Doçi shiti makineritë e lojërave të fatit para operacionit “Fundi marrëzisë”/ Familjarët: Kanë ngatërruar makinë

26 Tetor 2013, 10:40Politika TEMA

Vazhdon të ngrejë shumë spekulime vrasja e Elvis Doçit të mërkurën në Tiranë.

Familjarët e tij vazhdojnë të mohojnë se ai ka pasur ndonjë konflikt.

Madje ata thonë se është një tjetër makinë në atë zonë, shumë e ngjashme me makinën e Elvisit dhe kjo i shtyn ata të mendojnë se mund të jetë ngatërruar shënjestër.

“Këtu, afër kësaj zone ku banojmë ne, është një tjetër makinë e ngjashme me atë ku ndodheshin djali dhe nipi im. Është një makinë e së njëjtës markë “Mercedes- Benz GL”, që lëviz këtej, madje ka në targë edhe tri 7-a, siç kishte makina jonë. Mendoj unë se është ngatërresë e gjithë kjo që ka ndodhur,” thotë për Panoramën xhaxhai i viktimës, Shkëlqimi.

I pyetur nëse Elvisi ka pasur probleme me kazinotë, ai thotë: “Nipin tim e kanë bërë milioner, sikur ai paska pasur paratë e dynjasë. Ai nuk ishte pronar. Elvisi ishte thjesht menaxher i disa pikave “Admiral”. Ishte thjesht një rrogëtar, që punonte në kompanitë e lojërave të fatit. Bënte punë që i caktonin, ka qenë anëtar i një prej bordeve të kompanisë. Ne kemi pasur marrëdhënie me ta, pasi vëllai im (babai i Elvisit) u ka dhënë atyre me qira një magazinë që shërben për mbajtjen e pajisjeve dhe makinave elektronike të kompanisë. Është një kontratë që vetë vëllai im e ka bërë me austriakët dhe janë edhe nja dy dyqane të dhëna me qira”.

E përditshmja Panorama shkruan se Doçi ka shitur një sasi të konsiderueshme makinetash të lojërave të fatit dhe doli nga ky biznes në momentin që po planifikohej të organizohej operacioni “Fund marrëzisë”./ep

23 komente në “Doçi shiti makineritë e lojërave të fatit para operacionit “Fundi marrëzisë”/ Familjarët: Kanë ngatërruar makinë”

  1. Shoku says:

    Akuzoj direkt Saimir Tahirin per vrasjen e tij. Visi ka qene mbeshtetesi kryesor i fushates se Saimir Tahirit. Pa nisur operacioni fund marrezise visi me dekonspirimin e ministrit Tahiri i cili I ka thene se do kete aksion per mbylljet e kazinove ka shitur aksionet se visi nuk ka qene rrogetar si e kane bere keta. Ata MIQTE e dinin lidhjen e elvisit me ministrin edhe kuptuan qe Visi ja u shiti aksionet mbasi i kush thene Tahiri. POLITIKA TE VRAU O CUN. GJITHASHTU ELVISI NUK ISHTE TROPOJAN PO TIRANS 100 KARATSH.

    1. m 33 says:

      mir mo shoku po tahiri i ka be nder se e ka njoftuar qe do mbyllen dhe jo e vrau po ky qe ja shet personave te gabuar e ka vet fajin.mbase oto qe e vrane nuk jane tiransa.

      1. haha says:

        Ketu na del hapur qe ministrat e Rames nuk qenkan dhe aq te paster……..upssssssss

    2. ardi says:

      Pergjegjes qenka vete ai qe ka vdekur dhe i ati kriminel qe ka bere kontrate me austriaket per tu dhene me qira magazina per kompjutere te lojrave te fatit Po Ku ka me krim se ky qe kane bere i ati dhe ai qe ka vdekur, kane bere strehe krimit kazinove, qe ju kane vjedhur leket shqipetareve per ti cuar tek austriaket ne austri.
      Keta jane kriminelet.

    3. olti says:

      po mire,po thuaj kujt ja shiti sa ja shiti?mos na ler dhe ne te pa ditur

    4. kot fare says:

      @ shoku;

      pirdh, pirdh o ‘shoku’ se lirohesh..!

  2. Treviso says:

    Fillimi i marrezise qe kur krimineli Berisha lejoi kompanine Austriake qe te drejtoje lojrat e fatit, dhe duke e trumbetuar si ngjarje te madhe.
    Tani po e kuptoni sa dem po i sjelle kjo kompani popullit dhe buxhetit te shtetit. Krimineli sali e dinte kete gje, por per ate, rendesi kishte forcimi i pozitave ndaj shtetit Austriak. Une e quaj nje fitore te madhe per popullin, bllokimi i makinerive te fatit. Makinerite e fatit jane te bera ne ate menyre qe skeda elektronike te grumbulloje 80-90% te parave qe fut. Keto skeda ndryshohen sipas interesit te padronit qe duhet te jete me ligj kontrolli i makinerive te lojrave te fatit, sa duhet te marri makina dhe sa duhet ti japi xhokatorit. Shteti nese do ti lejoje, perpara duhet te ngreje nje grup teknikesh qe te sistemojne skedat elektronike te makinave te fatit per te ndare ne propocin te drejte fitimin dhe humsin. Riparimet e ketyre makinave te fatit te jete nen kontrollin e shtetit per te evituar mashtrimin ndaj popullit.

  3. plumbi mund te gaboje drejtimin por jo personin qe e kerkon plumbin,te gjithe dalin te pafajshem ,po kush e ka fajin ne qe nuk na vrasin po na lene gjalle ,aman se na hapet barkun

  4. Blerta says:

    Ja rilindja! Tahiri i dha informacion qe shiti se do i mbyllim dhe tani i kerkonin leket mbrapsht. Kishte fituar dhe tenderin e karroatreceve te Policise se Tiranes! Ripjellje!

    1. armand says:

      U te keqen per fantazine qe me keni.Pse s’shkruan ndonje triler se edhe mund te me fitosh ndonje çmim letrar.Ndoshta na behet best seller i momentit.

    2. m 33 says:

      kete shprehje ripjellje sa qef e keni,ti blerta ke qef te ripjellesh opo do i maresh leje babes sali ripjellje sa kot.te pakten per 2 jave bejne punen sa per gjithe mandatet e baces sali qe ju harrua emri.rilindje dhe 2 mandate te tjere e ke pa frike se aq shpirtezi ishit ju pe rpara.tani do e hani mbrapa.

      1. kinezi says:

        Jo te gjithe qe nuk perkrahin qeverine jane me PD. E di qe ke 8 vjet papune, por mos ki kaq shume mllef. Nuk kemi pse te flasim per qeverine e shkuar, shofim ca do te beje kjo qe ka marre pushtetin.
        Sala ka mbaruar ti vazhdon e merresh me te.

        1. Open your mind says:

          Vertet e ka mbaruar Sala o kinez,por ajo qe mbolli Sali Pashai,po korret sot dhe do te vazhdoje dhe per nje kohe te gjate.Shqiperia eshte katandisur si mos me keq,dhe kjo,per mendimin tim,erdhi si rrjedhoje e keqqeverisjes se barbarit Sali me horrat e vet.Ju thoni se Saliu iku (pa marre llogari qe eshte shkaterruar vendi ne cdo aspekt) por fajin e kane keta qe erdhen qe nuk po rregullojne dote katrahuren qe na la peshqesh ai kuçedra.Keta njerez qe rrenuan kete vend, e kane vendin ne burg,per te mos thene me teper qe duan plumbin,sepse vodhen,vrane e prene sa deshen ne Shqiperi.Ligji duhet te jete i barabarte perballe atyre horrave qe iken,apo ketyre te tjereve qe erdhen.

    3. Be-X says:

      o blerta ik tiqi ndonje vize pastaj eja te te jape nje vende pune tek semafori se e paske te nevojshme, meqe qenke bere xheloze se sajmiri paska marre tenderin e karrotrecave!

  5. benz ml says:

    rrogetar me ML te 2010??? hajde se folim!!!

    1. lirim says:

      Populli yne ne unitet me popujt e tjere ka hyre ne rrugen e begatise! Revolucioni triumfoi

    2. Shoku i Qifes says:

      Jo shoku, nuk eshte ML, eshte GL qe eshte prodhim per tregun amerikan, me luksoz, me i madh si hapesire dhe me i shtrenjte se ML. Pra rrogetari nuk ishte edhe aq i varfer. Edhe une rrogetar jam por nuk e blej dot nje makine te tille.

    3. dritani says:

      Eeee! Pse habitesh ti?!
      Majlinda kishte blere Jaguar me 6000 Euro.
      I çova haber ta nderronte me Renault-in tim 7000 Euro por s’e hongri. ?

  6. kurioz says:

    Dalengadale po mbushet Tema me pedeista qe jan pushu nga puna dhe meqe nuk kane ca me bo tjeter vetem pune goje, dhe kan ardhe ne ndihme te punonjesve fiks te ketij forumi ( ata qe paguheshin) Safeti, Beni pe Cikago, Alpini……..!!!!

  7. iliri says:

    nese vertet i ka shitur makinerite duke qene i informuar se do mbyllej biznesi i kazinove, ky quhet perfitim nepermjet mashtrimit.sot veshire se ste fal njeri ti maresh leket ne kete menyre.

  8. Gagi says:

    Po del e vertet qe thote rama se lojrat e fatit jan te lidhur
    Me politiken ja qe doli e vertet ky djalosh paska qen i lidhur me sajmirin

  9. Shoku says:

    PO SAIMIR TAHIRI JA KA FUT. VISI ME SAIMIRIN KANE QENE TE BESNIK SYKJA BASHKE NE SHKOLLE TE MESME ME NJE KLASE.
    PO SI SE KA VRA AI MOR BURRE. TJA BLLOKONTE EDHE VISIT KAZINONE EDHE NE RREGULL GJALLE FO ISHTE VISI. NUK TA FAL TJETRI DJERSEN E BALLIT O MIK.

  10. Elvis900 says:

    Rrogetari me benz GL 3500 hahaha sa per te qeshur me duket se ne shqiperi ja paskemi kaluar me nivel rrogash edhe Norvegjis, as ne Arabi Saudite nuk kan rrogetaret te tilla makina, gjithsesi ky paska bere pisllik qe i paska shitur makinerit para se te mbyllen, kuptohet pse?! Per sa i perket lidhjes me Tahirin do thoja qe eshte pak e veshtire ta dim nese vertet ekziston kjo lidhje, me imagjinat dhe llafe populli nuk mund te akuzosh asnjeri….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje