Ministria e Drejtësisë ka propozuar disa ndryshime në Kodin e Procedurës Penale dhe në atë që njihet me emrin “ligji anti- mafia”.
Propozimet e Ministrisë së Drejtësisë kanë për synim që të forcojnë luftën kundër korrupsionit.
Kështu, në ligjin anti- mafia propozohet që në fushën e veprimit të këtij ligji tani të jetë edhe korrupsioni.
“Kudo në këtë ligj togfjalëshi “krim i organizuar dhe trafikimi” zëvendësohet me togfjalëshin “krimi i organizuar, trafikimi dhe korrupsioni”,” thuhet në propozimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Qëllimi është që të hetohet, por edhe të bllokohet pasuria e zyrtarëve të dyshuar për korrupsion.
“Në rastin e përfshirjes së veprave penale në fushën e korrupsionit në fushën e veprimit të ligjit, atëherë edhe për personat e dyshuar për kryerjen e këtyre veprave penale do të zbatohen të njëjtat rregulla. Konkretisht, prokurori dhe policia gjyqësore do të marrin dijeni për pasuritë që duhen verifikuar, sipas këtij ligji, me iniciativën e vet ose me njoftim të bërë nga të tretët. Nëse pas verifikimit rezulton se personi zotëron pasuri apo të ardhura, që nuk i përgjigjen dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme, të deklaruara dhe as nuk justifikohen prej tyre, atëherë prokurori mund të paraqesë kërkesë në gjykatë për sekuestrimin apo konfiskimin e pasurisë, nëse plotësohet kushtet e specifikuara më sipër,” thuhet në relacionin e projektligjit.
Po ashtu do të hetohet edhe pasuria e afërmve të të akuzuarve.
“Theksojmë se dispozitat e këtij ligji zbatohen edhe ndaj pasurive të: a) personave të afërm (bashkëshorti, fëmijët, të paralindurit, të paslindurit, vëllezërit, motrat, ungjërit, emta, nipërit, mbesat, fëmijët e vëllezërve dhe të motrave, vjehrri, vjehrra, dhëndri, nusja, kunata, kunati, bashkëjetuesi, thjeshtri, thjeshtra, njerku dhe njerka) të subjekteve të veprave penale të korrupsionit; b) personave fizikë ose juridikë, për të cilët ka të dhëna të mjaftueshme se pasuritë ose veprimtaritë e tyre zotërohen, pjesërisht ose plotësisht, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, a janë përdorur, kanë lehtësuar apo në një formë kanë ndikuar në kryerjen e veprimtarive të jashtëligjshme nga personat subjekte të këtij ligji. Masat parandaluese mund të kërkohen dhe ndaj trashëgimtarëve të personit, subjekt i zbatimit të këtij ligji, por, në çdo rast, jo më vonë se 5 vjet nga data e vdekjes”.
Ndërkohë, propozimet në Kodin e Procedurës Penale synojnë që korrupsioni tani të konsiderohet si një krim i rëndë.
“Ndërhyrja që propozohet nëpërmjet ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, ndër të tjera, synon ta konsiderojë korrupsionin, ndër krimet e rënda në vendin tonë dhe që duhet të gjykohet nga një gjykatë e specializuar dhe të hetohet nga një prokurori e specializuar,” thuhet në relacionin e Ministrisë së Drejtësisë.
Për të ilustruar nevojën e këtyre ndryshimeve, Ministria e Drejtësisë sjell disa shifra për të treguar se sa pak është luftuar korrupsioni në Shqipëri.
“Nga analiza e të dhënave statistikore rezulton se pesha specifike që zë grupi i veprave penale në fushën e korrupsionit për vitin 2012 është 0,37 % (për qind), krahasuar me 0,32 % (për qind) që ishte në vitin 2011, përkundrejt numrit total të procedimeve penale të regjistruara në shkallë Republike. Nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2012, janë regjistruar 82 procedime për veprat penale në fushën e korrupsionit, 61 të pandehur të dërguar për gjykim, nga të cilët janë dënuar vetëm 39 persona. Ndërkohë që ne vitin 2011 rezulton se janë regjistruar 64 procedime për veprat penale në fushën e korrupsionit, 34 të pandehur të dërguar për gjykim, dhe 72 persona të dënuar. Nga analiza e këtyre të dhënave rezulton se numri i personave të dënuar për veprat penale në fushën e korrupsionit ka pësuar ulje të ndjeshme gjatë vitit 2012 krahasuar me vitin 2011, pavarësisht se numri i procedimeve penale të regjistruara ka qenë më i lartë”.
Ndërkohë, në relacion saktësohet edhe se cila do jetë njësia që do hetojë zyrtarët më të lartë të shtetit.
Bëhet fjalë për Byronë Kombëtare të Hetimit, që do të ngrihet nga qeveria e re.
“Rrethi i personave që do të përfshihen nga hetim i dhe gjykimi sipas ndryshimeve ligjore të propozuara, do të jetë të gjithë zyrtarët e administratës shtetërore me përjashtim të Presidentit të Republikës, Kryetarit dhe anëtarit të Këshillit të Ministrave, deputetëve, Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ky rreth personash do të jenë kompetencë e Byrosë Kombëtare të Hetimit,” thuhet në relacion./ep
po shtrengohet laku!
Shif tani kur te qurraviten neper ekrane – si per ligjin e nenpunsit civil
B R A V O!
keshtu shkon haka tek i zoti.
Te shohim.
DOLLIA E NEXHMIJE XHUGLINIT
Kush e di sa e gezuar do ndihet e veja e Enverit sapo te njoftohet per keto ndryshime te Kodit Penal te Shqiperise.
Eshte ajo pika e “jo me shume se pese vjeteve nga vdekja” per hajdutin, gllaberuesin, vrasesin, korruptorin, perversin, mashtruesin per me se gjysme shekulli te shqiptareve, qe perfiton nga ky ndryshim.
Pasurite e depozituara ne bankat zvicerrane, ato frut-sjelleset ne amerike etj. ky ndryshim ligji ediramist duket se eshte shkruar gjase per Xhuglinen e Enver Hoxhes dhe rrampolleve te tij.
Aq me shume, nuk pashe te flitet per personat dhe pasurite e grabitura, qe tashme japin frutin e tyre jashte Shqiperise.
Besiana.. Lere Enverin menjane se vetem kafete e varimit i nxori BERISHA si korupsion por shiko Babe Saliun me 40 ajdutet sa xhevahire do kene vjedhur Argitin dhe Shkerdhen Berishen sa shtepi vila kompani dhe sa mije hektare toka ne bregdet kane pervetesuar Mos llogaritim ato vilat e tyre ne Boston ne ARABI e ne Hollande
Po ju shpeton ne brek hajduteve. Tani ne burg do vertetohet: Ka qene i virgjer Berisha?
Ah moj Besiana,gjithmone syleshe dhe koketrashe do te mbeteni.Saliu yt eshte nje pjelle e keqe e sistemit te Enver Hoxhes.Ky i fundit i la nga pas te gjitha pasurite e popullit,fabrika,uzina,miniera,toka ne bregdet e mal,hidrocentrale e shume e shume te tjera.Pervec kesaj ai kreu dhe krime.Po ky birboja jot Sali Pashai,pervec krimeve qe ka kryer,nuk la pasuri populli me kembe.Per ate qe ka sy dhe veshe,e shikon se ku eshte katandisur Shqiperia e Sali Psikopatit.U coptua psikopati duke thirrur e u çjere per krimet e komunizmit,por komunistet me te devotshem te atij sistemi dhe sigurimsat famkeq i mbajti rreth vehtes,dhe per kaq vite sa ka qene ne pushtet,kurre nuk denoi ndonje kriminel te kuq te diktatures,sepse nuk mund te denoje vetvehten.Propoganda i duhej vetem per te genjyer njerez dele dhe pa tru si puna jote Besiana.Dhe kjo gje funksionoi per shume kohe,duke gjetur terren ne injorancen e nje pjese te popullsise.Sali Berisha duhet hequr zvarre me litar per se gjalli dhe jo per se vdekuri ashtu sic u hoq diktatori/Vetem keshtu mund te gjejne qetesi shpirtrat e trazuar te shqiptareve.
S Berisha eshte kryetrimi,prijesi i popullit shqipetar ne rrezimin e komunizmit,te fares me te keqe,me te felliqur,me te ndyre,Ai eshte edhe arkitekti i ndryshimit te faqes se shqiperise,e beri me liri, te dretja,me drita,me rruge,me internet,me levizje te lire.Ai eshte simbol i lirise, i te drejtes.Me vepren e ti ne keto vite ai ka hyre krenare ne historine e kombit Shqiptare.Komunistet,bllokmenet,bijet e tyre, e urrejne kaq shume,nuk e shohin dot,e duan ne burg,vuajne,vuajne e perseri do vuajne sepse i tremben Berishes si ne pushtet ashtu edhe pa pushtet.Ata e dine mire se Berisha ka lindur burre nuk e burreroi pushteti,ka lindur trim nuk e trimeroi pushteti, eshte i forte pa marre force nga pushteti,eshte i drejte dhe e drejta nuk shtremberohet me me ligje edhe ku ligji bie ne doren e maskarenjve
Ty te jane ndryshkur bullonat, te thashe qe mos merr bullona nga te SMT, Uzina Rajonale i ben me te mira.
Besiana Gushi,çfar ke ngrènè qè jeni kaq e (i) “menqur”… ?
Zakonisht, ai-ajo qe ha m.. e quan vehten te mencur.
Ishalla ere e mire po fryne, prisni dhe do te shikoni Edi Rama do ti fusin nje nga nje te gjithe ne burg kush ka vjedhur, vrare dhe abuzuar me pushtetin. Duhet te presim dhe ti japim kohe qeverise se re.
Pse flisni veresie Ligj ka pasur gjithnje por nuk zbatohej.
uhhhhhhh me duket po pergatisin platformen per konfiskimin e pasurive te Zenit e Argites.
Mire bejne se ka nevoje per ca lek arka e shtetit, por edhe ato qe do konfiskojne sdo jete me shume se 1% e pasurise qe kane vene e fshehur ne bankat jashte vendit.
Me padurim po pres reagimin e e saliut dhe lulit.
Do na shtohet jeta,
kur ta shohim këtë ditë:
http://goo.gl/EBmkdk
Mosperputhje midis titullit te shkrimit qe deklaron se “Byroja Kombetare do te hetoje Presidentin, kryeministrin, … etj.”, dhe paragrafit te fundit qe thote se “do te hetoje te gjithe zyrtaret e larte… me perjashtim te Presitentit, Krytarit dhe antarit te Keshillit te Ministrave”…, etj.
A mos duhet “pa perjashim” ne vend te “me perjashtim”?
Duhet patjeter te behet verifikimi i te ardhurave te zyrtareve dhe te sekuestohen po qe se i ka bere hardhia gjethe leku.
Dhe me pas edhe i njerezve qe kan me shume se 100.000$…te fillojne nga mua po deshen.
Dhe ne qofte se dikush nuk ka te ardhura apo lek ne banke po ka makina lluksoze dhe ben jet qejfi te hetohet sic hetohet ne amerike.
Ne kete menyre dhe arka e shtetit shton ca lek dhe njerezve u shkon babezia ne nivelin normal.
Avash-avash..
shteti i ketyre 23 vjeteve hajdut deri ne palce, dhe i pa denuar nga vetevetja,po shton sigurine me llogje te shkruara per te denuar hjadutet ,domethene vetveten kjo e shprehur me nje njeri vegel te llojit skraparlli qe e perdor ilir blloku per te ndaluar korupsionin , shqiptare po afron koha per vetvrasje se ndryshe ska kuptim pranimi i ketij realiteti tallesbythe me nenshtetasit tane
Do e besojme vertete kur te filloi te zbatohet ky premtim. Jemi ngopur me deklarata! Sekuestrimi i pasurive te pajustifikuara duhet te jete veprimi me i pare.
Mendoj qe reforma ne drejtesi do te jete me kryesorja dhe me e veshtira per tu kryer por qe duhet kryer sa me shpejt dhe mir qe te jete e mundur nga qeveria.Ne votuesit jemi ne monitorim te cdo reforme qe do te kryej qeveria.Verejtja e pare eshte se nuk po ecet shpejt dhe me hapin e kohes.
Shqiptaret e politikes se larte ne Shqiperi duhet te shtojne edhe disa nene per spiunazhin dhe agjenturat e grekve dhe serbeve qe shijne si tju doje qejfi ne Shqiperi.
A mos eshte Lule Aurrella Bisha agjent i Serbise ?
A ka qene strategji e agjentit te serbve Sallom Shiqere Birisha per te shpartalluar shtetin shqipatr ne 1997 dhe 2013 !!!
Shikojeni mire kete pune Z. Shqiptare.
Tu sherbesh ketyre dy krimineleve eshte antishqiptarizem i pafalshem.
Eshte nje tentative qe do deshtoje per faktin thjeshte se pozita nuk mund ti heqe prokurorit monopolin e fillimit te procedimit penal e as mund te heqe qafe kete prokuror demokrat per mumgese shkaku ligjor . Duhet ndryshuar Kushtetuta gje qe kerkon voten e dy te tretave ne Kuvend pra mbi 94 vota por gjithsesi do futet ne bela me Europen
Nuk jam optimist,si zor te behet gje ,jane po te njejtet persona me I Meten ne krye se kesaj i thone qe “te korruptuarit te luftojne korrupsionin”
JU nuk kuptoni asgje cpo ndodh. Edi Rama nepermjet kesaj po heq vetem dhe Ministrat nga hetimi. Personin ne krye te Byrose do ta emeroj vete dhe askush nuk heton qeverine pas kesaj. Prokuroria do merret me peshqit e vegjel, kurse Ramen dhe Meten nuk i prek askush, sepse eshte e jashteligjshme ti hetoj prokuroria normale. Ky eshte skandal i vertete. Mendojeni me qetesi cfare po ndodh. Une nuk jam me shpellaret e Saliut, por as me keta te rinjte me keto qe po bejne.
Ilir, ke shume te drejt. Rama nuk eshte i paster prandaj beri edhe marrveshjen me Meten dhe pavaresisht qe e shajne Berishen ata bashkpunojne dhe ndihmojne njeri-tjetrin Pra perbejne TRION MAFIOZE RAMA_META_BERISHA>
Sh mire le t’ja nisin nga pallati Linda Rames qe thote qe e ka ndertuar me pensionin e xhaxhait
Kam deshire tu them te gjitheve se:
Dardha e ka bishtin mbrapa.
Kush nuk e di ta mesoje mire dhe ta vere vath ne veshe more shqiptare te lodhur nga banda te tera qe kini patur mbi kurriz.
Tu gjendet vendi atyre qe kane abuzuare,une po te ishja ne pushtet nuk do falja as dhe femijen tim ndryshje i bjeme kavallit kote.
“tu merret drithi kulakeve dhe tu jepet popullit” te mbushet arka qe eshte bosh me konfiskimin e pasurive. Skenar in njohur nga shqiptaret para se keqes 45 vjecare.
Kjo Byroja kombetare e ka emnin si Byroja politike e kohes se Dulles. Drejt Evropes me stilin e diktatures se proletariatit( edhe pse sot nuk ka mâ proletariat).
MBASI LIGJI U SHTRUA, U “STOLIS” DHE U “ZBUKURU” (me te vertete shume ligj i mire) NE FUND FARE I FUTEN FJALEN “me perjashtim” DHE KESHTU ZERE SE LIGJI NUK U BE FARE
E mos u tallni,…
A ka ndonje ligj qe te vere para pergjegjsise penale vete ghykatesit? A po mendohet se e keqja nuk jane ligjet tona por gjykatesit tane te koruptuar? Perse nuk fillon kjo byronga gjithe pasurite e gjykatesve,prokuroreve te cilet jane me te pasurit ne kete vend? DHE SI MUNDET QE TE DENOJE AI GJYKATES,ATE QE E KA PASURUAR DHE NDIHMUAR,QE KA HESHTUR PER PASURIMIN E TIJ? SHUME BUJE,SHUME ZHURME,SHUME REKLAMA KETYRE LIGJEVE,por pak ose aspak rezultate.A u be shou i madh televiziv,per lojrat e fatit? a u çane televizoret e gazetat,se jane te Saliut,te Bodes,se kane fituar 25 milion euro ne muaj,e tjetri thosh mbi 100 milione ne vie e u tha e ç’far su tha.A mund te pyes une si qytetar,si votues,si taksapagues: SA EURO U FUTEN NE BUXHETIN E SHTETIT? SA MU PERMIRESUA JETA E MIREQENIA MUA NGA KETO TE ARDHURA MILIONESHE EUROSH? KUSH U PERGJIGJ DHE KUSH U KONFISKUA DERI TANI?
E mos u tallni ju lutemi…mos acaroni me kete popull te lodhur e sakatuar,te grabitur e varferuar.
Nese ecen puna sic duhet lsi duhet te futet e gjitha ne burg si parti.
Po kete Byro kush do ta kontrolloje dhe hetoje?
Shif kta perndimort.
Dun me kthy kohen e kamunizmit,kur te gjith e dinin sesa kishte tjetri ne xhep
Vdesin per enver hoxhen perndimort.
Por duan nji enver qe te jet properndimor.
Medemek edhe duan karin,efhe duan te jen te ndershem
Por a ka kurv te nershme !!!?!
sa gjynah ata te shkretet qe jane te korruptuar dhe kane vjedhur e rrjepur njerezit e varfer.le ta vere doren ne zemer drejtesia dhe ti leje te fryhen me leket e fatkeqesise se shume njerezve.per keta qenefa spaci ishte ilaci.
Nuk e kuptoj perse duhet te zgjatet kaq shume kur dihet boterisht se familja e shpelles etj zagart e tij ish pushtetare ,e bene gjithcka hapur ! Vodhen ,plackiten ,tjetersuan ,vrane hapur para gjithe shqiptareve .
Miljarda $$$$$$$$$, u perfitua nga shitja po hapur (Gerdeci)etj etj ,nga arsenali ushtarak i ish Shqiperise Komuniste .Nderkoh qe vendet e tjera te lindjes i shiten kto armatime te vjetersuara per kohen VET e zevendesuan me armatime te kohes shtetin e tyre , ne Shqiperi miljardat u ndane mes Pentagonit si ndermjetes dhe sali berishes . Tani cfar pritet me ?! Te merren te akuzuar menjiher i pari sali berisha e me radhe te tjeret e miljardat qe kane fshehur ne bankat e botes ,(miljardat e gjakut te cdo shqiptari)tja kthejn shtetit shqiptare i cili ka shume per te bere per kte popull .Perse flihet akoma ? Apo i vjen “turp” pushtetarve te rinj nga bushtrat e brukselit si Doris Pack & CO ? Te gjitha zerat e brukselit kane vetem nji qellim ,Ta mbajne shqiperine si ne burim fitimi personal ,sepse brukseli eshte nji sipermarrje mafiozesh e bankieresh te pashpirt ,jane pikerishte kta ,qe cuan eruopen ne kriz . Boll u tallen me prrallat qe ju tregojn Pederarastet e BE-se ,,ata vijn ktu vetem per te keqen e shqiperise dhe perfitime personale .Gjithcka ata pellasin podjumeve eshte thjeshte nji bla bla bla ,,sepse shqiptaret i degjojn me kenaqsi prrallat . Deri kur me ? A do mesojn njiher kta pushtetaret shqiptar ta mbajne veten si burra e jo femij para bythqirave me kollaro blu nga brukseli ? Cdo dobesi e treguar nga shteti shqiptar vs te huajve mafioze ,ndikon direkt ne mjerimin e metejshem te popullit shqitare .Ska kohe as per te pritur e lene te lire kriminelet ,e as kohe per tu asfixuar nga pordhet e pederasteve me kollare blu nga brukseli . Jemi per BE-en (edhe pse skemi ber ndonjiher llogarite se fitojm apo humbim) pooooor dinjitoz jo si zvarranike .Boll me qurrashe politikan .Eshte koha per Rilindje ,per veprime konkrete .Mos pirdhni nga cthon te huajt ,te huajt sduan te miren e shqiptarve ,qe kur e kane zhdukur nga historia e europes ne shkolla e kudo .Boll me .
Cenohet barazia e qytetareve para drejtesise!
Qe ky bord te hetoje OK,po qe njerezet,qofshin ministra mos te kallojne para drejtesise,jo!byroja kombtare t’i hetoje,per arsye te sigurise kombtare, po le te gjykohen si gjithe te tjeretkur kur ky byro gjen dicka si ne cdo vend te botes!,
Veprim I drejte, por ajo qe do e beje efikase do te jete perberja profesionale e kesaj Byroje, e kam fjalen per profesioniste te vertete, te ndershem te mencur dhe trima.Ne te kundert asgje.
Prangat e presin Kriminelin Shpellar Sal Bishen
Qeveria kujdes se mos iken Kjo me kete “Jashteqitje e Kombit”, Ky Kriminel Historik i Shqiperise.
Po i mblidhet kulari prandaj vjell e vjell akuza duke menduar se do te shpetoje…. si ne 1997….. Por tani nuk ka nga luan… Vetem per fshirjen e serverit te 21 janarit per te fshehur gjurmet e krimit ai eshte pergjegjes dhe denohet me 25 vjet burg… ndresa le per vrasjet e 21 Janarit e krimet e vjedhjet e tjera…. burgim i perjetshem eshte pak……..Do ta shohim te gjithe….
Pres me padurim ndertimin e Byrose Kombetare te Hetimit dhe sidomos rezultate te prekshme,ne syrin publik prej ketij organizmi.