Sa i keq është niveli i borxhit në Shtetet e Bashkuara?

17 Tetor 2013, 11:51Politika TEMA

SHBA ka shmangur krizën pasi Senati arriti një marrëveshje ndërpartiake për t’i dhënë fund mbylljes së pjesshme të qeverisë dhe për të rritur nivelin e borxhit.

Pa këtë marrëveshje, qeveria amerikane mund të mos ishte në gjendje që të paguante faturat dhe borxhet e saj.

Por sa para borxh ka aktualisht SHBA dhe si është ajo në krahasim me ekonomitë e tjera të mëdha?

E nxjerrë nga konteksti, shifra është tronditëse. SHBA ka një borxh prej rreth 17 trilion dollarë, që pritet të mbërrijë në 23 trilion dollarë në pesë vitet e ardhshme.

Japonia nuk është shumë larg me një borxh që shkon në 11.5 trilion dollarë. Me çdo standard, këto shifra janë shumë, shumë të larta.

Dhe këto vende nuk janë të vetmet- thuajse çdo ekonomi e madhe në planet ka borxhe që kalojnë një trilion dollarë, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Por konteksti është i nevojshëm- mbi të gjitha borxhi nuk është një problem nëse ti ke të ardhura për ta mbuluar atë.

Për këtë arsye, dy nga mënyrat më të zakonshme për të vlerësuar borxhin e një vendi janë:

-Borxhi total, i shprehur si përqindje e prodhimit të përgjithshëm ekonomik (GDP).

-Deficiti buxhetor, shuma me të cilën shpenzimet e një qeverie tejkalojnë të ardhurat e saj, e shprehur si përqindje e GDP-së.

Disa qeveri aktualisht kanë teprica- me fjalë të tjera të ardhurat e tyre i tejkalojnë shpenzimet. Të kesh një tepricë (surplus) është një nga mënyrat më të mira për të reduktuar nivelin e përgjithshëm të borxhit.

Duke parë nivelin e borxhit përkundrejt GDP-së në SHBA, sheh se borxhi i përgjithshëm i SHBA është i barabartë me prodhimin e saj vjetor ekonomik. SHBA është ekonomia më e madhe në botë dhe ka edhe borxhin më të madh.

Japonia është ekonomia e tretë më e madhe në botë, por mali i borxhit të saj është sa dyfishi i GDP-së. I vetmi vend tjetër ku borxhi tejkalon të ardhurat ekonomike është Italia, edhe pse vende të tjera si Kanadaja, Franca dhe Britania i afrohen.

Edhe Gjermania, që tradicionalisht shihet si e përgjegjshme nga pikëpamja fiskale, ka një nivel të borxhit sa 80 përqind e GDP-së.

Shumë nga ky borxh është grumbulluar në periudha afatgjatë, por shifrat kanë kapur qiellin në vitet e fundit, ndërsa qeveritë janë përpjekur të përballojnë krizën financiare të vitit 2008 dhe recesionet që pasuan në thuajse të gjitha ekonomitë e mëdha në botë.

Për shembull, në vitin 2007 borxhi në Britani ishte vetëm 44 përqind e GDP-së, krahasuar me 88 përqind në vitin që shkoi. Kjo reflekton pjesërisht edhe sa i madh është sektori financiar në vend në krahasim me ekonominë në përgjithësi. Niveli i borxhit në SHBA në vitin 2007 ishte 64 përqind, sa Franca dhe Gjermania.

Në kontrast, niveli i borxhit në Kinë dhe Indi, që kanë parë ngadalësim të rritjes ekonomike, por jo recesion, nuk ka lëvizur në mënyrë të ndjeshme gjatë pesë viteve të fundit dhe as nuk do përkeqësohet gjatë pesë viteve të ardhshme. Në fakt, në rastin e Kinës thuhet se do bjerë në mënyrë të ndjeshme.

Panorama kudo në vendet e tjera nuk është inkurajuese. FMN përllogarit se përveç Gjermanisë, të gjithë vendet me nivel të lartë borxhi do të luftojnë për të reduktuar nivelin e borxhit në vitet që vijnë.

FMN përllogarit se vetëm Australia dhe Kina nga 12 ekonomitë më të mëdha në botë do kenë një surplus në vitin 2018, kurse Gjermania do e rrisë suficitin e saj më tej. Rusia, mendohet, do lëvizë nga suficiti, në deficit.

Megjithatë, shumica e ekonomive të mëdha do të bëjnë progres të mirë në reduktimin e deficitit të tyre.

*BBC 

41 komente në “Sa i keq është niveli i borxhit në Shtetet e Bashkuara?”

  1. Komploti says:

    Kujt i’a kane keto borxhe?!
    Sigurisht qe Bankierve Nderkombetare:
    Rothschild, Rockefeller, Warburg, Morgan, etj…
    QEVERITE NE GJITHE BOTEN, JANE KAMZHIKE MBI POPUJT E TYRE,
    PER LLOGARI TE FAJDEXHINJVE NDERKOMBETARE.
    Gjithe ky krim, korrupsion, komplot c’njerezor, ndodh pasi qeverite nuk i shtypin vete parate, por u’a kane deleguar kete te drejte kriminalisht, bankave private nderkombetare: Rezevrves Federale, Bankes Qendrore Europiane, Bankes se Anglise, etj, qe JANE PRIVATE!

    1. @ komploti says:

      Te drejte ke ti po kush i kupton kto gjera. Dhe te imagjinosh qe ata prodhojne kartmonedha 500 euro me nje kosto shume here me te ulet, ia japin borxh qeverive te ndryshme, duke kerkuar edhe interesa te majme. Kjo eshte pa dyshim vjedhja me e madhe qe i behet individeve pasi ne kete menyre do te vije nje dite qe qeverite sdo punojne me per popujt e tyre, por per bankat qe ju kane marr borxh. Kjo eshte PADREJTESIA me e madhe ne bote.

      1. kunji says:

        vertet, qenka shume pune e komplikuar… s’ka ardhur akoma kjo dite?!

    2. Mjeshteri says:

      Mirnengjes plako , tani e kuptove ti se bota udhehiqet nga bankieret ??? Prandaj sollen edhe globalizmin qe te mos kete me Shtete te mirefilleta , po zona tregetare . Ehh sa te thella jane keto per popullin e thjeshte plako . Zor se do te kuptojne .

  2. cowboys says:

    Ku merni vesh ju more nga keto gjera, qe tju hyn dicka ne tru po ju jap une nje hollesi te vogel.
    Qeverit marrin borxhe ke njera e tjetra qe si e si tja blejn mallrat qe prodhojn njera tjetres, se po mos te behet kjo gjith bota ngelet pa pune, make sense for you people.

    1. Mjeshteri says:

      Qeverite marrin borxhe nga bankat qendrore te njera tjetres ( aksionet e te cilave I kane nje grushte bankieresh , qe jane ata te client ne realitet na qeverisin )

    2. PARAK says:

      I dashur cowboy,

      Mendo dhe arsyeto pak para se tu thuash te tjereve “ku merrni vesh ju more nga keto gjera”!

      Thjesht fare: Nese qeverite u marrkan borxh njera tjetres, do ti binte qe disa qeveri do te ishin me borxhe dhe disa te tjera do te figuronin huadhenese.

      Keshtu, nese shuma totale e borxheve te qeverive borxhlije te botes do te ishte, le ta zeme, 100 trilione dollare, athere duhet te kishim qe shuma totale e huadhenies nga qeverite “nikoqire” qe japin borxhe, do te ishte gjithashtu 100 trilion dollare.

      Por nuk eshte ky realiteti.

      Sipas tabeles se borxheve te paraqitur ne kete shkrim, del se te gjitha vendet jane borxhlinj dhe cdo vit, pervec kthimit te kesteve te borxhit, paguajne biliona edhe per interesat e borxhit.

      Nese ky arsyetim te duket real i bazuar ne fakte, pra qe te gjitha qeverite jane borxhlije, athere mbetet te pranojme qe ata qe japin borxhe, ato qe korrin kamatat e ketyr borxheve nuk jane qeverite, por jane konglomeratet financiare private te parave boterore, institucionet dhe industria financiare e sofistikuar boterore qe ka krijuar tregun financiar boteror, si shkalla me e larte dhe njeherazi, me e kamufluar, e grabitjes se mbivleres dhe akumulimit te saj.

      Keto konglomerate financiare, te mpleksura me korporatat industriale dhe ne bashkveprim me njera tjetren, jane pronaret e verteta te borxheve, jane ato qe flene mbi trilionat e dollareve te krijuara nepermjet punes, djerses, gjakut dhe jeteve te miliarda punonjesve ne mbare boten.

      Jane keta oktapode qe dominojne dhe percaktojne vendimarrjet ne te gjitha palamentet e botes, ata qe dominojne dhe drejtojne te gjitha qeverite e botes, ata qe drejtojne rrjedhen e parave dhe te lluksit qe rrjedhin prej ketyre kapitaleve dhe fajdeve perkatese, drejt vendeve te zhvilluara, ne kurriz te vendeve te pazhvilluara ose ne zhvillim, qe rrjedhin ne drejtim te te pasurve, dirty/filthy rich, ne favor te top 1-5% te shoqerise, por ne kurriz te shtresave te paprivilegjuara te popullatave te botes, ne kurriz te atyre qe nuk kane as ze dhe as ndikim, ne vendimarrjet rajonale apo boterore, ne kurriz te atyre qe jane krijuesit e vertete nepermjet punes te te gjithave pasurive njerzore.

      Mud te te duket si analize marksiste, i dashur cowboy?

      Mundet, por ky eshte realiteti.

      Dhe kete lloj anlize, te fragmentuar ndofta dhe jo kaq te drejtperdrejte, aty-ketu neper analiza dhe opinione te ndryshme per krizat ekonomike aktuale dhe per shkaqet apo shkaktaret e tyre, per thellimin drastik te pabarize pasurore dhe sociale ne cdo vend te botes, mund ta gjesh pothuaj ne cdo media kritike te botes, kritika qe arrijne te hedhin pak drite ne tabllone reale te botes dhe te pergenjeshtroje dhe cngjyrose propoganden dominuese te medias se korporatave, qe shplan per dite, 24/7, trute e njerzve.

      Eshte, ne thelb, kjo lloj analize, qe perben edhe bazen e aksionit dhe protestes kritike te levizjes sociale ne USA, ashtutequajturen “une jam 99%”, per nje shoqeri me nje shperndarje me humane te te mirave qe prodhohen nga puna dhe djersa e krejt shoqerise dhe kunder humneres se pabarize midis 1% filthy rich dhe 99%-it qe vjen duke u varferuar cdo dite.

      1. shtjefen palushi says:

        te lumte “shpata” PARAK….
        mos perto te shkruash edhe per ceshtje te tjera…jam i bindur se ke mendime te drejta dhe do influencosh per mire ne shumucin dermuse te lexuesve ketu. me rrespekt per TY

        1. kunji says:

          ket gocen do ta morrim partizone… ?

      2. henri says:

        PARAK,
        Desha te te sqaroj, se ato konglomeratet e medha financjare jane institutet e sigurimeve te jetes, sigurimeve te pensioneve, sigurimeve shendetesore, fondeve te ndryshme etj. Eshte fakt se leket, qe paguajme une edhe ti per shembull per sigurimin e pensioneve futen ne nje arke te perbashket e cila quhet instituti i sigurimeve te pensioneve ose fondi i pensioneve ose nje emer tjeter.

        Me keto leke ky institut eshte njekohesisht edhe lojtar ne tregun e kapitalit boteror dhe blen, shet, dhe investon kapitalin e tij ne te gjithe boten per te rritur sa me shume fitimin per kete fond. Kapitali nuk eshte Jesusi, strategjia e tij eshte fitimi dhe kapitali nuk ka atdhe, ai shkon atje ku fitimi eshte me i madh.

        Pra, qe te mos e zgjas shume muhabetin industria financjare nuk perbehet vetem nga bankat dhe te pasurit e kesa bote por edhe nga ty dhe une.

        Pershendetje

  3. KADAFF says:

    JA SHEMBULLI I OBAMES PO ZE RRENJE EDHE TE EDVINI!
    PERPARA PER BUKEN E GOJES!

  4. Zigur Qarri says:

    Tironcit thojn,nga gomarin tat,mos u kruj shum.
    Per hir te vertetes.
    Borxhet per projekte madhore jan te imponuara politikisht.Popujt e vegjel nuk kan rrugdalje,Bankat jan me te forta se shtetet.Projektet madhore pa marre kredi nga Banka Botrore dhe IWF esht e rrezikshme.
    P.SH.
    Kadafi i Libis u permbys si diktator,te pakten keshtu na u shit,
    pamvaresisht se Libia kishte arritur te ngrinte nje nga sistemet sociale me te persosura ne Bote(cdo libian shtepi dhe pune te garantuar nga shteti).
    Libia ne projektin e saj per nxjerrjen e ujit te embel nga thellesia shkretetires(e quajtur si mrekullia 8 e Botes) projekti me i madh civil ne historine njerzore me nje vlere prej 33 miliard Dollar,nuk mori asnje cent nga Bankat perendimore.
    Libia e pavarur u be automatikisht armike e Bankave.
    Tjetra.Vlera e ujit te embel ne Libi llogaritet mbi 50 bilion Dollar.
    Pra vlera e ujit te Libise(gati 4000 vjet shfrytezim per Afriken veriore) krahasuar me naften dhe gazin qe e ka bere Libine super te pasur esht miliona here me fitimprures.
    Por Frances qe bashke me Ameriken(sidomos francezet) qe udheheqin biznesin e ujit ne Bote(biznes me fitimprures se nafta)nuk i leverdiste kjo,prandaj Divide et impera sa nuk esht vone.Percarja ne Boten arabe ku akoma vendosin tribut dhe jo qeveria qendrore esht e lehte,ashtu si manipulimi me ane te medias opinionit ne perendim.

    Megjithate,asnje vend per deziluzionim.Mbas 2300 vjetesh do te vendoset drejtesi ne Bote,gjithshka do funksjonoi mire dhe njerezimi do
    te jetoi ne harmoni,pa diktatore dhe shfrytezues.Pa shaka,perse them mos u deziluzionohuni?-e para 2300 vjet ikin shpejt dhe e dyta,kushdo qe ti mbledhi parate,ketu do ti leje pas vdekjes,nuk i merr me vete.

  5. Mjeshteri says:

    80 perqind e dollareve qe qarkullojne ne bote jane vetem numera electronic ne banga . Vetem 20 perqind jane kartemonedhe . Eshte si ajo puna : Shkruaje ne defter plako se ti jap neser ….

  6. fieraku4u says:

    JU QE NUK MERRNI VESH NGA EKONOMIA EDHE PUSHTETI DUHET TE KUPTONI:

    SHTETET E BASHKUAR TE AMERIKES:

    1. QE TE ARDHURA FINANCIARE PER FAMILJE OSE GDP NE AMERIKE ESHTE $49,922

    2. KONTROLLON SISTEMIN BANKAR EDHE KARTA KREDITI NE BOTE:

    MASTER CARD
    VISA
    AMERICAN EXPRESS
    DISCOVER

    3. KA TEKNOLOGJIN ME TE AVANCUAR NE BOTE

    4. PRODUKTET E SAJ FURNIZOJN GJITHE BOTEN

    FORD
    COCA COLA
    PEPSI
    MCDONALD
    APPLE
    MICROSOFTT
    ETJ…

    5. KA QENDRAT SPITALORE DHE SHKENCORE NE MJEKSI ME TE MIRA NE BOTE, NE ZONEN E BOSTONIT

    MASS GENERAL
    BETH ISRAEL
    BRIGHAM & WOMEN
    TUFTS MEDICAL CENTER
    ETJ….

    6. KA SISTEMIN SHKOLLOR EDHE SHKOLLAT ME TE MIRA NE BOTE.

    HARVARD
    MIT
    CORNELL

    7. KA USHTRIN, FORCA AJRORE, DETARE ME TE FUQISHME NE BOTE.

    KUJT DO TJA MBAJ TI KERKOJ BORXHIN EDHE TE BEJE LUFTE ME USA…??

    8. KA REZERVA NAFTE MBAJTESE DHE GAZI NE TEKSAS, ALASKA EDHE GJIRIN E MEKSIKES QE AKOMA NUK I KA HAPUR, POR SHFRYTEZON NAFTEN E VENDEVE ARABIKE.

    9. PRODHON DHE FURNZON 35-40 % TE GRURIT DHE MISTRIT NE BOTE

    DONI ME….???

    1. kunji says:

      jo, mese e sakte!

    2. tanino says:

      fieraku e ke mbaruar klasen e peste i dashur???????

  7. henri says:

    Djema, me sa kuptoj une, si diletant ne ekonomi, borxhi krijohet keshtu :

    – Ne kohe krize shkolla anglosksone e ekonomise mbeshtet teorine e ekonomistit te madh anglez Keyenes. Sipas kesaj teorije (qe e aplikoi edhe Ruzvelti ne kohen e depresionit me te madh qe njef historia amerikane te viteve 1930) shteti stimulon inisiativen private dhe kreditin duke futur ne treg sasira gjigande lekesh te lire. Leke i lire quhet ai qe FED-i amerikan jep me nje norme interesi pothuaj Zero perqind. Keto leke shtypen shtypshkronjat e FED-it.

    – Me keto leke te shtypura qeveria amerikane nxorri per shembull nga balta industrine e veturave. Shteti amerikan dhe Kanades bene si te shuash shtetezimin e kesaj Industrie me leke borxh. Eshte fakt se industria e veturave e mori vehten, i lau qeverise amerikane dhe kanadeze borxhet e mara dhe u be perseri private. Pra qeveria stimulon me humbje ( leke borxh ) ekonomine qe kjote marri vehten.

    – Menyre tjeter eshte edhe me anen e bonove te thesarit amerikan ashtu sic behet edhe ne Shqiperi per borxhin e brendeshem. FED-i organizon tendera ne Amerike dhe gjithe boten.Pra thesari i qeverise, ministria e financave nepermjet FED-it organion tendera ne te cilat ajo jep bono thesari dhe merr nga investoret amerikane ose e huaj leke. Pra edhe ne kete rast rritet borxhi publik i shtetit.

    – Kreditori me i madh i Amerikes eshte Kina te ciles Amerika i ka nje borxh publik prej 3mije miljard dollare.

    – Sa per kujozitet FED-i amerikan ka ne barkun e saj vetem 20% te PBB amerikan me bono te semura. Ndersa BQE ka ne barkun e saj mbi 35 HERE me teper bono te semura se sa PBB i gjithe Europes se Bashkuar.

    – Ju e dini se si rezultat i kesaj politike Amerika po e merr vehten dhe papunesia eshte zvogeluar dhe ekonomia po e merr vehten. Ne te kundert BE, e udheqehur nga shkolla gjermane e cila bazohet ne kursim dhe shtrengim rrypi po shkon keq e me keq.

    – Kur ekonomia amerikane te marri plotesisht vehten atehere qeveria amerikane me anen e FED-it do dali ne treg dhe do bleje bonot e thesarit amerikan duke bere ne kete menyre edhe uljen e borxhit publik.

    Shkurt muhabeti, mos i qani hallin kaloresit se i varen kembet.

    1. enea says:

      Pse ka b*** amerika te beje lufte kunder te gjithe vendeve te cilave u ka borxh???

      Cfare llogjike perdor ti.
      Harron qe kina ja ka mbledh Amerikes, rusia i cakton kufirin dhe ti akoma po permend madheshtine e amerikes. Hajde hajde.

      1. henri says:

        enea,
        Buxheti ushtarak i Amerikes eshte me i madh se gjysma e te gjitha buxheteve ushtarake te te gjithe shteteve te marra se bashku.
        Per te patur nje ide mbi shpenzimet amerikane te luftes :

        Shpenzimet qe ka bere Amerika pas 11shtatorit 2001 per lufterat jane mbi 3.100 miljarde dollare. Per te transportuar kete shume gjigande nevojiteshin 3.100 kamjone. Kusht do ishte qe leket te paketoheshin ne paketa 100dollareshe te vendosura neper paleta.Vetem ne Irak u shpenzuan 815miljarde dollare.
        Amerika e ka bere financimin e luftrave pothuaj vetem duke marre kredi ( borxhe) me norma interesi jo te vogla. Normat e interesit te kredive te mara per lufte ne periudhen 2003 deri 2012 ishin 259miljarde dollare. Deri ne vitin 2053 normat e interesit qe duhen paguar do jene 7mije miljarde dollare.

      2. Zigur Qarri says:

        Esht e vertete qe Rusia dhe Kina jan rritur si fuqi,por ajo qe thua ti se ja kan mbledhur Amerikes,nuk esht e vertete,kjo edhe per 100 vjet tjera nuk do te jete e mundur.
        Libia dhe Iraku ishin zonat e influences politike ekonomike Ruse,por Rusia nuk pat “byth” ti mbronte keto vende ndaj nderhyrjes ushtarake franceze-amerikane(ashtu si dikur kur humbi Egjyptin).Tajvani u armatos nga amerikanet megjith kundershtimin e Kines.Edhe rraketat qe Rusia i peremtoi Preidentit te Sirise nuk guxoi qe tja jepte nga presioni Izraelit.
        Rusia(BRSS)komuniste nuk ka qene me e forte ushtarakisht se sot(60% te ardhurve kombetare i shpenzonte per ushtrin)
        megjithate u terhoq nga vendosja e rraketave ne Kube dhe iku me turp nga Afganistani.Teknologjia ushtarake Ruse dhe Kineze nuk mund te krahasohet jo me Ameriken,por as me Gjermanine,Angline,
        Francen,Suedin,Belgjiken apo Hollanden.

  8. tironsirefugjat says:

    “Njeriu”,kjo qenie e pangopur ,perbindesh qe ha pjellen ,qe kushedi nga cfar thellesish te hapsires erdhi dhe mbiu ktu ne tok per ta shkaterruar ate ,hibrid i cuditshem me forcen e jashtzakonshme qe fsheh ne kafken e tij,per te shkelur dhe hecur ne llojin e saj duke i ngrehur kurthe gjaku dhune shfrytezimi me format me te sofistikuara qe mendja (forca nen kafk)i pjell , ka aritur tashme te ndaj pakicen sunduse nga viktimat qe i kontrollojn me karemin prej letre qe quhet “para”! Kjo “kope” shtetesh dhe njerzish ka ren ne “grepin” (bankat private)qe “gjuetaret” terheqin filispanjen sipas deshires ! Komploti ,i ke then paster gjyetaret ,qe sot ,per fat te keq kontrollojn gjithcka ,edhe ti zigur dua te shtoj qe Kadafi qe skish mar borxhe nga “gjuetaret fajdexhij(“krim nderkombtar”) kish propozuar qe te behej nje monedh e perbashket arabe ku kuptohet do linte jasht kontrollit “krokodilat”e perjetshem e ndaj perfundoi me lemer ashtu sic e pam !SHikoni si po i len te vriten ne Siri passi i ndezen vet vatrat e po piqen ne hell per se gjalli ! “Pranvera Arabe”po kthehet ne nje ferr arab ku per te rimar vehten do ju duhen te shtrijn doren tek fajdexhijt e etur ! ASGJE NUK ESHT ASHTU SI DUKET ! Dikur diktatura i qeronte haptaz hesapet sepse kish frik mos binte ne duar te ktyre e sot qe ata hiken ,ne dor te kujt jemi????Ti fierako na thu dmth qe Amerika forcohet cdo dit me pare borxh, qe te mos i kthej kurr..Nje Zot e di se cpo kurdisin tjeter e ku do shkoj kjo pun !Edhe nje her “komploti”,respekte ty dhe atyre qe te kuptojn e ska nevoj ti permend !

  9. ramy says:

    Genjeshrea te qeverive super te djathta. Asnje nga keto vende nuk ka borxhe.
    Taktika qe po perdorin eshte ajo e lekures se ujkut qe perdorte cobani.
    Pasi te gjitha keto vende duan ta reformojne sistemin social, perdorin friken, duke futur friken ne popyll qe keta te fundit te pranojne cdo reform.
    Keshtu qe te pasurit dhe korporatat do paguajne me pak taksa per te perballuar nje sistem social me buxhet me te vogel.
    Pra te pasurit ankohen, pse te paguajme ne taksa te larta per te mbajtur me leke te varferit dembele e te pa afte.
    Cdo teori borxhi eshte fallxo

  10. henri says:

    enea,
    Me fal se harrova. Amerika ka nje popullsi prej 300miljon banore dhe kina me se nje miljard e 300miljon banore. Buxheti ushtarak i Amerikes eshte gjashte here me i madh se ai i Kines per nje vit. Keto te dhena i ke ne Internet.

  11. ramy says:

    Prandaj e zhyti salua shqiperine ne borxhe. Sepse siguroi nje interes te larte per miliardat e veta e te fazllicit per nje kohe te gjate. Dhe te arapeve te corruptuar duke ndare fitimet e interesit.

  12. ramy says:

    Thua tha kene marre shqiperise keto borxhe?
    Meqe ne jemi pas gjermanise edhe mund te jete e mundur

  13. Bill says:

    Kjo eshte lojaaaa! GOD BLESS AMERICA !

  14. nasruddinhoxha says:

    NJE SHKRIM I MIRE PER TE KTHJELLUAR DALLKAUKET KOMUNISTE.

    SHBA me prodhimin e tyre me teknollogji dhe TVSH te larte e shlyen borxhin e saj supergjigand brenda nje viti. Po kujt i ka borxh SHBA-s? pyesin albanezet e paditur ne TEMA. Jua a thote nastradini: Ja kane kete superborxh kinezeve komuniste qe hane nje tas oriz ne dite, nderkohe qe amerikonet hane tre here ne dite berxolla zgarre me birre me krikell. Qysh keshtu? Po more keshtu eshte ju thote nastradini, sepse sikur vendet e zhvilluara te terrheqin patentantat dhe licencat e prodhimit nga Kina Komuniste ky shtet me rritjen me te madhe ekonomike ne Bote falimenton brenda javes.
    Po Shqypnia jone e vogel ku gjendet ne kete ZALLAHI te borxhit te saj? Perseri jua a thote nastradini o milet i paditur, sepse Saliu nuk e tha deri tani, por mashtroi si nje komunist dhe enverist i vertete: Vendit tone qe te shlyeje borxhin qe qeverite e kaluara kane grumbulluar duke vjedhur si te papare Arken e Shtetit do t’i duhen me dhjetra vjet, pse jo me qindra sepse o milet budalla qe voton me symbyllur: Shqypnia nuk prodhon pothuaj ASGJE te hajrit qe nga Koha e Qepes e Enverit.

  15. kosovari X says:

    “Mirèsevjen”Luftè e Tretè Botèrore ! Gjithè ky borxh,si do tè dilet nga kjo situatè kur pritet qè borxhi do tè rritet…! Historikisht njihet qè krizat shkaktojnè luftra…!

  16. elinor says:

    Nuk e kuptoj se si shumica e komentuesve ketu, ndonese nuk marrin vesh aspak nga ekonomia, kane guximin idiot te shkruajne carcafe me komente trashanike?! Booooo, ahahah, cfare niveli i dobet! Si te mos jemi ekonomia e dyte ne Evrope ne me gjithe keta ekonomiste?!
    Nje budalla atje me siper thote se na qenka bankieret barkmedhenj privat qe perfitokan. E para e punes njehere, ti more zoteri duhet te dish qe bankat jane institucione publike, me aksione qe tregtohen lirshem ne bursat boterore sipas rregullave te mirecaktuara. Kushdo qe ka para mund te bleje aksione dhe quhet pronar i pjesshem i bankes. Kriza boterore e 2008s e pati zanafillen ne sektorin bankar te amerikes dhe qene pikerisht shume nga bankat ato qe falimentuan.
    Kupton, trap?
    Eshte mese normale per nje vend me ekonomi te zhvilluar te marre borxh nqs e ka nje justifikim te mire per kete. Faktikisht, mosmarrja borxh eshte nje tregues qe kapacitetet nuk po menaxhohen optimalisht.
    Ju lutem te permbaheni me keto komente qe rrezatojne nje injorance kaq te thelle se na i nxorret zorret e barkut!i

    1. katarakti says:

      O gomar. Bankat ne perendim jane institucione private dhe jo publike. Pasuria dhe forca e tyre ia kalon shume here atyre te shteteve ku ndodhen. Edhe nje idiot e di se nje familje qe nuk merr borxh i ka punet mire ng ana ekonomike, ndersa ajo qe mbahet me miell hua del ne rruge te madhe. Si spjegohet qe sa me shume debil te jesh, aq me i sigurt je ne idiotesite e tua?! Dhe ke sy e faqe qe shan edhe te tjeret.

    2. FIER says:

      Tipike e injorantit te quaje me kete titull te tjeret! Edhe leri zorret e barkut po shih mendjen se te ka shpetuar nga vatha…!
      Disa nga komentuesit e ketushem jane eksperte te pergatitur o kaqol, por per fat te keq nuk jane ne instancat e komandave te shtetit – kjo eshte diferenca Shqiperi/Bote e zhvilluar. Po te kishim njerezit e duhur atje lart, sot Shqiperia nuk eshte kjo rrumpalle berishiste qe kemi perpara syve!

      PS. Bravo “komploti” & “Parak”, ndaj te njejtin opinion me ju!

      1. elinor says:

        Shqiperia po ndryshon xhen-xhen xhen-xhen
        Injoranca na bashkon xhen-xhen xhen-xhen
        Ahahah, hajvanet me 5 klase shkolle te marre me kumbulla mendojne se i kane zberthyer te gjitha se si funksionon ekonomia dhe politika!
        Hiqjuni barcaletave mor budallenj, por hapni ndonje liber se jeni fushe krejt.
        Duke gjykuar nga niveli i dobet i komenteve i prisja keto lloj kunderpergjigjesh idiote.

  17. ramy says:

    Ti nastradin dhe elenor tregoni qarte injorancen totale.
    Duhet te jeni njerez shume te lumtur.
    Idioter si ju skane cfare te mendojne e ti trishtoje.
    Mos ndryshoni se injoranca te jep kenaqesine e vet dhe sje ne gjendje ta kuptosh

  18. Fierak shifrat I ke te terra gabim nuk diskutohen ushtria ,teknollogjia numri I biljonerve dhe I miljonereve, por te ardhurat per fryme nuk jane ato qe jep ti Amerika sot eshte ne vendin e 18 ne bote,per nga niveli I jeteses dhe marrveshja e arritur eshte e perkohshme sepse ne Janar do jete I njeti problem.Obama qe eshte big shpenzuaes e ka fundos ekonomine Amerikane e cila ka ndikuar dhe ne ate botrore.Dhe zgjidhja ka qene krejt artificiale duke rritur taksat dhe duke prere pare gje qe ndikon direct ne xhepat e konsumatoreve dhe ne mardhenjet me tregun e jashtem.Sot numri I Amerikaneve qe marrin ndihme ushqimore nga shteti eshte 50 miljon vete,19 miljon jane te pa pune dhe 9 miljon punojne vetem gjysem dite 8 miljon marrin diziabiliti pa punuar,papunesia eshte ne fakt 14,8% packa se shifrat e rreme qe jep qeveria dhe shtypi I majte janhe 7.3%.Dhe tew ardhurat mesatare nuk jane me shume se 23 mije usd per fryme me perjashtim te nja tre shtetve te vogla qe ,kane ate shifer qe jep ti.Sot amerika nuk ka lider ship sot ka nje president qe megjithse nuk ka mandate tjeter per te marre akoma vazhdon fushaten dhe kete e ben vetem e vetem per te mbuluar deshtimet e tija duke akuzuar opoziten ,qe eshte ajo qe nuk e len dhe jo ai qe nuk punon.Ai nuk punon vetem ben qejfe dhe bredh sa me nje shtet ne tjetrin vetem e vetem ,per te akuzuar opoziten qe ka ne dore vetem celsat e kashtes.Sot deficit eshte 17 triljon dhe pritet te ngrihet akoma me teper .Kompanite nuk marrin njerez ne pune Permanent ,por vetem temporary dhe pse vetem nga sigurimi shendetsore I Obames ,sepse nuk duan te paguajne taksat e medhaja qe mbulojne kete sherbim ,qe do e groposi Ameriken.Dhe pse ndodh kjo ,sepse shtypi I ketushem totalisht I majte mbulon te gjitha deshtimet e Obames I cili soportohet nga miljoneret dhe biljoneret e Hollivudit te cilet mashtrojn Amerikanet e thjeshte dhe kane pastru trunin e shumices Amerikoneve dhe po te akuzojshe Obamen te sullen me akuzen e racistit.Po te permend vetem fjalet e basketbollistit te famshem Carlehs Barklly I cili ka votuar dy here per OBAMEN DHE JO ME VONE ,POR DJE I KA THENE DHE KONKRETISHT”POOR PEOPLE HAVE BEEN voting DEMOCRAT fOR 50 YEARS… End they’re still poor” Pra kjo eshte komedia qe luhet me shtresen e injoranteve amerikane dhe me sistemin e deshtuar arsimore qe edukon sot nje brez injorantesh dhe kjo e indinjon Carlehs Barklyn qe sot del kundra vehtes sepse Bushi e kishte papunesine tek te zijte 9.2% ky sot e ka 14.8%.Me fal per komentin nuk diskutohet qe Amerika eshte e para ,por ka bere hapa mbrapa dhe per tre vjet do jete akoma me keq, mos harron qe Bushi e la deficitin 9.2 triljon ky per 5 vjet e ka cuar 17 .Nuk po te jap me shifra ,se I gjen ne internet ,por jo ne shtypin e majte Amerikan ,qe duhet me ja pasur zili dhe zeri I popullit.

    1. nasruddinhoxha says:

      Degjo or Mik ne shume gjera ke te drejte lidhur me Obamen plengprishesh i papergjegjshem i dollareve te amerikoneve, por mos harro se SHBA ishte dhe eshte nje superfuqi ekonomike e PRODHIMIT te mallrave dhe sherbimeve me teknollogji te larte, qe do te thote me TVSH te larte. Kjo do te thote se shteti fiton mjaft nga taksat dhe tatimet saqe mund t’i lejoje vetes edhe borxhe qe ne aparence duken te larta per dallkauket albaneze. Vetem AMAN mos na lavedero debilin Bush Djali qe falimentoi ekonomine e SHBA me injorancen e tij dhe qe kur i thane qe duhet te vizitonin Afriken pyeti se ku gjendej ky shtet ne harten e Botes.

  19. valter says:

    AH moj elinor, ne shume komente me pelqen, por ketu me dukesh si ata ektremistet islamik, apo ortodoks grek e serb. Shyqyr qe je ne nje debat virtual ku smerret vesh se kush eshte dhe çfare thote. Ata komentues qe ti i quan me guxim idiot jane te iluminuar dhe e din te verten e sistemit financjar por ti duhet te lexosh me shume, te pershendes!

  20. tironsirefugjat says:

    Nuk po dua te hyj ne debat e as te fyej mendje te medha e te ditura qe e njihkan kaq mir “realitetin” qe shohim !Nuk e shoh me vend qe tju tregoj un deshmi dhe fakte se si levizin prapaskenat sepse po te kesh deshiren dhe kureshtjen e te mos “notosh” vetem tek cka te ofrojn ata qe kontrollojn sot me fuqin dhe pushtetin e “letres”gjithcka ,ateher do ndigjosh e do shohesh se sa ndryshim ka realiteti nga ai qe shohim ! Thash nuk po dua te fyej se nuk me jep kenaqesi kjo gje sepse ketu mendime shkembejm e vendime nuk marim ! Kerkoni pra dhe do gjeni mjaft material ku ata qe flasin nuk jan komunista e as “armiq” te klases ! Per aq koh sa interneti nuk esht futur plotesisht nen censuren e “barijve” dhe te mbyllin cdo dritare nga ku mundet te shohesh e te mesosh mjaft !

  21. elinor says:

    @katarakti; degjo mor njeri. Korporatat klasifikohen si private dhe publike. Privatet kane aksione por nuk tregtohen ne bursa; jane vetem per punonjesit e korporates. Publiket (emri nuk ka te beje me shtetin) i tregtojne aksionet ne burse; pra jane per publikun ne pergjithesi, prandaj edhe emri ‘publike’.
    Te gjitha bankat kryesore (pervec atyre te voglave qe s’ia u ke degjuar emrin) jane korporata publike. Kupton?
    Sa per ate familjen qe eshte mire kur nuk merr borxh, ke te drejte por te vesh ne perspektive financat e shtetit me ato te nje familjeje eshte teper absurde. Thjeshte jane dy koncepte qe nuk krahason per shume arsye. Por ajo eshte nje histori tjeter me te cilen nuk kam kohe te zbras timen qe te mbush ate boshllekun tend. Behen kurse makro dhe mikroekonomike, kurse kontabiliteti dhe taksimesh qe te mesohen keto koncepte qe ti pretendon se i di vetem duke lexuar artikuj gazetash dhe duke degjuar barcaleta!

  22. tironsirefugjat says:

    Tani sapo lexova komentet tuaja Gazment edhe Valter ! Ju falenderoj dhe vertet komente te respektushme qe me gezojn e me japin kenaqesi te vecant ! Respekte…..

  23. gjergji says:

    Kete e kemi te mire ne shqiptaret qe meremi me borxhet e te tjereve.

  24. Iliridas says:

    Gjithe ky talent komentatoresh eshte tejet mahnites, ndonese sipas bashkebiseduesve ekspert, edhe me kontradita te pahetuara. Mirepo do lakmoja sikur ai talent te perqendrohet me shume ne mesimin dhe vjeljen e vlerave potenciale se sa tek fitorja e debatit, plus do i hapte oreksin edhe te tjereve te kontribuonin me ndonje mesim te rralle qe do perfitonim te gjithe, ose vetem une. Debatet duhet te synojne percjelljen e mesimeve te vlefshme.

    Me sa kuptova une ka borxhe te mira qe kultivojne perparim por ka edhe te keqija qe vetem skllaverojne. Pergjegjesia vertete duhet te jete e individit se valle duhet te marr borxh ose jo dhe per cfare por ndonjehere nuk i jepet borxh cdonjerit qe vetem kumton gojarisht se ka pune te mire ne leter pa u bere verifikimi nga instituti bankar se me cfare do jetoje individi nese ai ndan me shume se 1/3 e fitimit vetem per kamate, ashtu sic ndodhi me ‘housing crash’ ne Amerike duke investuar tek asetet toksike, qofte nga ata me eksperience te madhe apo ne mungese te saj. Per mendimin tim, ‘although the FED is within arm’s reach of the Congress, it is the Congress being ‘controlled’ by the FED and not vice-verca. Jam mirenjohes qe te mesoj.

    Iliridasi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje