Në Francë kanë vazhduar reagimet pas ekstradimit të një familjeje nga Kosova, veçanërisht të vajzës së tyre pesëmbëdhjetëvjeçare.
Qeveria franceze ka bërë të ditur një ditë më parë se do të hetojë trajtimin që i është bërë 15 vjeçares, Leonarda Dibrani, në prani të nxënësve të tjerë të klasës, nga ana e policisë, ndërsa ajo dhe familja e saj ishin në procedurë ekstradimi si emigrantë të paligjshëm.
Qindra nxënës kanë bllokuar sot rreth njëzet shkolla të mesme në rajonin e Parisit, në shenjë proteste, ndërsa ministri më popullor i qeverisë Hollande, është vënë në shënjestër të kritikave të ashpra, raporton Reuters.
Zyrtarë nga vetë Partia Socialiste e ministrit të Brendshëm Manuel Valls, e kanë akuzuar atë për tradhti ndaj parimeve të së majtës, për politikat e këtij të fundit rreth ekstradimit të emigrantëve.
Zyrtarë francezë kanë premtuar hetime të menjëhershme për rastin dhe kanë thënë se familjes në fjalë do t’i lejohet hyrja në Francë nëse dëshmohet se policia i ka thyer rregullat gjatë arrestimit të vajzës.
Grupe për të drejtat e imigrantëve, e madje edhe anëtarë të Partisë Socialiste, e cila është në pushtet, i kanë quajtur mënyrat e ekstradimit, si shokuese.
Familja Dibrani, la Kosovën rreth pesë vjet më parë, për shkak të përkatësisë së tyre rome, e cila sipas aktivistit Jean-Jacques Boy, i përball ata me diskriminim dhe mundësi më të pakta.
Agjencia e lajmeve AP ka raportuar se kësaj familjeje i ishte refuzuar kërkesa për azil, prandaj ata duhej të largoheshin nga Franca.
Si rrjedhojë policia arrestoi të gjithë familjen, me përjashtim të njërës prej vajzave, e cila ishte në një udhëtim me shkollën.
Policia e arrestoi atë, në praninë e të gjithë nxënësve të tjerë, në momentin që autobusi ku ajo ndodhej u kthye nga udhëtimi.
Çështja e ekstradimit të romëve vazhdon të jetë temë shumë e ndjeshme në Francë./REL
Bravo Tema !
Titullin e shkrimit e keni bere shume bukur , pa shpjegime etnike
Kjo eshte mentalitet i kohes moderne
Po të merrej qeveria e Prishtinës me mirëqenien e qytetarëve të saj, të krijimit të kushteve për arsim të lirë, të zhvillimit të ekonomisë së lirë, të ngritjes së vetëdijes së njeriut dhe të lirisë së plotë personale të secilit, do të brengoseshim tani kur një i huaj detyrohet të largohet nga Kosova si vend me bollëk.
Mënyra më e mirë për të kapërcyer gropën e thellë ekonomike në një vend është mbi degë të arsimit.
(e jo duke pritur se mos po vjen dikush të na bartë mbi shpinë në anën tjetër)
Franca , mund te jete vendi me rraciste ne Bote ! I urrej me gjithe shpirte ,sepse edhe per Kosoven kane qene kunder gjithmone ne cdo klikim te problemeve qe ka kaluar ! I rrofte kultura francezeve ! Hipokrite !
Për sqarim (nga gazeta frënge):
Familja është roma. Nuk janë nga Kosova. Nëna ka pasaportë italiane, babai e ka blerë aktin e martesës nga Kosova për të kërkuar azil. Mbiemrin pra nuk e ka Dibrani, dhe nuk flet shqip.