Banorët vendosin drejtësinë/ Çojnë në polici hajdutin që dhunoi të moshuarën

21 Tetor 2013, 19:32Politika TEMA

Drejtësinë ndonjëherë e vendos në vend vetë komuniteti.

Kështu ka ndodhur edhe në komunën Kaçinar të Mirditës.

Një 80- vjeçare ka rënë pre e një grabitje të dhunshme, raporton A1Report.

Bardha Kaceli, që jetonte vetëm në shtëpi, u përball me hajdutin, i cili e qëlloi të moshuarën me mjete të forta.

Agresori, Kastriot Gjeci, 42 vjeç- po nga ky fshat, është larguar, por kanë qenë vetë banorët që e kanë kapur atë dhe e kanë dërguar në polici.

E moshuara është dërguar në spitalin e Rrëshenit dhe është jashtë rrezikut për jetën./ep

9 komente në “Banorët vendosin drejtësinë/ Çojnë në polici hajdutin që dhunoi të moshuarën”

  1. Gezimi says:

    Kur kete detyre nuk e ben shteti, e ben mileti!

  2. Toni I. says:

    Do ti lutesha Policise se Rreshenit ket zagarin dmth Kastriotin
    kur te n’zirrni nga Rajoni i Policise te dale me PATERICA….

  3. Kokleshi says:

    Dhiz iz a mirrakell of fridom. E ta hengsha zemren o SB si e bone ket vend. Me polici private neper fshatera, dhe thone njerezit pastaj qe nuk jemi te dytet pas Gjermanise.

  4. syrja says:

    Jemi kthyer ne mesjete. Banoret me sfurqe ne dore kapin banditet.
    Eh ta lumsha moj polici e shtetit.

  5. Joni says:

    O po me ju lumte juve qe e kapet, po tani fjalen do e kete drejtesia. Ne qofte se Gjykata do te filoje te ndeshkoje keqberesit atehere do te filloje te vendoset rendi dhe te duket dhe puna e policise.

  6. LORA says:

    Bashkerendimi dhe besimi i reciprok,i njerezve me policine,eshte nje nga karakteristikat me te qenesishme e vendeve me demokraci funksionale.Qofte ky episod i Mirdites nisja e kesaj udhe te frytshme per kapjen dhe denimin e keqberesve.Meqe jemi nje vend i vogel,ku e njohim pothuaj te gjithe njeri-tjetrin,ky proces varet vetem nga puna e policise per te suksesuar me shume shpejtesi ne Shqiperi.Pjesa dominante e popullsise do rend,qetesi dhe siguri te jetes dhe punes se perditeshme.Pra njerzit jane vullnetmire per ta bere pjesen e tyre ne kete dualitet garancie dhe sigurie ; Polici dhe pergjegjshmeri sociale.
    Jam me “Tonin” ,me siper, qe kete agresorin k.gjeci po e nxori policia ta nxjerre me paterica.

  7. analfabet killer says:

    Populli ne kembe partia ne balle

  8. 100 vjet shtet says:

    Kujdes, se mos ndodhe qe gjykata te marre per te pandehur banoret e fshatit te cilet kapen agresorin (hajdutin), duke i akuzuar per pengmarrje……(hajduti keshtu mund te tentoje te vetmbrohet).
    Jemi ne Shqiperi, gjithcka mund te ndodhe.

  9. tom says:

    Gjykata do japi urdher te arrestohen banoret qe arrestuan banditin…do ta kerkoje avokati mbrojtes….hahahahah….banoret kane kaluar kompetencat dhe kane shkelur ligjin ….hahahahahaha….arrest fshatce! Ku je Enver Hoxha, ku je…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje