Doganat ndëshkojnë kompaninë Kurum: Detyrimi rreth 3 milion dollarë

21 Tetor 2013, 18:31Politika TEMA

Drejtoria e Doganave njofton se ka përfunduar kontrollin mbi kompaninë Kurum Internacional, kaq shumë të përfolur këtë javë, dhe rezulton se ajo i detyrohet shtetit rreth 3 milion dollarë.

Në një njoftim për shtyp nga zëdhënësja e Doganës, thuhet se “dega e Doganës Elbasan, me datë 10.10.2013, për shkeljet e konstatuara gjatë kontrollit të magazinës doganore të kompanisë “Kurum Internacional” ka marrë vendimet nr.138, 139 dhe 140, ku penalizon për kundërvajtje administrative këtë kompani me 72.244.585 lek detyrim doganor të munguar si dhe 216.733.755 lek penalitete. Në total 288.978.340 lek”.

“Dega e Doganës Elbasan ka vjelë tashmë shumën e detyrimit doganor të munguar.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave po vazhdon me rigorozitet procedurat për vjeljen e penaliteteve.

Administrata Doganore shpreh vendosmërinë e saj për ndëshkimin e çdo shkelje të legjislacionit doganor,” vijon njoftimi.

Çështja e Kurum u bë e nxehte pasi Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave shkarkoi shefin e antikontrabandës, Denion Meidani për nxjerrje sekreti në këtë operacion.

Debati vazhdoi më pas në shtyp, ku i shkarkuari u mbrojt duke thënë se Spiropali ka dashur të favorizojë Kurum-in.

Njoftimi i mësipërm i jep fund debatit mbi qëndrimin e Doganave ndaj kësaj kompanie.

26 komente në “Doganat ndëshkojnë kompaninë Kurum: Detyrimi rreth 3 milion dollarë”

  1. Dogana says:

    Bravo, vazhdo keshtu duke zbatuar ligjin.

    1. Shkodrani says:

      Bravo Elisa, te lumte, ne Shqiperi me ne fund po triumfon ligji.

    2. daku says:

      Njoftimi i mesiperm nuk i jep fund debatit. Sekreti doli ne media dhe megjithate Kurum u penalizua, nuk ndodhi ndonje gje ndryshe.

      Po sikur sekreti nuk do kishte dale ne media? A thua do penalizohej Kurum?

      Me fjale te tjera kesaj i thone “Po e martojme tani se e mori vesh gjithe lagjja qe eshte shtatzene” ?

      1. realist says:

        fiks fare po gjithsesi populli i verber bravo do thote ?

  2. atila says:

    Kompanite me te medha ne vend deklarohen me “humbje” per isa vite rresht nderkohe qe me kete llogjike duhet te kishin faimentuar.Ky mashtrim gjigan me te ardhurat e vendit ndodh me dijenine e strukturave shteterore dhe per interesa te caktuara. Kompanite Albtelecom-EAGLE,Vodfone,AMC etj operojne ne vend sikut kane vetem humbje nderkohe qe djetra miliona Euro ne vit lene vendin.Institucionet shteterore financiare dhe Prokuroria e Republikes duhet te hetojne dhe zbardhin kete situate te papranueshme krimi ekonomik. Kurum pervec evazionit fiskal i shkakton edhe nje ndotje te rende ambjentit duke vene ne rrezik jetet e banoreve te Elbasanit.Kjo situate eshte e pafajshme per ata qe kontrollojne dhe mbrojne ambintin dhe jeten e qytetareve e per me teper kur dihet se faturen e semundjeve te shkaktuara e pagujne gjithe qytetaret.

    1. Alb says:

      gjithashti Coca-Cola ka gjithe jeten qe figuron me humbje…

  3. xhepi madh says:

    Dekonspirimin e beri palluqja me telefonata neper media. Spiropali zbatoi ligjin! Hallall se na mbyten kalamojt e ktyre!!!

  4. albano says:

    shpejt reformat nuk kini kohe

  5. LILI says:

    Bravo mos u tut , zbato ligjin ,se ,deri me sot hajdutet e miljonave kan ikur ne drejtim te paditur .

  6. dylber says:

    Mejdani ose djali i ish presidentit, qe kur ishte emeruar aty kishte bere llogarine me ato te qeverise se pare se do behej Drejtor i Pergjithshem i Doganave pas zgjedhjeve, por nuk i eci kesaaj radhe, kjo per merite se ne PS ka njerez shume te zgjuar…

  7. demokrat says:

    Qenka flori e shkuar floririt kjo çupa.

  8. thanas says:

    Nqs vepron ne interesin e ketije shteti, asgje nuk mund te te prek Elisa

    1. sokol says:

      Ja fute kot o thanas;po a e di ti sa kane humbur punet ne keto lloj situatash ne vite?

  9. pal says:

    Dmth nje subjekt qe ben evazion fiskal po u kap paguan,po s’u kap s’ndodh asgje.Nqs ligji eshte keshtu asnje nuk paguan taksat deri sa te kapet.

  10. Antikondrabanditi says:

    Bravo / Spiropilit …. !

  11. Horri i Bulevardit says:

    Atyre skeptikeve, i them hajdeni komentoni rezultatin, atyre qe me keqdashje e ofendojne kete zonjushe, i them, PIRDHUNI, shkoni ne hale te Saliut, te furnizoheni me karburant BIO.

  12. habia cudia says:

    Se mos eshte pak e nxituar kjo vajza

    Mejdani ekapi shkeljen dhe ja la dopio gjashten ne dore

    Mos ky qendrim vjen pas denoncimit te atij djali qe sot mbeti pa pune

  13. GAZ says:

    Po ska cfare te beje kjo cupa se i dolen petet $2 milion dollars byrekut. Po ska gje do i rikthehen ne tjeter ruge Kourumit, larg syve te militanteve. Just saying.

  14. pikepyetja says:

    Ka shume pikepyetje ky nxitm i Spiropalit

    Pse kaq publicitet?

    Po pse u pezullua Denioni???
    Po ca beri?
    Po pse u zevendesua?
    A e di Spiropali qe eshte ne shkelje te ligjit?
    Po ato qe jane poshte pse heshtin?
    Apo pas Denionit do te jene viktimat e rradhes?

  15. pikepyetja says:

    Sa keq qe jeni selektiv Nuk mund tju ndjek me Kjo eshte e peshtire

  16. funerali says:

    te lumte elisa.
    qofsh bekuar. varfanjaket i kane syte nga ju. mos i lini cakejte te rikthehen e te na tresin edhe kocken.

  17. Shqiperia moderne says:

    Mos u ndalni para plehrave. Vazhdoni me intensitet punen. Mbrapa keni nje popull qe ju mbeshtet. Nxirrini ujin e zi gangstereve e kriminelave te sales me co.

  18. M.33 says:

    megjithese nuk jam kundra te rinjeve prap si kalamanjte u zune
    spiropali e mejdani gjoba u vendos mbylleni ketu.

  19. skeptiku says:

    bravo ELSA!!!! sdq pergjigja ndaj mejdanit ishte e dobet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje