Investigimi i “The Sun”: Ja si mund të blesh armatim në Shqipëri

24 Tetor 2013, 12:08Kronika TEMA

Në një shkrim investigativ, tabloidi i madh britanik ‘The Sun’, boton detajet e një hetimi sipas të cilit kontrabandistë shqiptarë ofrojnë material luftarak për grupet kriminale në Britani.

Gazetaret e ‘The Sun’ kanë ardhur në Shqipëri dhe kanë kontaktuar me përfaqësues të nëntokës kriminale shqiptare, të cilët sipas gazetës, i kanë ofruar reporterit të saj një arsenal të tërë armësh dhe lëndësh plasëse plastike, sa për të hedhur në ere edhe një avion.

Pasi shpjegon me hollësi mënyrën e takimit me tregtarët shqiptarë të armëve në Shkodër dhe Peshkopi, ‘The Sun’ e Londrës shkruan se këto armë janë ofruar të dërgohen kontrabandë në Britani nga këta persona kundrejt pagesës shtesë.

‘The Sun’ ka nisur hetimin pas arrestimit të katër personave në Londër, për një komplot të pretenduar të ngjashëm me sulmin e kryer së fundmi në Najrobi.

Sipas kontrabandistit pa emër në Shqipëri, elementë kriminalë në Britani bëjnë marrëveshje për blerje armësh nga shqiptarët që jetojnë në Britani, boshnjakët dhe kontaktet e nëntokës kosovare.

Hetimi që ka zgjatur disa muaj, i ka çuar gazetarët britanikë në Shkodër dhe Peshkopi, ku u janë treguar nga kontrabandistët shqiptarë një arsenal i tërë armësh si granata, lëndë shpërthyese e kallashnikovë, armë që mund të dërgoheshin tek blerësi në Britani kundrejt një pagese shtesë.

Armët, sipas hetimit, dërgohen përmes Italisë, Gjermanisë dhe Francës drejt Britanisë me makina, autobusë, maune dhe tragete.

I pyetur se cilët janë klientët, kontakti shqiptar i ka thënë gazetarëve të ‘The Sun’ se “shumica e tyre janë elementë kriminalë”.

Një Zot e di se ku përfundojnë më pas këto armë.

Shqiptari, sipas gazetës, madje në një formë të kamufluar kërcënimi ka thënë se ‘askush nuk i shmanget pagesave. Londra është si një xhep për ne. Nuk ke ku fshihesh. Ne të gjejmë edhe në krevat duke fjetur’, citon ‘The Sun’ klientin shqiptar pa emër.

Gazeta britanike konkludon në fund të hetimit të saj se Shqipëria është në qendër të tregtisë ilegale të armëve./TCH

7 komente në “Investigimi i “The Sun”: Ja si mund të blesh armatim në Shqipëri”

  1. Lexuesi says:

    Me sa duket autori eshte frymezuar nga filmi tashme i njohur i B.Nielson dhe ka shkuar te takoje “Markun nga Tropoja”…

    1. Erald says:

      Se leva dhe deri me tani nuk kam degjuar qe ndonje Tropojan ta ket emrin Mark? Mos valle nielson e ka ngaterruar per Makun e fanit te Mirdites!

  2. Bazarhesap says:

    Nje tjeter artikull me gogola dhe kucedra per (the Sun) ,nje gazete Noe-conservatiste qe mundohet te faqesoj vendet e lindjes dhe imigrantet!!!
    Keto armatime qe thote kjo gazete idiotash I ka IRA dhe nuk ka nevoj ti bleje Ne Shqiperi por I vijne nga vllezerit e tyre irlandez nga U.S.A

  3. Dajti says:

    Fiction. Kur flitet per Shqiperine, flitet pa prova, pa autore, pergjithesisht ne ajer. Sigurisht qe ka grupe ne Shqiperi dhe ne Kosove qe merren me kontrabande armesh, por ato nuk mund te jene mbuluesit e trafikut nderkombetar te armeve, aq me teper te mbulojne United Kingdom. Kjo eshte absurde. Gazetari, mbi bazen e fakteve sporadike dhe deri diku gazetari spekulative.
    Anglia dhe Franca jane nga tregtuesit me te medhenj te armeve ne bote. Kjo lloj tregetie eshte gjithmon ne perqindje te medha e paligjshme, mbi kete baze nuk ka mbetur tregu i brendeshem ilegal i armeve te furnizohet nga Shqiperia. Anglia eshte ne mes te trafikut boteror te te gjitha veprimtarive te paligjshme, si pasoje edhe ne mes te tregut ilegal te armeve. Ky treg kerkon shumllojshmeri, sepse flitet per numur te madh perdoruesish ilegal te armeve, dhe nuk mund te mbulohet nga mbeturinat ruse e kineze te armeve nga Shqiperia.
    Kuptohet qe edhe ne kete drejtim duan te na nxjerrin delja e zeze e Evropes.
    Perseris edhe nje here qe, pa diskutim qe ne Shqiperi ka njerez dhe grupe qe merren me kete lloj trafiku, por jo i ketyre permasave. Trafikantet serbe, jane numuri nje ne ballkan ne drejtim te armeve. Por Shqiperia vazhdon te mbetet nje emer atraktiv per keto lloj xhalosh, per shume arsye. Dhe sidomos per faktin qe akoma jemi shume te prapambetur ne te gjitha drejtimet dhe akoma nuk jemi ne gjendje te mbrojme veten tone.

  4. shkodrani UK says:

    Kjo eshte gazete e degjeneruar, as nuk po e marr mundimin ta lexoj artikullin, artikujt e kesaj gazete ne lidhje me Shqiperine, kane tendence fyerje ndaj Shqiptareve dhe Shqiperise pa mare parasysh vertetesine e ndodhive qe ajo sjell. Shume gjera jane te verteta por kjo gazete i SUPER ekzagjeron te vertetat e hidhura vetem per te ofenduar.

    Mbase nuk jemi per tu lavderuar me bemat tona por nuk jemi me te keqinj se rracat e tjera. Nuk ka pyll pa derra

  5. Luli says:

    Mire hashashin e Lazaratit po mos valle kemi filluar te prodhojme arme dhe ne s ditkemi gje???????

  6. shpellar says:

    The Sun eshte nje gazete raciste dhe homofobe,por jo me te gjithe por me te pambrojturit,kur eshte fjala per rracat qe nuk ja mban bytha behet me e flakta per mbrojtjen e tyre.Pronari i saj Rupert Murdock eshte nje antishqiptar i terbuar qe cdo gje po te mundi ia ngjesh shqiptareve.Kjo gazete blihet nga klasa me e ulet e popullsise angleze sepse kushton pak por edhe sepse ne faqen 3 te saj ka gjithmone femra te reja lakuriq.
    Kjo gazete eshte e famshmja qe kapi shqitaret qe donin te rrembenin Victoria Beckham se ne fund e gjitha ishte nje bllof.
    Kjo eshte nje tjeter genjeshter per faktin e vetem sepse do te kishte qene mi5 dhe mi6 qe do ta kishin kapur filmin menjehere dhe jo keta pimpat e sun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje