FOTO LAJM/ Gratë e kanabisit

15 Tetor 2013, 18:18Politika TEMA
FOTO LAJM/ Gratë e kanabisit

Një nga emisionet e njohura të Deutsche Welle, “European Journal”, është bërë nga të paktat media që arrin të hyjë në Lazarat.

Gazetarët kanë përgatitur një reportazh me titullin “Fshati i marijuanës”.

“Fermerët në këtë fshat malor në jug të Shqipërisë arrijnë të korrin plot 900 ton kanabis çdo vit, me një vlerë tregu të përllogaritur në 4.5 miliard euro- edhe pse kultivimi i kanabisit është i paligjshëm atje,” thonë gazetarët.

“Fshatarët e Lazaratit e mbajnë veten dhe kërcënojnë të huajt me armë. Për vite të tëra, agjencitë e zbatimit të ligjit nuk kanë ndërmarrë ndonjë hap për të ndaluar kultivimin e marijuanës. Rrjetet kriminale nga Shqipëria dhe Italia kanë nën kontroll tregtinë e kanabisit, në shumicën e rasteve të mbrojtur nga njerëzit e gjyqësorit dhe politikës në këmbim të parave,” thekson DW.

Fotot tregojnë se si gratë në Lazarat kujdesen për të tharë kanabisin./ep

20 komente në “FOTO LAJM/ Gratë e kanabisit”

  1. Neorealizmi says:

    Punesimi full time. Nje nga deget e ekonimise qe nuk njeh tkurrje nga kriza. Mbi te gjitha kontribojne ne kultivimin e ilaceve me baze biologjike. Por dhe te sjelljes se remitancave nga jashte. Qe eshte e ndaluar eshte dicka teknike e cila mund te anashkalohet me nje vullnet te perbashket.

  2. juli says:

    perse mos e bejme dhe ne si amsterdami legal .ekonomia ne holland mbahet nga mariuana te ter turistet nga ter bota vijne ketu.

  3. albano says:

    sali berisha e futi kete semundje ,

  4. albano says:

    sali berisha e futi kete semundje ,nje budalla heth nje gur ne pus dhe tani mb[idhen njeqind te mencur dhe nuk e nxjerrnn dot gurin hga pusi.

  5. Arif Gjongjini says:

    Debati për ta legalizuar apo jo është temë krejtësisht tjetër, por përderisa ligji e ndalon e prodhimi vazhdon njëlloj sikur të lejohej, kjo tregon më shumë se çdo gjë se çfarë mender shteti kemi.

  6. neanderthal vucidoli says:

    nje nga keto grate ta kesh dashnore..jane gjithmon high dhe hot!

  7. neanderthal vucidoli says:

    e kane sitemuar SI VRESHTAT E RRUSHIT NE FRANCE…..

  8. enea says:

    Heroinat e punes kapitaliste.
    Bar hanin dje, bar kosisin sot.

  9. Cajupi says:

    Ka dhe burra sa te duash. Bile kerkojne puntor e sgjejne, megjithse punojne mijra aty.

  10. Hito Labi says:

    hallall ta kene,me mire hashash se sa qendra bixhozi e kumari….po gazetaret e huaj e drodhen ndonje “cigare” vendi……

  11. kuksi says:

    Ta shiqojm qka po ban rama mbasi i mir po thoni se per lojrat e fatit kishe nisi me ber diqka

  12. Berisha ! says:

    Unë ua kam thënë që kur isha President, në një konferencë shtypi nëse u kujtohet se, «shqiptarët duhet të fitojnë me të gjitha mënyrat», dhe sa isha unë në pushtet ata të mitë që më kuptuan, të gjithë papërjashtim i lashë të fitonin, dhe jo vetëm me «barin» e Lazëratit, por dhe me predhat e Gërdecit. Se u vranë 26 vetë, (edhe një nga të mitë), dhe se u plagosën 300 të tjerë, dhe pse u rrafshuan ca shtëpi nuk do të thotë se u bë qiameti, pasi qëllimi ishte të «mbushej» buxheti. Do thoni ju buxheti i kujt ? Mor idjota, mos u tregoni budallenj sikur nuk jeni, pasi 4.5 milardë euro në vit mbushnin buxhetin e familjes time, që vetëm me atë «bar» vetëm për 20 vjet bëhen 90.000.000.000 miliardë euro, shto këtu edhe predhat e Gërdecit, he ,he, he. Prandaj dhe thoshja, por ju nuk më kuptonit se ne si ekonomi ishim fill pas Gjermanisë. Po ju ku merrni vesh nga këto punë, se mos ishte vetëm Lazërati dhe Gëdeci, eh, sa Lazërate e sa Gërdece kisha unë që eurot ishin kthyer e burronin si lumë. Po, po, në një lumë të vërtetë a u marrtë lumi si u morri e u ka marrë, se ju nuk kuptoni se edhe atë ngjarjen në Himarë, në Përmet e kudo vetë unë i skenova, me të vetmin qëllim që ju të merreshit me ato, por jo me Lazëratin tim, tani që unë prodhimin e vola, jam shumë i qetë se duket se të gjithë juve ua hodha !

  13. paraziti says:

    ju lumt dora mori gra! …ishalla po e leron doren Saimiri te porti.

  14. paraziti says:

    1 vit ta kultivojn per shtetin dhe Gjermania na shef targen per zhvillim ekonomik.

  15. detroit says:

    sakrifica te ben te pasur.

  16. kaonia says:

    Po c hallall ta kene ,keta helmuan gjithe qytetin me ere hashashi,u semeren femijet,ik dhe shikoni statistikat sa femije te moshes 10 deri ne 15 vjec shkojne perdite ne spitalin e gjirokastres te helmuar ?pyesni dhe keto grate e shkreta qe vene aty per 7 mije leke te vjetra ne dite ,sa nga keto shkojne te helmuara ne spital? po gjithe femijet e ketyre bosave te rinje qe mesojne ne shkollat e qytetit ,me portofolin plote me leke,dhe femijet e fukarenjeve i shohin nga duart si lypsare.turp per kete shtet.

  17. Toni says:

    Shteti brenda shtetit…

  18. Anton Nepravishta says:

    Ku e keni Sajmir Tahirin?

  19. tony says:

    Thirrje !!!!!
    I behet thifrje te gjithe Biznesmeneve te Lazaratit !!!!
    1-
    Te bashkojne fitimet e tyre per te ndertuar nje AEROPORT te tyren. Po, po e kuptuat shume mire… Nje AEROPORT ,ne Lalez. Do te sjelle nje bum i papare turizmi . 10 here me te madhe se çeshte tani. Dhe jo vetem ne muajin Gusht , po gjate gjithe vitit. Kompanite fluturuese do te rrine ne rradhe per zbarkuar ne zonen tuaj . Dhe po ashtu do te jene te interesuara per te investuar ne ate zone.
    Bashkoni leket tuaja dhe beini konkurence Rinasit te larget dhe Tiranes hunde përpjetë.!!!

    2- Te bashkohen ne nje perfaqesi ne forme Sindikate dhe te ngrene nje padi te kopsitur mire , me Avokatet .e te mire dhe me te zote qe ka Shqiperia. Me qellim qe bejne te mundur Legalizimin e kesaj bime ne Shqiperi. Mos tremben se çfare thone DW , dhe Gurdia di Finanza e shume e shume te tjere. Ky produkt eshte ndoshta nje nga vetmit qe prodhon vendi yne, i cili eshte shume Cilesor. Dhe per kete ja vlen te luftosh dhe te mos i bindesh ligjeve skllaveruese te EU.
    Kaq sa per fillim.
    Me rrespekt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje