Kate Moss drejton “Vogue”

17 Tetor 2013, 18:25Lifestyle TEMA
Kate Moss drejton “Vogue”

Modelja Kate Moss do të marrë përsipër një detyrë të re,atë të drejtimit të revistës “Vogue”.

E kthyer prej vitesh në një ikonë të modelingut, Moss tashmë do të qëndrojë pas aparatit fotografik për të drejtuar të tjera modele të ecin në këtë rrugë. 39-vjecares i është besuar roli i drejtueses së imazhit të revistës “Vogue”.

Në këtë mënyrë modelja do të jetë pjesë e procesit kreativ pas apartatit duke ndarë këshillat e karrieres së saj 20-vjecare. Që nga viti 1993 kur modelja pozoi për herë të parë për “Vogue” tashmë numëron 33 kopertina në të cilat ajo ka qenë imazh.

“Jam shumë e kënaqur që Kate do të punojë me ne”, ka thënë Alexandra Shulman, kryeredaktorja e revistës britanike. “Stili i saj është padyshim unik, ka njohuri shumë të thelluara në fushën e modës. Mezi po pres të punoj me idetë e saj”, ka thënë ajo në një intervistë të dhënë. P.K

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje