KLSH: Tatimet nuk kanë lejuar kontrollin tonë prej katër vitesh

29 Tetor 2013, 08:52Politika TEMA

Që nga 6 korriku i vitit 2009, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka refuzuar auditimet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, duke bërë që kjo administratë të mos u nënshtrohet monitorimeve.

Bllokimi disavjeçar është kthyer në një “luftë të ftohtë” mes Tatimeve dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili që nga ajo periudhë ka kërkuar vazhdimisht që administrata t’u nënshtrohet auditimeve në bazë të ligjit.

“Kontrolli i Lartë i Shtetit është penguar vazhdimisht nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, e cila nuk i ka lejuar punonjësit e saj dhe Drejtoritë Rajonale Tatimore, që t’i vënë në dispozicion audituesve të KLSH-së dokumentacionin e kërkuar prej tyre dhe të konsideruar si të nevojshëm për zbatimin e programeve të auditimit”, shkruhet në raportin e fundit të KLSH mbi administratën tatimore.

“Bllokimi ka ardhur si rezultat i një urdhri të ish-drejtorit të DPT, i cili praktikisht bllokon auditimin e administratës nga KLSH. Përmbajtja e tij është një akt administrativ normativ, i cili krijon procedura të reja ekstra ligjore si për organet e administratës tatimore, ashtu edhe për KLSH-në, atëherë ky urdhër nuk mund të zbatohet nga ana e këtyre organeve për aq kohë sa ai nuk ka fituar akoma fuqinë e tij juridike si pasojë e mosbotimit të tij në Fletoren Zyrtare”, citohet raporti i KLSH-së në “GSH”.

22 komente në “KLSH: Tatimet nuk kanë lejuar kontrollin tonë prej katër vitesh”

  1. imas says:

    Hajde KLSH hajde, po sikur te gjithe titullaret e institucioneve nuk do te pranonin auditimet e KLSH-s, çfare do te bente KLSH-ja. Me mire thuajeni troç. Nuk jua mbante hambari ose keni qene dhe ju vete ne tave.

    1. tiger says:

      Ate nuk e thone dote – po nunkuptimi ky eshte. Hetoni aty ku nuk prish pune – u thoshte Sala.

      1. 1 000 000 shqiptare. says:

        KLSH,,,e “paster” e “pafajshme” nuk e lejonin te bente kontroll.

        po pse mo idioter me deshire eshte,,,,,perse nuk benit denoncime ne prokurori apo edhe ketu nuk ju lejonte njeri.

        “nuk lahet haleja me peshtyme thote populli”,,,,,keshtu qe vec vetes asnje nuk genjeni dot.

        TE GJITHE PARA DREJTESISE.

  2. Autiku says:

    Hajde turp hajde.Kush eshte ai burre nene qe del mbi ligjin.Kush eshte Drejtori i Tatimeve perpara KLSH-se,ose nga kush duhet te kontrollohen Tatimet apo Doganat.Mosvalle punonjesit e KLSH-se kane fije te lidhura me korrupsion ne te gjitha drejtimet me punonjesit e Tatimeve dhe nuk jane ne gjendje te ushtrojne funksionin e tyre.KLsh me ato qe kemi lexuar ka te drejte te propozoje Parlamentit per ndryshime ligjesh e nuk lejohet nga nje drejtor ne varesi te Ministrise se Financave,kjo eshte kulmi,por me sa duket KLSH-ja eshte me e korruptuar se Tatimet e nuk futet dot ne kontroll se auditim jo se jo.ka ardhur koha qe te shikohet edhe ligji i KLSH-se se aty behet nami,ka specilaista me 15-20 vjet ne KLSh sikur te ishin te mbinatyrshem kur nje pjese e tyre nuk dine as programet elementare te kompjuturit apo elementet e kontrollit.

  3. Kendveshtrim tjeter says:

    Sistemi nje partiak qe ngriti Berisha,nuk mund te kontrolloi dhe denoi vetveten.

  4. Anda says:

    Kryetari i KLSH-se, nuk kishte pse priste vitin 2013 per te bere kete deklarate. Ai raporton ne Parlament dhe duhej te kishte paraqitur atje problemin duke kerkuar dhe plotesimin e duhur ligjor. Gjithsesi kryetari i KLSH-se duhet ta di mire qe asnje urdher administrativ nuk del mbi ligjin. Pra ai kishte te gjithe te drejten ligjore per te kontrolluar, gjithashtu KLSH ka te drejte me ligj te kerkoje dhe rregullim te akteve ligjore, pra mund te kishte kerkuar shfuqizimin e atij urdhri ne organet kompetente. Nuk i takon kryetarit te KLSH-se te ankohet sikur eshte ne kopesht, qe nuk e lejuan te kryente kontroll per vite me rradhe, por te kryej detyren.

  5. mimi says:

    o Autikuuuuu. ne KLSH nuk kane dominuar maloket e pagdhendur qe nuk dine te flasin, si ne institucionet e tjera ta administrates por ka njerez te cilet punojne me ndergjegje te larte dhe nuk jane ndikuar asnjehere nga bindjet politike, kane punuar dhe punojne me profesionalizem……..nuk eshte mire te nxihen institucionet padrejtesisht!!!!!!!

  6. Profesori says:

    Transparenca në pune ndaj sejcilit ësht tipari themelor i votes se popullit.

  7. veterani says:

    E drejt (kendveshtrim)sistem alla Berish i ngritur qellimisht.Ky lloj sistemi e shume te tjere duhen shkulur nga rrenjet+berishizmin +bodizmin e kompani.Qe te ecin ky vend duhen themele te forta.

  8. henri says:

    mimi,
    Kesaj qe thua ti i thone bla bla bla bla. Keni marre rrogat kot dhe turp tju vije, frikacake.

  9. Liridon says:

    Do te ishte shume me e ndershme nga ana e KLSH qe tja bente me dije publikut nepermjet shtypit dhe mediave vizive,qendrimin e ketij drejtori.Tani po kuptojme arsyen pse PD beri nje lufte titanike per te mos u votuar z.Shehu(ish-deputeti i Dibres),ne postin e drejtuesit te KLSH.

  10. shqiptari says:

    Kam edhe une nje zgjidhje:
    —————————
    Kush e ka nxjerre ate urdherin?
    Kushe ishte drejtori i tatimeve?
    Kush eshte apo ishte kryetari i KLSH?
    Shkurt fare drejtesia ne se ka, plotesoni dosjet futuni hekurat,thuajani popullit dhe tregojini me gishte keta hajdute ligji te beje punen e vete dhe ne rrime te qete duke ngrene buke me gjze nga dhite e gjirokastres.Ketu nuk ka me nevoje per te tjerrur lesh se boll jemi nginjur.

  11. eva says:

    Gazetaret duhet te hulumtojne para se te botojne deklarata qofte edhe institucionale. Pasi eshte vertetuar qe ne 90% te rasteve te publikuara si”cudira” apo “shkelje te normave” gazetari nuk eshte shprehur drejt apo nuk ka patur te verteta ne ate sesi serviret problemi.
    KLSh nuk vepron vetem me ligjin e vet ka edhe ligje te tjera qe harmonizohen apo konservojne nje lloj te drejte tjeter kundrejt ligjit te KLSh. Ligji 9920, “Per procedurat tatimore ne RSH” eshte nje nga ligjet i cili i jep disa kushtezime KLSh per auditimet.
    KLSh qe ta dini kerkon te kontrolloje subjektet tatimpaguese se administraten tatimore e kontrollon, edhe pa u mbushur viti kalendarik nga nje kontroll ne tjetrin.

  12. laraska says:

    Pra ti pranon publikisht qe nuk ke bere detyren dhe me firmen tende ne nje raport zyrtar duke provuar fajesine tende? Ty parlamenti jo vetem duhet te shkarkoj nga posti sepse ske kryer detyren, por edhe kallzim penal urgjentisht. Pse nuk dhe doreheqjen kur nuk te lejonin te beje punen por rrogen vazhdove ta merrje? Moskryerja e dyteres nga ana jote ka pasoja katastrofale mbi buxhetin e shtetit. Ky duhet te perfundj ne burg. E ka firmosur vete proven per fajesine e tij. Shkelje e hapur e kushtetutes dhe ligjit organik te KLSH pupupu

  13. tonin says:

    Po ky na kontrolloka shtetin?Pse me show mediatik do e mbrosh institucionin tend te kalbur.Dhe kur,tani qe jeni neopozite,ha,ha,ha.Shiko ore njeri se cthone ligjet pastaj ankohu si kofini pas te vjelit.Harroje se do besh ligjin kur vete ligji s’te lejon.

  14. Miri says:

    Autogol KLSH.Kudo ku shkoni mbaroni punet tuaja e asnjehere te shtetit, po te mos ju pranonin ata ju benit gjemen, ju kini pranuar vete mos kontrolloni tatimet e para se nuk kishit se cfare te fitonit dhe e dyta kishit komanden per te vepruar vetem ku donte saliu

  15. elison says:

    Eva ka shume te drejte, klsh deri tani ka kontrolluar aktivitetin ek financ te tatimeve ashtu si e ka edhe ligji i klsh, por keta hajdute me cizme, keta gjobvenes e hajdute te ardhur nga doganat duan te vene gjoba edhe mbi subjektet private se atje ka perfitime e kercenime, mbushet thesi me shpejt atje.

  16. zamira says:

    Genjeni zoterinj te KLSH.Ju keni kontrolluar cdo vit aparatin e drejtorise qendrore te tatimeve dhe po ashtu 7-8 drejtori vendore te tatimeve.Se s’dini te beni kontroll s’eshte faji as i drejtoreve e as i bizneseve tatimpaguese.

  17. Marko says:

    KLSH ne periudhen e Z Mustafa Kercuku, ka pasur vertet reputacion dhe force ndonese kane qene momente te nje shteti jo te forte.
    Me pas ky institucion si dhe sot …….
    Te vjen keq qe degjon per drejtore te perfolur te ketij ins qe pretendojne te punojne si drejtues dhe ne Drejtorine e Tatimeve si A Pernaska etj

  18. xofi says:

    Futjani kot te gjithe.Anuk e kuptoni ku e ka hilene KLSH ore njerez?Kryeministri ka hedhur idene(dhe do te behet) qe bizneset e medha te mos kontrollohen as nga tatimet.Keto tani duan te fusin si “pyke”,KLSH e famshme per gjobvenie.Me gjeni nje rresht ligjesh ne atdheun tone te dashur,ku te thuhet qe tatimet vendosen nga KLSH.Kjo eshte per te vene kujen.I lumte atij qe e ndaloi kete bande xhepaxhish.

  19. Islami says:

    Kuptohet mire skenari i ketyre horrave.Ka te drejte Marko, qe thote vetem ne kohen e z.Kercuku ishin ne rregull gjerat.Tani qe doganat i mori persiper Crown Agents,i mbylli deren ketyre bandave gjobvenese.Vetem me referencat qe i kthenin aposteriori,na fusnin me miliona per te mbush xhepat e tyre(se pastaj e ulnin prape pazarin).Pra, do i sulen tatimeve tani u mor vesh puna.Kush e ka ne dore t’i pengoje te marret se do jete vone.

  20. klsh says:

    KLSH ka ca gomere , inspektore, e drejtues! qe sdine te ngrene as bre…

    e tyre qe sdine te kontrollojne,

    kontrollojne ato qe nuk jane kopetence e tyre,

    per kete arsye ata jane bllokuar, konform ligjit,

    dhe jo shumzimeve idiote, qe benin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje