Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi një seri vendimesh të rëndësishme, të cilat lidhen me planifikimin dhe rregullimin e territorit, nëpërmjet zbatimit të masave emergjente.
Këto vendime u bënë të ditura përmes një komunikimi me median, të tre ministrave të kabinetit, ministres së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro.
Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi nismën e qeverisë për hartimin e Planit Kombëtar të Territorit, që të anulojë çdo plan dhe leje ndërtimi të dhënë në qendër të Tiranës, si dhe të rikthejë mbrojtjen me ligj të ansamblit të kryeqytetit.
KKT miratoi gjithashtu edhe vendimin për fillimin e procedurave për hartimin e planit të integruar të përgjithshëm në zonën ekonomike, Tiranë – Durrës.
Në vijim të paketës së masave, KKT miratoi vendimin mbi ndërhyrjen emergjente në mbrojtjen dhe rehabilitimin të zonave të rëndësishme, kombëtare, mjedisore.
Vendimi për vënien në një mbrojtje të veçantë dhe marrjen e masave të menjëhershme emergjente për Mbrojtjen e Objekteve dhe Qendrave të Trashëgimisë Kulturore është komunikuar nga Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.
Ministrja Gjermeni theksoi që zhvillimet informale, e kanë bërë mëse të domosdoshme nismën për Planin e Përgjithshëm Kombëtar të Territorit.
“Vendimi i parë dhe më i rëndësishmi është; Miratimi i nismës për hartimin e Planit të Përgjithshëm Kombëtar të Territorit. Sigurisht, sipas legjislacionit në fuqi, kjo nismë duhet të ishte marrë prej kohësh dhe Plani i Përgjithshëm Kombëtar i Territorit duhet të ishte zbatuar dhe realizuar në Shqipëri.
Deri tani, zhvillimet informale, siç e dimë të gjithë dhe kaosi me të cilin po zhvillohen ato në Shqipëri, e kanë bërë mëse të domosdoshme nismën për Planin e Përgjithshëm Kombëtar të Territorit. Me marrjen e kësaj nisme dhe me hartimin e këtij Plani synohet realisht që në radhë të parë t’i jepet fund informalitetit dhe kaosit të zhvillimit informal dhe urban në Shqipëri. Të fillojë një epokë e re e planifikimit, e kontrollit të territorit, e një zhvillimi ekonomik dhe social, i cili do t’u shërbejë qytetarëve shqiptarë,” tha Gjermeni.
“Vendimi i dytë, po kaq i rëndësishëm është; Fillimi i procedurave për hartimin e Planit të Integruar të Përgjithshëm në Zonën Ekonomike, Tiranë- Durrës. Të gjithë e dimë që është një zonë nga më të rëndësishmet në vend, me potenciale ekonomike dhe sociale shumë të mëdha, por edhe kjo zonë është prekur gjithashtu nga informaliteti, nga kaosi demografik dhe urban, prandaj ndaj hartimi i një plani të integruar për këtë zonë, mendojmë do t’i shërbejë më mirë zhvillimit të potencialeve të kësaj zone, edhe të ardhmes evropiane të zonës, Tiranë – Durrës.
Duam vërtetë, që përmes këtij plani, kjo zonë të jetë një model suksesi për zhvillimin ekonomik dhe social në Shqipëri.
Vendimi i tretë, ka të bëjë me; Masat emergjente të ndërhyrjes mbrojtëse dhe rehabilituese mjedisore, në zonën e kurorës së Tiranës. Është në vazhdën e vendimeve që u morën edhe në mbledhjen e kaluar të Këshillit Kombëtar të Territorit, duke dashur t’i vëmë një barrikadë, t’i ndalojmë ndërtimet informale, sidomos në zona që janë kaq të rëndësishme, jo vetëm për sot, por edhe për brezat që vijnë,” vijoi Gjermeni.
Kurse ministri i Mjedisit, Lefter Koka, tha: “Një tjetër vendim shumë i rëndësishëm në mbledhjen e KKT ishte pikërisht për masat emergjente që nevojiten për të ndërhyrë në mbrojtjen dhe rehabilitimin të zonave të rëndësishme, kombëtare mjedisore.
Siç dhe jeni në dijeni, sot në Shqipëri është një numër jo i vogël, i zonave të mbrojtura, parqeve kombëtare, të cilat në vitet e fundit kanë pësuar një dëmtim shumë të madh. Ndaj dhe Këshilli Kombëtar i Territorit e konsideroi një emergjencë për të rehabilituar pikërisht këto zona, të cilat nëse do t’i konsiderojmë të mbrojtura, vetëm të mbrojtura nuk kanë qenë përgjatë mbi 20 vitet e fundit. Sigurisht, rreth 90 % e ndërtimeve që gjenden në zonat në fjalë janë ndërtime informale dhe që të bësh rehabilitimin e zonave të mbrojtura, hapi i parë dhe i domosdoshëm është, pikërisht, kthimi i tyre në identitet.
Do t’u falënderoja dhe të kërkoja bashkëpunimin e çdo qytetari shqiptar, të denoncojë në kohë reale, çdo ndërhyrje që mund të bëhet, pikërisht, në këto zona të mbrojtura”.
Ndërsja ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, theksoi: “Vendimi tjetër, në të njëjtën natyrë siç ishte Mbrojtja e Pasurive Natyrore, që mori sot Këshilli Kombëtar i Territorit është edhe vënia në një mbrojtje të veçantë dhe marrja e masave të menjëhershme emergjente për Mbrojtjen e Objekteve dhe Qendrave të Trashëgimisë Kulturore me një rëndësi të veçantë. Bëhet fjalë për një përditësim të listës, rishikim të listës të objekteve të Trashëgimisë Kulturore të të gjitha natyrave të përcaktuara qartë nga ligji për Trashëgiminë Kulturore, identifikimi i atyre objekteve që kërkojnë ndërhyrje emergjente dhe pezullimin e dhënies së lejeve zhvillimore deri në planin e përgjithshëm definitiv të territorit, ç’ka do të bëjë të mundur edhe njëherë përcaktimin e zonave më të rrezikuara”.
nuk do te kete asnjehere document ku te percaktohet zona e mbrojtur apo zona e lire per ndertim dhe zhvillim.
by default: mos guxo te ndertosh me leje apo pa leje!
DUHET TE BENI NJE HERE SEKUESTRIMIN DHE GJYQIN E PRONAREVE AKTUALE,
PASTAJ…
http://goo.gl/1MGtPL
realizimi i tre objektivave nga qeveria ,ambienti ,teritori planifikimi i tij ,rendi qetesia do ta bente ate nje qeveri qe nuk do e harrojne brezat ,nga keto gjera vine pastaj shume te mira te tjera e mbi te gjitha shendeti i nje populli
Ah Xhemal Xhemal……..Xhemal katunari!
Bravo Mirela sidomos
Beni plan per te mbrojtur Tiranen brenda dhe mos u merrni qe ne fillim me kuroren e saj, pasi kjo tregon se nuk ja u mban! Tirana eshte bere si Kandahari dhe askush nuk nderhyn megjithese baterdia vazhdon akoma! Beni nje plan se si do t’u riktheni banoreve te Tiranes hapesirat e zena publike nga muret, gardhet, depot, shtesat, tregjet pa leje dhe zbatojeni. Do t’ju mallkojne brezat qe do te vijne per Tiranen qe do t’ju lini!
moratorjum per te ndaluar ndertimet deri ne hartimin kombetar te planit.
moratorium per pyjet per 15 vjet ne vend te mos bej cak sopata.
ky lefter koka na duket cop mishi me dy sy.
Mbasi per vite me radhe si PD dhe PS e bene Tiranen lamsh ,tani thone STOP.
Po me ligjine e ri urbanistik çdo te behet o z.Rama ??????? Kur dihet qe ky ligj u be vetem per te bllokuar bashkite e medhaja dhe ato bashki qe kane dalje ne det , me pak llafe per te bllokuar bashkite e majta. Filloje nga anullimi i ketij ligji dhe pastaj bej masterplanin kombetar dhe rajonal , ndryshe eshte i pamundur ky masterplan dhe te gjitha keto jane vetem show dhe flaje boshe . Deri tani promotori i zhvillimit te ekonomise Shqiptare ka qene ndertimi , me bllokimin e tij qe ne tetor te 2011 gjithçka ka shkuar keq me keq . Shif e bej e me ment ne koke o Rama, se ju i beni gjerat thesht per inat te sime vjerre . Prandaj sipas eres , m…. do biesh edhe ti , me keq se ai tjetri ke per ta bere.
P.S. Hajde Tung dhe mos harro kije parasysh ate “Mea Culpen” qe te kam parashtruar kohe me pare kur ti ishe ne opozite . Jo per ndonje gje , por thjesht te jep vlere ty dhe ta pastron shpirtin . Por njekohesisht i ve melhem shume shpirterave te tjere qe kane vuajtur nga paraardhesit e partise tuaj.