Shpallet në kërkim shefi i SHKB në Gjirokastër, ‘privatizoi’ makinën e kapur me drogë

17 Tetor 2013, 09:13Politika TEMA

Shpallet në kërkim ish-shefi i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, Hajredin Berisha. Ndaj tij ka nisur procedimi penal për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Përmes një njoftimi, policia sqaron se ndaj këtij shtetasi ka nisur procedimi penal pasi: “Berisha ka marrë një automjet tip “Renault”, prodhim i viteve të fundit dhe e ka nxjerrë nga ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër duke e përdorur personalisht”.

Automjeti ka qenë i sekuestruar me lëndë narkotike muaj më parë dhe shërbente si provë materiale për llogari të Krimeve të Rënda, Tiranë. Dhe për shkak të mosplotësimit të kritereve të duhura, pak ditë më parë, Hajredin Berisha është shkarkuar nga detyra e shefit të SHKB-së për Gjirokastrën. Por pas shkarkimit, gjatë orëve të mbrëmjes të datës 12.10.2013, Hajredin Berisha ka futur një furgon civil në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër dhe ka marrë orenditë e zyrës, kolltukë, etazherë etj që ishin bërë dhuratë për zyrën nga biznesmenë të rrethit Gjirokastër.

Lidhur më këtë ngjarje janë pezulluar nga detyra edhe dy punonjës policie, punonjësi i policisë në hyrje të drejtorisë dhe nënoficeri i informacionit, të cilët kanë lejuar futjen e automjetit tip furgon natën në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër pa lejen e eprorëve përkatës.

Hajredin Berisha tani akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

8 komente në “Shpallet në kërkim shefi i SHKB në Gjirokastër, ‘privatizoi’ makinën e kapur me drogë”

  1. Klysh i Sales qenka ky!
    Shifi si i paska shkly kompjuterat me fotot e Sal Turp Malokarit.Turpit te botes,
    Sal Turpi esht turpi i krejt njerzimit .i gjith universit madje,se edhe alienet do ta kishin per turp kte qenije,bile bile thon se ka shum universe,ne nji multivers.edhe atje,ne botet e tjera Sal Turpi ngelet si etalon i turpit kozmik.

    1. edi rama says:

      Shume e vertete Diktatory i Demokracies!

      1. Vlonjati 12 says:

        Kete pune e kane bere edhe Imami, Kuliçi,etj. ( Saliu kur iku nga presidenca mori kolltukun ). Keta jane hajdute qe duhen ndeshkuar qofte edhe per aq sa kane marre.

  2. Ajdin Kuksi says:

    Le keta qe vjedhen Shqiperine por,po marrin me vete edhe ate qe kame dhjere une.Pse kaqe hajduta ishin keta?

  3. Sadiku says:

    Kjo qeveri nuk rruge tjeter por tu shtypi koken me ligj ketyre pushtave te pangopur.

  4. Peja says:

    Sa per dijeni, Gjirokastra ka qene Bastion i Socialisteve ne histori dhe marrite qe ndodhin aty me droge si Lazarati etj, nuk jane ne adiministrim te askujte tjeter veq te socialisteve, tash qe erdhen ne pushtet do tu trashet kuleta edhe me shume.turp….

  5. Bania01 says:

    Peja…

    Ti nga Peja nga i more te dhenat , nga Radio Viçidoli???

    Gjirokastra mund te jete bastion i Socialisteve ,po Lazarati eshte bastion i PD-es,dhe marrite qe ndodhin aty me droge eshte detyra e policise dhe jo e votuesve dhe me police si Hajredin Berisha Lazarati do mbushte boten me droge ,po keto nuk i ka trasmetuar Radio Viçidoli???

  6. Rexhin says:

    Plehrat si ky duhet te shkojne ne burg,por si ky ka shume te tjere ne radhet e policise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje