Vendimet/ Crown Agents do asistojë doganat, Gëzim Podgorica bëhet drejtor i ATSH

28 Tetor 2013, 11:36Politika TEMA

Qeveria mori vendim në mbledhjen e ditës së hënë të miratojë një marrëveshje për të ofruar asistencë në shërbimin doganor.

Kompania britanike “Crown Agents Limited” do të ofrojë ndihmë në përmirësimin e punës së doganave.

“Kjo marrëveshje, që do t’i propozohet Kuvendit për miratim, rregullon marrëdhëniet juridiko-civile me shoqërinë “Crown Agents Limited”, e cila do të japë shërbim asistence për përmirësimin e performancës, rritjen e të ardhurave dhe zvogëlimin e korrupsionit në administratën doganore,” thuhet në njoftimin e qeverisë.

Ndërkohë, qeveria miratoi lirimin nga detyra të Basir Çollakut dhe emërimin në detyrë si drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH) të Gëzim Podgoricës./ep

19 komente në “Vendimet/ Crown Agents do asistojë doganat, Gëzim Podgorica bëhet drejtor i ATSH”

  1. Albanicus says:

    Kam pershtypjen se ka per te patur shume prononcime nga opozita per kete gje.

    1. Mario K. Pordenone says:

      Adesso
      Mi sento meglio ?

      http://goo.gl/UiCKzS

  2. No Partiak - No Party. says:

    Pergezime Podgorices.

  3. besiana gushi says:

    Nje tjeter malazez ne krye te ATSH-se, nje gazetaruc I deshtuar, ambicioz per interesat eveta, pjella me e zgjebur e Nanos, burg-provuesit gllaberues te ndihmave te pertej detit per bartharet shqiptare.

    1. Liri says:

      Po pse mi Besiana, kusha ka qene malazezi tjeter ne ATSH!!!

  4. kola says:

    Toni Blair po e ndihmon falas qeverine por po merr doganat dhe leket e shqiptarve nepermjet kesaje marrveshje qe eshte bere nga Rama qysh ne korrik

  5. Lymi Tutit says:

    o kol, sa i qut je bre burr! po si po i merr doganat dhe leket, e? na e skpjego icik. flm Lymi.

  6. Danny says:

    Toni Blair eshte britanik or Kol, nuk eshte serb si Fazlliçi… S’e kane ata ne gjak, vjedhjen, mashtrimin, korrupsionin, etj…

    1. Ted says:

      hahah.. per te vjedhur sa vjedhin britaniket nuk vjedh askush.. hajde cuno hudhi nje sy historise pastaj komento

      1. Pilo Lala says:

        Mire o Todi mire, ju e dini me mire historine e Anglise, se shkoni vidhni xhepat tek sheshi i Tusistave.

  7. Alfons says:

    Mire qe e hoqen ate te zgjebosurin e Saliut. Ky tjetri te pakten civil eshte, ndersa detyren ta shohim si do ta beje.

  8. profesori says:

    Asistimi dhelevizjet jan dy tema që po ndeshemi çdo dit kohet e fundit.

  9. Atila says:

    Gezim Podgorica eshte nje nga personalitetet e njohura te Shkodres dhe PS-se edhe sikur te kete origjine malazeze eshte qeytetar i Shqiperise.
    Qytetaret e Republikes se Shqiperise jane te barabarte dhe asnje nuk privohet per arsye etnike,gjinie etj. I uroj te zgjedhurve te rinj ne funksione te punojne me devotshmeri dhe perkushtim ne baze te ligjeve te shtetit.

  10. Qazim says:

    Rilindje apo Rikthim eshte moto qeverise se nuk i mjaftoj koha te shkertit pjesen e pare por do te luaj edhe pjesen e dyte je shume i lodhur.

  11. shkodra says:

    Ne rastin e doganave ; a do te zbatohet ligji ne punen e perditeshme te doganave ose thene ndryshe per ate cfare mua me intereson : a do te zbatohet neni 34 i Kodit Doganor mbi aplikimin e referencave ne dogana….Konkretisht,deri tani,ne menyre arbitrare nuk eshte zbatuar ligji mbi aplikimin e references…tani te shohim…!?

  12. Shkembi says:

    Urime z.Kryeminister qe ne krye te ATSH emeron nje kuader me eksperience Gezim Podgoricen(kryesorja nje njeri me mendesi qytetare,te cilet i mungojne shume administrates sone shqiptare)

  13. Albanian EAGLE says:

    Ne fillim u tha qe do ti menaxhojne keta doganat, tani ndryshoi ne ,dhenie te asistence ?!Me duket nje terheqje nga entuziazmi i meparshem, dhe rikthim ne nje klime mosbesimi..

  14. rudi says:

    po anglezet nuk kane perse te na i marrin leket, neve ja japim vete, me ndergjegje internacionale.

  15. dori says:

    Me Crown dhe kjo????? Shih kur te dali ne ndonje cep Fazllic.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje