Daçiç- serbëve: Mos i vendosni bomba njëri- tjetrit, dilni në zgjedhje

19 Tetor 2013, 18:11Rajoni TEMA

Kryeministri serb, Ivica Daçiç ka përfunduar takimet e tij në manastirin e Graçanicës dhe më pas ka mbajtur një fjalim përpara serbëve të mbledhur në oborrin e manastirit.

Daçiç u ka bërë thirrje atyre që të dalin në zgjedhje për të fituar pushtetin lokal në Kosovë, raporton Express.

Daçiç tha se Serbia ka humbur shumë në Kosovë.

“Kemi pasur humbje, tani na duhet një fitore, dhe për këtë kërkoj fitore nga ju në zgjedhjet lokale,” tha Daçiç.

Duke iu referuar shpërthimeve të fundit në veri të Kosovës, Daçiç tha se ky është turp për serbët.

“Është një çmendur që ne po i vëmë bomba njëri- tjetrit,” tha Daçiç./ep

2 komente në “Daçiç- serbëve: Mos i vendosni bomba njëri- tjetrit, dilni në zgjedhje”

  1. Luani says:

    As shqiptari dhe as serbi i ndershëm nuk kanë arsye të dalin në zgjedhje, sepse qeveria e në Prishtinë dhe Beograd angazhohet vetëm për luksin personal dhe jo për mirën e kombit të tyre. Ja që as shqiptari dhe as serbi nuk po e kupton këtë lojë të mafisë në pushtet.

  2. Thika says:

    Dacic kishte shkuar ne Kosove gjoja per motive fetare, dhe besimi ne fe eshte nje prej te drejtave themelore qe njihet edhe prej ligjit nderkombetar, ndaj ketij lloj motivi zor se mund ti vihej pengese.

    Nga ajo cka pame ishte se vizita e tij, kishte me shume karakter politik sesa fetar. Ai sikur bente fushate neper Kosove. (kuptohet i shoqeruar prej prifterinjeve te rraces se vet).

    Deklarata e Dacic:”Une kam ardhur per arsye fetare, une jam besimtar pasi besoj ne Serbi”

    Une nuk e gjykoj kete lloj qendrimi nga ana e tij pasi kjo eshte dicka e pritshme dhe jo e pazakonte. Pyetja qe une i bej vetes eshte:
    -“Kur do zbythet Janullatosi nga Shqiperia?”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje