Altin Gjoni, një ish-punonjës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, jeton sot në ShBA. Tetë vjet më parë ai e ka parë veten në krye të një liste të hartuar nga ish-deputeti i PD, sot president, Bujar Nishani. Zoti Gjoni thotë për JAVA se ende nuk i ka ikur shija e hidhur që i ka lënë mënyra sesi e kanë pushuar nga puna dhe duke iu drejtuar Presidentit Nishani, ai shprehet: “Të lutem, të paktën hesht!”
Intervistoi: Gladiola Bendaj*
Zoti Gjoni, papritur e keni parë emrin tuaj në internet, në një dokument të disa viteve më parë të botuar në media, ku kërkohej pushimi juaj nga puna. Autori i pretenduar i shkresës është Bujar Nishani, dikur kryetar i PD së Tiranës dhe deputet i Partisë Demokratike, e sot President i Republikës. A mund të na thoni si qëndron e vërteta e kësaj historie? Cila është kronologjia e ngjarjeve që sollën largimin tuaj nga puna që bënit?
Në qershor të vitit 2006, pas rreth 9 vjet pune në sistemin doganor, vjen një shkresë ku njoftohej shkarkimi im nga puna me motivacionin e shkeljes së kodit të etikës të kodit doganor, për pjesëmarrje aktive në fushatën elektorale, në favor të Partisë Socialiste. Bashkangjitur me shkresën e DPD për pushimin nga puna, si provë për të vërtetuar shkeljen, ishte shkresa e deputetit Bujar Nishani, ky dokument i cili u bë publik kohët e fundit në mediat shqiptare.
Pas marrjes së shkresës për pushimin nga puna, rruga institucionale që duhej ndjekur ishte paraqitja në komisionin disiplinor të DPD, dhe më pas, në qoftë se komisioni do të linte në fuqi vendimin e DPD, ishte ankimimi i vendimit në rrugë gjyqësore. Në paraqitjen time përballë komisionit disiplinor të DPD, i cili ishte tërësisht me punonjës të ardhur pas zgjedhjeve të vitit 2005, unë paraqita pretendimet e mia për mosvërtetësi të dokumentit të përpiluar nga Bujar Nishani, për pjesëmarrjen time të pretenduar aktive në fushatën elektorale të vitit 2005, pasi unë nuk ndodhesha në Shqipëri, por në SHBA, në muajt qershor dhe korrik, muaj në të cilët u zhvillua fushata, dhe u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme.
Për ta faktuar këtë, u tregova atyre pasaportën time me vulat e aeroportit të Rinasit, të aeroportit JFK në New York dhe gjithashtu biletën e udhëtimit. Asnjë nga faktet e mia nuk u mor parasysh, dhe arsyetimi i tyre, thënë shprehimisht ishte se një deputet i nderuar, si zoti Bujar Nishani, nuk mund të gënjejë. Ky ishte i vetmi fakt qesharak që ata paraqitën, me gjithë këmbënguljen time se nuk isha një aktivist partiak dhe me arsyetimin, se po të isha i tillë koha më e rëndësishme për aktivistët që të impenjoheshin me partinë ku aderonin, ishte fushata dhe zgjedhjet, periudhë kjo në të cilën unë nuk ndodhesha në Shqipëri. Logjika ime e faktuar qe e kotë, pasi ata vazhduan refrenin që kishin përzgjedhur qysh në fillim: shkresa është hartuar nga një deputet dhe si rrjedhojë është mëse e vërtetë. Tingëllon qesharake, por ky ishte një realitet i asaj kohe.
Më pas ju drejtova gjykatës, ku pretendimet dhe faktet e mia u konsideruan të drejta. Edhe në gjykatë pala kundërshtare, që ishte DPD, nuk paraqiti asnjë provë tjetër, veç shkresës së Bujar Nishanit.
Si qëndron akuza që formulohet anë të shkresë, për implikimin tuaj në aktivitete politike?
Mbas zgjedhjeve të vitit 2005, pati disa valë pushimesh nga puna të kolegëve të mi, shumica e tyre me motivacionin e shkeljes së kodit të etikës, për pjesëmarrje në fushatën elektorale, gjithmonë në favor të partisë socialiste. E kisha përjashtuar veten time nga ky lloj kategorizimi, pra të shkelësve të kodit të etikës për pjesëmarrje në fushatën elektorale për disa arsye; e para nuk isha përfshirë në asnjë fushatë elektorale, gjatë gjithë kohës që kam qenë punonjës i administratës doganore dhe e dyta, për afro nëntë vjet në administratë dhe afro dy vjet në Misionin Doganor të Komunitetit Europian, kisha fituar një eksperiencë dhe kisha kryer disa trajnime, të cilat mendoja më jepnin një vlerë të shtuar për të qëndruar në sistemin ku isha angazhuar. Por, një vit mbas zgjedhjeve, pavarësisht të gjithave sa thamë më sipër, asgjë nuk u mor parasysh dhe ashtu si shumë kolegë të tjerë, edhe unë mora shkresën për pushimin nga puna, me dokumentin qesharak të Bujar Nishanit, bashkangjitur asaj. Akuza e asaj letre nuk ka asgjë të vërtetë brenda dhe asgjë të faktuar mbi prova. Ato ishin thjesht justifikime dhe akuza të fabrikuara, për të legjitimuar shkarkimet e paligjshme nga puna të punonjësve të administratës.
Çfarë efekti ju bëri botimi masiv nga mediat i asaj shkrese? Si u ndjetë?
Kanë kaluar disa vjet dhe të them të drejtën me qëllim jam përpjekur t’i harroj ato ngjarje, sepse i konsideroj sa qesharake, aq edhe paradoksale. Për mendimin tim nuk ka një retrospektivë në to, që të kthesh kokën mbrapa dhe të nxjerrësh konkluzionet, ose mësimet e duhura, sepse pavarësisht se janë të krijuara nga njerëz që përfaqësojnë popullin, janë pa thelb dhe pa asnjë vërtetësi.
Kur një mik më tregoi dokumentin e botuar në një gazetë shqiptare, fillimisht m’u duk qesharake, por më pas ndjeva një lloj keqardhjeje, sepse sot nga një këndvështrim tjetër vlerësoj se eksperienca dhe karriera janë një aspekt shumë i rëndësishëm për çdo punonjës. Ky është një investim i vlefshëm në anën profesionale dhe kur ndodh që të shkatërrohet pikërisht nga ata njerëz që duhet t’i mbrojnë këto vlera të krijuara, është vërtetë për të ardhur keq.
Ju ndodheni sot në SHBA me gjithë familjen. Çfarë mendoni për mënyrën sesi u detyruat të lini vendin?
Ka një lloj paralelizmi midis biznesit dhe profesionit, sepse në të dyja ka një investim, i cili është një pjesë e rëndësishme e suksesit të tyre. Investimi në një profesion është eksperienca, përkushtimi dhe kualifikimet. Këto të bëjnë të qëndrueshëm dhe të suksesshëm në profesion, dhe që më pas këtë do e përdorësh në të mirë ose në funksion të institucionit ose kompanisë ku punon. Këto, mendoj unë, ka parasysh një njeri normal, për të ndërtuar të ardhmen e tij dhe të familjes. Por nuk më rezultoi të ishte e tillë në Shqipëri, të paktën në atë kohë, kur me një letër deputeti ti hidhesh në rrugë me gjithë eksperiencën e vitet e punës, duke u detyruar ta fillosh çdo gjë nga e para.
Administrata në Shqipëri, në atë kohe ishte punëdhënësi kryesor, ndërsa sektori privat kishte mundësi shumë të vogla punësimi. Për mua, të filloja punë në administratë, me një “damkë” politike tashmë mbi krye, ishte e pamundur. Sinqerisht, asokohe Shqipëria më dukej si një vend në kufijtë e një diktature, ku e shihje veten të deklasuar apo të përkëdhelur me njërën nga partitë, sa herë që ato ndërroheshin në pushtet. Me keqardhje shikoja një perspektivë të pamundur në vendin tim, sepse ishte krijuar bindja e përgjithshme se sa herë që të ndërroheshin pushtetet, duhej të largoheshe nga puna, ose të filloje nga e para. Si pasojë e këtyre rrethanave, zgjidhja e vetme ishte të largohesha nga Shqipëria, me shpresën, por dhe me bindjen se paradokset shqiptare nuk do t’i gjeja në atë vend ku do shkoja.
Nëse do të mundeshit t’i drejtoheshit presidentit Nishani, çfarë do t’i thonit nëse do e kishit përballë?
Me gjithë respektin që mund të kem për postin që zoti Nishani mban, para shtatë vjetësh kur lexova për herë të parë shkresën e tij si deputet, isha i bindur dhe e kuptoja pak a shumë lojën politike dhe mënyrën sesi ajo funksiononte. Atyre që u ngjitën në pushtet, të sapoardhurve, u duheshin vende pune, sidomos në sistemin financiar, dogana dhe tatime, e në një farë mënyrë e dija dhe pa dashur dhe e pranoja këtë realitet, si shumë të tjerë.
Nuk e them këtë se e legjitimoj shkresën tuaj në atë kohë zoti Nishani, sepse ajo ka qenë dhe është fund e krye një paçavure juridike, si dhe krejt e pavërtetë. Por ajo çka më rëndon së tepërmi është se si ju mundoheni ta legjitimoni atë veprim tuajin edhe sot, duke deklaruar në publik se ju jeni respektuesi i pashoq i ligjit. Si mund të pretendoni, zoti President, se paskëshit denoncuar shkelësit e ligjit dhe për këtë ndjeheni krenar?!
Asaj kohe kur ju konstatonit shkelësit, zoti Nishani, çfarë kriteresh konstatimi përdornit, faktet apo gojëdhënat?! Ju sot jeni një ndër garantët e ligjit në Shqipëri, por dua t’ju kujtoj se në atë kohë, kur po më largonin padrejtësisht nga puna, nuk sollët asnjë fakt në gjykatë, për të mbrojtur konstatimin tuaj, ose më saktë as nuk denjuat, se edhe vetë ju e dinit qëllimin e vërtetë të shkarkimeve.
Me respekt do ju lutesha, jo të pranonit gabimin e asaj kohe dhe të kërkonit falje, sepse kjo do të kërkonte një fuqi të mbinatyrshme, e asnjë politikan shqiptar nuk e ka këtë fuqi, por vetëm do t’ju kërkoja të paktën të heshtnit. Do ishte më e udhës, për arsyen e vetme se nuk do vazhdonit të na lëndoni edhe sot, ne, të cilëve u keni bërë dikur një padrejtësi jo të vogël. I keni larguar nga puna, e pse jo edhe nga atdheu i tyre.
*Revista JAVA
Zagari Nishanli Salisllobodani duhet futr ne burg per padrejtsit e bera kti populli.
Obobo 9 vjet paske punuar te doganat dhe ke fytyre flet per perkushtim dhe profesionalizem.
Shtet islamikesh
Rende e ke share!
Fjala zagar nuk mund te perdoret per nje president.
Une nuk merrem me presidentin, por nuk shahet nje cope kapter pse beri nje cope shkrese, siç e urdheruan.
Aq ja priti, ashtu beri.
Sa kusure ka nishani more djale
Aq te mira qofshin per shqiptaret ?
http://goo.gl/SCqi1d
http://www.youtube.com/watch?v=NwHUUyRFBAI kryeveper do ndertohet ne VLORE
Ju doganieret e nanos futnit nga 1-2mij euro ndite…edhe vet nano kur ju shifte neper kazino e lokale luksi merte shpetim idrizin dhe i thote mi hiq kto hajdutet e tuj qe ktu..mos na boni viktimen harrut kur bridhnit tu shit pordh lart e poshte me leket e kamjonave gol..edhe nfushaten e 2005 scuat asnji lek nshpi me muaj se ju a merrte partia dmth idrizi..apo kush ju mbante npune
Aman tironss,po doganieret e berishes cfare bene…!!??
Lere ore burre ate muhabet…!
Une jam importues,nga shkodra,dhe te garantoj se ne mandatin e dyte te Berishes,oreksi dhe padrejtesite e doganes u shtuan aq shume sa une u detyrova te mbyll aktivitetin…Totalisht…!!
Ne kohen e Berishes,ne mandatin e dyte sidomos,Korrupsioni,taksat e shtuara,cmimet arbitrare te references te cilat bejne edhe diferencimin ne mes te bizneseve,u kthyen ne dhune te papermbajteshme…Ke degjuar per nenin 34 te Kodit Doganor i cili nuk merret parasysh ndonese eshte ligj i miratuar nga Kuvendi i Shqiperise…etj,etj,etj….
Tironss,per kohen e Berishes,NO COMENT,ta ni te shohim cfare do te bejne keta qe na premtuan dhe i votuam…te shohim,ndonese nuk shoh ndonje vullnet te sinqerte…!
Po kush lavdroi te berishes o vlla.. shushunja ishin dhe ata.. po flisja per kte qe na shitet si burre i mire dhe i indinjum per nanji ven pune duke u bo vegel prap.
Une si opozitar, jam ne pritje qe te lexoj pergjigjen e zotit President ndaj kesaj padrejtesie qe ka bere. Ndoshta nuk pergjigjet por ben dorheqje si njeri me kulture moderne. Dorheqja do ishte me e lehte se pergjigja. Per te miren e popullit me e mire do ishte doreheqja.
o njesho po me ate qe bene vjersha merresh ti mo
Eshte teper absurd dhe cmenduri te pushosh njerezit nga puna
kur ata po punojne me profesionalizem.
Per z. Gjoni do te thosha se duhet te thoshte me troc se i
ashtu president Nishani me e pakta do te ishte jo te te heshtete,
por minimumi te jepte doreheqje. Nishani eshte i zgjuar me master
te blere dhe prandaj ka pushuar nga puna me pa te drejte njerez
te rregullt. Eshte momenti qe njerzit duhet te kerkojne cfronimin
e te veteashtuquajturit president Nishanliu. Nuk ka njeri ne Shqiperi
qe ta pranoje Nishanin per president; Nishani ne renditje te shqiptareve sipas shkalles te standartit IQ(Inteligjence Quality) ze vendin e fundit plus edhe ligesine e tij si njeri shkon nen zero.
Ce mban ne kembe ende kete palo njeri, Nishanin? Askush tjeter
s’do qendronte kur e din se ka bere poshtersira? Nishanin e mban ne
kembe qenia e tij poshtersi dhe bastard! Nuk ka vend tjeter ne bote
qe te kete president nje njeri qe perfaqeson paaftesine dhe ligesine si
Nishani! Parlamenti shqiptar tani ka detyrim prej popullit qe e zgjodhi
te majte apo te djathte ta shporin nje dite e me pare kete moster NIshan mustaqelli miu apo minzamiu.
nuk ju njoh se cfare personi jini por mund te them se pjesa me e madhe e doganiereve si pune jote kur u nderrua pushteti ne 2005 paguan ryshfete deri ne 20 mije euro per te mbajtur vendin e punes.Ju me sa duket nuk keni qene i korruptuar deri ne ate mase.Fakti qe keni emigruar ne Amerike ju shfajeson deri diku se te qenit doganier eshte rraca me e korrptuar ne Shqiperidhe me pamoral ne Shqiperi.
O president i sales a mund ti kthesh ndonje pergjigje ketij Gjonit.Lexoje mire intervisten e tij o kapterr dhe mos na u hap shume bythesh per gjoja se ti je garant i respektimit te ligjit.Vetem per kete ti duhet te japesh dorheqjen.
Altin, nuk me intereson as PS e as PD, I di dhe bemat e PD qe cfare nuk beri per te larguar njerez nga administrata ne 2005-2006, madje dhe sh njerez profesioniste (nuk e kam fjalen per profesioniste hajdute). Por , di te them qe ti je nje nga punonjesit qe ke qene I perkedhelur ne doganen e Rinasit, Gramoz Rakipi te mbante pas vetes ? dhe nuk je nder te rendesishmit e te ikurve (rastesisht u botua letra ku ishte emri yt), nderkohe qe si ty ka aq shume qe vuajten nga PD ndoshta dhe pse nuk paten mundesine te jetojne jashte si puna jote. E paske paguar shume gazetaren e “Java”, kjo qe te pretendosh per ndonje post e per rikthim? ? Si ty jane prekur shume, nuk jam dakort si u veprua ne pushtetin e PD, duke I pare shtrembur shume punonjes vetem pse ishin majtas apo I lidhte dicka majtas, edhe pse ne te vertete kane pare detyren e tyre, dhe ka shume nga ata qe kane punuar me rregullat qe u takon nje nenpunesi te administrates.
Ky eshte ky alpidhi qe komenton ne tema
DHE NJE I NDERSHEM QE KISHTE DOGANA E HOQEN.PUNE DREQI.
President Leshi. Mire ja bejne ketij populli se kete president meriton. Populli duhet ta jeqe me revolucion kete moster.
Trishtuese!!!…
oj broj te gjithe njesoj. Sic bene ata, po bejne keta
NISHANI ESHTE NJERI HIPOKRIT…..VINI RE KUR FLET AS NUKE SKUQET AS NUKE ZVERDHET.QENIA E TIJE NE KRYE TE SHTETIT ESHTE FATKEQESI PER SHQIPERINE.PENGESE E MADHE PER DEMOKRACINE.
Ne I themi se nuk me ja dit haleja nga pordhet.Sa ka bo Nishanliu te tilla as I hyn ne sy si shkelje kjo.Me postin qe ka I ben nje te keqe vendit se pengon ecjen para te organizimit shteteror.Eshte nje nga te keqijat qe projektoi Saliu me e lene pas zgjedhjeve.
Duhet me ja plas turinjve ketyre bastardeve, mos u beni xhentelmene me ta.E marrin per dobesi, keshtu jane edukuar ne shpirt.
Te paska ber nder vetem te paska pushuar,normal duhet te kishte futur ne burg ,un e di sa lek ju kam dhen ju doganierve kur vija me pushime,ju gjakpirsa kerkoni dhe pun ,ju duheni fut ne burg.
Nuk je i vetemi qe te kane piketuar per te hapur nje mundesi per klientet fuqizimin ekonomik te P,D – isteve,ke pasur fatin e mire qe ke qene ne moshe te re dhe i ke shpetuar 8 viteve qe te haje persheshin qe hengerm ne ketu .
E njejta gje me ka ndodhur edhe mua ,fillimisht diskutohej pushimi nga puna , une çuditesha se perse duhej te me pushonin kur jo vetem qe nuk kisha asnje shkelje administrative apo ligjore por edhe nga ana profesionale ndihesha me i kompletuari nga kushdo qe ndodhej per rreth kompanise se atehereshme por edhe ne shkalle vendi per shkak te specifikes se profesionit qe kisha dhe pervojes se gjate ne ate profesioon por edhe zhvillimit dhe perparimit qe kisha bere per shkak te kembnguljes studimit dhe njohurive te fituara jo vetem praktike por edhe teorike ,megjithate ,meqene se per shkaqet e mesiperme dhe per nje rrethane tjeter qe do t’a permend me poshte nuk me pushuan nga puna por me zevendesuan ne pozicionin tim te punes me nje servil qe nuk kishte as specialitetin e domosdoshem qe duhej te mbulonte ate vend pune e aq me teper edhe nivelin e kualifikimit edhe per diplomen e tij ai kishte nivel tejet te ulet ,nje person qe une per disa vite e kisha patur vartes dhe e njihja deri ne detaje se ç’ kapacitet kishte ,ishte personi qe ngriti nje monument te dyte me budallaleqet e tij por jo te pavaresise por Monumentin e pa aftesise i cili ndoshta edhe sot ben karshillek dhe mbetet nja mumje e kohes se politikes se ketyre kaptereve te bere presidente ,si kukulla prej balte .Kulmi ishte sepse kur e binda vehten se me keta njerez qe nuk kishin ‘din e imam’ shkoj per t’u sqaruar tek drejtori i pergjithshem i cili siç duket kishte zgjedhur krahun e çifligar Mediut e Godos dhe mbeta me teper i zhgenjyer kur me tha “…….. ç’te te them ,ti e di se punet e Partise keshtu e kane ” shoqeria me te ishte qysh prej gati 35 deri 40 vjetesh ,u shtanga dhe u largova ,duke ngrene çdo dite çorben e gatuar nga keta çobane dhish qe nuk dinin as dhite t’i kullosnin por qe dinin shume mire se si te vidhnin dhe te persekutonin njerezit me keq se ne kohen e Partise se Punes ,sepse Partia e Punes atehere t’a thoshte troç ndersa keta si njerez hileqare kerkonin gjoja te mbeshteteshin “ligjerisht” ne veprimet e tyre por per shkak te paaftesise dhe arrogances benin te kunderten.Bere mire qe u largove por nuk ke bere mire qe ke heshtur kur ke patur nje dokument te tille ,ai do te sherbente per te gjithe shqiptaret por edhe me gjere per T’u treguar fytyren reale qe sot kerkojne te maskojne keta batakçinj .
Nuk eshte ndonje hata e madhe te gjendesh ne listat e zeza te pd!! emri im ka qe ne 1994 qe nuk ulet zbret nga top lista….
Ky trimi mos do ndonje vend pune… ska ma kane dale lojtare te rinj tashti
ju doganiereve ja u ka thene dhe i madhi fadil hasa se sa hallexhij dhe te ndershem keni qene jeni dhe do te vazhdoni te jeni. i kujtoj te gjitheve ate pjese aq te bukur komike por realiste te te madhit Fadil Hasa kur dskutohej se cfare dhurate i duhej bere nje miku, 6 muaj ne dogane konsiderohej dhurate teper teper po teper e madhe
Po cthote tani Fadil Hasa o mik, se gocen doganiere te Sales e ka.
u be ja 20 vjet qe tregohen barsaleta me doganiere. keta te listes se Nishanit nuk eshte se ishin shembullore e jane larguar nga puna padrejtesisht. Shumica ketyre doganiereve jane hajdute ordinere. Po si shqiptare kemi qejf ti politizojme gjerat.
Ketu nuk duhet te hidhet ideja e viktimizimit te disa kategorive qe kane ngrene ne kurriz te qytetareve dhe taksave te qytetareve. Problemi qendron se hajdutet e Nanos u zevendesuan nga gjakpiresit e Berishes e keta te fundit po zevendesohen pak a shume ne baze te kushteve te dy te pareve.
Vellezer e motra po ju them dicka,se te gjithe ata qe kane punuar ne dogana e ne policine tatimore jane jo te korruptuar por krye te korruptuar,maskarenj te urryer.Nuk e di se cdo bejne keta te sotmit,por edhe keta nuk jane fytyra me te mira,sepse shqipetar jemi te gjithe e nje mendje kemi,pavaresisht halepartive ne te cilat votojme.Edhe ai trimi qe e paskan pushuar nga puna mendoj se ka fituar shume pa djerse.Te shkosh ne USA me gjithe familje para 7 vjetesh duhej ta kishe qesen te mbushur plot dhe ajo e shkret qese nuk mbushet me rrogen qe merrte ai ish zyrtar i doganes prej 3000 lekesh ne ate kohe.Ato jane dengla militantesh.Mund te jete edhe ashtu sic ai thote se nuk ndodhej ne Shqiperi,por kjo nuk do te thote se ai nuk ka fituar pare te felliqura.Nuk dua te mbroj Nishanin,sepse edhe ai eshte njeri papersonalitet,eshte nje mashe e Berishes e si pasoje e kesaj nuk duhet te ishte president.Keta politikanet tane jane pisa ,sepse e zgjedhin presidentin me 50 % + 1 deputet,sepse ashtu e kane bere ligjin.Presidenti duhet te zgjidhet nga populli me votim te pergjithshem, pavaresisht se jemi republike parlamentare.Ashtu ai ka verdiktin e popullit as te saliut e as te edvinit.
Persa ju perket shkarkimeve ne ushtri,polici,garde jam shume dakord,por te shkarkosh Zhani Cikon dhe Nevila Niken kjo eshte e pafaleshme.Keto dy pushime te dy njerezve qe i kane dhene me punen e tyre kultures dhe historise sone,filloi te ma lekund besimin qe kisha tek premtimet e bera nga edvini.Ne ne Vlore themi nje sentence:”Edhe E Rama,shkoi nga shkoi dhe vajti tek vendi i qenit.”
ne kemi president pleh paljaço
I Nderuar Hasan!Nuk dua te replikoj por fenomeni i vjedhjes nuk ka te beje as me pozicionin apo me institucionin ku punon apo ke punuar ,por me moralin personal apo familjar.Hajdut mund te jesh edhe kur je pa pune dhe ne mundesine e pare qe te jepet vjedh.Mendoj se nuk eshte korrekte qe te futen te gjithe njerzit ne nje thes dhe sidomos kur nuk i njeh dot apo nuk pasur mundesine ti njohesh.Nuk e di se ne çfare qyteti jeton por une jam nje nga ata qe kam punuar ne sistemin fiskal prej viti 1993 deri ne 2007 ne policine financiare dhe pastaj ne ate tatimore.Nuk dua te mbroj kete administrate se e di me mire se Ju se sa e korruptuar eshte.Asnjehere nuk do ti gjeje gje hajdutet kur nuk do te kene emra ,por do te flitet ne pergjithsi.Jo per te mbushur mendjen ose per te ndryshuar mendimin tend por kudo ka njerez te mire dhe qe punojne korrekt ne punen e tyre.Faleminderit
Nejse… ketu “lufta” nuk eshte sikur do te shitet i “keqi” kunder “te mireve” por i “keqi” kunder ca “te keqinjve te tjere”. Muter te gjithe…
SI ISH TREGETAR,E VLERESOJ Z ALTIN GJONI SI NJE PROFESIONALIST NE FUSHEN EDOGANAVE,SHUME KOREKT NE PUNE DHE JO I POLITIZUAR SIKUNDER KA PAS DEKLARUAR MIOPI NISHANI,QE TE GJITHE E NJOFIN SI USHTAR TE FANTAZMES SALI. BABULI.