Ekipi teknik që e përfaqëson Kosovën në dialogun me Serbinë, i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, sipas të gjitha gjasave është duke marrë pjesë në një raund të ri bisedimesh, ndonëse për këtë nuk ka asnjë njoftim zyrtar.
Këshilltari politik i zëvendëskryeministres Tahiri, Visar Xani, ka konfirmuar se ajo është në Bruksel, duke marrë pjesë në një takim, por nuk ka thënë nëse fjala është për një raund të ri bisedimesh teknike me Serbinë.
Mediat serbe kanë raportuar se delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të takohen pasditen e se premtes në Bruksel, ndërsa zgjedhjet lokale të Kosovës janë në fokus të takimit.
Zgjedhjet lokale do të mbahen me 3 nëntor, si rezultat i marrëveshjes së arritur kohë më parë në Bruksel, mirëpo nuk është e qartë nëse ka ende diçka të përcaktuar për këto zgjedhje.
Zyrtarisht dihet që janë mbi 14 mijë ankesa të serbëve që jetojnë jashtë Kosovës drejtuar PZAP-së, pasi kërkesa e tyre që të pranohen si votues për zgjedhjet lokale ishte hedhur poshtë.
Nuk është e qartë nëse kjo do të diskutohet në Bruksel sot, mirëpo pjesëtarë të KQZ-së i kanë thënë “Zërit” të enjten se ata po përballen me presion shumë të madh nga OSBE-ja që t’i pranojnë si të drejta këto ankesa./ZERI
Shqiptart jan kurva gjithmon jemi te karakterizuar si kurvat per te tradhtu popullin dhe vendin e tyre e per ça per nje karrjer politike dhe interesa personaleKurvave si kjo Edita Tahiri qe ben marrveshje te fshehta quhet Q….i nANEN KU TA KET siç duket politikant shqiptar aneman trojeve shquiptare i kena kundra kombit dhe pro sllavo serbve ropt ku ti ken keta politikan e politikane