Agolli: Rama i tha Erdoganit vëlla? Është një epitet mikpritjeje

26 Tetor 2013, 09:15Politika TEMA

Qëndrimet e një pjese të opinionit publik, që i cilëson  deklaratat e kryeministrit turk si të rrezikshme pasi revokojnë Perandorinë Otomane, Dritëro Agolli i cilëson si prej diletanti.

“Këto diskutime, që thonë se duke i thënë Erdoganit ‘vëlla’ dhe ‘mik’, do të bëhemi Turqi, unë mendoj se janë prej diletanti. Këto janë injoranca më e madhe që unë kam parë, duke e trajtuar në këtë mënyrë”, shprehet shkrimtari Agolli.

Sipas tij, shprehjet e Ramës ndaj Erdogan, janë si shprehje të të zotit të shtëpisë ndaj mikut.

“Këto janë shprehje të dashurisë ndaj njëri-tjetrit, kur i thua ‘unë jam vëllai yt’, është shprehje miqësore. Është anormale të mendosh se Kosova dhe Shqipëria do të bëhen Turqi. Këta që analizojnë të kundërtën, nuk e kuptojnë se ç’do të thotë emocion, epitetet që shoqëron një situatë mikpritjeje. Kjo është si ato vizitat që bëjmë tek një mik dhe në fund themi që u bëmë si vëllezër”, thotë Agolli për gazetën Panorama.

Sipas tij, ajo periudhë është mbyllur njëherë e mire dhe historia nuk mund të ecë mbrapa. Por, për shkrimtarin  e njohur këto deklarata mund të krijojnë edhe përçarje fetare.

“Këto diskutime, për shkak të disa besimeve fetare, mund të krijojnë një përçarje mes feve duke shkelmuar tolerancën fetare që kemi ndërtuar prej shumë kohësh. Ky është një diskutim që s’duhet të hapet fare”, nënvizon Agolli.

34 komente në “Agolli: Rama i tha Erdoganit vëlla? Është një epitet mikpritjeje”

  1. hipno says:

    ka te drejte Agolli

  2. Pijaneci says:

    Dua të pyes zotin Dritëro që, n.q.se zoti Rama do t’i thoshte vëlla Samaras të Greqisë dhe ai (Samaras) do të thoshte që Shqipëria është Greqi dhe Greqia është Shqipëri…Çfarë do të thoshte i dashuri Dritëro…???!!!

    1. andi says:

      Vertete sikur je pishem more pijanes apo kasnec i Shpellarit! Rama me pare takoi ate Samarasin e Saliut e nuk i tha vella e as ato qe thua ti. Megjithate une mendoj qe Qejte le te lehin e Karvani te eci perpara.

      1. BESIANA GUSHI says:

        KASTRIOTET ANADOLLAKE DHE ZYLUA I RREZUAR

        Në një vend që po ndryshon strukturen e tij shoqerore, çdo dite e me shume shohim te shperthejne ne ajer si ato flluskat e sapuneve dhjame-derrore, me nervozizmin nervo shkaterrues te Zylo krijuesve te djeshem, teorite shoviniste te “vellezerve” e “miqve” minarorë, qe na shkulen edhe thonjte e gishtave, per shekuj e shekuj, dhe qe historia nuk i fut dot ne harrese.
        Ankthi i babezitur agollian, me objektivin per ti dhene Rilindjes post moderne ediramiste, imazhin e kombit, imazhin e memedhenjve te betuar, ate te kastrioteve te rinj anadollake, i mbrojtur pas lehjeve shurdhuese te zagareve nudiste te Nices, te parioli-aneve barkthate te Kamzes, te mjaftoreve vesh shpuar soro-iste, te skafisteve te veshur police, te telefonisteve te shnduar ne ministra, te serbomaliqezezeve te Hudhres se Danit te shndruar ne keshilltare, kerkon ta çoje kete vend drejt perbuzjes e mohimit teresor te ekzistences se tij shume shekullore ne keto troje ballkanike, europiane.
        Pseudo poeti fatkeq, ne luften e tij per te siguruar nje vend ne analet e historise (dhe ekonomise), po shkel edhe ate pak qe i ka ngelur ne nje qoshe të ndërgjegjes dhe të krijimtarisë se tij , ndërsa mbahet nën kontroll në bunkerin myshkor, i ndjekur nga afër nga shkrues batutash e pushtetare qe me thirrjen e pare per lufte e detyrojne te shkrehe pisqollen e tij te ndryshkur osmanllore.
        Farsa tragjike në kete akt te fundit agollian, e konceptuar në fillimin e viteve 90-te, para ardhjes së fitores se 23 qershorit, shkon në gjurmët e një trillimi politik te tipit rrezohu e mos bjer, shfrytezon deri ne fund modelet bashkekohore te reklamave dhe euforive masive, zhvendos realitetin ne nje fakt fiktiv te krijuar me artin e egersirave gjah kerkuese, shpalos pa brenge fraze zezen “miku im me i mire eshte armiku im”.
        Talenti i vete reklamuar agollian nuk mund te perdhose te ardhmen tone, perspektiven tone per te hyre ne BE, duke praktikuar metoda moderne te qarkullimit te shpejte te modeleve, te etikimeve, te reklamave, te magjepjes kolektive, duke kthyer çdo thirrje te tij te vyshkur e antiaptriotike e thellesisht antishqiptare, ne armen e rrezikeshme te pelqimit masiv te nje populli shpine thyer qe vdes per kete vend, qe shkrihet per madheshtine e tij, per mireqenjen e tij.
        Heshtja agolliane eshte dhurata me e vyer qe mund ti jepet ketij populli, ketij kombi.

        1. sqarim says:

          Sado u mundove ta paraqesesh veten si nje femer e lecitur, pasi e mbarova se lexuari ajo qe mund te them eshte; -Po te kishte pjerdhur Driteroi me siguri do kish tingelluar me bukur se ky shkrim…

    2. florenc says:

      i dashur pijanec (me fal po t quj pijanec se ate emer ke vu). Turqia asnjiher nuk ka pas pretendime territoriale ndaj shqipnis si greqia. kurse geqia me prifterinjt dhe vorio epirin gjithmon ka qe tendecioze ndaj shqipnis. ne nuk jemi as turq as grek, jemi shqiptar. per kte arsye po ti thoshte samaras-it do kishte ngjyra te tjera

    3. Vlonjati 12 says:

      Tamam pyetje prej pijaneci. Se i tha Rama “vella” Erdoganit apo Samaras, pune e madhe fort. Shqiperia ka qene dhe eshte pjese e Evropes dhe “lojrat” e Saliut dje e te Rames sot nuk ndryshojne asgje, se nuk jane ata qe percaktojne kahjen nga do te shkoj Shqiperia, kete e ka percaktuar historia shekullore e ketij vendi dhe populli shqiptar.

  3. Artoni says:

    Te lumte Profesor!

  4. antoni says:

    O plaku Mere dhe ty te ardhka era Turqi,o Mavri.Mik mund ti thuhet kujdo,por vlla gjaku jo,dhe te thuashe qe une ajam ne shtepin time ktu ne Kosov nuke vete ore Xhje i rrjedhur.Ju paskeni harruar Betejen e Fushkosoves,shqiptaret,kunder kuj luftan?,dihet qe luftuangjyshin e ktij qafiri qe kerkon ta njoh Kosoven Turqi,pikrishte mbeshtet influancen fetare ne dobi te ineresave te Sulltanatit turke,Xhaje due t’ju pyes a mendoni se shqiptaret,ne nje e ardhme te larget,do i heqin Enver Hoxhes emrin Dikator.me sa po thoni ju dhe disa zotri pushtetar e sotem,mendoj se po,kte e mbeshtes tek thenja juaj per Turqin,qe duan t’ja harrojn 500 vjet pushtim,Coptimin e shqiprisn Natyrale shkatrrimin e Identitetit Kombtar, e te zeza te tjera te pa numerta.Me vjen keq, por te kame kujtue per te zgjuar poja qe qenkam Gabuar.

    1. florenc says:

      Anton duhet te shofesh vetem pjesen e funit te shkrimit te Agolli-t. “kto diskutime ate qe e kemi ndertu per shum vite, tolerancen fetare, ky diskutim nuk duhet te ishte hap. feja islame n shqipni ka qindra vjet qe ka vu rrenj (nuk po diskutoj se si). njerzit nuk mund t bin n gjum musliman dhe t zgjohen t krishter se kjo esht utopi. ajo qe na ka dallu esht se ne para se me qen t krishter apo islamik jemi shqiptar. ashtu si ka qen atdhetar NAIM FRASHRI ka qen edhe GJERGJ FISHTA ka qen edhe PAPA KRISTO NEGOVANI. t uroj shnet

      1. sqarim says:

        O flori, mos e ngaterro me fene kete pune o byrazer, eshte edhe pertej kesaj.
        Jemi dy popuj qe per fajin e asnjerit nga te dy,(dhe popujt nuk kane faj ) kemi bashkejetuar gjate me njeri tjetrin, kemi dhene e kemi marre te mira e te keqia, si me asnje popull tjeter dhe ky eshte fakt. Duke mos e mohuar, duke e vleresuar sic e meriton, duke perfituar nga kjo, ja rrisim ryben vetes. Tung vlla !

  5. Petro says:

    Ka te drejte “patriarku”.Keshtu i ka thene dhe jugosllavit, keshtu dhe rusit, keshtu dhe kinezit, keshtu dhe vetvetes kur mbeti me forcat e veta, i uritur dhe i leckosur.Nuk e di c eshte kjo: Filozofia e mjerimit, apo mjerimi i filozofise!? Filozofia e skllavit apo skllavi i filozofise!?… Hahahahaha… Ishin keta “patriark” qe i lepiheshin diktatures, po keta qe i lepihen kesas maskarade demokraci.Ne dihet te kemi vella lirine, perendi po lirine.Te gjithe f

  6. Petro says:

    fqinjet ti trajtojme sic na trajtojne, me dinjitet te nje populli qe pasi ruajti per aq shekuj gjuhen, zakonet edhe pse me demtime mo jeton momente shume te rendesishme te historise.Mjaft me lindjen.Jemi drejt perendimet.Le t i ngjajme nje here lumenjve tane qe rrjedhin te gjithe ne ate drejtim dhe e ardhmja do te jete shume me e mire.

    1. sqarim says:

      Mos harro ! Vertet rrjedhin drejt perendimit, por fatkeqesisht burojne ne lindje.
      Tung vlla idealist !

  7. Edhe te vjetrit e shkrimtaret ja huqin…!

  8. LORA says:

    Zoti Agolli,si po te shkojne te “korrat” e lul-kusaro-kriminelit???????
    Mendja e jote,sot dhe dje,punon vetem per te korrat e tua,nga cdo krah i mundshem dhe me cfaredo kosto per shqiptaret.
    NEVERI per kete patriark-leshin.

  9. Pijaneci says:

    I dashur [email protected], unë pretendime teritoriale ndaj Shqipërisë,nga shteti zyrtar grek, nuk kam parë e dëgjuar asnjëherë. Është krejt jetër gjë, ajo që bëjnë qarqe të caktuara nacionaliste në të dy anët e kufirit… Mendoj se nuk duhet të biem në grackën e tyre, se dëmtojmë në rradhë të parë vehten tonë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë…

    1. florenc says:

      @pijaneci konferenca e korfuzit nuk esht trillim. konsulli grek ne korce ferfaqeson qeverine greke. deputetet grek neper qendrat e votimit cfar kerkkojn???? deputetet jan perfaqesues te parlamentit apo jo???????

  10. Ustai says:

    Driteroi,si gjithmone i mencur.Dhe nepermjet kesaj kuptojme se sa poshte eshte gjykimi i disa pseudointelektualeve(qe vazhdojne te perjetojne kohen e Zogut,largeqofte). Mos harrojme qe jemi ne shekullin 21. E si te tille duhet te gjykojme modernisht,europianisht,por per pasoje dhe diplomatikisht.Mediokriteti nuk mund ta kaperceje kete standart. Mund tia kisha falur Driteroit, ne se do te gjykonte ndryshe, por me kete gjykim e konsideroj te madh, dhe nje njeri me vizion modern,pavaresisht moshes se tij. Sa keq kur disa vleresime individuale per kete ceshtje vijne nga persona me moshe te re por te influencuar ende nga koha e vjeter e plakut Berisha dhe ineteresave serbe…Nuk eshte patriot ai qe proklamon perdite luften shekullore te shqiptareve me fqinjet, por eshte ai qe di se si me mjetet e reja moderne te perfitoje nga keta fqinje…ne te mire te vendit te vet..

  11. gjeramadhi says:

    500 vjet turqi, i gjithe ballkani mban era turqi , doni a po nuk doni ju, rama ka bere vetem nje gabim te vockel , jemi kusherinj te pare dhe jo vellezer, baballaret i kemi vellezer me turqit, edhe greket ketu bejne siku se duan turkun po gjithe televizionet japin vetem turqi

  12. Petro says:

    O usta!Po pse tere jeten keshtu do shkojme ne? Ore s kemi lene popull pa e quajtur vella.Ore te quajme nje here vella njeri tjetrin se po i nxjerrim syte.A shikon rreth e rrotull c behet.Po pra jemi ne shekullin 21.Po dije mire se pa ditur nga vijme dhe si vijme nuk do te dime ku dhe si te shkojme.Vetem nje pyetje do te te bej:Sa minuta ne 24 ore patriarku eshte esull? Po s e besoj te jete prodhim i esullit.

    1. sqarim says:

      O Petro mos e shit me qillo , shite me metro!
      Patriarku ne fjale edhe xurxull, eshte me esell se zotrrote.

  13. Claus says:

    Te mendosh se zoteron monopolin e urtesise dhe bashke me te edhe te vertetes, tregon humbje vlerash, vlera te cilat u ngriten lart dhe me lart vetem si pasoje ekzistences se nje regjimi izolues ne te cilen edhe shkrimtaret shqiptare te asaj kohe perfshire edhe Agollin vuajten pasojat e saj.
    Kam pershtypjen se Agolli ka humbur kontaktet me boten, me jeten ideologjike dhe politike qe zhvillohen perreth nesh dhe me gjere. Ndoshta sahati i tij ka mbetur ne vend, duke lene menjane ne menyre te pavullnetshme analizat e e proceseve dinamike qe ecin ne menyre te pandalshme.
    „Kosova eshte Turqi“ , „mik dhe vella“ jane ato togfjaleshat qe i degjon sot rendom nga kryeminstra shqiptare, sikur te ishim ne kohen e kater pashalleqeve te medha.
    Eshte dicka unikale ne bote, me te vertete unikale, kur shikon se shume vende ne te cilat historite e perandorive te medha kane lene percaktuar dhe ADN e tyre nuk perdorin te tilla epitete si kryeminstrat shqiptare.

    Mbreteria e Spanjes, kurora e se ciles e sheh Rama cdo dite mbi tavolinen e KM me harten me mbishkrim „Hispania“, e cila ka lene gjurme ne tere ate Amerike Latine, ajo britanike qe fillon dhe mbaron ne tere kontinentet, po ashtu ajo portugeze qe i mbajti kolonite e saj deri ne vitet `70, duke mos zene ne goje dyndjet ruso-sllave ne Lindje dhe ne Perendim qe kane lene kulturen dhe copera shtetesh te perhapura ne Lindjet e Europes dhe pse jo dhe ne Azi, nuk quhen sot si „Babe“ a „Vella“.

    Askush nga keto kombe dhe shtete nuk i kane thene kolonizatoreve te tyre nuk ndjen ndonje mall te madh per ta ashtu sic ndjejme ne.
    „Australi eshte Britani“, „Argjentina eshte Spanje“, „Angola eshte Portugali“ apo dhe „USA eshte Angli“ qe ndoshta me te vertete mund te jene vellezer te nje gjaku nuk i degjon nga ndonje kryeminister respektiv.

    Eshte mungese vlere te leshosh epitete andej-kendej, meqe te vjen dikush ne shtepi, qofte edhe si mik.
    Eshte orientale, nuk eshte e ndershme, eshte hipokrizi. Kjo nuk ka te beje fare me mikpritjen. Kjo mikpritje eshte selektive. Une keshtu e kuptoj Agollin.
    Por a ka mikpritje selektive?
    Dhe aq me keq po te behet fjale per Turqine, qe as koloni nuk na kishte, se edhe ata kolonizatore qe permenda me lart lane dicka ne ato koloni, lane kulture pune dhe jetese, lane nje rruge, lane nje ure, lane nje termocentral. Por Turqia c`na la?
    As Turkmenet nuk leshojne te tilla epitete, packa se mund te jene me te vertete vellezer ten je gjaku, ndersa ne i leshojme pa kandar!

    Mu kujtua poema e Juaj „Nene Shqiperi“. Andej nga fillimi i asaj poeme, shkruar me rastin 35 vjetorit te clirimit te Atdheut gjeta vargjet:

    „Ne gerxhet e thata shfrynte Rrapo Hekali
    dhe plumbat si bresher i binin mbi supe
    martina dhe palla gjemonin dhe ndrisnin
    sa tundej mali
    dhe zinte ne gryka pashain me shtate tuje
    dhe Nena kendonte: O djem, o palle-vetetima
    C`ju grisen fustanellat nga martina“

    C´ju grisen fustanellat nga martina! Eh, c`togfjalesh, te rrenqethet mishi.

    „Me lere te bie ne prehrin tend te ngrohte, o hallemadhja ime shekullore“

    Hapet madherishem poema „Nene Shqiperi“. Vargje lapidare te ngritura ne himn.
    Ishte kjo „hallemadhe“ qe u pergjak, u copetua, u dogj dhe u pervelua ne shekuj, ju corr fustanella dhe perseri u ngrit.
    Po kush ishin ata qe i corren trupin dhe fustanellen?
    Kush ishin ata qe e vrane dhe i shpuan foshnjat ne gji?
    Kush ishin ata qe e lane pa shkolle dhe pa gjuhe per pese shekuj me radhe?
    Po kush ishte Ai qe erdhi me kale te bardhe nga shkretetirat e Anadollit te clironte kete „Nene“ nga vargojte e roberise?

    Do te ishte e pandershme ta vazhdoje kete Poeme ne kete forme sic shkruan sot, duket sikur asaj Nene i ke gjetur dhe nje „Burre“, me emrin „Turqi“ qe ndoshta si burrat e sotem e kane rrahur, e vrare dhe perdhunuar nga xhelozia.
    Ne ate kohe kjo poeme ka patur sens tjeter, ndersa sot po na shkruan sikur ajo Nene ka patur nje Burre, ndersa kryeministrat vellezer shqiptare nje „Baba“.

    Jo Agolli nuk jemi vellezer me ata. As nuk dua te jem. Ne kemi nje identitet, nje kulture europiane, nje gjuhe qe fale Kongresit te Manastirit hodhen themelet e gjuhes sone qe e ndalonin dhe e pushkatonin ne shekuj fqinjet tane.
    Kete gjuhe qe po shkruan dhe Ti sot.
    Lere ate Poeme te shkelqeje ne thesarin e Antologjise te gjuhes Shqipe.
    „Shtojcat“ e sotme i sjellin vec njolla plot turp.
    Apo mos ndoshta keni ne plan te shkruani poemen-shtojce „Baba Turqi“?

  14. diell says:

    -Nuk mendoj se denigrohet figura e Agollit nga partizane momentale qe shkelin aty ku menderosin dhe pastaj thone ;..ketu vjen ere.

  15. Anim says:

    Une do ti shtoja se pervc IDIOT, te tille ANAListash Jane edhe maskarenj e dallkauk te pacipë.
    Kushdo ka te drejte te kete mendimin dhe per qasjen qe I thote Mendja por kur e Ben kete mendim publik duhet te presë edhe reagimin e personit qe eshte at.akuar. Shembulli I Lelës se Çilit dhe Shkullakut te Frangaj eshte shembulli tipik I mecenatit gazetaresk. Por keta te dy, dhe tips si HOXHA I Bishë etc duket se kanë edhe nje axhende personale ndaj Rames qe duket qarte e lidhur me cmiren, xhelozine, antipatine dhe inatin personal. Dhe kur kritika ndaj nje personi erresohet nga emocionet e afekti I forte dhe inati personal me ate person atehere kritizeri humbet besueshmerine dhe behet qesharak.
    Kushdo e kupton qe do te ishte vertet problem serioz nese afrimi I Rames me Turqine dhe Erdoganin do te ishte per aresye religjioze dhe doktrinash otomane apo modelesh qeverisese te tipit Erdogan, sic edhe kushdo e kupton qe ky afrim “strategjik” eshte konceptuar pikerisht si I tille STRATEGJIK e Diplomatik me nenteksts te qarte ekonomik. Dhe kjo I ben mire vendit dhe cdo media duhet te kete kujdes ne menyren sesi perpiqet ta cenoj e demtoje kete perpjekeje.

  16. Lisi says:

    Plotesisht pajtohem me konstatimin e juaj z.Agolli.T’i thuash dikujt velle dhe shok,nuk eshte kurfare mekati,perkundrazi,eshte nje miresjellje qe,veç shqiptaret e kultivojne nder shekuj.Parulla ne ish-Jugosllavi,Vellazerim-bashkim,ka qene imponim ne jo-sllavet dhe teper e rrezikshme sepse,inponohej me instrumentet e shtetit te jugosllavise duke i sankcionuar ata qe nuk e perfillen e sidomos shqiptaret,te cilet dolen ne demostrata me pankarten”Ne nuk jem Jugosllave-Ne jemi shqiptare”per te cilen shume shqiptare te Kosoves vuajten vite nder burgjet e Serbise. Ne Turqi,sipas dokeve te tyre,ne takimin e pare kur bisedojne me ju,pa marre parasysh fene dhe kombin,te quajne: Abej,qe do me thene-vella.

  17. ore dritero,nuk KE turp me ato flok te gjata?si do pergjigjej mamaja
    juaj kur e sheh djalin plak me ato flok te gjata te thinjura si kurve
    PLAKE.SA POSHTE KANE RENE SHQIPTARET.

  18. Arktiku says:

    Disa truskulurve zhgarravites blogjesh i keshilloj te lajne gojet e tyre te krimbura kur permendin emrin e kollosit tone DRITERO. Pacin faqen e zeze ato qe perbaltin kete emer te ndritur! Mendimet e Driteroit jane te drejta. Po ne shqiptaret ne histori kemi cilesuar vllezer kinezet dhe ruset me te cilet nuk na lidhte asgja pervec interesave reciproke. Atehere me turqit qe na lidh histori shekullore pse te mos jemi vellezer o njerez te ceket? Turp t’ ju vije per keto perceptime naive prej vicash!

  19. analisti zvicer. says:

    DRITRO AGOLLI ju ADEM DEMAQI une si EKSPET MEDICINE ju kisha dergar ne nje klinik neurologjike se paraqitni simtome e manifestime te semundjes se AZARIMEGUT ku MOMORJA e FISHIRE ZHDUKUR 87%.shtepija e pleqve nen perkujdesje 24h nga personeli e shtepis se pleqve.une me te semuarit kamekujdes dhe nuk hidhrohem nga ta kure te flasin fjale BIZARE MISTERIOZE dhe PATOLOGJIA eshte e tille.ja u perkojtoje lexuesve SHQIPTAR me logjik te shendoshe se TURKU nuk quhet MIK kure ka LARE me GJAK 540 vite trojet SHQIPTARE,se ateher do ishte edhe nje MIKE ja i VOGEL SLLOBODAN MILLOSHEVIQI,por edhe pse jo HITLERI te quhet MIKE i gjithe popujve evropian.ja u perkutoje kokave te semuara se MIQET e dashamiret e shqiptarve nuk i BURGOS TRIBUNALI i HAGES si SLOBODAN MILLOSHEVICIN,RATKO MLADIQIN etj.kurre shqiptaret nuk kane ber MIQESI me kriminela te njerzimit,a ERDOGANI me TURQIN ka vrare e masakrruar 45000 KURD ne 30 vitet e fundit,ket e thone te gjitha mediumet e TV-te evropiane,pra nuk them vetem une.po ky ,,MIKU,,i AGOLLIT e RAMES THAQIT dhe kurre mik i shqiptarve nuk done te degjoje se TURQIA PUSHTOJE KOMBIN SHQIPTAR 540 vite.po ku muti mik i juaji nuk done te degjoje se LIDHJA gjthe SHQIPTARE e PRIZERENIT u be bash KUNDER TURQIS dhe okupimit te te SHQIPRIS se MADHE.po ky mute miku jaje VRAJTI e PUSHKATIJE IDENTITETIN SHQIPTAR edhe ne kto 14 vite te fudit ku financoje ILEGALISHT MIJRA XHAMIJA TURKE ne kosove e shqipri.po ky mute miku juaje dhunon brutalishte SUAVERANITETIN e SHQIPRIS kur thote kosova eshte TURQI,a kosova duhet thene nga RAMA e NISHANI se KOSOVA eshte SHQIPERI.kure te ndetihen qindra objekte fetare me emra te ish kriminelave turq si SULLTAN MEHMET FATIU,SINAN PASHA,etje ne kosove e shqiperi,pse jo te ndertohen edhe objekte e monumente me emra te RANKOVICIT,MILLOSHEVICIT,kriminelve GREK qe coptuan QAMERIN.a sote skemi as nje monumente ne kosove me emer te ENVER HOXHES.plakush agolli vuani nga ALZAIMERGU.

    1. xeni says:

      Jam shume ne dakort me ato qe thoni me siper zoteri.Turqia qe dikur na ka pushtuar me ushtri tani po e ben pa u ndjere me ato xhamite pa fund qe nuk di se çfar duhen.Kete e them une qe jam me origjine islamike.Sidoqofte kete rrezik une e shoh me shume ne Kosove.Nuk besoj se kosovaret harrojne kaq shpejt se pavaresine ja dha Europa dhe Amarika dhe se po te ishte per Turqine, ajo ka problemet e veta me kurdet, me armenet etj.Nuk eshte kjo nje menure per t’ju kundervene serbeve,por zhvillimi i ekonomise e i kultures dhe modernizimi i vendit.

  20. wolf says:

    po ky dinozauri gjall qenka akoma!!??
    po re po epitet esht..e ktheni si ato kurvat e kqija ju..po vllezer jeni, pse e mohoni.

  21. gjon says:

    KOTE SE THONE SE PER BUDALLEJTE KA TE MANCUR.KETE PO NA THOTE EDHE Z. DRITERO.

  22. Drenasi says:

    Po behen gati 101 vite qe kur jemi qliruar dhe ndare nga Turqia,eshte teper i “trashe” arsyetimi i disave ,ne lidhje me raportet ndershtetrore shqiptaro-turke,se Turqia na ka pushtuar dhe mbajtur nen sundim 500 vjet me radhe dhe tani nuk po dashka te kemi marrdhenje te ngushta me kete shtet.Sipas kesaj logjike as me Italin nuk po dashka ti kemi punet mire se edhe perandoria romake na ka mbajtur te pushtuar qindra vite,sipas kesaj logjike me Gjermanine nuk po dashka te kete rapore te mira dhe normale ndershteterore,asnje shtet ne bote, me perjashtim te Italise dhe Japonise,e te tille shembuj ka pa fund.Ndersa sa i perket sjelljeve te kryeministrit turk,personalisht me duken te tepruara dhe deri diku imponuese,kete e dine edhe kryeminstrat tane,por kjo eshte politika.Nje here moti ne Drenice e pyeten nje plak te menqur,” qka eshte kjo politika?” dhe plaku ishte pergjegjur:”politika bre mixhes eshte ti rrej mu un rrej ty”.Keshtu qe edhe kjo “vellazeri eshte politike.

  23. Mel Berisha says:

    Pytje ?
    Sikur Preaidenti I USA do te deklaronte
    Ne Pr apo ne Tiran se Kosova dhe Shqipria
    Ēshtë USA dhe USA ēshtë Kosov dhe Shqipri
    Si do te reagonin sote Shqiptaret në PR
    Dhe ne Tiran

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje