Krahas Kasharit, Tirana rrethohet edhe nga tre komuna te tjera Dajti, Paskuqani dhe Farka.
Por a ka ardhur koha që këto zona të mos kenë kufij ndarës në hartën e kryeqytetit?
Këshilltari pranë Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, Enea Hoti pohon për Vizion Plus, zgjerimin e kufijve të Tiranës dhe shkrirjen me komunat përreth.
Në zyrat e ekspertëve ndodhen tre modele për hartën e re administrative.
Projekti suedez i vitit 2012, i cili e sheh Shqipërinë vetëm me 80 njësi vendore, studimi i Shoqatës së Komunave ku vendi nuk duhet të ketë më shumë se 160 njësi vendore dhe modeli i Shoqatës për Autonomi Vendore që Shqipëria të ketë 36 njësi po aq sa dhe rrethe.
Por a do të merren parasysh këto modele nga ekspertët?
Një nismë e tillë është marrë edhe në vitin 2003, por opozita dhe mazhoranca nuk ranë dakord, për shkak të ndikimeve që reforma sillte në betejat elektorale dhe numrat e votave.
E ndikuar nga ndërkombëtaret, klasa politike duket se ka pranuar zbatimin e reformës dhe aq me tepër kur të dhënat nuk janë optimiste.
50% pushteteve lokale në vend janë inekzistente, nuk ofrojnë shërbimet dhe nuk kryejnë funksionin që kanë.
80% e komunave mbledhin nga të ardhurat e tyre më pak se 100 mijë lekë të rinj në vit.
Ndërkohë që shteti shpenzon në vit vetëm për pagat e punonjësve të këtyre njësive 25 milion dollarë.
Puna për reformën sapo ka nisur. Ekspertët besojnë se zgjedhjet e 2015-ës për drejtuesit e pushtetit vendor do të bëhen sipas ndarjes së re territoriale.
E ngreni luli dhe saluli
cfare tmerri, te mbash mijera njerez ne pune kot duke shpenzuar 25 milion dollare. keto vetem ne shqiperi mund te ndodhin
Ndarja e re dministrative duhet te pershpejtohet dhe zgjedhjet e reje te pushtetit vendondor te behen sipas ndarjes se re. Me mira do ishte qe vendi te kishte numrin me te vogel te mundshem te njesive vendore e nese ky do perputhej me numrine dikurshem te rretheve pra 36 do ishte ideja me e mire.Nje administrate e vogel e paguar mire dhe efektive. Kjo qeveri i ka te gjitha mundeste per ti kryer te gjitha reformat e mundeshme vecse nese i mungon vullneti politik.
KUJTESE per territorin e Shqiperise:
http://goo.gl/6FGica
Keto jane gropat e buxhetit qe po te mbyllen – vetem mire i bejne vendit.
Mendoj qe per ndarjen duhet te fillohet nga puna qe tani dhe ne zgjedhjet vendore te shkohet me ndarjen e re administrative.
me ketre dote kete shum perfitime.
Sa pak o zot sa pak do qe te behet nje vend!
Duhet vec vullnet!
By by Lul Basha !
– Kjo po eshte teper pozitive . Dhe te behet nje plan ku te parashikohen rruget si bulevardi kryesor .ka vend per ambiente sociale dhe sidomos per femijet . Ju lumte !
Zgjidhja me e zgjuar
Ca vlere ka me? Keto komuna kane me shume ndertime ne pallate sa vete Tirana brenda unazes se madhe.Duhen ripare dhe lejet e ndertimit dhe respektimi i hapesirave,nese do te behet patjeter dicka e bukur qe ti trashegohet se ardhmes.
levizjet dhe migrimi bejne te mundur qe te kryhet reforma eshte domozdoshemri per zhvillimim e vendit pasi ulen ne maksimim shpenzimet adminstrative por kjo duhet shoqeruar dhe me stafe te pergatitura drejtuese dhe jo me militante qe kerkojne vetem ti sherbejne partive qe jane ne pushtet