes Bamir Topi, por ky i fundit kishte hallin e nje mikut te vet…
Sali mavria e ktheu gjithe Shqiperine ne kuplara.Perpara SB.
Atehere ku eshte “DREJTESIA” qe premtuat ?
Ku eshte shteti i se drejtes qe premtuat ?
Dale o i uruar!
Si me shume yrysh e paske mare.
Mos valle doje qe sot te shikoje perpara vehtes nje Shqiperi te barabarte me Francen apo Gjermanine?
Se kuptoj pse keta te Rilindjes,bejne show,kur me nje ligj te thjeshte mer fund gjithcka,gjithe kjo marrezi kolektive,gjithe kjo semundje qe ka kap shqiptaret:Ndaloni bixhozin me ligj.Merrni shembull nga shume vende,si Turqia,qe ka kohe qe i ka mbyll kazinot.
Turqia mund edhe t’i kete mbyllur por nderkohe ka te tjera aktivitete te dyshimta qe mbushin arken e shtetit.
dhe cfare beri vironi pastaj? apo per nja nje vit e mori ne administrim LSI kete pune?
TemA, TemA mos beni sikur po i mesoni gjerat nga Vironi. Cdo kush ne Tirane i di mire problemet e bixhozit. Ka nje-dy firma qe punojne me rregulla dhe jane online edhe ndaj tatimeve. Pagojne minimumi 14 milione leke te vjetra ne muaj qe ne fillim te muajit (10 milione per 10 makina dhe 4 milion per sallen) dhe punojne tere muajin per te nxjerre keto shpenzime. Ke pastaj Myftarin me kompani qe nuk paguajne asgje, qe kane makina te pakontrolluara (me te pakten 70 perqind qe e mbajne vete per cdo bast nderkohe qe makinat e rregullta mbajne max 10 perqind) dhe hapin nga 10 klube per lagje. Normal qe hapin aq shume kur nuk kane asnje kosto pervecse qirase dhe ca rrogave te dhjera. Paguajne disa maloke per te forte dhe keshtu nuk kane as kosto per security.
Kjo eshte situata. Tahiri e Rama kane interes ta bejne sa me shume mediatike. Tahiri nuk ka pse habitet per dekonspirimin sepse pyetja shtrohet nga e dinin TV-te qe ishin prezent e filmonin bashke me policine? Pse te mos themi qe Anila Basha ka dekonspiruar duke qene se ishte gazeta e pare online qe dha lajmin?
Po klubin e TopBast ku kalon kohen Klosi i PS-se do ta mbyllin? Sepse kam pare edhe Tahirin aty te pije kafe? Madje zoti Klosi parkon gjithmone ne rrjesht te dyte dhe eshte kenaqesi e vecante te shikosh policine kur kalon e nuk thote gje!
Sa per temen e mbylljes se klubeve mos i shtini ndermend popullit ide te parealizueshme. Bixhozi, gaming, gambling, online betting, si te duash quaje, eshte nje realitet. I keq por ekziston dhe nuk eshte mire te bejme strucin me te. Eshte me mire ta kontrolloj shteti me licensa te verifikuara sakte apo me mire disa garipa k..d..ra nga Tropoja/Tepelena/Skrapari ta kene ne dore pa paguar asnje takse?
I provoje Basha me nxjerrjen jashte qytetit. Humbi ceshtjen ne gjykaten kushtetuese (maj 2013, Sala ishte akoma ne pushtet dhe prape se prape humbi). Dhe u perpoq fort qe shoku Zamir te merrte totalitetin e bixhozit ne ambientet e Kombinatit te Autotraktoreve.
Kete deshironi o njerez? Duam t’i japim Zamirit te tere bixhozin qe ka mbetur sepse llotarine e ka qe e ka? Jo per gje, por tani qe ka edhe njeriun e tij tek tatimet trapin do t’i rruajme. Dhe le te pellase sa te doje Erjon Brace ne Facebook duke u perpjekur te na binde qe po e ben per popullin.
Te forte apo jo, leket keta i mblidhnin/mbledhin. Ti thua po falimentojne, une mund te them qe ndoshta luajne letrat qe te mos kete kush se cfare t’u mbledhe (pervecse TV qe thua ti, por te garantoj qe ata t’i falin me kenaqesi TV-te po i le paret qe kane mbledh ne 8 vite).
Me qe kane heshtur deri me tani, eshte detyre imediate e drejtesise t’i beje te flasin, e te nxjerrin te gjithe te palarat qe i kane bere ketij vendi gjate qeverisjes (menderosjes) se tyre.
ore te taivani ne mes te tiranes sikur nuk pashe asnje kontroll me duket , te jene ata te vetmit e rregullt .
Ju i dini te gjitha
Ka qene nje kohe opozite, kur nga selia e PS-se, pasi shpalosnin problemin per te cilin delnin ekspertet apo eksponetet kryesore te saj, ne fund, si nje refren thuhej:”Fajet i ka Saliu!”.
Per fat, megjithe sulmin qe i jepte humori skenik e ai popullor kesaj shprehjeje, ajo nuk degradoi, sic ishte vete i interesuar te ndodhte Saliu me gershere ne njerin xhep e kuleten (e tij miliardere) ne anen tjeter.
Pritej, ashtu sic ndodhi. “Zbulimet” e perditshme (tani me dokumente) jo te keqqeverisjes (se ato edhe mund te toleroheshin, ose mund te tregoheshin edhe me te matur)po te shkaterrimit me qellim te shtetit dhe, PER HERE TE DYTE TE SHTETIT, PAS 1997-es dhe te grabitjes me te pashembullt te ndonje sundueso-pushtuesi tjeter, po nga i njejti protagonist, SRB-i, kane krijuar te publiku nje si kakofoni, me qarte e me shkurt, eshte bere si shtojce e emisionit, bie fjala, koha sot e neser.
Per t’i rene shkurt, shumesia e rasteve (ende pa u “zbuluar” dikastere te tjera apo qarqet etj) sot e ne vazhdim, sipas mendimit tim, packa se je ne magiorance, DUHET VENE NE RREGULL publikimi i tyre, si te mendohet si dikastere a ndryshe. Keshtu eshte kaotike dhe vemendja e publikut ne vend qe te shenoje ngritje, tani percillet me indiference, apo akoma me keq, thuhet ne “prandaj e rrezuam”. Jo, kjo shperfillje, me te cilen eshte “dakort” vete PD, Lul-Saliu etj, me shume se askujt tjeter iu intereson vete atyre.
Duke ngritur kete, s’kam ndermend qe t’u bejme te tretat, te shtatat, te dyzetat ketyre lajmeve, po “keshilli i te urteve” lidershipi etj duhet te vrasin mendjen. Jo per te hapur nga mengjesi deri ne darke “zarfin e pare” te qeverisjes, cka ne historine e vjeter do te thote “Hidhja te gjitha fajet paraardhesit”, po per te deshmuar me rregull, permasat e j/z te inkrimimit te shtetit, per t’i hequr kallajin vicklave nazeqare si nje femije i llastuar te Lul-Saliut, qe ky takem njerezish, serish AKSIDENTAL ne kete subjekt politik, mos t’i shkoje me mendja te faktorizohen me “kobure”, “vrasje” etj qe e kane te mbushur perdite fjalorin e tyre, apo qe te nxjerrin “grate e shtepise” te bejne pergenjeshtrime banale, krejt ordinere, qe as vete s’i besojne.
Vetem Erjon Bracen mos ma ngacmoni!
Keni per te pare qe shume shpejt do e pezullojne edhe telebingon e djemve te Arta Dades pamvaresisht se ju nukkeni besim. Eshte pa licence dhe behet publikisht tek Tv Klani i saliut. Prandaj Tahiri do e mbylle.
Po se mbylli Tahiri telebingon do e denoncoje Erjon Brace!
Ketu do jemi
Anxhela,
Erjoni eshte lapidar i denoncimit online por plot here e terheq euforia. Ka disa ceshtje qe ai duhet t’i shohe me me qetesi. Perndryshe ngjan si ata bolsheviket e 1936 kur benin procese gjyqesore ne emer te popullit.
Dhe ne fakt, sot ai duket pikerisht si nje enverist pse jo i 1946 ne lufte kundra bajraktareve.
Por ne ate proces u masakruan edhe te drejtat e njohura nga tere bota per cdokend, qofte edhe bajraktar. Dhe ja ku jemi 60 vite me vone duke u zene akoma per tokat qe duhet t’u japim sternipeve te tyre!!!
Une dua qe qeveria e re ta kuptoje qe procesi i lojrave te fatit nuk ze vend pervecse me licensimin e subjekteve. Licensimi kerkon investim ne makina te garantuara (a e di ti qe kosto e nje makine te sakte eshte rreth 20000 euro, qe do te thote qe nje klub me 10 makina ka rreth 200.000 euro investim vetem ne makina, pa futur ketu te tjera kosto?). Licensimi kerkon seriozitet ne luften ndaj larjes se parave (klubet e ligjshme ne Tirane e Shqiperi jane te tere online dhe me kamera, qe do te thote qe eshte shume e lehte te realizohet “tracking”-u i parase). Licensimi kaq i komplikuar ne kosto arrin te eliminoje ato kompani joprofesionale te mbushura me tropojane sot por skraparllinj neser.
Lisensimi gjithashtu do te mbaj nen kontroll bixhozin ne teresi te cilin asnje shoqeri nuk ia ka dale dot ta ndaloje. As Enver Hoxha nuk ia doli dot. Me ligj ndalohej por kush ka ca vite mban mend se si luanin tek shkallet e Pallatit te Kultures, prapa tek Pallati i Kultures dhe tek muri anesor i Muzeut Kombetar perballe me 15-kateshin!
Erjoni e mendoje per keto detaje perpara se te flase me vrull. Jo per gje por flitet per disa magazina mbushur me makina te te majteve te cilet jane gati te zevendesojne Myftarin… Mezi pres te shoh Erjonin ne ate rast.
E si te mos e dinin ata kur e dinte gjithe Tirana se APEX-i ishte i Shkerdhenit.Jo te hynin brenda por as ti afroheshin nuk guxonin tatimoret.Viron Bezhani eshte burre me karakter dhe jo i bandes se Saliut prandaj edhe ka guxuar ta denoncoje.
E dinin qe cke me te por ne stil te paster socialist si te Nanos nuk duan ta mbyllin duan thjeshte t’i nderrojne pronarin!
..”Dy kryeinspektorët Olsi Muçi, shefi i Krimit Ekonomik Korçë dhe Ervin Dalipaj, shefi i Krimit Ekonomik Tiranë”…
pra, shefa krimesh qe… ndihmojne krimin..!! te tille shtet kishte ndertuar S-halè shurra..!!!
po miqte e tij i kane lojrat e fatit,, edhe ata hajduta jane ,, mburreshin me salen po tani let mburren me ket timin
shume bukur faktet i keni beni denoncimet per ministrin perkates dhe kryeministrin
Erion eshte djale intelektual dhe guximtar. Do te doja te kishte disa si puna e Erjonit PS. Edi.sikunder u permend me lart, duhet te rregulloje me ligj te forte lojrat e kazinote. Shqiptaret kane nevoje ne rradhe te pare per pune. Edi duhet t’i trajtoje bizneset e lojrave pa njeanshmeri, majtas apo djathtas,dhe kush shkel lighin te ndeshkohet rende me gjobe. Shqiptare vazhdoni e denonconi pa dorashka, Zamire apo Lumneshe,djemte e Dades apo kushdo qe te jete, duhet ti nenshtrohen njelloj ligjit te taksave. Nese Edi nuk frenon keto fenomene, evazionet fiskale, ndertimet pa leje, jo disa peshq te vegjel por ndertimet e Bashes me co, do te thote se eshte i kapur nga mafia e aktiviteteve te paligjshme. Forca e juaj eshte tek populli i cili ka besim tek ty, prandaj vepro me dore te hekurt. Urime Erion, mos u terhiq, vazhdo ashtu sikunder ke vepruar gjithnje, demaskoji pa ngurrim.
I zbuluat? Cojini ne gjykate.Te gjithe e dime “urine” e gjykatave per drejtesi. Sot edhe femijet e dine, se gjykatesit dhjesin gjak nga frika e Presidentit Nishani. Ah te zeste ne, “rrethi i gonxhes” eshte mbyllur dhe neve nuk na mbetet gje tjeter, vec, nen udheheqjen e ndritur te Erjon Braces, te bejme llam, llam…